FLET SHAQIR SKARA; ROJA E KONVIKTIT
"Vajzat që unë ruaj kanë vetëm uri seksuale"
--------------------------------------------------------------------------------
Ilir Bushi
Vajzat e konvikteve kanë një uri seksuale dhe disa prej tyre rrinë te fusha e aviacionit brenda në makina deri sa zbardh mëngjesi". Kështu shprehet roja e konviktit të vajzave të Fakultetit të Mjekësisë, i cili sqaron se disa prej studenteve kthehen në godinë rreth orës 7 të mëngjesit dhe pasi marrin librat e fletoret nisen për në fakultet. "Në fillim gjatë vitit të parë ato janë të druajtura, por kur shkojnë në vitin e fundit përmendin shpesh shprehjen se "jeta në Tiranë fillon pas orës 11 të natës".
Si zhvillohet jeta në konviktin e vajzave të Fakultetit të Mjekësisë?
Jeta është normale. Si në çdo vend tjetër ku jetojnë vajza të moshës 20-vjeçare. Konvikti është me 6 kate dhe me kushte të mira. Dhomat janë dyshe, ndërsa në çdo kat ka salla studimi. Në konvikt ka rregulla të caktuara dhe dera mbyllet në orën 11 të natës.
Çfarë ndodh pas orës 11 të natës në godinën e vajzave të Mjekësisë?
Në godinë nuk ndodh ndonjë gjë, sepse hyrja e djemve ndalohet rreptësisht. Por disa vajza shpesh herë kërkojnë të bëjnë jetë nate dhe vijnë vonë në godinë. Ne u flasim përnatë, por ky problem nuk ka gjetur zgjidhje.
Ku shkojnë vajzat gjatë natës?
Disa shkojnë nëpër pabe për të kërcyer, ndërsa disa të tjera nëpër motele. Por futen edhe nëpër makina me të dashurit dhe qëndrojnë deri në mëngjes te fusha e aviacionit. Ka raste kur ikin në orën 20.00 dhe vijnë në orën 7 të mëngjesit të ditës tjetër. Kur kthehen, marrin çantat dhe pastaj nisen në shkollë. Ne u flasim, por ato nuk na dëgjojnë dhe të nesërmen i shohim përsëri nëpër makina te fusha e aviacionit. Që larg dëgjohen rënkime, ka raste kur makinat ku hipin janë të ndryshme, gjë që tregon se kanë nisur ndonjë histori të re. Por kjo është puna e moshës. Ne si ndërmarrje e Trajtimit të Studentëve kemi për detyrë të ruajmë të pastër mjedisin e konviktit. Ky brez ka një uri të tmerrshme seksuale dhe kjo duket qartë në jetën e tyre jashtë konvikteve. Djemtë fillshkëllejnë sinjale gjatë gjithë natës dhe vajzat zbresin menjëherë poshtë. Por pas orës 11 nuk i lejojmë më të dalin. Kështu që nganjëherë dalin në penxhere dhe bisedojnë deri në dy të natës.
Si veproni kur vajzat kërkojnë të fusin nëpër dhoma meshkuj?
Raste të tilla ndodhin përditë. Vijnë djem që thonë se kërkojnë motrën, por ne kemi urdhër të mos lëmë njeri brenda. Shpesh vajzat afrohen dhe na luten që t'i lejojmë djemtë të kalojnë në dhomat e tyre, por asgjë nuk pi ujë. Urdhri është i prerë: Në konviktin tonë nuk duhet të kalojë asnjë këmbë djali.
Por më parë djemtë hynin lirisht në godinë...?
Kjo ka ndodhur para disa vjetësh, kur djemtë ngjiteshin me litar ose me çarçafë në katet e sipërme. Ndërsa tani deri në katet e dyta i kemi bllokuar me hekura, ndërsa, po dëgjuam ndonjë zë djali, lajmërojmë policinë. Kjo konsiderohet ngjarje e rëndë njëlloj si dikur kur kalonte kufirin ndonjë diversant.
A pijnë alkool vajzat e godinës suaj?
Ka raste kur jashtë konviktit pijnë edhe alkool. Ndonjëra prej tyre ka ardhur edhe e dehur pas mesnatës. Në të gjitha rastet ne nuk mund t'i lëmë jashtë.
Po shiringa droge keni parë nëpër korridoret tuaja?
Jo. Por tipik është fakti që shumica pijnë duhan. Shpesh e ngrenë volumin e magnetofonëve ose ndonjëherë bëjnë aheng vetë.
A ka ndryshime të dukshme në sjelljen e vajzave të vitit të parë me ato të vitit të fundit?
Po. Në fillim vajzat e rretheve të tjera janë të druajtura dhe fanatike. Nuk pranojnë t'u flasë njeri dhe, po t'i ngacmojë kush, ua kthejnë xhevapin me fjalë të ashpra. Por dalëngadalë zbukurohen dhe u del turpi. Kjo kuptohet kur fillojnë të vonohen pas orës 11 të natës ose kur u vjen makina afër konviktit. Ato nisin cigaren dhe mua më thonë këtë fjali: "O sportelist, jeta në Tiranë fillon pas orës 11 të natës".
Kush është Shaqir Skara
Shaqir Skara ka lindur në Peshkopi dhe është 48 vjeç. Ai ka kryer shkollën e mesme në vendlindjen e tij, te gjimnazi "Nazmi Rushiti". Pas shërbimit ushtarak është marrë me punë të ndryshme, ndërkohë që ka bashkëpunuar shumë me organet qendrore të shtypit në Tiranë. Pas vitit 1990 ka ardhur në kryeqytet ku është vendosur në një shtëpi private te fusha e aviacionit. Qysh prej 3 vjetësh punon si roje nate në konviktin e studenteve të Mjekësisë.
Krijoni Kontakt