Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pasurite qe disponojn ministrat e "Nanos"s

    Duka, ministri me pasuri 5 milione USD
    Kush eshte ministri me i pasur i qeverise "Nano". Rrjeti i biznesit te vendosur ne Durres dhe depozitat ne tre banka. Nga prodhimi dhe tregtimi i shpendeve dhe vezeve, ne investimet ne media dhe angazhimet ne boten e sportit. Pse Nano i kerkoi Metes ta bente minister ne vitin 2001

    Elton METAJ

    Agron Duka, ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, rezulton te jete me i pasuri nder anetaret e kabinetit qeveritar te drejtuar nga Fatos Nano. Rreth 5 milione dollare llogaritet pasuria e deklaruar nga vete ministri, i cili rezulton te jete bashkepronar ne disa sipermarrje te fushes se ushqimit ne qytetin e Durresit. Sipas deklarates konfidenciale mbi pasurite dhe interesat financiare, te firmosur nga vete Duka, ai eshte pronar ne ortakeri (50 %) i Fabrikes se Ushqimit Blegtoral "A.I.B.A", i nje pularie, dhome frigoriferike dhe i nje ndermarrje per rritjen e zogjeve te vegjel. Vlera e kesaj prone te ministrit llogaritet, sipas deklarates se tij, ne rreth 265 milione leke ose 2,2 milione dollare. Sipermarrjet e Dukes, te vendosura ne zonen e Shkozetit ne Durres, jane te specializuara ne prodhim dhe tregtim ushqimi per shpende dhe kafshe, prodhim dhe tregtim te vezeve, import-eksport artikujsh ushqimore dhe elektroshtepiake. Vec ketyre, ministri Duka, i njohur si nje njeri i afert i Kryeministrit Nano, ka deklaruar se zoteron mjete transporti, inventar ekonomik, si dhe makineri e pajisje me nje vlere prej rreth 248 milione leke (2,1 milione dollare). Keto pasuri, qe perdoren per aktivitetin e kompanise A.I.B.A, sipas Dukes, jane blere dhe krijuar nga aktiviteti ekonomiko-tregtar.

    I cilesuar nga Nano si ministri me transparent, Duka zoteron edhe nje banese vetjake me siperfaqe 400 meter katror dhe toke me siperfaqe 1.200 meter katror. Megjithate, pasuria e 45 vjecarit te lindur ne Shijak, nuk mbaron ketu. Ai ka depozituar ne tre banka, Banken e Kursimeve, Banken Amerikane te Shqiperise dhe Banken Italo-Shqiptare, nje shume prej rreth 16,4 milione leke ose rreth 140 mije dollare. Ndersa, vetem gjate vitit 2002 ka perfituar nga puna si minister i Bujqesise dhe Ushqimit, pagen prej 1.8 milione leke (15 mije dollare). Por biznesi i Dukes, i cili eshte edhe zv/President i Federates se Volejbollit, eshte shtrire edhe ne media. Ai ka blere pak muaj me pare, ne bashkepronesi edhe Tv "Koha", me nje vlere rreth 400 mije euro. Nje operacion financiar, qe Duka e ka kryer bashke me te vellain, President i Federates Shqiptare te Futbollit, dhe qe duket te kete pakesuar financat e ministrit milioner. Rreth 5 milione dollare vleresohet te kete qene pasuria e agronomit, i cili u perfshi ne politike ne vitin 2001, fillimisht si prefekt i Durresit dhe me pas u zgjodh deputet ne qershor. Me 7 shtator 2001, Duka u emerua minister i Bujqesise dhe Ushqimit, sipas Kryeministrit Meta, me nje rekomandim te kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nano: Duka, ministri me transparent
    Kryeministri Nano e ka cilesuar ministrin e Bujqesise dhe Ushqimit, Agron Duka, si me transparentin ne kabinetin qeveritar. Gjate nje debati parlamentar dy dite me pare, Nano, duke replikuar me deputetin Nikolle Lesi, nuk ka munguar te vleresoje Duken, i njohur si nje prej njerezve te aferm te tij. Shefi i qeverise i ka kerkuar Lesit te tregoje para Parlamentit, perse nuk ka paguar tatimin per shitjen e TV "Koha"-s, me nje vlere 400 mije euro. "E keni dorezuar ne duart e nje ministrit tim, qe eshte me transparenti", ka thene Nano, duke iu referuar blerjes qe vellezerit Armando dhe Agron Duka bene pak muaj me pare.

    Pasurite e ministrit

    Fabrika e Ushqimit Blegtoral "A.I.B.A"

    Pulari

    Dhome frigoriferike

    Ndermarrje per rritjen e zogjeve te vegjel

    Mjete transporti

    Makineri

    Pajisje

    Inventar ekonomik

    Banese vetiake (400 m2)

    Toke (1.200 m2)

    Depozita ne tre banka

    Page vjetore

    TOTALI 5 milione USD

    Pasurite e qeveritareve

    Fatos NANO Banese + "Joy Travel" (bashkeshortja) + Autoveture

    Ilir META 4 banesa (720 m2) + Toke (2.400 m2) + Automjet

    Luan RAMA Banese (100 m2) + Autoveture

    Pandeli MAJKO Banese (90 m2) + 19 mije USD

    Kastriot ISLAMI Banese (140 m2) + Letra me vlere (30 mije leke)

    Arben MALAJ 2 banesa (150 m2) + 50 mije USD + Bono privatizimi (1,1 milione leke) + Autoveture

    Spiro PECI 2 banesa (232 m2) + Truall (1.400 m2) + 220 mije USD

    Viktor DODA Banese (90 m2) + 25 mije USD + Letra privatizimi (150 mije leke)

    Besnik DERVISHI 15 mije USD

    Spartak POCI 2 banesa (200 m2) + Shtepi private + Truall (10.000 m2) + Automjet + 5.000 USD

    Luan MEMUSHI Banese + 22 mije USD + Autoveture

    Mustafa XHANI Banese + 10 mije USD

    Ben BLUSHI 69 mije USD

    Valentina LESKAJ Banese (100 m2) + Dyqan (45 m2) + 12.000 USD

    Agron DUKA 5 milione USD + Banese (400 m2) + Toke (1.200 m2)

    Arta DADE 2 banesa (150 m2) + Automjet

    Lufter XHUVELI Banese (87 m2) + 72.500 USD + Autoveture

    Blendi KLOSI Banese (100 m2)

    Sokol NAKO Mungon deklarimi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Malaj, 1 milione bono privatizimi
    Dy banesa me rreth 150 meter katror siperfaqe, 50 mije dollare, nje autoveture dhe bono privatizimi (1,1 milione leke). Eshte kjo pasuria e ministrit te Ekonomise, Arben Malaj. Ne deklaraten konfidenciale, ministri socialist eshte shprehur se njeren nga banesat e ka perfituar fale nje kredie te Bankes Qendrore, me nje vlere 6 milione leke. Gjithashtu, deputeti i lindur 52 vjet me pare ne Vlore, zoteron edhe nje shtepi banimi ne Durres (2+1), me vlere rreth 27 mije dollare. Te dyja banesat e profesorit te ekonomise rezultojne ne pronesi te tij, bashkeshortes dhe vajzes. Ministri i Ekonomise eshte shprehur se zoteron edhe nje autoveture tip "Opel", me vlere 650 mije leke, ndersa gjate vitit 2002 eshte paguar nga Kuvendi, Ministria e Ekonomise dhe Banka e Shqiperise. Malaj ka marre te ardhura edhe nga sherbimi i konsulences ekonomiko-financiare, si dhe nga nje vendim gjyqi gjate vitit 2002. Ai zoteron edhe bono privatizimi, qe vetem pas nje vendimi te tij si minister mund t'i perdore serish ne blerjen e prones shteterore.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nano-Meta marrin dhurate automjete
    Kryeministri dhe zv/kryeministri kane deklaruar se kane perfituar si dhurate automjete. Ne deklarimin e pasurise, Nano eshte shprehur se ka marre nje makine si dhurate, pronar i se ciles rezulton ai vete. Ndersa, zv/kryeministri dhe minister i Jashtem ka deklaruar se familja e tij zoteron nje makine tip "Golf", qe i eshte dhuruar bashkeshortes se tij Monika Kryemadhi, edhe ajo deputete e Partise Socialiste. Sidoqofte, kreret e qeverise nuk kane sqaruar se nga u kane ardhur dhuratat e shtrenjta, duke mjaftuar te shenojne ne deklarimin e pasurive se nuk i kane blere automjetet. Ne ndryshim nga shefat e tij, ministri i Ambjentit, Lufter Xhuveli ka blere nje makine, te regjistruar ne emrin e tij, per perdorim familjar. Gjithashtu, per familjen ka shpenzuar edhe ministri i Shendetesise, Mustafa Xhani, i cili ka blere nje automjet. Ndersa, ministres se Kultures, Rinise dhe Sporteve, Arta Dade, makinen ia ka blere i biri. Per te "respektuar" detyren si minister i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, ka blere personalisht nje automjet tip "Ford". Perpara se te behej minister, edhe Luan Rama ka shpenzuar per nje makine. Ne deklarimin e ministrit te Rendit Publik thuhet se ai eshte bere pronar i nje "Benz"-i ne vitin 2000. Te njejten marke ka preferuar edhe Luan Memushi, kreu i Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Viktor Doda e Blendi Klosi jane "te detyruar" te shfrytezojne automjetet zyrtare, pasi nuk rezultojne te kene ne pronesi makina.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nano pa shtepi, Xhoi 28 mije leke fitim
    Publikohen shifrat e "varferise" se ciftit kryeministror. Shefi i qeverise deklaron se nuk ka shtepi, ndersa firma "Joy Travel" fiton vetem 230 dollare ne muaj. Nje automjet dhurate dhe 18.700 USD paga nga Kuvendi, Keshilli i Ministrave dhe PS per Nano. Xhoana, pronare e apartamentit dykatesh te Shallvaret

    Kryeministri Nano rezulton i pastrehe, ndersa bashkeshortja e tij Xhoana fiton vetem 28 mije leke ne muaj nga aktiviteti privat. Jane keto shifrat e "varferise" se ciftit me te ndjekur dhe te perfolur nga politika dhe shtypi, gjate viteve te fundit. Ne deklaraten konfidenciale mbi pasurite dhe interesat financiare, qe Kryeministri ka firmosur me 26 mars 2003, thuhet se ai banon ne nje banese vetiake, qe eshte blere dhe zoterohet nga bashkeshortja e tij, Xhoana Nano. Banesa dykateshe ne nje pallat prane Shallvareve, sherbeu si strehe e ciftit pas divorcit te Kryeministrit nga ish-bashkeshortja Rexhina. Te vendosur fillimisht ne vilat qeveritare te Durresit, Nano dhe Xhoana, pasi bene publike lidhjen e tyre, u sistemuan ne pallatin, qe sipas kryetarit te Bashkise se Tiranes, rezulton me dokumentacion jo te rregullt.

    Ne te njejtin deklarim, te depozituar prane ministrit te tij Blendi Klosi, Nano thote se Xhoana ka krijuar edhe firmen "Joy Travel", qe ka per ortak te vetem bashkeshorten e tij, dhe qe nxjerr nje fitim modest. Nga shoqeria e transportit, Xhoana, sipas deklarimeve te bashkeshortit te saj, ka fituar gjate vitit 2002 vetem 335.640 leke. Pra fitimi mujor i firmes kryeministrore eshte rreth 28 mije leke ose 230 dollare. Ne nje debat parlamentar dy dite me pare, shefi i qeverise eshte shprehur se firma e bashkeshortes se tij eshte plotesisht e rregullt, duke shlyer edhe detyrimet ndaj shtetit ne baze te ligjit. "Firma e bashkeshortes sime ("Joy Travel") eshte e regjistruar zyrtarisht dhe i nenshtrohet kontrollit, transparences dhe mbrojtjes, qe ka ligji per te gjithe subjektet", tha Nano, gjate nje replike te nxehte me deputetin Nikolle Lesi.

    Gjithashtu, Kryeministri, vec automjeteve shteterore qe shfrytezon per shkak te detyres, eshte ne pronesi edhe te nje makine, qe deklaron se e ka marre dhurate. Ai nuk ka specifikuar "bamiresin" dhe llojin e makines qe zoteron, ndonese Kryeministri njihet si i apasionuar pas makinave te shpejta dhe luksoze. Shpesh here ai preferon te spostoje shoferin dhe truprojat per te marre drejtimin e mjetit me targat 007 Z apo J.

    Megjithate, llogarite e ciftit Nano nuk duken aq ne rrezik. Nano gjate vitit 2002 ka marre 18.700 dollare si page nga Kuvendi, Partia Socialiste dhe Keshilli i Ministrave. Rreth 1 milione leke ka firmosur ne borderote e Kuvendit, Nano gjate muajve qe kryente detyren e deputetit dhe kryetarit te Komisionit parlamentar te Politikes se Jashtme. Kryesocialisti i ka "marre" partise se tij edhe 420 mije leke, ndersa gjate pese muajve te fundit te vitit ne krye te qeverise, Nano ka perfituar edhe 877 mije leke. Duket te kene sherbyer keto te ardhura per te "mbajtur" ciftin Nano, ndersa Xhoana nga firma e saj ka nxjerre vetem 28 mije leke ne muaj fitim. Nje shume e pamjaftueshme per jeten luksoze te ciftit kryeministror.

    Pagat e Nanos gjate 2002 (ne leke)

    Kuvendi 945.000

    Partia Socialiste 420.000

    Keshilli i Ministrave 877.500

    TOTALI 2.242.500

    E.Meta
    -----------------------------------------------------------Ky ishte nje nga deklarimet me qesharak,qe dhe nje femije po ta lexonte do qeshte.Cifti Nano kaq i "varfer".Car behet keshtu me keto mashtrime.A popull popull hani ju buke e gjize e i besoni ketyre kryehajduteve qe keni votuar per te.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Meta, zv/kryeministri me 4 shtepi
    Numri i dy i qeverise zoteron 3 banesa ne Tirane dhe nje ne Durres, si dhe nje siperfaqe toke prej 2.400 meter katror

    Ilir Meta, zv/kryeminister dhe minister i Jashtem, zoteron 4 banesa ne Tirane e Durres dhe nje siperfaqe toke prej 2.400 meter katror. Numri i dy qeverise nuk ka nguruar te deklaroje se zoteron tre banesa ne Tirane me rreth 570 meter katror siperfaqe. Nje apartament 2+1, i blere nga shteti, nje banese tjeter me siperfaqe 150 meter katror e blere nga shteti dhe 360 meter katror te ndertuara, jane pronat qe Meta dhe bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi kane ne bashkepronesi ne kryeqytet. Gjithashtu, Meta eshte pronar i nje banese 150 meter katror ne bregdetin e Durresit, qe ai deklaron se e ka blere me kredi te Bankes Italo-Shqiptare. Banesa e tij ne Durres rezulton e hipotekuar per llogari te Bankes Italo-Shqiptare, derisa sa zv/kryeministri te shlyeje shumen e marre me kredi. Por te ardhurat e ciftit te politikaneve jane deklaruar rreth 1000 euro nga banesat. Vec tyre, Meta zoteron, sipas deklarates konfidenciale mbi pasurite, edhe 2.400 meter katror toke ne Tirane.

    Gjithashtu, bashkeshortja e zv/kryeministrit ka perfituar si dhurate edhe nje makine tip "Golf". Gjate muajve kur ishte jashte qeverise, ish-Kryeministri eshte paguar me 135 mije leke ne muaj si deputet, ndersa pas perfshirjes ne ekzekutivin e drejtuar nga Nano, ai merr tashme 195 mije leke page ne muaj.

    Pronat e Metes

    Banese 2+1 (Tirane)

    Banese 150 m2 (Tirane)

    Banese 360 m2 (Tirane)

    Banese 150 m2 (Durres)

    Toke 2.400 m2 (Tirane)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pandeli Majko, "proletari" i qeverise
    Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, rezulton te jete nder ministrat me te varfer te qeverise "Nano". Ai ka deklaruar se zoteron nje apartament te blere ne rrugen "Irfan Tomini", ne bashkepronesi me bashkeshorten Enkelejda. Baba i dy femijeve, Gjergjit 7 vjecar dhe Edenit 4 vjecare, ministri i Mbrojtjes ka hequr menjane nga te ardhurat personale 2.2 milione leke ose rreth 19 mije dollare. Gjate vitit 2002, Majko ka marre si page rreth 993 mije leke si minister i Mbrojtjes. Gjate kohes qe drejtonte qeverine, politikani 36 vjecar nuk preferoi asnjehere te shfrytezonte vilat qeveritare. Me nje vendim te qeverise se drejtuar nga Majko, ne fillim te vitit 2002, edhe vila 30, ish-rezidenca e Mehmet Shehut u vu ne dispozicion te administrates publike, ndonese ish-kryeministri Meta e kishte transformuar ne vile qendrimi. Largimi i Majkos nga kreu i qeverise dhe rikthimi i Nanos, i riktheu edhe Drejtorise se Sherbimeve Qeveritare vilen luksoze ne zonen e ish-bllokut.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    KRYEMINISTRI I PASTREHE

    Ne deklaraten e pasurise ka firmosur se nuk ka shtepi. Sipas fjalorit te shqipes fjala "kollovar" tregon gjendjen kur dhendrri futet ne shtepine e nuses dhe kjo perkunder zakonit qe nusja shkon tek shtepia e burrit. Megjithate ne kohet moderne ky koncept ka evoluar aq shume sa ka marre disa nenkuptime te tjera, shumehere simbolike, por nganjehere tregon realitetin e qeverisjes. Shkak per hapje te fjalorit te ri politik u be qendrimi i kryeministrit Fatos Nano, i cili ne deklarimin e pasurise shkruante se nuk zoteronte asnje strehe banimi, pervec nje autoveture te dhuruar. Natyrisht qe njeriu nuk mund te fleje ne veture, aq me teper nje aristokrat si zoti Nano, i cili vjen nga nje familje intelektuale. Shto ketu faktin qe eshte kryetar i mazhorances dhe kryeminister. Nuk eshte ne nderin e PSse qe ta lere kryetarin e saj pa shtepi. Dikush mund te qeshe e te habitet nga kjo thirrje dashamirese por, sipas deklarates se firmosur pikerisht nga zoti Nano thuhet ne nje nga pikat: "Lloji i pasurise se paluejtshme" qe pronare e shtepise eshte bashkeshortja, pra Xhoana. Sipas ketij dokumenti i bie qe kryeministri i Shqiperise eshte i pastrehe dhe duhet trajtuar nga ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi si i pashtepi,natyrisht permes bashkise se Tiranes. Me pak fjale zoti Nano quhet i pastrehe, pasi vete nuk zoteron asnje shtepi e katandi. Doli Xhoana, e cila e shpetoi ate nga mungesa e nje shtepie, pasi zoti Nano nuk kishte para per te blere nje shtepi. Nje logjike normale te shtyn ne nxirrjen e konkluzionit: bamiresi ilegale. Megjithate fjalekeqijte thone dhe per avaze te tjera ne kete pallat ku jeton i dyti i vendit dhe e para e Shqiperise. Por nuk eshte mire te hamendesojne sic ndodh me liderin e opozites, i cili e quan vendi i krimit ekonomik dhe i ekonomise informale. Mendojme se eshte "shtepia Nano", e cila duhet respektuar, pasi flitet per familje dhe ne kete pike shqiptari nuk te fal. Shqetesimi shkon me tej se shakate e Namik Dokles e te Skender Gjinushit. Nuk ka perse kryeministri yne te arrije deklarimin sfidant e pse jo turperues, duke u vetshpallur i pastrehe. Kjo deklarate e nenshkruar,i shtyn te huajt te mendojne se kjo e detyron kryeministrin te pasurohet ne menyre te paligjshme, pasi shtepi nuk ka, kredi nuk ka marre nga shteti, sipas ligjit, dhe kesisoj i duhet te mendoje se pas renies nga karrikja e kryeministrit mund te mbetet sic mbeti ne kohen e dhenies se doreheqjes nga posti i kryetarit te PSse. Deklarata e Nanos duket jo vetem e pabesueshme, por dhe hipokrite, nderkohe qe akuza te ndryshme, jo vetem te opozites, por dhe brenda kupoles roze thone se ai nuk permbahet dhe ben i i lemetitur perballe cashit. Nje mik i tij dhe here pas here mik i Metes, ishministri i Financave Angjeli ka pohuar ne nje moment sinqeriteti politik se Nanos i shkelqejne syte dhe i ndrit qimja kur i shikon dollaret tufatufa, megjithese kohet e fundit ka filluar t'i fanitet jo vetem e gjelberta e dollarit, por edhe te ndezurat e euros. Ndersa, me deshperuesi eshte Kastriot Islami, i cili merakoset sapo ne hise te punes, i futet Nano. Edhe dje disa socialiste ne Shkoder po ziheshin me njeri-tjetrin ne mes te Kafese se Madhe pasi kishin lexuar deklaraten e kryetarit te tyre botuar ne gazeten "ZP". Nuk jam shquar ndonjehere per formulim dialogesh, por do te mundohem ta riprodhoj saktesisht ate qe thuhej ne Kafen e Madhe, sipas nje deshmie autentike:

    Kemi kryetarin pa shtepi thoshte Ndrek Ruka dhe rrufiste kafene i merakosur per hallin qe e kishte zane pasi kishte lexuar deklaraten e Fatosit si i pastrehe.

    C'ia fut kot ti dhe Fatosi! ngriti zerin Toma, nenkryetari i nje organizate, i cili e priti Tosin heren e fundit, kur ishte ndeshja me Rusine. E ku rri kryetari jone pa i perlare 500 mije euro ne muaj. Ehu, i qafsh hallin kaloresit se i varen kamet !

    Nigjo mua, o Tom - nuk te lejoj te me fyesh kryetarin tim u nevrikos Ndrek Ruka A e di ti se eshte pa shpi, nuk ka buke me hanger. Kursen ai, e do Atdheun kryetari yne! mundohej te qetesonte veten Ndrek Ruka E ke pa se ka lane edhe xhinin? Pine vetem skoc dhe uiski. Posi na asht dobesue! I ka hy rripi ne bark. ngriti zanin prape ai qe e donte kryetarin, jo mish te pjekun, por aty afer hellit.

    E permenda pjesen e dialogut, meqe qellova te isha ne Shkoder. Baza e PSse, ndonese pa drita, pa uje, pa pune, etj, mungesa qe tashme qe njihen, merakosej qe kryetari i tyre te mos ishte pa shtepi. Kudo qarkullonte ne celulat e militanteve te PSse fjala qe: "kryetarin e kena te ndershem. Nuk e prek lekun me dore!". Ndaj dhe Nano nuk e shkel betimin qe ka bere kur ishte pa asnje leke ne xhep: "Nuk do te prek lek me asnjeren dore. Vetem euro ose dollare, pasi jane monedhe e huaj dhe jo shqiptare". Dhe e ka mbajtur fjalen. E megjithate prape ka mbetur pa shtepi ne Shqiperi.

    Duke ardhur ne Tirane, afer bashkise dallon perseri ate burrin e rregjur qe ka disa vite ne pragun e zyrave te kryeqytetit duke kerkuar nje strehe per koken e tij dhe te femijeve. Dje, qe me i hapur ne fytyre. Ishte ngushelluar, pasi ka marre vesh qe edhe Kryeministri qenka i pastrehe. Ai ka menduar se Nano eshte nje pasanik me portofolin plot, ka degjuar shpesh e perdite per aventurat e tij neper kazino, ka mesuar ne media per fundjavet dhe datelindjet e tij disamilioneshe. Per kete, burri i vogel para bashkise qe edhe i merzitur. Vetem per kete. E paskan genjyer per kryetarin. Ai dje mori vesh me ne fund ate qe kishte enderruar te dinte gjithnje. Qe Nanon e tij te dashur e paska te ndershem.

    Korespondeti yne ne Berat na sjell nje deshmi tjeter rrenqethese. Socialistja e njemienje dritareve ka rendur neper rruget e qytetit me gazeten ne dore. "Ju kam thene per kryetarin, se e kemi te ndershem", sokellinte e entuziasmuar ajo qe s'donte as drita e as uje, vetem paqe e harmoni mes socilaisteve.

    Ne fakt, po te leme pak realizmin magjik te nxitur nga deklarimi i pasuris` se Nanos, dhe te kthehemi me kembe ne toke, mund te themi se duke shpallur ate pasuri ne gazeten ZP, se zoteron hicmosgje dhe qe s'paska as shtepi, zoti Nano ka konsumuar nje nga genjeshtrat me te perbindeshme te historise se tij politike. Ai ka pasur shume momente mossinqeriteti ne jeten e tij. Ka deklaruar ne shesh te Vlores se do te ktheje parate, dhe sot pas 6 vitesh s'ka kthyer asnje kacidhe. Deri diku kjo iu justifikua, sepse qe ne nje moment te veshtire politik, ku i duhej te kryente nje mashtrim te vogel publik. Por genjeshtra e djeshme ne mes te dites me diell, ku Nano e shpall veten te pastrehe dhe te vobekte, eshte vertete e tepruar. Realiteti tregon nje tjeter gje. Te gjithe jemi deshmitare se si zoti Nano po shton perdite shpenzimet e tij perrallore, sepse cdo sektor i administrates ku perplasen shume interesa e para eshte nen komanden e tij. Te gjithe jemi deshmitare se si ka filluar te hyje ne fuqi oligopoli Nano-Xhoi. Te gjithe e dime se Nano e ka konsmuar mandatin e tij dhe moralisht qe sot ai eshte i rrezuar si Kryeminister.

    Nano jo vetem ka humbur qetesine brenda kupoles roze, por ka humbur te drejten per te qeverisur, pasi eshte kthyer ne prototipin me te bezdizshem te politikes. Ai merret me vogelsirat me te rendomta te ketij vendi vetem e vetem per te luftuar kundershtaret brenda forces se tij politike ose atyre qe nuk jane dakort me veprimet e tij. Fatos Nano eshte konvertuar ne nje uzurpator i medias dhe taksambledhes per xhepat e tij, te cilat, per fatin tone te keq i paska te shumte. Ne deklaraten e tij te pasurise jo vetem qe ka mashtruar hapur ne menyre te ulet, por ka kryer dhe aktin e denueshem nga ligji, ate te hetimit per deklarim te rreme dhe vjedhje te pasurise se shtetit, sic edhe ia kane thene perdite, edhe ndonje minister i tij.

    Nano del dhe i pastrehe (!), a thua se po luan me anetaret e keshillit te komunes te Baldushkut, te cilet mund t'i genjeje. ! Hajde genjeshter, hajde ! Dhe pa le pastaj, kur deklaron se dhe firma e se shoqes, Xhoanes, ka fituar per vitin 2002 vetem 335 mije leke. Po gjitheato televizore, frigorifere, etj qe na i dhuron Xhoana si bamirese e madhe nga i merr? Me ato pak fitime sa deklaron ajo i bie se po falimenton firma Xhoi Travel ! Por dhe ketu genjehet ne mes te dites a thua se shqiptaret jane raja e familjes Nano.

    Re.po.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Marre nga g.55
    --------------------------------------------------------------------------------

    Shoqja Vali! Pėrse nuk i futni nė listat e asistencės Nanon, bashkė me ministrat e tij?

    Mė sė fundi, e bėri zemrėn gur dhe "ZP" dhe botoi tė "plotė" vlerėn pasurore tė kryetarit tė dyfishtė Nano, si dhe tre tė punėsuarve tė tjerė tė PS-sė. Njė gjė tė bie nė sy, qė tė gjithė kanė zėnė nga dy-tre vende pune se nuk u del hesapi. Ose tė ushqejnė fėmijėt e tė mbajnė dashnoret. Tė themi tė drejtėn, aq keq na erdhi kur lexuam deklarimet e para tė udhėheqėsve tė partisė e tė shtetit socialist, saqė na shkuan lotet ēurk dhe na erdhi turp pėr ankesat tona bajate, si pėr punė, pėr ujė, pėr drita, pėr higjenė e pastėrti, pėr rend e qetėsi. Ne, si pensionistė e kemi ndarė mendjen, nga pensionet tona tė majme do tė heqim njė pjesė, e do t'ia dėrgojmė ēdo muaj shokut Fatos. Do t'ia dėrgojmė Fatosit, se ky i gjori qenka mė keq nga tė gjithė. Ndėrsa pėr tė tjerėt, tė mendojnė pensionistėt e zonave tė tyre elektorale. Kur lexuam deklaratėn e shokut Fatos, na shkuan mornica nė tėrė trupin, e na u ngritėn qimet e trupit pėrpjetė. Sot, kur lexuam kėtė deklaratė, i dhamė tė drejtė, pse qenka ndarė nga gruaja e parė, e cila nuk kishte biznese si Xhoi! Me gruan e parė, shoku Fatos vuante pėr bukėn e gojės. Nė punė shkonte me biēikletė, ose nė kėmbė. Ēdo muaj merrte borxh nga Farudini ndonjė lek, sa tė shtynte ditėt e tė merrte rrogėn. Dhe sot, nuk ėshtė mė mirė kryeministri. Ja, ai ėshtė pa shtėpi e pa katandi, se aty ku fut kokėn natėn, nuk e ka tė tijėn, por tė nuses qė po e mban me bukė!!!


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22
  2. Sekuestrohen pasuritė e njeriut tė Bin Laden
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 14:49
  3. Ministrat e financave tė Shqipėrisė
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:31
  4. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41
  5. Ligj pėr tė marrė pasuritė e MAFIA-s
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •