jam lodhur duke pritur diten
diten, rrezet e diellit
i merzitur enderroja naten
duke i kerkuar nje pergjigje qiellit
Neper endrra te kerkoja ty
ty gjysmen e vetes time
dhe i vetem po humbas
i kredhur ne mendime
Me jep nje arsye te jetoj
te shikoj drite ne syte e tu
Ohh me ler te prek te te shijoj
Mos ike te lutem, rri ketu
Me bej te qesh te luaj si femije
te dua, te dua me thuaj dhe genje
s'ka gje, genje dhe le ta di
do te buzeqesh do te pergjigjem
te dua dhe une ty.
Me jep zjarr nga buzet e tua
dhe le te digjem
Me jep detin ne syte blu
le te mbytem
Te jap jete nga jeta ime
le te vdes
kam gjithe jeten keto momente
vec po pres
Mi merr endrrat qe kam per ty
le te treten
Vetem vargjet qe po shkruaj
le te mbeten.
Krijoni Kontakt