TIRANE (3 Korrik) - Halim Kosova, drejtori i maternitetit tė Tiranės ėshtė shkarkuar dje. Nė vend tė tij ėshtė ulur si drejtoreshė e maternitetit vajza e Presidentit Moisiu, Rubena Moisiu. Vendimi ėshtė marrė dje nga ana e ministrit tė Shėndetėsisė Mustafa Xhani. Arsyeja e kėtij shkarkimi tė mjekut tė njohur nuk ėshtė bėrė ende publike. Burime nė ministrinė e Shendetėsisė flasin se nė arsyetimin e dhėnė nga Xhani nuk kanė gjetur ndonjė fakt tė fortė pėr tė argumentojė kėtė largim nga detyra. Pavarėsisht nga kjo tashmė materniteti i Tiranės do tė drejtohet nga vajza e Presidentit Moisiu Rubena Moisiu. Mjekja Rubena ėshtė bėrė tepėr e njohur me inisiativat e saj nė mbėshtetje tė disa grave qė kanė patur probleme sociale, mjekėsore apo familje tė ndryshme. Rubena Moisiu nė shumė raste ėshtė shfaqur nė krah tė tė jatit tė saj, presidentit tė Republikės nė rolin e zonjės sė parė dhe e ka shoqėruar atė nė vizitat e rėndėsishme nė shumė shtete. Mė pas ajo ka ndėrmarrė disa inisiativa tė ndryshme nė Shqipėri. Me emrin e Rubenės lidhen shumė ngjarje tė bujshme nė shtyp, tė grave qė kanė lindur shumė fėmijė njeherėsh. Ajo ėshtė kujdesur pėr ta. Rasti mė i fundit ishte i njė vajze e cila vrau tė dashurin e saj. Vajza shtatėzanė ėshtė nėn vėzhgimin e mjekes Rubena nė spitalin e burgut. Duket se vajza e Moisiu ka ndėrmarrė shumė inisiativa tė tilla edhe nė funksion tė emrit tė babait tė saj qė ėshtė numri njė i shtetit shqiptar. Qė pas zgjedhjes sė Moisiut president, edhe media ėshtė mė e prirur pėr tė patur nė ekrane apo faqet e gazetave Rubena Moisiun. Kolegėt e saj pėrmendin edhe njė angazhim politik tė Rubenės nė rradhėt e gruas republikane. Doktori i njohur Halim Kosova ka drejtuar prej kohėsh maternitetin e Tiranės. Mjeku Kosova ėshtė bėrė tepėr publik pėr vetė punėn e tij por edhe pėr kohėn qė ka qenė nė kontakt me njerėzit. Halim Kosova duket se nuk ėshtė shumė larg politikės sepse ndaj tij ka patur synime nga ana e politikanėve tė ndryshėm. Mbase pėr tė shfrytėzuar edhe emrin qė krijojnė mjekėt tek njerėzit. Halim Kosova ka qenė i preferuar edhe nga politikanėt, nga tė gjitha krahėt. Kolegėt e tij pėrmendin miqėsinė qė ka me zėvendėskryeministrin Ilir Meta. Nga ana tjetėr emri i tij ėshtė pėrmendur nė strukturat e bazės sė PD si njė kandidat i mundshėm pėr zgjedhjet e Tiranės. Pavarėsisht kėtyre fakteve tani vajza e presidentit Moisiu do tė jetė drejtuese e maternitetit tė Tiranės (pranė stadiumit Dinamo) nė vend tė mjekut Halim Kosova. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt