Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Te genjesh masat? Nje nevoje

    Nga vjen gjithe ky parapelqim per genjeshtren i ekipit Bush? Ndoshta nga teoria e mendimtarit filozof, Leo Shtraus

    International Herald Tribune

    Problemi i konservatorizmit amerikan gjate pjeses me te madhe te shekullit te XXte, kishte te bente me faktin se ai nuk shkelqente me inteligjencen e tij. Partia republikane ishte dhe mbetet gjithnje, nje parti e mjediseve te biznesit, antiintelektuale dhe haptazi ksenofobe. Neokonservatoret, te cilet dolen ne vitet '60, perbejne levizjen e pare mirefilli intelektuale te se djathtes amerikane qe nga shekulli i XIXte. Synimi i tyre eshte qe te vendosin rendin boteror nen hegjemonine efektive te Shteteve te Bashkuara, te shkaterrojne armiqte e Amerikes dhe te minimizojne, madje te eliminojne, Kombet e Bashkuara dhe cdo institucion tjeter qe pretendon se ushtron nje lloj autoriteti nderkombetar. Ata zbatojne nje filozofi politike te sakte, nderkohe qe arroganca dhe mungesa e tolerances qe ata mbartin ne veprimet e tyre, pasqyron bindjen e te zoteruarit te nje sensi te realitetit dhe te nje te vertete qe te tjeret nuk e kane. Midis tyre gjendet Pol Volfovic, keshilltari i sekretarit te Mbrojtjes, Abram Shulski, i Zyres se planeve speciale te Pentagonit, Ricard Perl, keshilltar i Pentagonit, Eliot Abrams i Keshillit per sigurimin kombetar dhe politogologet Robert Kagan dhe Uilliam Kristol.

    Mendimtari i tyre eshte filozofi Leo Shtraus, i cili pasi u largua nga Gjermania, ne vitin 1938, dha mesim per vite me rradhe ne universitetin e Cikagos. Shume neokonservatore kane qene nxenes te tij dhe Volfovic dhe Shulski kane mbrojtur doktoraten nen udheheqjen e Shtrausit. Gjate viteve te fundit qe ai i kaloi ne Cikago, rreth tij u ngrit nje kult, deri ne ate pike sa filofozi dhe disa prej admiruesve te tij u bene personazhe te romanit te Saul Bellou, Ravelstein. Ky kult ishte teresisht brenda logjikes: ne fakt, Shtrausi ishte i mendimit se te vertetat themelore mbi shoqerine dhe historine njerezore duhet te njihen vetem nga nje elite dhe tu fshihen per pasoje masave, te cilat nuk kane forcen e nevojshme morale per t'i perballuar. Sipas tij, shoqeria ka nevoje per genjeshtra qetesuese. Nga ana tjeter, ai e cilesonte filozofine te rrezikshme, sepse kjo e fundit ve ne pikepyetje konventat qe administrojne rendin civil dhe moral, gje qe mund te coje ne nje nihilizem shkaterrues. Filozofia klasike greke, me sakte ajo e Platonit, i dukej me afer te vertetes se te gjitha te tjerat qe e kane pasuar, por ai e konsideronte te verteten e Platonit teper te ashper per tu pranuar nga masat. Nderkohe qe ishte i mendimit se virtyti  i cili per filozofet klasike, duhet te perbeje qellimin e njeriut nuk mund kurresesi te arrihet. Pra, populli duhet genjyer ne lidhje me natyren e realitetit politik. Megjithate, ekziston nje elite e cila e njeh dhe e mban te verteten per vehte, gje qe e vesh ate me dije dhe per pasoje me pushtet qe te tjetet nuk e kane. Pra ketu kemi te bejme me nje element te rendesishem te ndikimit qe ushtron Shtrausi tek neokonservatoret amerikane.

    Kjo e vertete paturpersisht e fshehur ben qe te funksionoje pragmatizmi politik: nuk ka asnje Zot te pagabueshem per te ndershkuar veprimet jo te mira, nderkohe qe per pjesen me te madhe te njerezve virtyti eshte i pamundur te arrihet. Makiaveli kishte te drejte. Ekziston nje hirearki natyrore midis njerezve dhe ata qe qeverisin duhet te ngushtojne lirine e hetimit si dhe te shfrytezojne mediokritetin dhe te metat e njerezve te zakonshem per te ruajtur rendin ne shoqeri.

    Pra hasim ketu nje filozofi te zymte dhe antiutopike, e cila eshte ne kundershtim me ate qe praktikisht amerikanet kerkojne te besojne. Ajo i kundervihet konceptit te njohur te shoqerise demokratike moderne; por ajo i kundervihet gjithashtu edhe ambicjeve politike te neokonservatoreve  demokratizimit te botes myslymane dhe vendosjes se nje rendi te ri boteror te sunduar nga Shtetet e Bashkuara  ambicje keto teper utopike. Leo Shtrausi, i cili vdiq ne vitin 1973, ishte kunder hegjemonise, qofte ajo amerikane apo e ndonje ngjyre tjeter. Sipas tij, "asnje njeri, asnje grup njerezish nuk mund te qeverisin me drejtesi gjithe njerezimin". Nje nga drojat e tij gjate luftes se ftohte, kishte te bente me faktin se Amerika i pergjigjej universalizmit sovjetik me ambicjen e sundimit te botes. Per mendimin tim, ajo qe i ka magjepsur vertet neokonservatoret tek ky filozof eshte elitizmi i tij, i cili justifikon pragmatizmin politik si dhe "genjeshtrat e nevojshme" qe u duhen thene atyre qe nuk e perballojne dot peshen e se vertetes.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Nje mashtrim i denje per skandale te tipit Enron

    Shkaqet per te sulmuar Irakun ishin te shumta, te sakta, por te genjeshterta, kjo sepse administrata Bush e shtremberoi realitetin per t'ia bashkangjitur me mire bindjeve te saj.

    The Washington Post

    Atehere, cila eshte receta me e mire per te bere llogari? Ajo e firmes gjigande amerikane Enron, qe fshehu shperdorimet financiare apo ajo e qeverise se ketij vendi ne raportet e saj te paraluftes ne lidhje me armet irakene te shkaterrimit ne mase? Llogarite e Enronit megjithese ishin shume te hollesishme, ishin cmendurisht te rreme. Ato tregonin operacione shitjeje dhe kembimi qe s'kishin ndodhur asnjehere, por qe gjithesesi kishin sherbyer per te shpjeguar bilancet aktive dhe fitimet ne dukje marramendese te shoqerise.

    Llogarite e administrates Bush ne lidhje me arsenalin iraken ishin gjithashtu te hollesishme. Pershkrimi i vendfshehjeve te armeve te Sadam Hyseinit perbente thelbin e fjalimit te Kolin Pauellit para Keshillit te sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Sipas sekretarit te Shtetit, provat treguese deshmonin se Iraku zoteronte qindra tonlata me agjente kimike dhe biologjike si dhe kishte fshehur uranium ne Niger per te pershpejtuar programin e tij berthamor.

    Por ja qe sigurite e djeshme behen shkak per rremujen e sotme. Task Force 75  njesi e ushtrise e ngarkuar me gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase ne Irak po largohet nga vendi, e zhgenjyer se nuk mundi te gjeje gjurmet e realitetit te programeve te armatimit te Sadam Hyseinit. Eshte fakt gjithashtu se, perllogaritja e stoqeve te armeve irakene para luftes ngjan po aq e dyshimte sa edhe transaksionet e Enronit. Megjitheate, kjo nuk do te thote qe clirimi i Irakut nga nje tirani staliniste nuk perben nje bekim per kete popull. Por ne te njejten kohe ky fakt nuk qe asnjehere nje arsye e mjaftueshme qe Shtetet e Bashkuara te hynin ne lufte, ashtu sic e kishin menduar Zoti Bush dhe keshilltaret e tij. Dhe duke patur parasysh teorine e tyre te luftes parandaluese, shenjestra nuk mund te jete thjesht nje horr totalitar, por duhet qe kjo shenjester te perbeje nje rrezik per vendin tone. Atehere, ky rrezik u gjet edhe pse u desh te krijohej nje sherbim te ri sekret vetem ne funksion te kesaj detyre. Sic shprehet Robert Drejfus ne The American Prospect dhe Sejmur Hersh ne The New Yorker, nensekretari i mbrojtjes Pol Vorfovic ngriti vitin e shkuar nje berthame, ne gjirin e Zyres se projekteve speciale te Pentagonit, e cila kishte per detyre qe te ofronte "fakte" qe justifikonin luften. Shkaku i krijimit te kesaj njesie ishte nervozizmi i neokonservatoreve perkunder paaftesise se Cias dhe Defence Intelligence Agency (DIA) per te gjetur prova ne lidhje me pranine e armeve te paligjshme ne Irak si dhe lidhjet e ketij vendi me Al Kaeden.

    Neokonservatoret ishin mese te bindur per qenesine e ketij arsenali. "A zoteron Sadami arme te shkaterrimit ne mase?" pyeti Ricard Perl gjate deshmise se tij ne Kongres ne mars te vitit 2001. "Pa dyshim qe ka! Deri ku ka arritur ai ne fushen berthamore? Nuk dime asgje te sakte. Per mendimin tim, me larg nga sa mendojme ne. Kjo sepse, ne kufizohemi ne ate qe jemi ne gjendje te vertetojme dhe te gjejme". Dhe problemi me CIAn dhe DEAn qendron pikerisht ne kete pike: ata nuk ishin vecse nje bande empiristesh te rendomte, nderkohe qe administrata Bush donte te dhena te mbeshtetura ne bindje.

    Keshtu lindi njesia e Zyres se projekteve speciale, e drejtuar nga neokoneservatori Abram Shulski. Kjo njesi nuk dergonte agjente ne terren dhe ne te benin pjese vetem nje grusht analistesh. Por ajo qe i dallonte nga sherbimi sekret ishte fakti se ata mbeshteteshin jashtezakonisht ne informacionet e ofruara nga Kongresi Kombetar Iraken (CNI), nje organizate emigrantesh irakene kjo, arsyeja e qenesise se se ciles ishte rrezimi i Sadam Hyseinit. Sic shprehen Sejmur Hersh dhe Robert Drejfys, nje pjese e madhe e te dhenave te CNIse ne lidhje me programet e armatimit si dhe ne lidhje me ceshtje te tjera, ishin cilesuar si teresisht absurde nga specialistet me pervoje te sherbimit sekret. Por ishin pikerisht keto te dhena qe sherbyen si baze qe qeveria te shkonte drejt luftes.

    Ne dukje, sherbimi sekret eshte per administraten Bush si informacioni per kanalin televiziv Fox News. Faktet jane te mira persa kohe behen mbeshtetje per presidentin, ne te kundert, ato lihen menjane, ose harrohen, nderkohe qe gjurmohen te tjera qe na vijne pas qejfit. Ashtu si ne ceshtjen Enron, ne kete qeveri ka pergjegjes per te cilet eshte teresisht normale qe te zevendesojne faktet reale qe nuk u vijne per shtat me te tjera me te besueshme per ta. Por ndryshe nga banda e Enronit, ata nuk i paraqiten keto llogari te hollesishme te shkeputura nga realiteti me qellim qe te mbulonin shperndorimet ne emer te pasurimit: ata donin thjesht te shperthenin nje lufte. Dhe ne fund te fundit nuk eshte se bene ndonje mekat te madh.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Pentagoni dhe armet kimike

    Qe nga viti 1998, nje raport bente te ditur se municionet irakene kishin jetegjatesi shume te shkurter.

    Alternet

    Askush nuk ka dyshuar ndonjehere qe Iraku nuk zoteronte arme te shkaterrimit ne mase. Por edhe bota nuk ishte kaq naive sa te besonte qe Sadam Hyseini nuk u mundua t'ia fshihte ato inspektoreve te OKBse. Nderkohe Shtetet e Bashkuara e pushtuan vendin duke perseritur pas dhjete vjet sanksionesh, bombardimesh ajrore dhe inspektimesh, se Iraku zoteronte ende nje arsenal armesh berthamore, kimike dhe biologjike, te cilat mund t'i perdorte jashte kufijve te tij per furnizimin e grupeve terroriste.

    Per fat te keq, asgje nuk i erdhi ne ndihme ketij argumenti, i cili u mbrojt me zjarr nga sekretari i Shtetit Kolin Pauell ne Kombet e Bashkuara ( me 5 shkurt te ketij viti), ku ai u shpreh se zoteronte prova te pakundershtueshme se stoqe te stermedhenj armesh te shkaterrimit ne mase  qe nga gazi sarin e deri tek semundja e qymyrit , duke kaluar neper raketat e ndaluara  gjendeshin ne Irak gati per tu perdorur. Pak rendesi ka nese dezertori iraken, i cili i foli Pauellit per stoqet e armeve kimike dhe biologjike i tha gjithashtu se ato ishin shkaterruar tashme plotesisht  fakt ky qe u anashkalua nga Pauell ne Kombet e Bashkuara. Gjithesesi, edhe aktualisht keto stoqe do te kishin dale pa dyshim jashte perdorimit dhe qeveria amerikane eshte plotesisht e ndergjegjshme per kete.

    Military Critical Technologies List (MCTL, lista e teknologjive ushtarake kritike) eshte nje inventar i hollesishem i teknologjive qe Pentagoni i konsideron si kyce per te ruajtur supremacine ushtarake amerikane. Ajo zbatohet ne te gjitha fushat, ne vecanti ne luften kunder gares se armatimit. E botuar ne vitin 1998, lista u ribe dhe u rishpall ne vitin 2002.

    Cili eshte qendrimi i MCTL persa i perket stoqeve irakene te armeve kimike? "(Ne lidhje me agjentet kimike me veprim ne sistemin nervor, irakenet (...) prodhojne (...) nje perzjerje te paqendrueshme, thuhet ne dokument. Per te prodhuar municionet e tyre kimike, irakenet bazoheshin me sa duket ne parimin e perdorimit te menjehershem. Nese do te nisemi nga te dhenat e transmetuara ne OKB nga ana e Irakut dhe te vertetuara nga kontrollet, agjentet e tyre me veprim ne sistemin nervor ishin te nje cilesie te dobet dhe te pastruar ne menyre te pamjaftueshme. Qe te mos degradonin ne municion, ata duheshin transportuar menjehere ne front".

    "Armet kimike te zbuluara ne Irak pas luftes (se pare) te Gjirit, vazhdon raporti, permbanin agjente te cilet kishin pesuar nje shnderrim te rendesishem". Kohezgjatja e ruajtjes se ketyre agjenteve te nje cilesie te ulet ishte, ne rastin me te mire, disa jave, gje qe nuk flet aspak ne favor te krijimit te stoqeve te rendesishme te armeve kimike. Perpara luftes se pare te Gjirit, pati zera se irakenet ia kishin dale mbane qe te prodhonin arme kimike me dy elemente, perberesit e te cilave, te ndare dhe te pademshem, perziheshin vetem disa caste para perdorimit te armes, gje kjo qe u jepte fund problemeve te ruajtjes dhe te ndotjes. Por sipas MCTLse, "irakenet zoterojne nje sasi te vogel municionesh dyelementeshe stramatike, te cilat per t'i shnderruar ne funksionale duhet qe nje dikush fatkeq te derdhe perberesin e dyte me ndihmen e nje bidoni pikerisht ne castin para perdorimit", nje detyre kjo shume e papelqyer per ushtararet.

    Gazi iraken paraqet pa dyshim nje qendrueshmeri me te madhe se agjentet veprues ne sistemin nervor. Meqenese ai gezon nje kohezgjatje me te madhe ne sistemin ruajtes, ka mundesi qe te zbulohen stoqe ende aktive. Por a duhet te shqetesohemi vertet per ekzistencen e ketyre agjenteve me cilesi te dobet te prodhuar para shume vitesh?
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Arsenali i Sadamit, gjithnje i padukshem

    Te dhena te rreme apo arme qe nuk ekzistojne? Te ngarkuar me zbulimin e arsenalit iraken, Task Force 75 ka mbetur duarthate. Ky eshte perfundimi i arritur nga Washington Post ne mesin e muajit maj.

    The Washington Post

    Ekipi amerikan i ngarkuar me zbulimin e armeve te shkaterrimit ne mase eshte duke e pakesuar aktivitetin e tij pa e gjetur proven qe do te vertetonte tezen se Sadam Hyseini mbante stoqe te paligjshme te armeve te ndaluara. Kur personeli i Task Force 75 (biologe, kimiste, inspektore armatimesh, operatore berthamore, eksperte ne informatike dhe ne analize dokumentash si dhe anetare te forcave speciale) mberriti ne Irak, te gjithe shpresonin te arrinin perfundime te shpejta. Ata kishin besim se do ta zbulonin ate qe sekretari i Shtetit Kolin Pauell kishte pershkruar ne paraqitjen e tij te dates 5 shkurt perpara Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara: qindra tonelata me agjente biologjike dhe kimike, raketa te afta per t'i transportuar si dhe provat e qenesise se nje programi, i cili do bente te mundur prodhimin e bombes atomike.

    Por dhjetera misione te pafryt filluan te hidhnin hije dyshimi mbi sigurite e meparshme. Ne prag te luftes, kolonel Ricard Mekfi, i mori shume seriozisht paralajmerimet e sherbimit sekret amerikan, sipas te cilit Sadam Hyseini i kishte "lene dore te lire" disa prej vartesve te tij te ngarkuar me perdorimin e armeve kimike. "Jo me kot, ne i urdheruam njerezit tane qe te merrnin masa mbrojtese", shprehet ai sot. Megjithate, nese Iraku do te enderronte vertet perdorimin e atyre armeve, "eshte e qarte se i duhej para se gjithash qe te zoteronte dicka qe te mund ta perdorte. Por ne nuk gjetem asgje". Specialistet e apasionuar, anetaret e Task Force, konstatuan shume shpejt se i mungonte nje numer i rendesishem elementesh thelbesore. Por ne kuadrin e synimeve te Uashingtonit, ata u ndergjegjesuan se keto te fundit ne me shumten e hereve ishin te paracaktuara dhe ata duhej te mesoheshin me kete mendim.

    Kur shpertheu lufta, komanda qendrore amerikane (Centcom) kishte nje liste me 19 vendndodhje te rendesishme armesh. Nje tjeter liste numeronte 68 vendndodhje te tilla qe nuk i perkisnin armeve te shkaterrimit ne mase, por, ekzistonte mundesia qe ato te permbanin te dhena vertetuese per kete qellim. Ne fillim te majit, 45 nga keto 68 vendndodhje u kontrolluan pa sjelle asnje perfundim konkret. E perse duhet ta vrasim mendjen dhe te kontrollojme per keto vendndodhje?" pyet me nje pamje te bezdisur adjutanti Ricard Gonzales, shef i Mobile Exploitation Team Alpha (MET Alpha). "Ne e dime qe me pare se nuk do te gjejme gje".

    Ekipet e inspektoreve analizuan fije e per pe laboratoret dhe depot e municioneve, bunkeret dhe distilerite, dyqanet e bukes, uzinat e vaksinave dhe rafte te tera me dosje. Ata germuan token ne vendet qe u kishin treguar informatoret. Por pjesa me e madhe e ketyre misioneve u kryen duke u nisur nga "dosjet e synimeve", te cilat permblidhnin te dhenat e ofruara nga sherbimi sekret amerikan. Por pasi u pagezuan "ad hoc", ato moren hov nga te dhenat e mbledhura ne vend.

    Laboratore biologjike dhe kimike te fjales se fundit, te vendosur ne konteniere detare standarte, u transportuan ne Irak te shoqeruar nga nje numer i konsiderueshem pajisjesh, per te vijuar me pas me qindra eksperimente qe nga analizat e ANDse e deri tek spektrometri. Nderhyrjet u numeruan ne dhjetera, por ato nuk sollen asnje perfundim te dukshem. Drejtori i laboratoreve, i cili kerkon te mbetet anonim, e pranon qe disa nga shkencetaret e ekipit te tij po pergatiten per tu kthyer ne Shtetet e Bashkuara. Anetare te ekipit shpjegojne se nje pjese e deshtimit te perfundimeve i detyrohet ngadalesise se perparimit te tyre gjate operacioneve ushtarake. Kujdesi i disa komandanteve ne terren hera heres i pengoi qe te shkonin ne front dhe Task Force nuk kishte as helikoptere te saj ne dispozicion. Por ishin dy faktore te tjere ata qe i dhane nje goditje te rende gjuetise se armeve te ndaluara: te dhenat e rreme dhe sigurimi i pamjaftueshem i vendndodhjeve. Disa informacione te njohura ne Uashington, si inventaret e vendndodhjeve berthamore te mbikqyrur nga Agjensia nderkombetare per energjine atomike, nuk iu transmetuan ekipeve te ngarkuara me inspektimin. Dhe mbi te gjitha, sherbimi sekret kishte nje ide shume me pak te sakte te programeve irakene te armatimit nga ajo qe besonin anetaret e Task Force. "Ne erdhem te gjuajme ariun, me pajisjet per gjuetine e ariut. Te dhenat dhe paralajmerimet ishin atje. Edhe vleresimet ishin te sakta. Por vetem ariu nuk u gjend", komenton nje oficer i Defence Intelligence Agency.

    Sipas anetareve te ekipit, pengesa me e madhe ishte plackitja ne mase e ndertesave qeveritare dhe industriale. Plackitesit shkaterruan dhe dogjen provat qe ata donin te gjenin ne pothuajse "te gjitha vendndodhjet e mundshme dhe ato me te rendesishme". Kjo eshte arsyeja qe koloneli Mekfi e shkurtoi nga 96 ne 24 ore afatin mes vendimit per te nderhyre dhe vete nderhyrjes. Por ishte megjithate nje kohe shume e gjate. Kur ekipi mberriti ne vend, shume gjera ishin zhdukur. "Dy komandanteve iu thane:'Shkoni deri ne Bagdad. Ah, po, dhe me pas, nese ashtu si rastesisht do te hasni nje vendndodhje te mundshme, atehere duhet ta siguroni, shprehet ai. Atehere, cfare duhet te benim? Te siguronim vendndodhjet apo te vazhdonim per ne Bagdad? Kishim nje numer te kufizuar njerezish, nderkohe qe na besonin njezet misione te ndryshme".

    Sot, misioni i Task Force 75 eshte i turbullt. Synimet e tij jane zgjeruar me nje mbledhje ne shkalle te gjere te te dhenave, qe nga krimet kunder njerezimit dhe te burgosurit e luftes e deri tek lidhjet e Sadam Hyseinit me terrorizmin.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ata thane, ata bene....

    Nafte.
    Toni Bler: "Ne nuk do ta prekim. Shtetet e Bashkuara nuk do ta prekin. (Ne MTV, me 7 mars te ketij viti). E verteta: ne baze te rezolutes numer 1483 te OKBse, e votuar me 22 maj, krijohet nje fond per zhvillimin e Irakut. Ne fakt, ky fond do te jete nen kontrollin e Shteteve te Bashkuara dhe te Britanise se Madhe, te cilat do te vendosin per burimet, megjithese ne Keshill do te perfaqesohen edhe OKBja, FMNja Banka Boterore dhe Fondi Arab per zhvillimin ekonomikoshoqeror.

    OKB.
    Xhorxh Bush: "Kombet e Bashkuara do te luajne nje rol paresor". (Belfast me 8 prill). E verteta: ne terren, OKBja pati nje rol konsultues. Perfaqesuesi special i Kombeve te Bashkuara ne Irak duhet te ndihmoje per vendosjen e institucioneve politike kombetare, ndersa vendimet operacionale do te merren nga amerikanet dhe britaniket

    Armet.
    Xhek Strou: "Nese ju me pyesni nese OKBja do te luaje nje rol jetesor ne Irak, perfshi ketu edhe inspektimet e armatimit, pergjigjja eshte po." (Konference shtypi, me 25 prill).

    E verteta:
    nuk eshte parashikuar asnje rol per inspektoret e carmatimit.

    Ndihma.
    Toni Bler: "OKBja duhet te kete nje rol qendror ne dhenien e ndihmes humanitare." (Dhoma e komunave, me 18 mars).

    E verteta:
    Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe mbikqyrin ndihmen, ndersa OKBja luan thjesht nje rol koordinues.

    Qeveria.
    Toni Bler: "Veprimi ushtarak ka per qellim te rivendose autoritetin e Kombeve te Bashkuara dhe te sigurohet qe Sadam Hyseini eshte carmatosur". (Ne MTV, me 7 mars).

    E verteta:
    Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe do ta drejtojne vendin si fuqi pushtuese.

    (Sipas The Independent  Londer)
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Armet kimike

    Thenie

    -Shtetet e Bashkuara pohojne se Iraku ka vazhduar te ndertoje dhe te zhvilloje fabrikat e klorit dhe te fenolit, te cilat mund te drejtohen fare mire drejt prodhimit te armeve kimike.

    -Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell paraqiti fotografi te nje uzine armesh ne Taji, te marra me satelit, per te treguar se vendndodhja ishte spastruar perpara mberritjes se inspektoreve te OKBse.

    Fakte

    -Vendndodhja kimike irakene e Al Qaqaase u bombardua gjate luftes se pare te Gjirit dhe stoqet e mbetura u terhoqen dhe u shkaterruan nga specialistet e Kombeve te Bashkuara. Asgje nuk deshmonte se prodhimi iraken i klorit dhe fenolit ishte paracaktuar per perdorim ushtarak.

    -Shefi i inspektoreve te carmatimit te OKBse, Hans Bliks, u shpreh se fotografite tregojne levizje rutine ne vendndodhjen e uzines.

    Armet biologjike

    Thenie


    -Shtetet e Bashkuara botuan fotografine e nje mjeti,I cili nese do te ishte i pajisur me nje rezervuar pluhurizimi, mund te perdorej per "shperndarjen e agjenteve biologjike" ne vendet fqinje me Irakun, madje edhe ne Shtetet e Bahskuara.

    -Kolin Pauell pohoi se ishte ne dijeni qe "ne baze edhe te pohimeve te shkuara te Irakut", vendi kishte arritur te militarizonte ricinen.

    -Z.Pauell deklaroi se Sadam Hyseini zoteronte "mjete per te zhvilluar virusin e lijes".

    Fakte

    -Iraku shkaterroi nje mjet, pasi ky i fundit ishte zbuluar nga inspektoret e OKBse, te cilet gjithesesi nuk ishin te bindur qe aparati pa pilot i perkiste nje kategorie materiali te ndaluar.

    -Inspektoret e OKBse saktesuan se ishte kryer nje prove e vetme ne nentor te vitit 1990, prove kjo e cila nuk kishte perfunduar dhe se Bagdati e kishte braktisur projektin.

    -Inspektoret e OKBse nuk e konsiderojne lijen si nje kercenim shqetesues. Ata saktesuan ne raportin e tyre se "asgje nuk e vertetonte faktin" qe Iraku kryente kerkime mbi lijen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 24-06-2003 mė 14:26
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Armet irakene: propagande dhe realitet

    Thenie

    Armet berthamore

    -Presidenti Bush pohon se fotografite e marra me satelit deshmojne se Iraku ndertonte uzina ne vendndodhjet, te cilat me pare benin pjese ne programin e tij berthamor, gje qe flet per ekzistencen e "nje kercenimi real" ne lidhje me vijimesine aktivitetit berthamor.

    -Qeveria britanike pohon se, ne rast se Iraku do arrinte te furnizohej me lende te pare te ndashme si dhe me perberes thelbesore tek furnizuesit e huaj, ai mund te prodhonte nje arme berthamore brenda nje hapesire kohore prej 12 vjetesh.

    -Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara paralajmeruan se Iraku ishte perpjekur shume here te importonte 60.000 tuba alumini special dhe te tjera materiale, te cilat sherbejne per pasurimin e uraniumit para prodhimit te armeve berthamore.

    Fakte

    -Keto klishe flasin per ish kompleksin berthamor irakene te Tuwaitha. Qe nga mberritja e tyre, forcat amerikane nuk kane gjetur asnje gjurme te aktivitetit te ndaluar.

    -Ky pohim dukej i sakte. Megjithate, per shkak te kontrolleve te kryera mbi lendet e para te ndashme si dhe te pranise se specialisteve nderkombetare ne Irak, rreziku qe Iraku te mund te zhvillonte nje arme berthamore ishte shume i vogel.

    -Agjensia Nderkombetare per energjine atomike (AIEA) shprehet se "asgje nuk verteton" se Iraku kishte parashikuar t'I perdorte keto tuba te importuar ne nje uzine pasurimi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    o enri do ishte mire ti postoje dhe ke Iraku i pasluftes keto shkrimet

    si thua?

    jo per gje po eshte mbyllur goja disave
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte interesant se sa te vendosur jane njerezit per te paragjykuar gjithcka, vetem e vetem per te justifikuar histerine dhe xhelozine qe kane ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Edhe pse kane ikur rreth 40 dite nga renia e Bagdatit, gazetaret dhe "analistet" i paskan nxjerre perfundimet se Iraku nuk paska arme bio-kimike apo nukleare. Kjo i shtyn keta njerez te hidhen ne ofensive duke aluduar se administrata amerikane "genjeu" kur tha qe Iraku zoteron arme bio-kimike te shfarrosjes ne mase. Ne fakt kete nuk e ka thene vetem SHBA, e ka thene edhe komisioni i energjise nukleare ne OKB.

    Eshte ende heret per te dale ne perfundime mbi armet e shfarrosjes ne mase. Ende nuk eshte kapur Sadam Husein dhe elita e tij drejtuese. Te gjithe shkencetaret dhe njerezit qe kane marre pjese ne keto programe nuk flasin, per aq kohe sa nuk jane siguruar qe Husein eshte ose i vdekur, ose nen kontrollin e amerikaneve. Kapja e Husein eshte vetem ceshtje kohe dhe nga 52 kokat e rregjimit, 35 jane aktualisht ne kontrollin amerikan. Cfare do te shkruajne keta gazetare e keta analiste nese neser gjenden te fshehura arme biologjike apo kimike?!

    Persa i perket rolit te OKB-se, OKB perjashtoi vetveten nga procesi i rindertimit te Irakut, pasi OKB nuk mori mbi supe pergjegjesite e saj per Irakun. Mareveshja e kushtezuar e armepushimit ne 1991, therriste per carmatim te plote te Irakut nga armen e shfarrosjes ne mase. Kjo mareveshje u nenshkrua nga OKB dhe Iraku. Jo vetem qe nuk u respektua, por per 12 vjet eshte luajtur loja e maces me miun. Per 12 vjet avionet amerikane dhe britanike kane partrulluar Irakun. Kur presidenti Bush i beri thirrje Asamblese se OKB-se qe te marri pergjegjesite e saj dhe ti japi fund lojrave me Irakun, OKB zgjodhi rrugen e me shume inspektimeve, pra ate rruge qe kishte marre 12 vjet me pare dhe qe ende nuk e kish shpene ne destinacion. SHBA dhe Britania nderhyne ne Irak duke marre keshtu persiper ato pergjegjesi qe OKB nuk mori.

    Nje nga artikujt e mesiperm, merr persiper te analizoje edhe konservatorizmin amerikan, duke u munduar ta shesi ate si "ksenofob", "arrogant", e me the te thashe. Ky artikull flet shume pak per konservatorizmin amerikan dhe shume shume per bindjet dhe perspektiven e atij qe e ka shkruar ate artikull. Partia Republikane eshte partia qe ka nxjerre liderat me te medhenj qe ka njohur SHBA dhe bota. Ishte kjo parti qe ruajti unitetin federal duke fituar luften civile, kjo parti qe hoqi skllaverine, kjo parti qe i beri te qarte popullit amerikan qe edhe pse luftrat boterore nuk behen ne token amerikane, Amerika nuk mund te lejoje nje rregjim totalitar te sundoje boten. Eshte kjo parti qe beri luften e ftohte, kjo parti qe i dha fund luftes ne Vietnam, kjo parti qe beri histori me fitoren e luftes se ftohte dhe po udheheq boten ne luften e mijevjecarit te trete, luften kunder terrorizmit nderkombetar.

    Reputacioni qe partia republikane gezon ne rradhet e amerikaneve eshte ajo e nje partie te forte te ciles mund ti besohen fatet e vendit ne kohet me te veshtira. Ne kontrast te thelle me partine demokrate, lideret republikane nuk stepen perballe kercenimeve qe SHBA dhe bota has. Presidenti Karter, i perket partise demokratike, ai ka marre edhe nje cmim per paqe dhe eshte shume i dashur dhe respektuar ne ambientet europiane apo ne vendet diktatoriale si Kuba, Korea e Veriut, Serbi, Irak, etj. Karteri respektohet pasi ishte mbase presidenti me i dobet qe ka njohur historia amerikane, presidenti qe nuk arriti te ndalte revolucionin islamik ne Iran duke humbur keshtu aleancen me te gjate te SHBA ne Lindjen e Mesme, ate me Iranin. Presidenti qe nenshkroi planin e paqes midis Izraelit dhe Egjiptit ne 1980, qe i ka kushtuar taskapaguesve amerikane 4 miliard dollare ne vit, para qe shkojne ne llogari te Egjiptit dhe Izraelit. Apo braktisjen totale te luftes se ftohte, duke ua leshuar frontin e luftes ideologjike ne Ameriken Jugore, ruseve dhe ideve komuniste. Karter refuzoi te perdorte ushtrine amerikane per te mbrojtur hemisferen amerikane nga ideologjia komuniste. Ua solla Karter si shembull, pasi ai eshte kunder-modeli i G. W. Bush, apo pasardhesit te tij, Ronald Regan. Karter ne Europe edhe sot e kesaj dite adhurohet si Perendi, pasi ai zgjodhi pacifizmin per te justifikuar bindjet e tij dhe per te demtuar interesat amerikane kudo ne bote.

    Liderat republikane ne arenen nderkombetare gjithmone kane bere histori duke korrigjuar veprimet e parardhesve te tyre demokrate. Arsyeja perse George W. Bush eshte ne pozita te forta per tu rizgjedhur, ka te beje me faktin se populli amerikan, perfshi ketu edhe zgjedhesit demokrate, nuk besojne se partia demokratike ka lider qe reflektojne force, vendosmeri dhe perkushtim, qe jane kaq te nevojshme ne keto kohe te veshtira qe gjithe bota po kalon. Kurse, arsyeja perse europianet e kane paksa te veshtire te "ambientohen" me rendin e ri te Bush ne bote eshte se ata ende nuk kane bere divorc me "epoken Klintoniane".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Albo nese neser ne Irak gjenden arme kimike ngel gjithmone per t'u vleresuar potenciali i rrezikshmerise qe ato paraqesin si dhe sasia e tyre ... se bashku me aftesine per t'i vene ato ne funksionim. Ta them kete jo per te minimizuar efektin e tyre por per te te thene se nese dikund ne shkretetire gjendet nje arsenal kimik i amortizuar nga koha kur Iraku ishte i perkedheluri i atyre qe rregullojne historine kjo nuk perben prove por thjesht nje justifikim te dobet.

    Tani po te pyes une ty nese keto arme nuk gjenden, mundesi qe njohu edhe Ramsfeld perpara se t'i terhqnin veshin a do ta pranosh ti qe kali i luftes ishte nje mashtrim per te fshehur qellime te tjera ???

    Pastaj ka nje ndryshim rrenjesor ne qendrimet e atyre qe nuk besojne ne ekzistencen e armeve kimiko-biologjike apo kapacitetit iraken per t'i prodhuar ato dhe qe mbeshteten ne mungesat e proves dhe evidences per ceshtjen ne fjale dhe atyre qe mbeshtesin ekzistencen e armeve dhe linjave te prodhimit te cilet e nuk kane asnje argumet pervecse besimit se administrata nuk ka genjyer.

    OKB nuk u be pale as ne luften e Kosoves por aty asaj iu dha nje rol paresor ne administraten e atjeshme. Albo deshira per ta kthyer njerezimin ne epoken e emrave eshte ne kundershtim te plote me qellimin per ta futur ate ne epoken e ligjit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 25-06-2003 mė 01:59

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dy zemra tė vogla kanė nevojė pėr ndihmė
    Nga YlliRiaN nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 13:57
  2. Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 17:22
  3. Kam shumė nevojė qė tė mė marrė malli!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 19:41
  4. Ndihme per njerzit qe kane nevoje per ndihme.
    Nga Elti... nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 19:12
  5. kam nevoje per ndihmen tuaj
    Nga elb77 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-06-2002, 16:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •