REPORTAZH
"Republika" e gjakut
Borerat e dimrit te sivjetshem mberriten shume me vone nga c'pritej ne bjeshket veriore te Shqiperise. Jeta, qe ketu zakonisht fosilizohet qysh ne tetor nen akujt alpine dhe acarin kontinental, per habine edhe te me te moshuarve te malesise, rrodhi me ngathtesine e zakonshme neper shtigjet e ngushta, si per te dhene sinjale se, se bashku me klimen, borerat dhe akujt, po shkrijne ngadale edhe mendjet e njerezve. Por ne kete deshire, qe malesoret te konvertohen ne barinj te shkathet apo bujq te urte, natyra eshte vetem. Sepse ndryshe nga c'ushqenin te gjithe ne shpresat e tyre, shekulli i XXI, per kanunin dhe sidomos per "fakultetin" e tij me spektakolar: gjakmarrjen, pritet te jete nje shekull i mbare, "te korrash". Farat e mbjella prej kohesh nuk mund te mos e permbushnin misionin e tyre. Dhjetera fshatra ne Veri tashme nuk njohin ligj tjeter, pervec atyre qe la Leke Dukagjini gjate Mesjetes. Nderprerja e shkurter "publicitare" prej 50 vjetesh, e cila pezulloi per pak kohe zbatimin e ligjit te maleve gjate regjimit komunist ne Shqiperi, rezultoi perfundimisht e pamjaftueshme per te nderprere historine kushedisesa shekullore te vete Kanunit. Tani qe nuk ka me komisare dhe burgje ne Spac dhe kur policet jane edhe ata vete malesore te frikesuar nga hakmarrja fisnore, shteti nuk mundet me te zevendesoje autoritetin e Kanunit me ate te burgjeve dhe administrates se tij. Por, edhe ndonje bashkejetese e mundshme mes ligjeve te Kushtetutes dhe atyre te Kanunit, eshte e pamundur. Krenaria malesore i urren flirtet. Nje gjakes nuk do t'i merrte kurre parasysh denimet qe jep ligji paralel i shtetit. Sa per nismat e pajtimit, ato shkaterrohen sistematikisht qe ne embrion nga burokracia. Reaksionet pergjithesisht te ngatheta te autoriteteve per te falur denimet, nese vete fiset pajtohen, jane shembulli me i qarte per te treguar sesi nuk duhet te funksionoje nje shtet. Nderkohe vitet kalojne dhe pushket e vjetra turke ose austro-hungareze po zevendesohen ngadale me kallashnikovet, neper shtepite e malesoreve. Edhe vete Kanuni po ndryshon. Per keq, natyrisht. Ne kete percudnim, ku gjaku ka indeksin e vet tregetar, viktimat jane gjithnje e me shpesh, thjesht femije. Me 20 prill te vitit qe shkoi, gjakmarrja goditi perseri. Halil Xhani, 13 vjec, u ekzekutua me nje saktesi kirurgjikale nga hasmi - nje djalosh vetem 4 vjet me i madh se ai, tek dera e shkolles tetevjecare te Barbullushit, nje fshat i madh, as gjysme ore me makine larg Shkodres. Femija kishte nje vit qe qendronte i mbyllur ne shtepine e tij se bashku me te jemen dhe nje moter. I ati se bashku me vellain e madh - dy shenjestrat me te mundshme te gjakmarrjes - kishin marre arratine me kohe dhe fshiheshin nga hasmi dhe nga policia. Ndonese nga kjo e dyta, shume me pak. E ema e femijes se vrare, Bashkime Xhani, 35 vjec, tani qendron e vetme ne shtepi, e detyruar te mbaje ne kembe ekonomine e rrenuar te familjes, duke shitur qumeshtin e nje lope, per ushqimin e se ciles rropatet perdite. Ajo ka shikimin e perhumbur te njeriut qe s'i ka mbetur me asnje deshire per te jetuar. "Njerezit qe sollen trupin e djalit thane se nje polic kishte pare gjithcka", thote Bashkime Xhani. Ajo duket e deshperuar kur tregon se, ne vend qe te bente dicka per te shpetuar femijen e saj, polici njeriu i shtetit, vete shteti, kishte kthyer shpinen ne momentin e krismave dhe kishte ikur me tej duke vershellyer. Ky femije qe jepte shpirt nen krismat e nje vrasesi, nuk ishte ceshtje e tij.
Halili u detyrua te paguaje nje harac te rende qe iu var ne qafe familjes se tij, qyshkur i ati, Skenderi, ne grindje e siper - ai thote se ne fakt, i kishte kthyer edhe ca gota raki ate nate - vrau dy pjesetare te nje familjeje, me te cilet ishin edhe fqinje. Per aq sa mund ta ule koken nje malesor krenar shqiptar, edhe Skenderi e beri te tijen. Nje dite me vone, ne oren 2 pasdreke, me i ndergjegjshem per c'kishte ndodhur e madje edhe me perqindje me te ulet alkooli ne metabolizem, ai kerkoi falje. Por Kanuni tashme ishte vene ne levizje. Dhjata e vjeter thote: "Sy per sy", ndersa Kanuni eshte me diskret: "Gjaku lahet me gjak" dhe per te lare gjakun e dy meshkujve, duhet te boshatisen nga jeta trupat e dy anetareve te "fisit vrases". Nje dite pas refuzimit te faljes, Barbullushi, ky lokalitet buze nje arteri rrugor me plot qarkullim mallrash e njerezish - cdo fshati tjeter te botes kaq do t'i kish mjaftuar, se paku, per te zbuluar ne cfare shekulli jetojme - u be deshmitar i nje gjuetie te vertete njeriu, te garantuar nga nje kod zakonor i vjeter 500 vjet. Nga "Kanuni" i famshem i Leke Dukagjinit.
Disa te huaj mrekullohen nga mbijetesa e gjate e nje ligji kaq te organizuar dhe njekohesisht kaq te lashte, por ne katundet e mjera te Veriut vazhdohet te vdiset per te njejtat arsye, si pese a me shume shekuj me pare. Halil Xhani, 13 vjecari i Barbullushit u vra, sic thone nen ze familjaret, sepse sipas Kanunit jeta e nje femije nen 16 vjec mund te shlyeje ate te tre te rriturve. Nje tregti e perpikte gjaku. "Paguaj per dy T-shirt'sa, dhe merr edhe nje tjeter falas". Halili donte vetem te shkonte ne shkolle. Kishte nje vit i kycur ne shtepi. Nuk ka denim me te rende se ky per nje femije qe eshte mesuar ta shijoje ajrin e lirise duke luajtur futboll, pa u trazuar nga hija e maleve rrotull fushes se fshatit te tij. Por maleve s'mund t'u shmangesh, nese je ne Veri. Regjimet politike poshte ne fusha zevendesojne njeri-tjetrin nderkohe, por kjo eshte nje rrethane e parendesishme per nje ligj malesh. Ne vend te depertimit te ligjeve te kohes, ne bjeshket pa rruge makinash, eshte Kanuni ai qe e ka zgjeruar territorin e vet gjate ketyre shekujve, duke mbuluar tashme me autoritetin e tij jo vetem krahinen e origjines, Dukagjinin legjendar, por edhe krejt malesite perreth, fushat e Shkodres dhe te Lezhes e madje edhe krejt Kosoven dhe Maqedonine Perendimore. Skender Xhani, babai i femijes se vrare dhe personi qe nisi kete histori gjakmarrjeje, thith ngadale nje cigare. Ai ka ardhur fshehtazi ne shtepi nje dite me pare dhe duket se ndihet paksa me i qete. I rruar ndoshta pas shume kohesh dhe i veshur me rroba te vjetra por te pastra ai qendron ne nje karrige me shpatullat te kthyera - kurrsesi nga dritarja - nga nje mur i dhomes. "Qysh kur ndodhi (ai nuk e permend thuajse kurre fjalen vrasje), u detyrova ta largoj familjen nga shtepia qe kishim fare prane me ate te hasmit dhe ta sjell ketu", tregon ai. "Shtepia" ku qendron tani ajo c'ka mbetur nga familja Xhani, dikur ka qene nje stalle lopesh dhe muret edhe pse te lyera me gelqere, nuk e marrin dot hijen e mureve te nje shtepie te vertete. Ato jane shume te uleta por te mbushura me fotografi te Halilit te vogel. Nje fytyre e pafajshme e nje femije bjond ashtu si shumica e vogelusheve te Veriut. "Kur ata me vrane djalin mbeta i tronditur. Kisha shpresuar se meqe ishte i vogel nuk do t'i ndodhte gje ndaj nuk e kisha marre me vete", tregon i ati qe pjesen me te madhe te kohes e kalon i fshehur sic thote edhe vete "ne nje vend te sigurt". "Kam pyetur pleqte. Ata e njohin kanunin. Kanuni thote se nuk qitet pushke mbi gra dhe mbi femije, por nese kjo ndodh, gjaku i nje femije eshte i barabarte me ate te tre burrave, kupton? Im bir eshte i barabarte me tre nga ata. Ata me kane nje gjak borxh", thote Skenderi. Duket i perfshire ne kete llogari. Perserit se ata qe duhet te ruhen tani jane njerezit e familjes tjeter. Dhe keshtu duhej te ndodhte nese rivalet nuk do te hapnin fjale ne fshat se ata nuk jane ende te ngopur dhe se nuk e konsiderojne ende te marre gjakun e njerezve te tyre. Pervec kesaj, Skender Xhani duhet te hape syte edhe nga njerezit me uniforme te shtetit. Ai e di se nuk duhet te tregohet aq i trashe sa te bjere tani ne duart e policeve. Do te ishte nje komplikim i panevojshem dhe nje hall me shume per te. Sepse gjerat nuk do te ndryshonin aspak per mire mes dy familjeve nese vrasesit do te kryenin denimet perkatese. "Nese ketu nuk do te ishte kanuni ligji yne, une vete do te dorezohesha ne polici pas asaj qe ndodhi. Por une nuk jam i sigurt per vete dhe per familjen time. Hasmi s'e njeh shtetin", thote Skenderi. Ai ka bindjen se edhe nese do te shkonte per te kryer denimin qe i takonte sipas ligjeve te Republikes, hasmi nuk do te merrte parasysh asgje dhe do ta vriste menjehere sapo te dilte ne qofte se nuk do ta kishte bere kete me pare mbi djemte e tij.
Krijoni Kontakt