Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-06-2003
    Postime
    5
    Asgjesikurdielli thote se pavaresia nuk kerkohet por fitohet.Ai ka plotesisht te drejte.

  2. #12
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    femrat e zgjuara e kane kap muhabetin e pavaresise me kohe e me vakt. nuk kane nevoje per manifesto apo revolucione.
    me sa mbaj mend une njihja shume familje Shqiptare ku "ligjin" e bente gruaja dhe burri s'ishte vec nje "qeveri kukull" ne shtepi.
    timeo Danaos et dona ferentes

  3. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pavaresia e femres?
    E femres si individ brenda familjes ku u lind, e femres nga bashkeshorti, i fejuari, i dashuri, e femres ne ambientin shoqeror?



    Femra eshte aq e pavarur sa c'eshte dhe mashkulli dhe po aq e varur sa c'eshte dhe ai, megjithese format e varesise mund te jene te ndryshme.
    Femra e varur ekonomikisht psh. qe nuk punon por mban ne kembe nje shtepi....e varur nga ana financiare, por nga ana tjeter mashkulli qe bashkejeton me te, eshte i varur ne gjithcka qe ajo i ofron ne shtepi, nga aftesite e saj organizative, si amvise. Perderisa kane vendosur te ndertojne nje jete se bashku ka marre fund pavaresia.

    Femra ne shoqeri?
    ASD ka shkruar se femra varet nga meshkujt se psh. kur te kerkoje pune, do te gjeje drejtorin mashkull, apo ne shkolle mesuesin mashkull. Nuk qendron, sepse ndodh shpesh e kunderta, mashkullit qe kerkon pune t'i gjendet nje drejtoresheperpara syve, apo nxenesit mashkull t'i gjendet nje profesoreshe para syve (mendoni sidomos shkollat tetevjecare dhe ato te mesme........aman zysh ma ve nje (filan note) he t'u befsha.....ama pavaresi, s'ke c'i thua).


    Perderisa shoqeria qendron akoma ne kembe, do te thote se ka bashkeveprim e po pati bashkeveprim s'ka pavaresi per asnjeren nga palet.

  4. #14
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Per mendimin tim femra ka mundesi te jete e pavarur edhe tek shqiptaret... (apo ndoshta duhet te them tek shqiptaret jashte zonave rurale????... nejse)

    Puna eshte tek mbrujtja qe i behet femres nganjehere kur eshte e vogel... nga ajo pritet te rritet te behet nuse, te gjeje nje burre te sakte qe te jete i zoti ta mbaje dhe te beje nje tufe kalamaj. Ka akoma prinder qe nuk e inkurajojne ne te njejten menyre si djalin ashtu dhe vajzen ne familje... p.sh. djalit i thone meso te keqen meso... te behesh doktor etj. ... kurse ndoshta ka dhe nga ata qe pervec mesimeve i japin femijes femer edhe pune shtepie per te bere qe kur eshte e vogel. Sa per te bere nje shaka tani... dikush qe njoh me ka thene njehere... "bobo... une nuk martohem me shqiptare se keto i ka rritur mamaja me fshese ne dore." lol

    Pra ne kete aspekt ka me pak mundesi qe femra qe kur eshte e vogel te jete e mbrujtur me po ato aspirata te larta te barabarta me mashkullin. Ketu qendron calimi per mendimin tim. Nuk po them se te gjitha familjet shqiptare jane keshtu, perkundrazi ka dhe njerez shume me te emancipuar, por s'duhet mohuar qe tek disa shqiptare ekziston ajo mendesi e tille. Kur femra qe rritet sheh se mamaja eshte ajo qe merret me punet e shtepise, dhe babai ai qe punon e nxjerr paret, fillon ne subkoshience te kopjoje prinderit dhe pa kuptuar rritet me mbrujtje te tilla... pra i duket sikur dhe vendi i saj duhet te jete dicka i ngjashem me te mamase se vet ta zeme.

    Per kete nuk ka kush i ndihmon femrat, pervec se duhet te ndergjegjesohen kur te rriten vete, e te kuptojne se ju perket te marrin pergjegjesi te tilla ne jete qe te jene te barabarta me burrat... them keshtu jo se nuk ka femra te barabarta apo ndonjehere dhe me te zonja se burrat, por p.sh. ne parlament jo vetem ne Shqiperi por dhe ne shume vende te tjera te botes pjesa derrmuese eshte meshkuj. Ka pasur Amerika ndonjehere ndonje presidente grua? Jo. Femrat duhet vetem te guxojne te aspirojne... sigurisht ne kete kategori nuk po trajtoj ato qe abuzohen nga bashkeshortet p.sh.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #15
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Femrat qe nuk e njohin pavaresine demtojne edhe veten edhe femijet sepse duke jetuar ne nje familje me baba tutor dhe nene skllave, femija kurre nuk ngre zerin dhe padashur skllaverohet dhe mbetet pa personalitet.
    Pavaresi konsideroj mirkuptimin jo ekstremet.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės
    Nga fatlumi18 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 14:13
  2. Pėr kėnd pavarėsia e Kosovės?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 15:55
  3. Pavarėsia e Kosovės e vetmja zgjidhje e drejtė
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 23:21
  4. Shpėrthim nė Prishtinė, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56
  5. Hollbruk: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •