Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Antiamerikanizmi Grek Dhe Globalizmi Shqiptar

    Nga Rudi Erebara

    Treqind protestues u arrestuan te dielen ne Selanik, pasi dogjen nje McDonalds dhe dyqane te tjera. Ishte nje proteste aq e dhunshme, me bomba "molotov" qe plasnin perpara policeve, sa eshte per t'u shenuar si nje rast qe ndodh vetem ne Greqi. Antiamerikanizem, antiglobalizem, antieuropianizem, per cdo radhe greket me politike ose pa kane shkaktuar djegie dhe dhune te perseritur. Ky ironikisht eshte nga lukset me te medha qe politika boterore i ka lejuar vendit me te varfer ne Bashkimin Europian, Greqise. Pos investimeve dhe ndihmave ekonomike qe vendet e BE-se dhe Amerika i ka akorduar Greqise aq sa sot, nga 1945, e pas luftes, ajo te jete shteti me i pasur ne Ballkan, globalizmi politik, i ka dhene nje mbrojtje te lakmueshme. Duke kujtuar protestat kunder luftes ne Kosove, qe sollen sulme ndaj ambasades amerikane dhe djegie te makinave, protestat kunder luftrave ne Irak, luftes se Bosnjes, si dhe levizje te tjera boterore, gjithmone ne Greqi dhuna ka qene sume me e "arritur" se mjetet paqesore te kundra luftes. Pse greket jane antiamerikane, sot, pasi kam jetuar per afro 7 vjet ne New York, akoma nuk kam mundur ta gjej pergjigjen. Kam njohur greke ne Amerike si sipermarres dhe punetore te thjeshte, qe urrenin Ameriken me te njejtat teza dhe pasion. Ata ishin te bindur per varferine qe i priste po te ktheheshin mbrapsht ne Greqi, te bindur qe Amerika iu kishte dhene shanse dhe para me shume se prinderit u kishin dhene te drejte jete dhe serish kur trupat amerikane hyne ne Afganistan prisnin brenda kalit te tyre historik, me nje kenaqesi barbare te degjonin se sa amerikane u vrane. Lajmet nga Europa quheshin te pacensuruara kur tregonin se lufta amerikaneve po u shkonte keq. Keshtu jane sjelle edhe me luften ne Kosove, qendrim te cilin une e prisja, duke njohur antishqiptarizmin grek. Dhe per cdo here lufta qe Amerika ndiqte u sillte perfitime materiale, ngaqe lobi grek eshte i lidhur me qeverine. Mosmirenjohja ndaj historise qe vendet aleate kunder nazismit percaktuan per Greqine, duke i kursyer asaj vite te degradimit komunist, gjithmone me eshte dukur makabre. Pjesen me te madhe te luftrave ne Ballkan eshte e vertete qe e ka ndermare NATO, por vendimet, rasti i Bosnjes, Kosoves, paqja e Maqedonise, kane qene te perbashketa me vendet europiane. "Luksin" e protestes e kane te gjitha ato vende qe kane te drejten e opinionit mbi ceshtjen. Per luftrat ballkanike, Greqia kryesisht ka sherbyer si nje terren bisedimesh, e pak a shume opinioni i saj, pervec se ne rastin e Maqedonise, nuk ka qene vendimtar. Megjithate, nuk eshte pare asnje proteste pro levizjeve euroatlantike, pro luftrave qe mbrojne civile qe vriten nga tanket. Ndaj, se si mundet qe rruga e Shqiperise drejt integrimit te kaloje nga Greqia eshte dhe do te mbetet nje deshtim dhe absurditet. Vjen Nicolas Geixh ne Shqiperi, njeri nga antiamerikanet me te shquar, progrek dhe pritet nga kryeministri i sotem dhe nga ish-presidenti i djeshem. Gjysma e biznesit shqiptar eshte i lidhur me Greqine. Mjaft te shohesh tarifat e celulareve te kuptosh sa te pasur po e ben Shqiperia, Greqine. 90 000 000 dollare ne vit dalin nga Shqiperia vetem per lloqe celularesh. Emigrantet e ligjshem dhe te paligjshem shqiptare jane krahu me i lire i punes ne Greqi. Vete greket e pranojne se ka ndryshuar vendi prej punes se shqiptareve. Por, Shqiperia gjithmone po e gjen veten te varur, te ndrydhur dhe pa te drejte fjale ne rang nderkombetar, kur Greqise i falet luksi i protestes me zjarr dhe flake, me bomba. A ka gabim ketu? A ka faj? Europa diskuton Ballkanin Perendimor, Serbia diskutohet te hyje me pare edhe pse ka bere masakra ne Bosnje dhe Kosove, edhe pse ka 13 vjet lufte etnike kunder te gjitheve ne ish-Jugosllavi. Kush e mbron? - Greqia. Kush del pro ndermarrjeve nderkombetare? -Shqiperia. Politika shqiptare e ka kthyer Shqiperine ne vendin mee ure-ve, me elastik "elegant", qe pranon gjithchka qe vjen nga Greqia, qofshin edhe kryeministra per nje shperblim kaq abuziv dhe iluziv, sa askush nuk mundet te na marre seriozisht sikur te na shkrepet te bashkojme shqiptaret. Greket, kane te drejten te shfaqen antiglobaliste, antiamerikane, edhe antietnike, t'u degjohet synimi pertej kufijve me Vorio-Epirin, dhe politika shqiptare disa politikaneve nuk ka guximin t'u tregoje "dhembet" e vene nga vendet me progresiste dhe me te zhvilluara te botes.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22
    Antiamerikanizmi nuk ka pushtuar me vetem Greqine, por gati gjithe Europen Perendimore. Iraku nxorri ne drite disa ndasi te vjetra qe arriten klimaksin e tyre me Irakun. Kjo beri qe maredheniet SHBA-Europe Perendimore te demtohen ndjeshem dhe shume besojne se pavaresisht nga riparimet qe mund tu behen ketyre maredhenieve ne te ardhmen, ato tashme kane lene shenja te pariparueshme. Miqesia midis popujve mund te jete ende prezente, por botekuptimi politik i Bashkimit Europian, eshte krejtesisht ne kontrast te thelle me ate amerikan. Tani europianet nuk e fshehin deshiren dhe synimin e tyre me inisiativen per nje Europe te Bashkuar: sfidimin e interesave amerikane ne bote.

    Amerikanet nga ana e tyre jane te zhgenjyer me shume se cdo gje me partneret e tyre 60 vjecare. Per here te pare ne keto 60 vjet, ishte Amerika qe kishte nevoje per mbeshtetjen europiane dhe Europianet e humben shansin per ti provuar gjithe popullit amerikan miqesine midis dy popujve. Asnjehere amerikanet nuk e shohin BE si nje "kercenim" apo konkurrent te interesave te tyre ne bote, perkundrazi, Europa Perendimore deri dje konsiderohej si familja e amerikaneve. Por ja qe pleqte amerikane e kane paksa te veshtire te pranojne realitetin, kur shohin qe femija e tyre eshte me e suksesshem dhe me te forte se ata kane qene ndonjehere ne historine e tyre.

    Ndjenjat anti-amerikane qe kultivohen nga lidershipi politik i Greqise apo krereve te BE, me shume se SHBA demtojne te ardhmen e Europes. Europa nuk ka te ardhme pa mbeshtetjen amerikane.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56

    Antiamerikanizmi i grekėrve dhe globalizmi Shqiptar

    Antiamerikanizem, antiglobalizem, antieuropianizem, per cdo radhe greket me politike ose pa kane shkaktuar djegie dhe dhune te perseritur. Ky ironikisht eshte nga lukset me te medha qe politika boterore i ka lejuar vendit me te varfer ne Bashkimin Europian, Greqise. Pos investimeve dhe ndihmave ekonomike qe vendet e BE-se dhe Amerika i ka dhene Greqise aq sa sot, nga 1945, e pas luftes, ajo te jete shteti me i pasur ne Ballkan, globalizmi politik, i ka dhene nje mbrojtje te lakmueshme. Duke kujtuar protestat kunder luftes ne Kosove, qe sollen sulme ndaj ambasades amerikane dhe djegie te makinave, protestat kunder luftrave ne Irak, luftes se Bosnjes, si dhe levizje te tjera boterore, gjithmone ne Greqi dhuna ka qene sume me e ARRITUR se mjetet paqesore te kundra luftes.

    Pse grekėrit jane antiamerikane, sot, pasi kam jetuar per afro 7 vjet ne New York, akoma nuk kam mundur ta gjej pergjigjen. Kam njohur greke ne Amerike si sipermarres dhe punetore te thjeshte, qe urrenin Ameriken me te njejtat teza dhe pasion. Ata ishin te bindur per varferine qe i priste po te ktheheshin mbrapsht ne Greqi, te bindur qe Amerika iu kishte dhene shanse dhe para me shume se prinderit u kishin dhene te drejte jete dhe serish kur trupat amerikane hyne ne Afganistan prisnin brenda kalit te tyre historik, me nje kenaqesi barbare te degjonin se sa amerikane u vrane.

    Lajmet nga Europa quheshin te pacensuruara kur tregonin se lufta amerikaneve po u shkonte keq. Keshtu jane sjelle edhe me luften ne Kosove, qendrim te cilin une e prisja, duke njohur antishqiptarizmin e grekėrve. Dhe per cdo here lufta qe Amerika ndiqte u sillte perfitime materiale, ngaqe lobi grek eshte i lidhur me qeverine. Mosmirenjohja ndaj historise qe vendet aleate kunder nazismit percaktuan per Greqine, duke i kursyer asaj vite te degradimit komunist, gjithmone me eshte dukur makabre. Pjesen me te madhe te luftrave ne Ballkan eshte e vertete qe e ka ndermare NATO, por vendimet, rasti i Bosnjes, Kosoves, paqja e Maqedonise, kane qene te perbashketa me vendet europiane.

    LUKSIN e protestes e kane te gjitha ato vende qe kane te drejten e opinionit mbi ceshtjen. Per luftrat ballkanike, Greqia kryesisht ka sherbyer si nje terren bisedimesh, e pak a shume opinioni i saj, pervec se ne rastin e Maqedonise, nuk ka qene vendimtar. Megjithate, nuk eshte pare asnje proteste pro levizjeve euroatlantike, pro luftrave qe mbrojne civile qe vriten nga tanket. Ndaj, se si mundet qe rruga e Shqiperise drejt integrimit te kaloje nga Greqia eshte dhe do te mbetet nje deshtim dhe absurditet. Vjen Nicolas Geixh ne Shqiperi, njeri nga antiamerikanet me te shquar, progrek dhe pritet nga kryeministri i sotem dhe nga ish-presidenti i djeshem. Gjysma e biznesit shqiptar eshte i lidhur me Greqine. Mjaft te shohesh tarifat e celulareve te kuptosh sa te pasur po e ben Shqiperia, Greqine. 90 000 000 dollare ne vit dalin nga Shqiperia vetem per lloqe celularesh. Emigrantet e ligjshem dhe te paligjshem shqiptare jane krahu me i lire i punes ne Greqi.

    Vete grekėrit e pranojne se ka ndryshuar vendi prej punes se shqiptareve. Por, Shqiperia gjithmone po e gjen veten te varur, te ndrydhur dhe pa te drejte fjale ne rang nderkombetar, kur Greqise i falet luksi i protestes me zjarr dhe flake, me bomba. A ka gabim ketu? A ka faj? Europa diskuton Ballkanin Perendimor, Serbia diskutohet te hyje me pare edhe pse ka bere masakra ne Bosnje dhe Kosove, edhe pse ka 13 vjet lufte etnike kunder te gjitheve ne ish-Jugosllavi. Kush e mbron? - Greqia. Kush del pro ndermarrjeve nderkombetare? - Shqiperia.

    Pulitika shqiptare e ka kthyer Shqiperine ne vendin e mė tė urtėve, mė elastik elegant, qe pranon gjithchka qe vjen nga Greqia, qofshin edhe kryeministra per nje shperblim kaq abuziv dhe iluziv, sa askush nuk mundet te na marre seriozisht sikur te na shkrepet te bashkojme shqiptaret. Grekėrit, kane te drejten te shfaqen antiglobaliste, antiamerikane, edhe antietnike, t'u degjohet synimi pertej kufijve me te ashtequajturin Vorio-Epir, dhe politika shqiptare disa politikaneve nuk ka guximin t'u tregoje dhembet e vene nga vendet me progresiste dhe me te zhvilluara te botes.

    ----- - - - - - - - - - - -- - - - - - - -
    Shkruajtur nga Rudi Erebara
    Gazeta Koha Jonė
    24 Qershor 2003

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Sėrish dhunė nė kufi, ndonėse ministrin e Jashtėm grek kėrkon ndjesė


    Nė gjendje shoku, me shenja dhune nė fytyrė, Arian Tarko, ėshtė paraqitur nė orėt e mbrėmjes nė komisariatin e Korēės. Me zėrin qė i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bėrė denoncimin, qė tashmė ėshtė bėrė i zakonshėm: “Mė kanė rrahur policėt grekė!” Dhe siē ndodh nė tė tilla raste, policėt e komisariatit tė Korēės, kanė plotėsuar njė formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili mė pas, ėshtė nisur drejt shtėpisė sė tij nė Gramsh.

    Akoma pa u shuar mirė buja e vrasjes sė Vullnet Bytyēit nga kufitarėt grekė, kėto tė fundit kanė shkaktuar njė tjetėr incident. Arian Tarko, 28 vjeē, ėshtė rrahur nga policėt grekė nė postėn e doganės greke tė Kristolopogjisė. Sherri ka nisur nė prani tė dhjetra personave tė tjerė, tė cilėt ishin nė radhė si Tarko, pėr tė hyrė nė tokėn greke. Por duke dashur qė gjithēka tė ngelė brenda pėr brenda, policėt grekė e kanė marrė tė riun shqiptar dhe e kanė futur brenda nė postė. Aty, ata kanė e rrahur dhe e kanė qėlluar, duke i shkaktuar plagė tė rėnda.

    Megjithatė, 28-vjeēari u ka shpjeguar grekėrve se ai e kishte nxjerrė pasaportėn nė policinė e Gramshit
    e nuk e kishte blerė rrugėve apo ta kishte tė falsifikuar. “Nė kėto momente njėri nga policėt mė ka goditur me grushta disa herė nė fytyrė dhe me shkelma nė pjesėn e prapme tė trupit”, dėshmoi gramshioti. Pasi e kanė rrahur, policėt e kanė detyruar atė qė tė firmoste njė formular, tė cilėn e kanė plotėsuar para syve, por ai nuk ka pranuar qė tė lėrė firmėn mbi tė. Autoritetet greke e kanė kėrcėnuar dhe i kanė thėnė qė tė largohej urgjentisht. “Nė rast se do tė kalosh nė Greqi, tė duhet njė pasaportė e re dhe vizė”, mėsohet t“i kenė thėnė ata. Pasi ka shkelur sėrish nė token shqiptare, Tarko ka mbėrritur nė policinė e Korēės. Menjėherė ai ka bėrė denoncimin pėr ngjarjen e rėndė. Shenjat e dhunės nė fytyrėn e tij nuk kishin nevojė pėr ndonjė dėshmi tė stėrholluar. Grushtat dhe shqelmat e policėve grekė kishin shkaktuar enjtje dhe tė ēara nė fytyrė, ndėrkohė qė nė pjesėn e pasme tė trupit dukeshin qartė tė mavijosurat. Tarko ka qėndruar pėr disa minuta nė policinė e Korēės, e cila i ka premtuar se do
    tė marrė masa pėr tė sqaruar akoma mė tej kėtė incident.


    VIKTIMAT E TRI JAVĖVE TE FUNDIT

    Vullnet Bytyēi i vrarė (18 vjeē, nga Hasi)
    Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeē, nga Elbasani)
    Mili Halili i rrahur (43 vjeē, nga Elbasani)
    Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeē, nga Elbasani)
    Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeē, nga Pogradeci)
    Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeē, nga Devolli)
    Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeē, nga Cėrriku


    KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHĖLLIMET PĖR EMIGRANTIN E VRARĖ

    Kryeministri shqitar Fatos Nano, ka bėrė dje njė vizitė nė shtėpinė e emigrantit tė vrarė nga kufitari grek, Vullnet Bytyēi. Rreth orės 13.00 tė mesditės sė djeshme, i shoqėruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushėllimet nė familjen e Bytyēėve. Ndonėse dialogu nuk ka qenė shumė intensiv, kryeministri Nano, i ėshtė drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyēi: “I kam kėrkuar autoriteteve tė pushtetit lokal qė tė bėjnė bilancin e tė gjitha nevojave emergjente qė ka familja juaj dhe unė angazhohem, se brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar mė tej se ka kontaktuar dhe me palėn greke pėr tė zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur nė telefon me ministrin e Jashtėm grek, Papandreu. Ai mė ka thėnė qė tė tė bėj shumė tė fala dhe tė kėrkon ndjesė pėr incidentin e ndodhur nė kufi”. I zhytur nė trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyēi ėshtė shprehur se familja e tij kėrkon vetėm drejtėsi. “Djali im ėshtė nisur me njė ēantė tė mbushur me bukė dhe nuk ka pasur armė. Unė dua qė kėsaj ēėshtje t’i shkohet deri nė fund dhe tė zbardhet plotėsisht”.

    Vizita e kryeministrit Nano nė familjen e emigrantit tė vrarė nė mes tė muajit tė kaluar, ishte krejtėsisht e papritur. Madje, kjo vizitė ėshtė bėrė shkak qė tė tubimi qė ishte programuar nė Has, tė zhvillohej 3 orė me vonesė.


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    ATHINE (9 Tetor 2003)

    Sipas raportit secret tė policisė greke, tė cilin e nxjerr nė dritė gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatė dy viteve tė fundit ka marrė pėrmasa shqetėsuese dhe aferat pėrkatėse kanė shėnuar gjatė periudhės nė fjalė njė rritje prej 100 pėrqind. Raporti ka shqyrtuar vetėm rastet qė i pėrkasin zonės sė gjerė tė kryqytetit dhe rrethinave tė tij, pėr tė kumtuar pėrfundimin se nė kėtė zonė krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe tė mėdha, me mė shumė se 100 pjesėtarė. Nė trafikun e drogės ėshtė konstatuar rritja e bashkėpunimit ndėrmjet trafikantėve grekė dhe karteleve kolumbiane tė drogės, por edhe grupeve tė organizuara nė Holandė dhe Spanjė.

    Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndėrmjet trafikantėve grekė dhe atyre shqiptarė, kryesisht nė trafikun e kanabisit dhe tė heroinės. Njė tjetėr biznes tepėr fitimprurės ėshtė ai i kontrabandės sė cigareve. Shumė nga rrjetet e prostitucionit preferojnė t'i investojnė fitimet e tyre nė bursėn e Athinės, vėrehet nė raport.

    www.BBC.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DetiJone : 11-10-2003 mė 23:38

  6. #6
    KOMFORT LUX
    i/e ftuar
    E gjithe problemi qendron se ortodoksia greke qe ka krijuar dhe organizaten 17 nentori ka nje duf te madhe kundrejt Amerikes si popull protestant ashtu sic struktura dhe duar te fshehta shtyn irlandezet katolike kunder protestanteve edhe keto nga ana e tyre kane perkrahesit e tyre .SA te thella jane keto .PO ne shikojme vetem pamjen e jashme te ketyre.Po te jesh ne brendesi po zien zifti vetem kur tia bej bam ndonje dite bota.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Sondazhi me 20 vende evropiane: “Grekėrit, populli mė ksenofob”


    Radio BBC World Service dhe gazeta angleze “The Guardian” botuan dy ditė mė parė (11.11.2003) pjesė tė Sondazhit Social Europian financuar nga Komisioni Europian pėr tė matur qėndrime sociale nė 20 vende europiane. Sipas organizatorėve, sondazhi paraqiti prova mbi tė cilat grekėrit rezultojnė populli mė ksenofob nė Europė. Mė shumė se 79% e tė anketuarve grekė besonin se janė emigrantėt ata qė shkaktojnė papunėsinė dhe se ata duhen pėrzėnė nga vendi. Emigrantėt pėrbėjnė 10% tė popullsisė greke prej 11 milionė banorėsh, nga tė cilėt shumica janė shqiptarė.

    Sipas sondazhit, nė arsim, tė paktėn 25% tė nxėnėsve nė Greqi besohet tė jenė fėmijė tė emigrantėve, nga tė cilėt asnjėri nuk lejohet tė mbajė pozita nderi, siē dėshmoi dhe rasti i studentėve tė shkėlqyer shqiptarė tė cilėt pėrjashtohen me anė tė procesioneve fyese dhe shpesh edhe kėrcėnimeve tė mbajnė flamurin gjatė festės kombėtare tė Greqisė. Nė shėndetėsi, incidentet janė tepėr tė turpshme teksa spitalet greke rregullisht refuzojnė tė kujdesen pėr emigrantėt, kurse media, politikanėt dhe drejtuesit e kishės rregullisht pėrfshihen nė nxitje raciste. Reklamat pėr shtėpi me qira nė Athinė shpesh citojnė "jo pėr emigrantėt". Gjykatat greke nė mėnyrė tė vazhdueshme refuzojnė tė hetojnė padi pėr diskriminim tė emigrantėve.

    Nė njė raport tė tijin Monitori grek i Helsinkit pėrmend krahas Sondazhit Social Europian, edhe “presionin e ushtruar nga lėvizja “Mjaft” nga Tirana, si njė nga arsyet pse qeveria greke vendosi tė ndėrmarrė hapin e nisjes sė procedurave pėr tė kaluar nė Parlament njė projektligj antidiskriminues, i cili do tė dėnojė deri nė njė vit burg fajtorėt e akteve raciste nė kėtė vend. Aktivistė tė kėsaj lėvizjeje kanė iniciuar gjatė kėtij muaji njė valė protestash nė adresėn e Ministrisė sė Jashtme greke kundėr vrasjeve dhe keqtrajtimeve tė shqiptarėve”. Lėvizja ishte para disa ditėsh nė krye tė hartimit tė njė peticioni i cili u mbėshtet nga mbi 10000 nėnshkrues si dhe organizuese e demonstrimit paqėsor "Mjaft dhunės nė kufirin me BE-nė" nxitur nga vrasja e qytetarit shqiptar Vullnet Bytyēi nė kufirin grek. Kreu i kėsaj lėvizjeje Erion Veliaj pohon “strategjinė pėr tė detyruar autoritetet greke tė marrin masa pro emigrantėve, nėpėrmjet demaskimit nė arenėn ndėrkombėtare nė prag tė Lojėrave Olimpike 2004 nė Athinė”.

    Shekulli
    13/11/2003

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •