Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Identiteti: Made in Albania!

    Ka dicka qe na ben te gjitheve te afert me njeri- tjetrin. Jane dhjetra situata e detaje, krejtesisht tonat, qe kane shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Kaq te vecanta dhe te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen

    nga Blendi Fevziu





    Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

    Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

    Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

    I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

    Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

    Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

    Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Albanian princess
    Anėtarėsuar
    04-06-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    35
    Nuk e di nese e keni blere ndonje produkt ku thote "Assembled In Mexico" ose ndonje ne nje vend tjeter te botes.
    Shqiptaret ne emigrim jane si ato, sepse sado qe jemi "Made In Albania", vendet e huaja ku jetojme po formojne identitetin tone.

    Ate tregim te shokut tend e tregojne shume shqiptare ne bote kur flasin per femijet e tyre. Veren qe kaloi isha ne Shqiperi, dhe me ca kusherinj dhe femijet e tyre shkova te kalaja e Skenderbeut. Mu duk e cuditshme se me dy femije po flisja shqip, me dy te tjere anglisht, dhe me nje kusheri Italisht. Ata e kishin veshtire ta flisnin shqipen sepse kane vite qe jane ne emigrim dhe kane shkuar ne moshe shume te vogel. Une po behesha perkthyese per kusherinjte e mi. Nje dite mendoj po te mblidhemi te gjithe brezi i ri bashke nuk do kuptonim njeri tjetrin, sepse shume te tjere jane shperndare ne Greqi, Gjermani, Zvicer dhe shtete te tjera te Evropes dhe nuk do kete perkthyes atje te ndihmojne te kemi biseda me te afermit tane. As nuk dua te mendoj per brezin tjeter qe nuk do i bie ndermend fare per kusherinjte e tyre, jo me per identitetin shqiptar.
    Sado qe mundohesh ta mbash ndezur ate flaken e shqiptarizmit, dikur ajo do shuhet kur nuk ka me njerez te kujdesen per te.
    I love, I play, I hurt, I blame, but when you are with me you'll never be the same.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Starfire,
    Kam edhe une ca kusherinj te tille. Nje prej tyre eshte nja 15 vjec edhe eshte aq i pasur ne fjalor amerikan, duke lene pas ate shqipetar. Mu me vjen mire ne fakt tek e shof duke me shpjegu ne anglisht te gjitha llojet e shpatave. Gjuha angleze ka per ta cu larg me ket zgjuarsi qe ka, ndersa Shqiperia eshte vec vendi i mamit e babit ku mund te shkoj per ndonje pushim veror.
    Se di sa ke pa shku ti ne Shqiperi, po mu per vete rimbledhja e brezit te ri s'me ngjall ndonje emocion te tepert. Mbaj mend kur isha e vogel flija ne toke me kusherijt vetem per qef. Tani them c'mu ka desh kur kisha divanin bosh. Me kupton?

  4. #4
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Me sa mendoj te adaptohesh ne nje shoqeri tjeter nuk do te thote mos te mesosh gjuhen tende.Ai eshte gabim i madh qe femijet nuk folin shqip dhe nuk ka te bej me shqiptarizmin e flakte.Sa do doja te kisha dhe un nje kusheri te me shpjegonte te gjitha llojet e receleve ne spanjisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dimegeni : 04-07-2003 mė 07:53
    Discover me like emptiness.......

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Pse ne zhdukje? Sa shqiptare jane jashte trojeve te tyre? 1/4 e vendit? Nga kjo 1/4rt, gjysma jane ne Itali e Greqi, e duke pasur parasysh vuajtjet e shumices ne keto dy vende, vetem nje % shume e vogel eshte duke humbur afersine me Shqiperine. Nderkohe, u bene 12 vjet qekur shqiptaret nisen migrimin, tashme eshte koha kur nje pjese e tyre po kthehen mbrapsht. Me shume se frike per zhdukjen e shqiptarise si identitet, mua me duket se Blendi ka frike shkeputjen e tij si individ nga ky identitet. Ndarjen e individit me te e perqafimin e nje tjetri. Me duhet te citoj Ornamentin ne kete rast (me dhimbje e pohoj kete me siper) qe thote se ata qe nuk duan te jene shqiptare, me mire te mos jene shqiptare. Ēdo "arsyetim" mbi rrethanat qe i shkaktojne shqiptaret te braktisin identitetin e tyre, do te ishte thjesht nje perpjekie per te lare gojen ne sy te shqiptareve te tjere.

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Goce me duket se me ke citu gabim, ate shprehjen dhe po ta kem thene, konteksi ka qene KREJT tjeter.

    Une NUK i MALLKOJ ata qe e lene vendin dhe bile s'duan te jene me shqiptare. Te tille ka plot. Mendoj se keta FISHEKUN E VETEM te gjerdanit (femija) kerkojne ta hedhin ne objektiv.
    Familje te tilla me sa kam vezhguar (per ket te jeni te sigurte qe ja kaloj Blendit) jane te perbera nga prinder te PAZOT, te cilet me te shumten e kohes rrojne me asistence sociale, ose punojne punera te vogla e zanate te "flliqt". Mosha e madhe, mungesa e aresimit, etj, etj, bejne qe keta te kene frike nga e ardhmja. Kjo frike si dhe deshira te mos kthehen mbrapsht i ben te kerkojne me ēdo kusht INTEGRIMIN ne shoqerite ku jetojne si e vetmja shprese per te ardhme me te mire. Siē e thame duke mos qene te afte vete, ata luajne karten e femijeve te tyre. Per kete DUAN qe ata te kene ASNJE LIDHJE me origjinen e tyre, shqiperine e shqipetaret. Femijet e tyre dhe me qellim i mbajne keta larg bashkatdhetareve te tyre. Duke menduar se keshtu ata do te behen me te afte, e te ēmuar per familjen (biles drejt, kamioni pa rimorkjo ecen me shpejt)
    Familje te tilla perbejne shumicen e emigracionit shqiptar.
    Njerez te tille une nuk i perbuz, perveēse ne rastin kur fillojne e fusin hundet ne punet e ATDHEUT (duke luajtur mergimtarin patriot) te cilin siē e thame ata duan (bejne ēdo gje) me e braktis.

    Gjthashtu emigracioni yne nuk ka filluar keto 12 vjet, por ka mijera vjet. Ne jemi i vetemi popull nga fqinjet me i VOGEL ne numer (edhe te bashkuar) megjithese pjedhim femije disa here me shume se ata. Si shpjegohet kjo? Integrim tek fqinjet, gjysma e serbeve, gjysma e grekerve, gjysma e italianeve, gjysma e turqve, JANE SHQIPTARE. Kuptohet e thene kjo ne menyre figurative. S'behet fjale per 50/50.

    Mund te duket e pallogjike por mendoj se pikerisht EMIGRACIONI eshte forca e jone, jetegjatesia e jone, vjetersia e jone, VITALITETI JONE.
    Njesoj si tek dielli, rezatimi i tij perben forcen e tij. Kuptohet figurative, poezi hesapi.
    Ne fund dua te them qe ne s'duhet te kemi frike nga zhdukja, asnje nuk garanton qe femijet e lindur nga prinder emigrante shqiptar nuk do ti thone vetes shqiptar, megjithese s'flasin shqip.
    Keni rastin e Preljocaj-t, tek arti kam shkruar diēka per te.

    Heeee a s'ja kalova Blendit, kuptohet ne alegori, ku tjeter.

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Une e ti vazhdojme t'u biem gozhdeve perkatese. Po patkoin nuk e shof gjekundi, vetem degjoj kalin tek hingellin indiferent.

    Me duket ta rifrazoj mendimin tim te nje posti me pare e ta pershtas me fjalet e Hornit, me te cilat me perpuqet me shume ajo c'ka doja te shprehja me siper. Pak a shume, ai qe don te jete shqiptar, shqiptar do te mbetet.

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    henri do te tregoj diēka interesante, s'ma ha menja ta kesh degju. e pysin nje here Konicen, si duket me i provu shkallen e integrimit ne france; a mendon ti frengjisht. dihet kur nje rob fillon e mendon ose enderron ne gjuhe te huaj integrimi i tij eshte pothuaj i plote.
    Konica pergjigjet: po, por si shqiptar.
    duke lene me kuptu qe nuk eshte truri (ndergjegja) ai qe mund te na shkepuse nga perfundimisht nga raca, nga geni.
    gjerat ne fenomene te tilla e tejkalojne aresyen njerezore.

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Enciklopedia Britanika mbi historine tone
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:32
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •