Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58

Tema: Thirrmė

  1. #31
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    SHAKE ME …

    M’i pėrkund ėndėrrat e dashurisė
    Prajshėm si pikat e shiut tė qetė
    Qė ma ledhatojnė gjumin kur dremisė
    Nė shtartin me pupla qė e shtrove vetė


    M’i pėrkdhel flokėt si mė parė
    Ma pėrkund ngadalė krenarinė
    Si valėt barkat me peshkatarė
    Qė detit ia shtojnė krejt bukurinė

    Ma vė kokėn nė gjoksin e ēarė
    T’ia ndiej peshėn e dashurisė
    Yll i braktisur pakėz i vrarė

    Ma pėrkund mallin qė kam pėr ty
    Dhe zemren qė ndizet sikur vullkan
    Si lavė e lym mbėshtjellur n’ty jam

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Urime,urime,urime,per kete poezi te mrekullueshme.
    Eshte kaq melodioze kur e lexon dhe kaq thjesht e vargezuar,a thua se fjalet jane gati per fluturim ndjenjash.
    Me respekt per vargun tuaj dhe suksese.

    Tani me frymezove )

  3. #33
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    POROSI

    Unė do tė shkoj larg
    por kam do porosi :
    sa herė tė bjen nė mend pėr mua
    vendos njė tufė lule tė fresk'ta
    nė vendin ku jemi takuar
    e mbylli syt se shikimi yt i zbehtė
    m'i lėkund eshterat

    kur tė darkosh kokė mė kokė
    mos harro me ndez njė qiri pėr mua
    nė tavolinė kah ana jote
    dua tu bėj drite syve tu

    nėse ai qiri lėshon
    mė shumė tym se flakė
    dije qė dhimbjet mu kanė shtuar
    nėse mė shumė del flakė
    dije qė shpirti po mė digjet
    nėse fiket shepjt
    kupto qė dashurinė tonė
    e ke dorėzuar te gjelati
    ia ke dorėzuar vdekjes
    jo vdekjes fizike
    ajo s’mė intereson

    tash e tutje do tė flas
    veē pėr melosin dhe legjendėn

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  4. #34
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    ORGJI

    Kur Yllin e lėshoi ankthi
    hapi grushtat
    tė m’i kthej sytė
    qė mė s’mė binin taman
    shumė mė luti tė kthehem
    nė arenėn e gjallė
    ku gladiatorėt bėnin orgji
    e nga xhalozia buzėqeshjen
    ia kishin pėrgjakur

    U ktheva tė dėgjoj
    atė qė njėmij herė
    ma ka thėnė - tė dua

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur i ben poezit o fisnik i fisit..

    por.. tek kjo e fundit ka dicka qe nuk shkon.. e po i them dy llafe..
    Gladiatoret ishin rober te marre me forc nga legjionet romake ne vendet e pushtuara..
    Ne Rome ata perdoreshin per te kenaqur aristokracine Romake me cfaqje luftarake..
    Pra gladiatoret ndesheshin ne arenen e atyre stadiumeve ose Koridave ..ose teatrove ose amfiteatrove.. ska rendesi .. ku ne tribuna rrinin si spektatore aristokratet romake me dashnoret e tyre ..ose grate e tyre ose dhe robinat e marra andej larg..
    Gladiatoret pra pa deshiren e tyre perlesheshin deri ne vdekje me njeri tjetrin ose i vinin te ndesheshin me tigra e luane etj..
    Kjo nuk ishte orgji..por masaker sadiste ..pra nje nga shpikjet me te turpshme te njeriut..
    Me orgji kuptojme.. qejfin.. pra nje grup meshkujsh hane e pijne e bejn qejf me femra ..
    Kete lloj qejfi..pra orgjine.. e benin ne ate kohe aristokratet romake e jo gladiatoret..

    si psh orgji quhet udhetimi ne Sloveni ne ato hotelet alpine luksoze i Thaqo Limave me xhepat mbush me euro (nga thesi i Popullit) e ne shoqeri te miseve kosovare..

    Ose orgji quhet Darka ne Pojata ku u mblodhen e festuan vrasjen e Drinit banditet e PDK-se ne shenje hareje per "detyren e kryer"..

    urime per poezite e bukura..

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Brari,orgji perkthehet-zemerim-dinamizem.Drejt e ka shprehur fisniku:ku gladiatoret benin orgji,dmth shfaqnin zemerimin e tyre,por mund ta perdoresh dhe ne rastin tend psh:"e kthyen festen ne orgji"(nje shembull ky),nenkupton dicka te pahijshme.
    Mua me duket e sakte ajo fjale sic eshte vendosur dhe per kuptimin qe ka dashur t'i jap fisniku,pa prishur imazhin e poezise
    (tani le te na thote fisniku se c'ka dashur te shprehe :-)).
    Ju uroj te dyve frymezime dhe suksese.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Se harrova ta sqaroj me lart,ajo qe do te thuash ti Brari,eshte orgjia,me theksin tek o-ja!

  8. #38
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    bukur i ben poezit o fisnik i fisit..

    por.. tek kjo e fundit ka dicka qe nuk shkon.. e po i them dy llafe..
    Gladiatoret ishin rober te marre me forc nga legjionet romake ne vendet e pushtuara..
    Ne Rome ata perdoreshin per te kenaqur aristokracine Romake me cfaqje luftarake..
    Pra gladiatoret ndesheshin ne arenen e atyre stadiumeve ose Koridave ..ose teatrove ose amfiteatrove.. ska rendesi .. ku ne tribuna rrinin si spektatore aristokratet romake me dashnoret e tyre ..ose grate e tyre ose dhe robinat e marra andej larg..
    Gladiatoret pra pa deshiren e tyre perlesheshin deri ne vdekje me njeri tjetrin ose i vinin te ndesheshin me tigra e luane etj..
    Kjo nuk ishte orgji..por masaker sadiste ..pra nje nga shpikjet me te turpshme te njeriut..


    urime per poezite e bukura..
    I nderuar Brari,

    Ti bėnė llaf hjeshėm. Po te them pa ironi se sikur ky forum mos ta kishte Brarin do ishte shumė i varfėr, ndėrsa mungesa ime nuk do tė ndihej, sepse kėtu ka mjaft poetė dhe poetesha qė shkruajnė shumė bukur.
    Tash, edhe unė po i them dy llafe pėr kėtė poezinė e fundit qė tė duket se “diēka nuk shkon”. Nuk di, ndoshta ke tė drejtė. Aty ku kam thėnė “gladiatorėt bėnin orgji” s’ kam menduar te gladiatorėt e arenave romake, por nė mėnyrė simbolike e kam thėnė, se ata qė ia kishin pėrgjakur buzėqeshjen, pa tė drejtė, njė personit, festonin sikur nė fesatat e Dionisit tė cilat merren edhe si shtrati i tragjedisė antike. Nė tė vėrtetė poezia nė fjalė ėshtė shumė mė e gjatė, por unė e kam postuar vetėm njė pjesė sa pėr t’iu treguar “rojve tė mjegullės” qė kot merren me gėzimin a hidhėrimin tim. Thjesht kam dashur, qė dikujt t’ia kthej buzėqeshjen duke i denoncuar ata qė bėnin orgji.
    Brari, ato konatacionte politke nė fund tė shkrimit i hoqa sepse poezia ėshtė tepėr sublime qė ta bartė edhe merzinė e politikės.

    Mendoj qė mė drejtė e ka kuptuar H-D kur thotė:

    Citim Postuar mė parė nga H-D
    Brari,orgji… psh:"e kthyen festen ne orgji"(nje shembull ky),nenkupton dicka te pahijshme.
    Mua me duket e sakte ajo fjale sic eshte vendosur dhe per kuptimin qe ka dashur t'i jap fisniku,pa prishur imazhin e poezise
    (tani le te na thote fisniku se c'ka dashur te shprehe :-)).
    Ju uroj te dyve frymezime dhe suksese.
    Sidoqoftė tė dyve Ju falėnderoj pėr reagimet dhe mendimet juaja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 09-09-2004 mė 21:03

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  9. #39
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    nje sqarim i vogel, gladiatoret, ne perandorine e romes, qe ishte aq e civilizuar sa modele te tilla edhe sot e kesaj dite perpiqen te imitohen, nuk ishin thjesht skllever, por kishin nje status te tille celebrity, qe vetem per mungese te text messages ne ate kohe, nuk mund t'i krahasojme me david beckam. skllaveria dhe gladiatoret jane dy gjera krejt te ndryshme. nderkohe qe sklleverit perdoreshin per pune blegtorie apo bujqesie apo pastrime shpiash pa asnje lloj statusi dhe pa asnje lloj pagese, bukuria fizike dhe bukuria luftarake e gladiatarove vleresohej aq sa, shume te ashtuquajtur aristokrat te kohes, i kishin zili. duke pasur nje status te tille, me te atille bukuri fizike, mendohet se edhe orgjite ne te cilat degjeneroheshin, apo iu jepej ajo c'iu takonte me te drejte, ishin gati gati perandorake. fatkeqesisht, ruajtesit e vertete te historise, ashtu si edhe sot, iu kushtonin shume pak rendesi vlerave efemere dhe siperfaqesore qe mund te mbartte bukuria dhe forca fizike dhe rrjedhimisht, ne mungese te materialeve te domosdoshme per te krijuar nje hamendje te sakte, sklleverit ngaterrohen me gladiatoret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-09-2004 mė 12:33
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #40
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    PRETEKST

    Ra shi atė natė
    mė i madh s’mbahet mend
    ra shi e lot curril
    n’platformen e pestė
    ku kalon treni fantom
    i krijesave pa formė
    qė kėrkonin rilindje
    ende pa vdekur
    e krenarisė sė patundur
    m’i ndeznin kandila
    me inat e zemrim

    Ra shi atė natė
    ra shi e lot pa hile
    ku vdekja pėr njė ēast
    mundi jetėn jetime
    por humbi nga dashuria

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 09-09-2004 mė 22:49

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •