Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47

Tema: Gjakmarrja

  1. #21
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    "LE TE ME VRASIN, NUK MUND TE JETOJ PA LIRI"

    Qamil Baku 35 vjec, prej 10 vjetesh qendron i ngujuar ne fshatin Luz, Fushe-ruje prej gjakmarrjes, por durimi mes kater mureve iu sos. Ai ka vendosur te thyeje hekurat qe i ka vene ne menyre absurde dhe te padrejte kanuni i Leke Dukagjinit, duke vene ne rrezik jeten. "Nuk duroj dot me keshtu, me eshte bere jeta sketerre, do te iki", ka thene Baku, babai i nje vajze dhe ne pritje te nje femije tjeter. Ai ka vendosur te arratiset, nese do te mund t'i shpetoje gjakesit, qe e ruan prej 10 vjetesh. Baku ka vendosur te largohet nga Shqiperia, per te bere nje jete normale, por jo gjithcka eshte kaq e lehte, pasi cdo levizje e tij vezhgohet nga gjakesi, qe pret dhe rastin, per t'i marre jeten.

    Historia

    Tragjedia e Qamil Bakut i ka rrenjet aty diku nga viti 1985, kur babai i tij, Ahmeti, ka vrare per motive te dobeta, nje pjesetar te fisit Preza. Babai ka vuajtur denimin qe i ka dhene shteti. Ai ka vdekur pak vite pasi eshte liruar, nga nje semundje e pasherueshme. Trashegimia qe i ka lene te birit, eshte makabre, te vuaje ne ngujim me friken se mund ta vrasin edhe po te nxjerre koken ne dritare. Ligjerisht faji per vrasjen qe ka kryer i ati eshte paguar prej tij, por makthi do te vazhdoje deri sa gjakesit te vrasin apo falin Qamilin.

    Ngujimi

    Prej 10 vjetesh Qamil Baku, eshte mbyllur brenda kater mureve dhe jeton me punen qe ben gruaja. 10 vjet mankth, ne shenjestren e nje arme qe ne menyre absurde kerkon denimin e tij, per nje krim qe nuk e ka bere. Gjendja e mjerueshme ekonomike dhe stresi i perditshem, e kane bere te padurueshme jeten. "Le te me vrasin me mire, nuk dua te jetoj pa liri." ka thene ai. Shoket dhe miqte e kane ndihmuar, me para apo gjera te tjera te nevojshme per jeten. Ka patur dhe shoqata bamirese qe kane trokitur ne shtepine e tij, dhe i kane dhene nje dore. Por Baku thote se nuk i duron lemoshat dhe se nuk ka ndermend te jetoje me to. "Nuk mund te mbahesh gjate gjithe kohes me doren e shtrire." I vetmi shpetim per te do te ishte nese gjakesit do ta falnin apo shteti do te vinte dore.

    Falja e pamundur

    I kane provuar te gjitha menyrat per te bindur fisin e Prezajve, por ata nuk kane pranuar dhe jane te bindur se kane te drejte te marrin gjak. Nuk kane perfillur lutjet, pergjerimet, nuk kane perfillur as arsyen, apo nderhyrjet e rrethit miqesor. Ata duhet te vrasin Qamilin, per te marre gjakun e njeriut te tyre. Askush prej tyre nuk ka marre parasysh, se Qamili nuk eshte vrasesi i njeriut te tyre.

    Shkelja e kanunit te Lekes

    Nderkohe "ligji" i Leke Dukagjinit, interpretohet, prej gjakesve sipas deshires. Eshte harruar dhenia e beses, ne kohe te caktuara, kur sipas zakonit, qe vinte rregullin ne malet pa shtet te Shqiperise, jepej bese, deri gjashte mujore ne kohen e punimeve te pranveres, veres dhe ndonjehere dhe ne vjeshte, ne menyre qe njeriu i ngujuar te mund te punonte e jetonte. Keto rregulla tani nuk i ruan kush. "Besniket" e koheve moderne jane mjaftuar me rregullin e vrasjes, pa i lene te ngujuarit asnje mundesi mbijetese. Ndersa shteti vazhdon te jete i dobet dhe pothuaj i pandjeshem ndaj fenomenit.

  2. #22
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    GJAKMARRJA VRET SERISH

    Shkoder - Vrasja e 13-te ne Shkoder eshte kryer per gjakmarrje. Nje 35-vjecar eshte ekzekutuar jo shume larg shtepise se tij ne fshatin Domen te Shkodres per te lare gjakun e njeriut te tij te vrare ne 18 muaj me pare. Ismet Brucaj, 35 vjec, eshte vrare sapo ka dale nga shtepia. Ngjarja ka ndodhur te premten, rreth ores 11:30, ne hyrje te Domenit. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe po punon per kapjen e tij. Ndersa ka dhene si motiv te ngjarjes gjakmarrjen. Ne nje paradoks thuajse tragjik vrasja ka ndodhur pikerisht atehere kur diskutohej me shume se kurre ne lidhje me parandalimin e fenomenit. Ndersa ne Fshatin e Paqes, vetem pak km larg vendit ku eshte vrare Ismet Brucaj, kreret me te larte te shtetit shqiptar diskutonin per te frenuar sado pak gjakmarrjen, ndodhi vrasja me e fresket qe kishte si motiv po gjakmarrjen. Nje bresheri kallashnikovi ka prere ne mes jeten e 35-vjecarit, vetem pse guxoi te dale paksa nga shtepia e tij. Sipas policise, autor i vrasjes mesohet te jete 40-vjecari Bashkim Shabaj nga Postriba. Policia eshte vene ne ndjekje te autorit dhe ka mbajtur te rrethuar prej oresh te gjithe zonen.

    Ngjarja dhe historia

    Nese do te dihej qe nje divorc do te shkaktonte jo pak, por tri viktima, cifti Shabaj-Brucaj nuk do te divorcohej. Ndarja e nje cifti qe nuk mundi te jetoje me bashke per shkak te grindjeve te vazhdueshme ka qene edhe pikenisja e nje historie qe gelltiti pa meshire tri viktima. Kater vjet me pare vajza e Brucajve eshte kthyer ne shtepi duke u ndare nga burri i saj. Ketu ka nisur sherri. Ne raste te tilla turpin e lan pushka. Me 15 qershor te vitit 2001 vritet viktima e pare e kesaj historie te dhimshme gjakmarrjeje. Idriz Brucaj, babai i Ismetit, do te ekzekutohej me bresheri kallashnikovi nga pjesetare te fisit te Shabajve. Ketu nis edhe kalvari i vuajtjeve per te dy fiset. Shabajt hyjne ne ngujim qe nuk zgjat vecse 8 muaj. Me 8 shkurt te vitit 2002 ne te njejten menyre, do te vritet edhe Rasim Shabaj, babai i agresorit te vrasjes te se premtes. Sipas policise, i dyshuari kryesor per vrasjen e Rasim Shabes ka qene pikerisht Ismet Brucaj. Por, ndersa blute nuk kane mundur te gjejne Ismetin per ta prangosur, rolin e agjenteve te policise e kane kryer gjakesit. Ata e kane ruajtur 35-vjecarin dhe kane mundur ta pikasin ne momentet qe ka dale nga shtepia. Sipas burimeve nga Policia e Shkodres, ka te ngjare qe Bashkim Shabaj te ruante kushedi prej sa kohesh viktimen e tij perderisa ka mundur ta ekzekutoje sapo ka dale per here te pare pas shume muajsh nga shtepia. Burri eshte vrare me bresheri dhe me pas per te cuar deri ne fund kanunin Shabaj ka shtene nje bresheri te tere ne ajer per te treguar se e kreu misionin, e mori gjakun e babait te tij, Rasimit, te vrare 18 muaj me pare.

  3. #23
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    PO mire o vlla!
    Si i behetr halli, une them vrasja eshte vrajse, dhe nuk ka justifikim si ai qe vret me shkak dhe pa sjkak te dya palen duan burgun, dhe kanuni duhet te ndalohet nga kushtetua, se ndryshe i pret burgu apo jo sic e beri enveri dhe nuk mkishte me , apo jo!

    Ke prure shume informacion por te perseritur!

    gjithe te mirat
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  4. #24
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Laerta te falenderoje qe ke shkruajtur te tema ime e gjakemarrjes ...
    Une e mbeshtese plotesishte mendimin tende dhe kjo ka qene dhe objektivi im qe kur hapa kete teme te mundohem te sensibilizoje njerezit ne lidhje me gjakemarrjen,kete plage te hapur te shoqerise shqiptare!
    Per sa i perkete perseritjes eshte e verte qe disa poste jane te perseritura por jane kendeveshtrime te nderyshme te nje ngjarjeje dhe jo thjesht peseritje shabllone...me kupton?
    Te uroje gjithe te mirat dhe te ftoje te na tregoshe dhe ti ndonji histori te ngjashme duke na ndihmuar ne iniciativen qe kemi marre!!!

  5. #25
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Shume i dashur Ferdinand!

    Faleminderit per mirekuptimin!
    Shpresoj ti kaloni mire dhe tia arrini qellimit tuaj!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  6. #26
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Rasti i zotit Bardhyl Isallari, qė ndonėse nė krye tė detyrės, u vra

    pėr shkak tė gjakmarrjes



    Kanuni qė po vret dhe pėrzė shqiptarėt



    Njė prej plagėve tė shumta ekonomike dhe sociale, qė i kanė zėnė fytin dhe nuk po e lenė tė ngrejė kokė e tė marrė frymė Shqipėrinė, ėshtė edhe gjakmarrja. Nė shkrimin editorial tė zgjedhur pėr sot nė gazetėn tonė, dy prej fenomenėve mė negativė tė jetės sė pėrditshme shqiptare janė ndėrthurur ēuditėrisht me njėri tjetrin, nė mėnyrė tė pazgjidhshme, por si gjithnjė, me njė fund tragjik, vdekjen e njė njeriu, dhe ngujimin, apo largimin e pėrhershėm nga toka mėmė tė dy bijve tė tij.

    Gjakmarrja nė Shqipėri ėshtė gati me pėrmasat e nje lufte, te nje lufte qe nuk dihet se kur ka filluar dhe, me e keqja pak te ngjare ka qe te pushoje. Ēdo dite, ne gjithe vendin ndodhin te pakten tre vrasje. Qindra burra e te rinj jane vrare ne emer te nje ligji, qe ka shekuj

    qe jeton, e qe ka rezultuar te jete me i forte se ēdo lloj shteti qe kane tentuar te ndertojne shqiptaret.

    Ne veri te vendit, ne djepin e Kanunit, gjendja duket se eshte me shume se e jashtezakonshme. Ne malet ku shteti duket se shkon here pas here per vizite, eshte nje tmerr i vertete. Sepse nė Shqipėri, ligji nuk tė mbron, ndėrkohė qė Kanuni i Lekė Dukagjinit tė ndėshkon.

    Rasti i zotit Bardhyl Isallari ėshtė mė tipiku. Tė afėrm tė tij, tregojnė me pak fjalė rrjedhėn e jetės sė tij, dhe ngjarjet qė ēuan nė fundin tragjik tė zotit Isallari. Sipas tyre, ai ka qenė njė pėrkrahės i flaktė i Partisė Demokratike dhe pjesėmarrės i zellshėm nė strukturat e saj. Familja Isallari ka qenė gjatė gjithė kohės njė mbėshtetėse e flaktė e demokracisė dhe veēanėrisht e tė djathtės shqiptare. Bardhyli ka punuar si polic pranė Komisariatit Nr. 1 nė Tiranė, por, nė vitin 2001, ai sė bashku me familjen e tij, gruan dhe dy djemtė, njėri prej tė cilėve Klodian Isallari ėshtė transferuar pėr nė qytetin e Shkodrės, pėr arsye pune. Detyra qė ai kishte marrė, ishte qė tė merrte pjesė nė sigurimin dhe ruajtjen e qetėsisė gjatė procesit zgjedhor nė kėtė qytet verior tė Shqipėrisė, qė zgjedhjet tė bėheshin nė mėnyrė sa mė paqėsore dhe tė ndershme.

    Por pikėrisht nė ditėn e zgjedhjeve ndodhi njė incident qė mė pas do tė pėrcaktonte edhe fatin tragjik tė tij. Dy persona nga familja Kola nė Shkodėr, i janė afruar ndėrkohė qė po realizohej procesi i transferimit tė kutive tė votimit pėr nė qendrėn zonale. Ata ishin tė armatosur dhe janė munduar ė pėrdorin forcėn ndaj zotit Isallari, nė pėrpjekje pėr tė rrėmbyer prej tij kutinė e votimit. Si rrjedhojė e kėtij incidenti, qė u ashpėrsua sė tepėrmi, oficeri i policisė, Bardhyl Isallari ėshtė detyruar tė nxjerrė armėn dhe tė qėllojė nė drejtim tė tyre, duke i vrarė tė dy kėta persona.

    Por, qė nga ky ēast, familja e Bardhyl Isallari mori njė ndėshkim tė rėndė, sipas Ligjit tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Hakmarrja nuk vonoi. Nė 15 gusht tė vitit 2002, persona nga familja Kola, nė emėr tė hakmarrjes kanė qėlluar dhe kanė vrarė Bardhylin. Ndėrkohė, sipas familjarėve, ata janė vėnė nė kėrkim pėr tė marrė hak edhe tek i biri Klodian Isallari si dhe djali tjetėr i Bardhylit. Askush nuk di asgjė pėr pjesėn tjetėr tė familjes Isallari, pra pėr tė shoqen por sidomos pėr dy bijtė e tij, qė janė detyruar tė largohen dhe tė fshihen pėr shkak tė Ligjit tė ashpėr tė Kanunit, qė kėrkon qė gjaku tė merret pikėrisht duke vrarė ata.

  7. #27
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    DPA: Nė Shqipėri, 1000 fėmijė tė ngujuar nga gjakmarrja

    TIRANE (14 Korrik) - Sipas agjencisė gjermane tė lajmeve DPA, nė Shqipėri mėse 1000 fėmijė pėr shkak tė gjakmarrjes jetojnė nė kushte izolimi dhe arresti shtėpiak. Ata nuk dalin prej shtėpisė nga frika e hakmarrjes. Saktėsisht nga kjo plagė e rėndė 1024 fėmijė nuk guxojnė tė kapėrcejnė muret e shtėpisė, ka njoftuar Ministria pėr Ēėshtje Sociale. Shumica e kėtyre fėmijėve jetojnė nė veri tė Shqipėrisė nė viset malore ku edhe sot e kėsaj dite ėshtė ruajtur zakoni i gjakmarrjes, njė traditė kjo qė vjen nga mesjeta. Fėmijėt u takojnė moshave nga 5 deri nė 15 vjet dhe tė izoluar nga frika se mund tė vriten, qėndrojnė sė bashku me anėtarėt tjerė tė familje. Ata nuk ndjekin shkollimin, prandaj shumica e tyre mbesin analfabetė. Sipas kanunit mesjetar, pėrkatėsisht kodeve tė nderit qė dalin nga ky kanun, shkruan DPA ata guxojnė ta lėnė shtėpinė vetėm atėherė pasi familja me tė cilėn janė nė gjak tė ketė vrarė njė pjesėtar tė familjes sė tyre me ta marrė gjakun. Adeti i gjakmarrjes ėshtė kodi i veēantė i Kanunit tė princit bujar Lekė Dukagjini, ku mes tjerash thuhet: "Gjaku duhet tė shpaguhet me gjak". Nė kėtė shkrim tė DPA-sė pastaj theksohet se nė veri tė Shqipėrisė nga gjakmarrja janė tė goditura 1370 familje me rreth 7000 familjarė. (BalkanWeb)

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20

    gjakmarrja

    Teme me te vertete e mprehte packa se intensiteti dhe vjetersia e saj te le shume te deshperuar.
    Sikurse ju e keni bere te qarte, Ferdinand, lashtesia e kanunit nuk mund te sherbej si nje mbjet mbrojtes ndaj heqjes se tij. Por sigurisht duhet te konsiderohet vakumi tradicional dhe ndoshta ligjor qe kjo le.
    E kam te qarte qe qeveria shqipetare do donte sinqerisht ta zgjidhte kete problem por ky dhjetvjecar i fundit e ka denigruar akoma me shume integritetin e ligjit dhe kredibilitetin e politikaneve te te gjitha partive. Nga ana tjeter 30 jete ateismi e kane dobesuar shume dhe pozicionin e personalitetit fetar. Kjo gje sebashku me bollekun e armeve te ndryshme ne Shqiperi paraqet nje problem ndaj te cilit ''the gordian knot'' duket si nje loj foshnjore.
    Megjithate pyetja ngelet se cfare mund te bej qeveria shqipetare?
    A mund te adoptoi perseri denimin me vdekje apo te sanksionoj njelloj dueli vdekjeprures midis vrasesit dhe nje antari te familjes se viktimes?! Nje pozite e tille do ishte absurde. Nga ana tjeter si nje vend me pretendime demokratike, shteti shqipetare nuk mund te ilegalizoj ne menyre ligjore konceptin e 'kanunit'.
    Ky problem mund, dhe e perseris, mund te zgjdhet nese dora kolektive e ligjit merr vendin e hakmarjes personale. Por perderisa kemi te bejme me kanunin qe tashme eshte bere menyre jete, interpretimi i kanunit te pare me prizmin e shekullit 21 eshte i domosdoshem. Dhe ky inerpretim modern nuk mund te behet nga qeveria sepse kjo do shkaktonte nje cinicizem te math dhe do ishte pa vlere. Ky interpretim i ri duhet saksionuar nga nje pale neutrale e cila gezon respektin e popullates dhe ky ''inerpretim'' i ri duhet adoptuar nga te dyja palet ne te cilin roli i hakmarrjes behet detyrim i shtetit. Ne kete menyre populli lith besen me shtetin dhe ''interpretuesit'' jane ata qe afirmojne kete beselidhje.
    Kjo do te thote qe shteti ne vend ta shkaterroi kanunin, e adopton dhe nepermjet ''interpretuesit'' e adapton ne te njejten kohe. Deturimi i shtetit atehere do ishte i dyfishte. Pikesepari, ndalimi i krimit d.m.th. vrasjes. Kjo mund te zbatohej duke ndjekur nje polici te tolerances-zero te ngjashme me ate te zbatuar nga ish-prefekt i New York-ut, Rudolph Giuliani. Llogjika dhe suksesi i kesaj policie qendron tek fakti se duke denuar dike per nje krim te vogel, e ndalon ate person te bej nje krim me te math. Si pasoj e kesaj strategjije mbajtja e armeve duhet te kete nje denim akoma me te larte se sa ka sote. Pikesedyti, ne rast se ndoth vrasja gje e cila do vazhdoj te ndodhi nuk do ishte e mjaftushme per shtetin te mblithte te dhena rreth krimit dhe tu thoshte familjes se viktimes se do bejme ceshte e mundur ta kapim fajtorin. Si besedhenes, shteti duhet te pranoj njefare pergjegjesie morale dhe perpjeka per te arestuar kriminelin nuk eshte e mjaftushme sidomos kur ne shumicen e rasteve viktima eshte fituesi i vetem i te ardhura financiare. Keshtuqe shteti duhet te paguaj nje shumice parash te caktuara demshperblimi familjes se viktimes dhe sasia e ketyre parave te saktesohet ne baze te nje kriteri te drejtshem dhe transparent (sasia te vendoset ne baze te moshes dhe kontributit financiar). Duke bere kete gje, shteti jo vetem qe trekon fisnikeri, vlere e cila cilesohet nga kanuni, por gjithashtu investon ne brezin e ri te kesaj familje pasi te gjithe e dime mire qe mjerimi e skalit thiken e hakemarrjes me shume se gjithcka.
    Nuk jame perpjekur ndonjehere ti ofroi rrugezgjidhje ketij problemi keshtuqe mendimi im mund tu duket naiv dhe per kete u kerkoj ndjese ne avancim.
    Me respekt, Odisea e kurbetit

  9. #29
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    per mendimin tim gjakamarrja do te egzistoje derisa njeriu qe vret duhet te vritet sepse edhe ai qe u vra bir nene ishte .Por e keqa e gjakmarrjes eshte se gjaku lahet tek nje person tjeter i pafajshem i cili ska lidhje ne vepren e vrasesit.Pra shume abuzojne ne marrjen e gjakut i cili sduhet te merret nga individi por shteti i cili duhet qe te Zbatoje ligjin me vdekje per te parandaluar gjakmarrjen ose vrasjen. shikoni sa bukur thuhet ne kuran
    178. O ju qė besuat, u ėshtė bėrė obligim gjurmimi pėr dėnim pėr mbytje: i liri pėr tė lirin, robi pėr robin, femra pėr femrėn. Kurse atij qė i falet diēka nga vėllau i vet atėherė ajo le tė pėrcillėt (e atij qė e fal) kuptueshėm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bėhet me tė mirė. kjo ėshtė njė lehtėsim dhe mėshirė prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas kėtij (pajtimi), ai ka njė dėnim tė idhėt.
    179. O ju tė zotėt e mendjes, kjo masė e dėnimit ėshtė jetė pėr ju, ashtu qė tė ruheni (nga mbytja e njėri tjetrit).

    pra denimi me vdekje ka nje ndikim psikologjik te madh tek nje person para se te kryeje aktin e vrasjes pastaj eshte edhe drejtesi sepse nese vret atehere edhe nena tjeter qan per femijen e vet te cilin e rriti edukoi dhe vjen ti ne nje dite te erret dhe e vret .Pastaj shumica e tyre tejkalohen nga njerzit nese te ngacmoi dike o burra vrite. ligjet e leke dukagjinit jane shume te ashpera dhe jo te drejta.kanuni i tij nuk duhet te Zbatohet sepse brenda tij ka padrejtesi dhe tejkalime.pra sheti duhet te marri frenat ne dore dhe ti denoi njerzit sipas veprat qe ato kryejne dhe jo ti lere te lire e te gjykohen ndermjet vetes se tyre.Pastaj une mendoj se shume gjakera midis shqipareve duhen te falen per shkak se fillimi i hasmerise se tyre ka qene pa ndonje motiv te rendesishem .

  10. #30
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Gjakmarrja – nuk ka falje pa ndėshkim ligjor tė krimit


    Nga EMIN SPAHIA*


    Kriminaliteti i theksuar ka qenė pjesė e tranzicionit tė gjatė qė po pėrjeton shoqėria shqiptare qė prej 13 vjetėsh. Problemeve tė mėdha ekonomike tė familjeve, i ėshtė shtuar si njė barrė mė shumė edhe pasiguria dhe frika. Dhe gjakmarrja, si njė fenomen i trashėguar nė mėnyrė rigoroze nga e shkuara, ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh nė kėtė klimė pasigurie dhe vrasjesh. Pėr ta zbutur sa tė mundemi kėtė fenomen dhe pėr tė shpėtuar sa tė mundemi jetė njerėzish, me qėllimin e vetėm human, u krijua edhe Misioni i Pajtimit, me qendėr nė qytetin e Shkodrės.
    Vrasjet pėr gjakmarrje, aq tė shpeshta nė kėta 13 vjetėt e fundit, tashmė janė bėrė njė rutinė edhe pėr organet e rendit dhe drejtėsisė. Duke qenė aktiv mes dhjetėra e dhjetėra njerėzve tė mirė qė punojnė pėr tė minimizuar kėtė fenomen, unė kam parė tė vritet njė fėmijė 12 –vjeēar me ēantėn e librave tė shkollės nė krah, duke paguar krimin qė kishte bėrė xhaxhai i tij. Kam parė tė qėllohet me armė njė vajzė 11 vjeēe, po nė emėr tė gjakmarrjes. Janė me qindra raste tė tilla, njė arkivė e tėrė historish tė trishtueshme qė janė luajtur e vazhdojnė tė luhen para syve tanė. Duke mos rėnė pre e abuzimit me shifra, janė tė paktėn 700 gra qė kanė mbetur tė veja, pasi burrat u janė vrarė pikėrisht pėr gjakmarrje dhe pas kanė mbetur rreth 2000 fėmijė jetimė, duke trashėguar madje edhe hasmėrinė e radhės. Duke qenė brenda kėtij realiteti tragjik, mendoj se njė vrasje pėr gjakmarrje ėshtė mė shumė se njė vrasje. Ajo nuk ėshtė njė krim si gjithė tė tjerėt, por njė tragjedi qė kėrkon mė shumė vėmendje nga ana e shtetit. Ajo ėshtė njė vrasje seri qė pjell tė tjerė krime e viktima. Kam qenė dėshmitar i qindra pėrpjekjeve nga misionarėt pėr tė shuar mosmarrėveshjet dhe dua tė them se sa e vėshtirė ėshtė tė bindėsh tė tjerėt tė falin gjakun e njė tė afėrmi. Pra sa e vėshtirė ėshtė tė bindėsh dikė qė tė mos vrasė njė njeri tė pafajshėm, vetėm pėr hir tė zakonit. Eshtė njė traditė shekullore, e rrėnjosur thellė, por jo e pamundur pėr t’u shkulur. Dhe ne kemi treguar se kjo gjė bėhet nėse ekziston vullneti. Shpeshherė nė punėn tonė jemi etiketuar si kanunorė dhe mesjetarė, sepse kemi bėrė qė njerėzit tė ulin armėt. Ne kemi zbatuar institucionin e besės, i cili nuk njihet ligjerisht. Por ne kemi pėrdorur njė metodė tė vjetėr kundėr njė riti po kaq tė vjetėr. Ne kemi pėrdorur paqen kundėr krimit, sepse shteti nuk ka qenė i zoti ta bėjė kėtė, duke zbatuar ligjet.
    Historitė e gjakmarrjes janė bėrė shumė shpesh objekt i artikujve nė gazeta apo emisioneve televizive. Por ajo qė ėshtė thėnė, ėshtė vetėm maja e kėtij ajsbergu tė pėrgjakshėm. Gjithkund jepet realiteti, por ne tani kemi nevojė pėr zgjidhjen. Nė arkivat e zyrės tonė janė dokumentuar qindra raste, familje, qė kanė humbur njerėzit e tyre dhe qė rrezikojnė tė humbin sėrish, vetėm si pasojė e gjakmarrjes. Kemi tė dokumentuar pjesėtarė tė familjeve tė prekura nga ky fenomen dhe qė tani vuajnė qė nga mungesa e arsimimit deri dhe nga uria. Problemet nė zonat e Veriut, sidomos, janė shumė tė mėdha. Ndaj dhe vendosa t’i drejtohem publikisht institucioneve shtetėrore, policisė dhe prokurorisė, qeverisė dhe presidentit, qė tė mos qėndrojnė mė nė anė, duke bėrė spektatorin para kėsaj skene tragjike. Dhjetėra gazetarė tė huaj vijnė nė zyrėn tonė dhe interesohen pėr gjakmarrjen. Ata e shikojnė Shqipėrinė si njė vend ku ende qeveris mesjeta dhe tė tilla mesazhe shpėrndajnė edhe nė vendet e tyre. Ndaj dhe ne nuk duhet ta lejojmė mė njė gjė tė tillė. Ne kemi 13 vjet qė punojmė dhe kemi bėrė jo pak. Misionarėt janė sot njerėzit mė tė nderuar nė Veri tė vendit sepse kanė shpėtuar jetė njerėzish. Por, tė vetėm, ne nuk mund ta zhdukim kėtė dramė. Ne predikojmė dhe aplikojmė faljen dhe paqen, por shteti duket tė predikojė ligjin dhe ndėshkimin pėr autorin e krimit. Shumė zona nė Veri janė tė prapambetura ndaj dhe rrėnjosja e gjakmarrjes ėshtė e madhe. Ne aplikojmė faljen, por nuk ka falje pa ndėshkimin e krimit nga shteti. Ne pajtojmė familjet nė gjak, por kur vrasėsi shėtit i lirė, atėherė as besa kanunore nuk respektohet. Po e bėj kėtė apel publik, duke u kėrkuar organeve tė drejtėsisė tė jenė mė aktivė. Askush nuk ka tė drejtė t’ia heqė lirinė tjetrit pėrveē drejtėsisė. Ndaj dhe unė po i pyes drejtuesit e shtetit: Me ē’tė drejtė dhe ku e gjen kurajon njė njeri qė detyron tė ngujohen dhjetėra njerėz pėr muaj e vite, duke humbur punėn, shkollėn, shoqėrinė dhe gjithēka tjetėr? Pėrse nuk zbatohet ligji, i cili e parashikon si vepėr penale detyrimin pėr ngujim?
    Eshtė koha qė shteti tė ndalet seriozisht nė kėtė ēėshtje, qoftė edhe duke miratuar ligje tė pėrkohshme, me ndėshkime mė tė rrepta, enkas pėr krimet me motiv gjakmarrjen. Ndryshe shoqėria jonė do tė vazhdojė tė jetė po kaq e kriminalizuar, me kėtė imazh mesjetar dhe mungesėn e garancisė pėr investime.

    *Kryetar i Misionit tė Pajtimit

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  2. Gjakmarrja, plagė tė pambyllura tė shoqėrisė shqiptare.
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 12:11
  3. Gjakmarrja dhe Ngujimi
    Nga Fjala e drejte nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 07:26
  4. Gjakmarrja: 25-vjecari ekzekutohet mbi biēikletė
    Nga I-amėshuar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 07:06
  5. Gjakmarrja kjo plage e thelle o popullit tone
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2003, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •