Arsenali kimik asnjehere nuk amortizohet, ai biologjik po. Administrata amerikane nuk eshte ne gare per ti provuar botes se "ja tek i keni armet e shfarrosjes ne mase", perkundrazi, SHBA po mundohet te rindertoje historine e ketyre armeve, si u krijuan, ku u ruajten, ku u levizen, cfare vendimesh u moren, si perfunduan? Hetimi sapo ka filluar dhe SHBA nuk do te ndalet vetem tek gjetja e ketyre armeve, apo nxjerrja e tyre neper ekrane qe kritiket te bien ne qetesi, ata do ti shkojne deri ne fund historikut te ketyre armeve pasi nese keto arme perfundojne ne duart e gabuara, mund te lene pasoja katastrofale per njerezimin.
Armet e shfarrosjes ne mase nuk ishin motivi kryesor i luftes per amerikanet, lufta ne Irak per amerikanet ishte ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit. Ky ishte motivi kryesor i luftes.
Orku, asnje qeveri ne bote, asnje organizate nderkombetare nuk e ve ne dyshim qe rregjimi i Sadam Husein zoteronte arme te shfarrosjes ne mase, mos harro, ai i perdori ato mbi kurdet ne veri dhe Shiajt ne jug duke shfarrosur mijra njerez neper fshatra e qytete. Pyetja e drejte nuk eshte: "Ku jane armet e shfarrosjes ne mase?" por "Ku kane perfunduar ato?" Jane fshehur diku ne Irak? Jane eksportuar ne ndonje vend fqinj si Siria? Jane shkaterruar para konfliktit? Kjo eshte ajo qe eshte e rendesishme te zbulohet.
Historine e bejne kombet dhe kombet i udheheqin liderit e tyre, liderit jane njerez qe bejne histori me qendrimet e tyre. "Epoka e ligjit nderkombetar" asnjehere nuk ka egzistuar, asnjehere nuk do te egzistoje per arsyen e thjeshte se kombet kane interesa te ndryshme kombetare. Roli i OKB-se qe nga krijimi i saj ka qene parandalimi i konflikteve ne bote, qe do te thote me pak fjale, ruajtja e status kuose se pas luftes se II boterore. Po te hapesh kalendarin tend, nuk jemi me ne vitet 50, 60, 70, 80 te luftes se ftohte, jemi ne vitin 2003, dhe misioni i OKB ka humbur ne vite. Ajo sot eshte nje organizate humanitare ne kerkim te nje misioni ose identiteti te ri.OKB nuk u be pale as ne luften e Kosoves por aty asaj iu dha nje rol paresor ne administraten e atjeshme. Albo deshira per ta kthyer njerezimin ne epoken e emrave eshte ne kundershtim te plote me qellimin per ta futur ate ne epoken e ligjit.
Krijoni Kontakt