Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47

Tema: Gjakmarrja

  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Zakonet tradicionale veprojnė kur nuk vepron shteti modern dhe shoqėria civile.

  2. #32
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kohet e sotme kane ndryshuar o miq shume te pakta jane rastet kur vritet ne emer te kanunit.Sot vepron injoranca.Sot vriten njerzit pa rregulla akoma dhe grate dhe femijet.
    Kjo plage primitive qe pikon ende gjak duhet shkulur me rrenje po per kete kerkohet civilizimi i shoqerise.
    Gjakmarrja ne kaosin shqiptar eshte shendrruar new hakmarrje.
    Derisa hakmarrja eshte me e forte se drejtesia shume nena do marrin dhurate nga kjo plage e zeze e shoqerise sone vec shami te zeza.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #33
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Hakmarrje ka ne te gjitha shtetet me anarki. Pa pas shoqeri moderne, demokrate, ne te cilen funksionon ligji dhe shteti ska as perparim ne kete njolle te zeze te kombit tone.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Eriola, shota 9-vjeēare qė do tė hakmerret pėr vrasjen e babait

    Njė skenar i ardhshėm gjakmarrjeje. Rrėfimi i njė 9 -vjeēareje, tė cilės i kanė vrarė babain para derės sė shtėpisė. Nėna e saj, Bukuria kėrkon ndėshkimin e vrasėsit nga ligji, ndėrsa Eriola e vogėl rritet me ndjenjėn e hakmarrjes nė shpirt

    Eriola, shota 9-vjeēare qė do tė hakmerret pėr vrasjen e babait


    Belina Budini

    SHKODĖR – Ishte djali i babės. I baba Gėzimit qė Zoti nuk e kishte gėzuar me asnjė djalė por qė nga katėr vajzat, Eriolėn e kishte zgjedhur pėr djalė. E merrte me vete ngado, i kishte mėsuar makinėn dhe atė nuk e zinte kurrė gjumi pa tė atin tek koka e krevatit. Tani ajo ka mėsuar tė flejė pa praninė e tij reale tek koka, edhe mėsimet e makinės qė i ka dhėnė babai i ka harruar, por ka mėsuar tė jetojė me njė ndjenjė negative nė shpirt. Njė ndjenjė qė e ushqen ēdo ditė e mė tepėr, ndjenjėn e hakmarrjes pėr vrasjen e tė atit. Megjithėse nuk ėshtė mė shumė se 9 vjeēe, Eriola Dibra rritet duke synuar tė marrė hak njė ditė pėr vrasjen e babait tė saj tė dashur. “Kur tė jem pak mė e madhe”, - thotė Eriola, ndėrsa nėna e saj Bukuria e pėrforcon pohimin e vogėlushes, duke thėnė se vajza e ka nė shpirt hakmarrjen pėr tė atin, megjithėse Bukuria vetė thotė se nuk e do hakmarrjen. Nė moshėn 43-vjeēare ajo ėshtė njė tjetėr nėnė shkodrane qė rrit fėmijė jetimė. Katėr vajza, njėra prej tė cilave ėshtė e bindur se njė ditė do t’ia marrė gjakun babait tė vrarė. Njė skenar gjakmarrjeje i paralajmėruar.

    Historia
    Megjithėse, pėr momentin, ka ndihmėn e vėllezėrve pėr tė pėrballuar jetesėn, Bukuria ėshtė e shtrėnguar tė merret vetėm me fėmijėt dhe nuk ka njė punė pėr tė siguruar tė ardhmen. Ka probleme edhe me shtėpinė qė thotė se kėrkojnė t’ia marrin. Fatkeqėsia e saj nisi katėr vjet mė parė nė mėnyrė fare tė rastėsishme dhe personi qė ia vrau burrin ishte pikėrisht kunati ose burri i motrės sė tij. “Burri mė ėshtė vrarė nė prag tė portės, duke u kthyer nga lokali nė orėn e dhjetė e gjysmė tė darkės. Mė parė ishte grindur me tė motrėn pėr probleme toke. Motra dhe burri i saj jetonin nė fshat por donin tė vinin kėtu. Unė nuk isha nė dijeni tė sherrit tė fundit tė burrit me motrėn e tij. Gjithēka erdhi papritur fare nė orėn 10 e 30 tė darkės”, - fillon tė rrėfejė Bukuria natėn e vrasjes. “Pak mė pėrpara ishte kthyer nė shtėpi Eriola, e cila shoqėronte Gėzimin tek lokali. Tė gjithė prisnim qė ai tė kthehej. Dėgjova tė shtėna dhe u tremba pak megjithėse besova qė ishin tė shtėna nė ajėr. Kur dola tek dera mė hidhet nė krahė burri dhe mė thotė qė ta mbaj. E kishin qėlluar. Por nuk u mjaftuan me kaq. Erdhėn dhe e masakruan sėrish duke mė goditur edhe mua. Mbeta pa ndjenja dhe vetėm nė spital kam ardhur nė vete kur mėsova vdekjen pėrfundimtare tė burrit”, - vazhdon tė tregojė Bukuria. Gjithēka ka ndodhur nė oborrin e shtėpisė dhjetė metra larg derės dhe ajo e tregon me gisht dyshemenė ku ka ndodhur vrasja. Bukuria thotė se shpreson ende qė shteti ta kapė vrasėsin. “Ai ndodhet nė Shqipėri, disa na thonė se ėshtė nė Tiranė, disa tė tjerė se ėshtė diku tjetėr. Ne nuk e dimė por duam qė shteti tė dėnojė vrasėsin sipas ligjit. Atėherė ne nuk kemi pse tė hakmerremi. “Por kur vrasėsi ėshtė i lirė, atėherė edhe unė vetė mendoj ndonjėherė tė hakmerrem”, - pohon Bukuria. Thonė se nuk kanė armė nė shtėpi, por se dinė fare mirė ta pėrdorin njė armė. Po kėshtu edhe e bija nėntėvjeēare.

    Vajzat jetime
    Eriola ėshtė e shkėlqyer me mėsime. Tip shumė sanguin dhe inteligjente. Tani i ka mbetur emri “djali i babės” megjithėse babėn qė ta thėrrasė kėshtu nuk e ka mė. Vajzat e tjera nuk shkojnė aq mirė sa ajo me mėsime por nuk e kanė shpirtin e hakmarrjes si motra e tyre. Mė e vogla e fėmijėve, e cila mban emrin e tė atit, quhet Gėzime, ka lindur pas vdekjes sė babait. Nė kohėn kur ndodhi ngjarja dhe kur vetė Bukuria u godit dhe u masakrua nga vrasėsi, ajo ishte shtatzėnė. Tani ėshtė njė nėnė fatkeqe qė duhet tė pėrkujdeset e vetme dhe tė rrisė katėr vajza jetime. “Hė pėr hė kam ndihmėn e vėllezėrve tė mi. Por ata tashmė janė tė martuar dhe kanė familjet e tyre. Nuk mund ta kem ndihmėn e tyre pėrgjithmonė. Ndėrsa gjendja jonė sa vjen e pėrkeqėsohet. Vajzat janė ende tė vogla dhe janė nė shkollė. Por a do tė kem mundėsi t’i shkolloj siē duhet ato? Eriola dėshiron tė bėhet mjeke. Nuk e di ē’do tė bėhet...”,- tregon ajo. Sa i pėrket hakmarrjes ajo thotė se askush nuk mendon tė hakmerret tani. “Tė gjitha janė vajza dhe tė vogla. Eriolės pėrpiqem tė mos ia ushqej por ajo ėshtė ende fėmijė dhe babain e ka dashur shumė, prandaj thotė gjithkund se do tė hakmerret pėr tė. Lodra e saj e preferuar ėshtė njė pistoletė lodėr, por di ta pėrdorė edhe tė vėrtetėn. Kush nuk di ta bėjė kėtė sot?!”, - pėrfundon Bukuria.

    Eriola: Do ta marr gjakun e babės
    “Ata mė kanė vrarė babėn, unė do tė hakmerrem”, - kėto janė fjalėt qė ajo pėrsėrit vazhdimisht. Ua thotė tė gjithė miqve dhe tė afėrmve qė ta dėgjojnė edhe armiqtė e tė tjerėt. Me njė komportim prej djali, lodrat e saj nuk janė kukullat por thikat, pistoletat lodėr dhe mendimet e saj janė tė errėta. Kėrkon tė vrasė. Megjithėse ėshtė nxėnėse e shkėlqyer me mėsime dhe synon tė jetė doktoreshė, Eriolės nuk i shqitet ideja e hakmarrjes pėr vrasjen e tė atit. “Do t’ia marrim se s’bėn gjakun babit”, - pėrsėrit ajo pėr tė kushedisatėn herė, me tė njėjtėn vendosmėri

  5. #35
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Shume e dhimbshme kjo! Te tregohem e emancipuar dhe te them se gjakmarrja eshte gabimi me i madh, ndoshta do genjeja vetveten sepse s'e di se cdo beja sikur te me vrisnin njeriun qe dua me shume. Ndoshta do isha dhe une ne vendin e kesaj vogelushes.

    Te them qe gjaku me gjak lahet, s'e bej dot sepse vlera me e madhe e njeriut eshte kur fal...por cdo gje ka nje kufi.

    S'e di por me vjen shume keq per kete vajze kaq te vogel qe ne vend te loze me Barbie dolls si te gjitha bashkmoshataret e saj, po mbjell dhe po rrit ne shpirtin e saj nje ndjenje qe do e shkaterroje si njeri.
    Sa keq qe njerezve u jane mbyllur syte nga paraja, tokat dhe nuk shikojne dot as deri tek maja e hundes. E pa te keq vrasin, duke lene vetem nje grua shtatzene me nje tufe vajzash. Hmmm! Zoti ka per t'i denuar keto lloj njerezish dhe hajrin s'do ia shohin kurre asaj toke.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Perzierja e kesaj drame me nje voglushe fatkeqe eshte thjesht reklame gazetareske. Sipas tij/saj gazetari behet autori i nje zbulimi" te madh Merr personazh nje nentevjecare dhe kercnon se ajo do vrase.
    Si gjithnje "gjakmarrja" keqperdoret.
    Vrasesi duhet denuar, pse te falet ai, qe nuk fali per nje grindje. Pse te falet ai qe la 4 vajza jetime, pse te falet ai qe dhunoi nje grua ne shtepine e vet duke i vrare dhe burrin ne syte e saj.
    A nuk meriton ai nje plumb?
    Sigurisht qe po.
    Edhe nga "djali i babit" e meriton. Uroj deri atehere shteti i felliqur do kete bere dicka , jo per te denuar nje vrasje , por per te mos lejuar nje tjeter.
    Nuk duhet qe vajza te rritet me mendimin per te vrare, ajo se shpejti duhet te pushtohet nga endrra tjera me te bukura.
    Gazetaret jane bere si minjte qe brejne aty ku eshte me dobet,
    "telashet skane te sosur"
    muzg i heshtur

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    mendimi im eshte qe gjakmarrja te futet ne krimet e renda, dmth krim me baze kanunin, i cdo lloji te kete denim tavan mbi 25 vjet, pa te drejte parole. Kjo gjakmarrja po behet plage dhe me e keqe se mafia e korrupsioni.
    Kroksi

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Kanuni nuk eshte baze e "gjakmarrjes"
    Ketu ka keqperdorime..."gjakmarrja" ka lindur shekuj e shekuj para kanunit.
    muzg i heshtur

  9. #39
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    shkrimin mė poshtė e kam botuar mbi dy vjet mė parė tek Shekulli


    Gjakmarrja hyn nė atė pjesė sė sjelljes njerėzore qė nuk mund tė matet drejtpėrdrejt. Pėr kėtė arsye nė hapat qė duhet tė ndėrmarrim duhet qė patjetėr tė orientohemi nga psikologjia. Ėshtė e kotė tė mendosh se shpullat e "polic kėmbėmadhit", apo njė gjendje shtetrrethimi mund tė jenė njė zgjidhje. Siē mund ta vėrtetojė kushdo, puna e policisė duket e mbaruar mbas shprehjes "...pėr gjakmarrje...", ndėrkohė qė aty ėshtė vetėm fillimi. Psikologjia ndonėse ėshtė njė fushė e re studimi, ka zhvilluar parime tė sjelljes njerėzore, qė nuk janė nė kundėrshti, por qė janė tė qėndrueshme. Meqė gjakmarrja nuk ka si tė studiohet prej psikologėve tė huaj, ajo qė mbetet ėshtė qė vetė ne, psikologėt tanė ta udhėheqin kėtė punė. Mbėshtetur nė shtyllat ku psikologėt shpjegojnė pse ne bėjmė ato qė bėjmė, ėshtė mė i lehtė shpjegimi i asaj pse shqiptari merr gjak, dhe rrjedhimisht kjo do na ndriēojė ato rrugė nga duhet tė kalojmė pėr zhdukjen e gjakmarrjes.
    Sfondi kulturor
    Nė mėnyrė qė tė kuptojmė ēdo anėtar tė shoqėrisė duhet tė njohim ēfarė pret shoqėria prej tij, dhe nėse ai jeton me kėtė pėrkushtim. Shoqėria nuk mund tė lejojė qė zakonet apo normat e saj tė thyhen prej anėtarėve, sepse kjo do tė thyente vetė shoqėrinė. Pėr kėtė ajo dėnon shkelėsit, dhe njėkohėsisht i mbėshtet kėto norma dhe me ligje. Asnjė shoqėri nuk mund tė bėjė gjithė anėtarėt e saj tė mendojnė njėlloj. Ēdo person ėshtė i ndryshėm qė nė lindje. Janė genet dhe kromozonet ato qė pėrziejnė zhvillimin e qėnies njerėzore. Nė kundėrshtimin natyrė - edukim (nature-nurture controversy), tipari i karakterit gjaknxehtė mund t'i pėrkasė natyrės, por ai gjakmarrės, nuk i pėrket natyres, ai i pėrket edukimit tė keq nė rastin tonė mbėshtetur, dhe nga njė kanun i shkruar, i cili tė tregon si e qysh e tek duhet tė vrasėsh. Droga vret vetveten dhe ndalohet, kanuni vret tė pafajshėm dhe lexohet, dhe pėr sa kohė?
    Motivimi.
    Kushtet e veēanta nė tė cilat dikush kryen atė, qė nuk mund ta kryente pa ato. Sjellja e zakonshme matet me tri tregues, forcėn, drejtimin dhe durimin. Mekanizimi qė na tregon se kur ėshtė vapė tė freskohemi, ėshtė njė i tillė. Motive tė tjera janė ato qė nuk kanė rrugėdalje qėllimin, por shmangien e asaj qė shkakton dhimbje. Lėvizja e lirė e popullsisė, largimi nga zonat e gjakmarrjes ėshtė njė e tillė, e cila nuk do ta pėrhapė gjakmarrjen andej, pėrkundrazi ajo ka pėr ta ulur atė. Kur tė tjerėt na respektojnė, ne i pėrgjigjemi njė lloji tjetėr motivesh. Tek ne kjo ndodh mbrapsh, dhe nė grackė ra dhe shtypi, shpėrdorojmė emrin e patriotes Shotė, dhe si nė lojėn me kungulleshka na del njė "Shotė", e pas saj dy "Shota". Nuk ėshtė ēudi qė kur i thua karbonit diamant ,tė dalin dhe tre "Shota", paēka se kriminele, paēka se nė thonjėza, kush po pyet pėr shkrimin e shqipes. A nuk duhet t'ju krijojmė kushte atyre njerėzve, qė tė mos kenė mė motive pėr gjakmarrje? Kur do t'ju zgjidhim njerėzve konfliktet ekonomike nė seanca gjyqėsore njėditėshe e para publikut mundėsisht?
    Mėsimi.
    Kur ne mėsojmė nė sistemin tonė nervor ndodhin ndryshime tė pėrhershme. Nėse demokracia ndaloi brezin e ri nga njohja me armėt, viti i mbrapshtė '97 nuk la pa i mėsuar dhe kėtij brezi pėrdorimin e armės. E meqė shkolla, letėrsia, etj i referohen pambarim pushkės sė gjatė, trimit qė tė merr gjak nė vetull, ajo qė brezi mėson ėshtė njė pėrforcim i keq. Nuk do ishte keq qė krahas edukatės seksuale, nė shkollė tė rinjve t'u mėsoheshin sjelljet e drejta nė jetė, t'u ngulitej nė kokė falja, t'u ngulitej nė kokė se burri dhe gruaja nuk janė njė dyshe e pėrjetshme, se kur njėri shikon tė mirėn e vet, ky nuk ėshtė fundi i botės pėr tjetrin etj. A e dinė shtatėdhjetė e ca mėsues deputetėt e Kuvendit, sa nxėnės, sa zgjedhės, janė prekur nga gjakmarrja?
    Kujtesa.
    Sipas asaj qė thotė Frojdi nga studimet e tij , ne i shtyjmė mendimet qė s'na pėlqejnė nė njė gjendje pavetėdije, ndrydhjeje, qė duket se i harrojmė ato. Ta merr mendja qė dhe tė prekurit nga gjakmarrja, gjėmėn e zezė qė ju ka rėnė duhet ta fusin thellė e mė thellė, deri nė harrim. Deri dje kishte njė sistem qė nuk tė linte tė harroje, sot sharlatanė tė rinj, nėn petkun e paqtarit, guxojnė tė ribėjnė tė njėjtėn gjė. Ku e gjejnė ata tė drejtėn tė thonė kush duhet vrarė e kush jo? A nuk i mjafton kjo prokurorisė t'i padisė pėr nxitje krimi, dhe gjykatės t'i dėnojė? A nuk ėshtė gjakmarrja me gjithė ē'mbart rrotull njė kėrcėnim i mjaftueshėm i Shqipėrisė pėr ta futur dhe nė detyrat e SHISH-it?
    Mendimi.
    Pėrdorimi i zakonshėm i gjėrave tė fiksuara i bėn gjithė tė tjerat tė pamendueshme. Anton Ēeta duke shkuar shtėpi mė shtėpi bėri qė falja tė ishte e zakonshmja e fiksuar qė duhet zbatuar, gjakmarrja ėshtė e pamendueshme. Kėtė fjala vjen nuk mund ta bėjė Sali Berisha, pėrsa kohė qė "Zėri i Popullit" mendon dhe shkruan se tė mosshkuarit e Berishės nė vendlindje, dhe jo tė shkuarit e tij atje, i shėrben Shqipėrisė. A nuk duhet krerėt e politikės tė japin dorėn e paqtimit tek familjet e atyre qė hynė nė gjak gjatė fushatave elektorale?
    Gjuha.
    Nėpėrmjet saj ne flasim. Por sa keq ėshtė kur flasim dhe s'merremi vesh. Duhet tė matet mirė cilido njeri me mend kur dhe ku tė thotė fjalė tė mira pėr kanunin, qofshin kėto historike apo kulturore, ajo qė merr gjakmarrėsi ėshtė se pėr tė ka folur Fishta, Kadareja. A nuk duhet mbėshtetur deputeti tropojan, dhe kushdo tjetėr qė flet pėr zhdukjen e gjakmarrjes?
    Bindja
    Gjakmarrja do tė vazhdojė pėr sa kohė shteti ynė nuk do tė na bindė se ėshtė ai qė bėn ligjin dhe zbaton ligjin. Pėr fat, shumica e popullit gjendet nė mes dy kaheve tė personalitetit, ajo nuk e ka sjellje tė vetėn merrjen e gjakut, por nuk ėshtė as budalla qė tė mos veprojė. Kjo shumicė kėrkon nga ata qė ju ka besuar pushtetin ta bindė se ēdo vrasės gjakmarrės do tė gjendet mbas hekurave sa kohė tė jetė gjallė, ta bindė se kujtdo qė mendon se i rrezikohet jeta e ngujohet do t'i japė mbėshtetje 24 orėshe. Kush do t'i sigurojė ata qė janė kundėr gjakmarrjes se nuk do t'u preket njė qime floku? Nė historinė e shqiptarėve, gjakmarrja ėshtė njė njollė e zezė ashtu si ka qėnė pėr gjermanėt holokausti, e pėr amerikanėt racizmi. Duke pranuar se ajo gjendet midis nesh kemi hedhur hapin e parė. Por qėllimi ynė duhet tė jetė zhdukja e kėsaj njolle vėllavrasėse, dhe jo kthimi i saj nė gri. Meqė mė jepet mundėsia, dhe duke u ndier disi fajtor qė kam hyrė nė fushat e psikologėve, i ftoj ata me vargjet e Nolit "s'e ka fajin kurrizi, po truri, se lirinė e sjell drita e mendjes, jo druri" t'i prijnė zhdukjes sė gjakmarrjes. Suksesi ynė ėshtė matanė gropės sė rehatit, ku s'ėshtė ēudi tė tė zenė plumba qorr.
    wrong verb

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82
    Njerezit qe jane ne gjakmarrje, nuk e marr vesh, ku i gjejne armet??

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  2. Gjakmarrja, plagė tė pambyllura tė shoqėrisė shqiptare.
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 12:11
  3. Gjakmarrja dhe Ngujimi
    Nga Fjala e drejte nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 07:26
  4. Gjakmarrja: 25-vjecari ekzekutohet mbi biēikletė
    Nga I-amėshuar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 07:06
  5. Gjakmarrja kjo plage e thelle o popullit tone
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2003, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •