"LE TE ME VRASIN, NUK MUND TE JETOJ PA LIRI"
Qamil Baku 35 vjec, prej 10 vjetesh qendron i ngujuar ne fshatin Luz, Fushe-ruje prej gjakmarrjes, por durimi mes kater mureve iu sos. Ai ka vendosur te thyeje hekurat qe i ka vene ne menyre absurde dhe te padrejte kanuni i Leke Dukagjinit, duke vene ne rrezik jeten. "Nuk duroj dot me keshtu, me eshte bere jeta sketerre, do te iki", ka thene Baku, babai i nje vajze dhe ne pritje te nje femije tjeter. Ai ka vendosur te arratiset, nese do te mund t'i shpetoje gjakesit, qe e ruan prej 10 vjetesh. Baku ka vendosur te largohet nga Shqiperia, per te bere nje jete normale, por jo gjithcka eshte kaq e lehte, pasi cdo levizje e tij vezhgohet nga gjakesi, qe pret dhe rastin, per t'i marre jeten.
Historia
Tragjedia e Qamil Bakut i ka rrenjet aty diku nga viti 1985, kur babai i tij, Ahmeti, ka vrare per motive te dobeta, nje pjesetar te fisit Preza. Babai ka vuajtur denimin qe i ka dhene shteti. Ai ka vdekur pak vite pasi eshte liruar, nga nje semundje e pasherueshme. Trashegimia qe i ka lene te birit, eshte makabre, te vuaje ne ngujim me friken se mund ta vrasin edhe po te nxjerre koken ne dritare. Ligjerisht faji per vrasjen qe ka kryer i ati eshte paguar prej tij, por makthi do te vazhdoje deri sa gjakesit te vrasin apo falin Qamilin.
Ngujimi
Prej 10 vjetesh Qamil Baku, eshte mbyllur brenda kater mureve dhe jeton me punen qe ben gruaja. 10 vjet mankth, ne shenjestren e nje arme qe ne menyre absurde kerkon denimin e tij, per nje krim qe nuk e ka bere. Gjendja e mjerueshme ekonomike dhe stresi i perditshem, e kane bere te padurueshme jeten. "Le te me vrasin me mire, nuk dua te jetoj pa liri." ka thene ai. Shoket dhe miqte e kane ndihmuar, me para apo gjera te tjera te nevojshme per jeten. Ka patur dhe shoqata bamirese qe kane trokitur ne shtepine e tij, dhe i kane dhene nje dore. Por Baku thote se nuk i duron lemoshat dhe se nuk ka ndermend te jetoje me to. "Nuk mund te mbahesh gjate gjithe kohes me doren e shtrire." I vetmi shpetim per te do te ishte nese gjakesit do ta falnin apo shteti do te vinte dore.
Falja e pamundur
I kane provuar te gjitha menyrat per te bindur fisin e Prezajve, por ata nuk kane pranuar dhe jane te bindur se kane te drejte te marrin gjak. Nuk kane perfillur lutjet, pergjerimet, nuk kane perfillur as arsyen, apo nderhyrjet e rrethit miqesor. Ata duhet te vrasin Qamilin, per te marre gjakun e njeriut te tyre. Askush prej tyre nuk ka marre parasysh, se Qamili nuk eshte vrasesi i njeriut te tyre.
Shkelja e kanunit te Lekes
Nderkohe "ligji" i Leke Dukagjinit, interpretohet, prej gjakesve sipas deshires. Eshte harruar dhenia e beses, ne kohe te caktuara, kur sipas zakonit, qe vinte rregullin ne malet pa shtet te Shqiperise, jepej bese, deri gjashte mujore ne kohen e punimeve te pranveres, veres dhe ndonjehere dhe ne vjeshte, ne menyre qe njeriu i ngujuar te mund te punonte e jetonte. Keto rregulla tani nuk i ruan kush. "Besniket" e koheve moderne jane mjaftuar me rregullin e vrasjes, pa i lene te ngujuarit asnje mundesi mbijetese. Ndersa shteti vazhdon te jete i dobet dhe pothuaj i pandjeshem ndaj fenomenit.
Krijoni Kontakt