Pasha Kuranin u dite me kohe kjo pune po tani po del ne shesh perni me.E nje fal e popllit ka thanos e vet se te kallzon vet.E ajo drenicamartire e kish pas mire me at foton ku shihej ky me popat e shkjeve e me siguri donte qe ta marr per vete manastirin e deviqit.Haj medet per ne.
THAÇI: JAM I GATSHËM TË VIJ NË BEOGRAD
Prishtinë -- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, vlerësoi të enjten se problemi i fillimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit nuk është mungesë e konsensusit politik për këtë çështje në Prishtinë por në Beograd. "Prishtina tanimë e ka hartuar edhe propozimin e platformës për bisedat me Beogradin, për të cilën shpresoj se do të pasurohet me qëndrimet e bashkësive tjera etnike nga Kosova", deklaroi Thaçi në brifingun me gazetarët e mediave të Beogradit. Ai ka theksuar se do të pranonte të vijë në Beograd. "Jam i gatshëm të udhëtoj në çdo shtet demokratik dhe t'i përgjigjem çdo ftese të hapur", tha Thaçi dhe shtoi se "takimi eventual do të ishte bisedë për bashkëpunim për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, e jo dhënia ose pranimi i urdhrave". Udhëheqësi i PDK ka thënë që për momentin po e shqyrton ftesën për t'u takuar me shefin e Qendrës koordinuese për Kosovën, Nebojsha Çoviqin, por konfirmoi se së shpejti do të takohet edhe me koordinatorin e Lëvizjes së Rezistencës Serbe, Momçilo Trajkoviqin. Thaçi i ftoi serbët e shpërngulur nga Kosova që të kthehen në shtëpitë e veta, duka ua garantuar sigurinë
mani
Krijoni Kontakt