Nga Rudi Erebara
Treqind protestues u arrestuan te dielen ne Selanik, pasi dogjen nje McDonalds dhe dyqane te tjera. Ishte nje proteste aq e dhunshme, me bomba "molotov" qe plasnin perpara policeve, sa eshte per t'u shenuar si nje rast qe ndodh vetem ne Greqi. Antiamerikanizem, antiglobalizem, antieuropianizem, per cdo radhe greket me politike ose pa kane shkaktuar djegie dhe dhune te perseritur. Ky ironikisht eshte nga lukset me te medha qe politika boterore i ka lejuar vendit me te varfer ne Bashkimin Europian, Greqise. Pos investimeve dhe ndihmave ekonomike qe vendet e BE-se dhe Amerika i ka akorduar Greqise aq sa sot, nga 1945, e pas luftes, ajo te jete shteti me i pasur ne Ballkan, globalizmi politik, i ka dhene nje mbrojtje te lakmueshme. Duke kujtuar protestat kunder luftes ne Kosove, qe sollen sulme ndaj ambasades amerikane dhe djegie te makinave, protestat kunder luftrave ne Irak, luftes se Bosnjes, si dhe levizje te tjera boterore, gjithmone ne Greqi dhuna ka qene sume me e "arritur" se mjetet paqesore te kundra luftes. Pse greket jane antiamerikane, sot, pasi kam jetuar per afro 7 vjet ne New York, akoma nuk kam mundur ta gjej pergjigjen. Kam njohur greke ne Amerike si sipermarres dhe punetore te thjeshte, qe urrenin Ameriken me te njejtat teza dhe pasion. Ata ishin te bindur per varferine qe i priste po te ktheheshin mbrapsht ne Greqi, te bindur qe Amerika iu kishte dhene shanse dhe para me shume se prinderit u kishin dhene te drejte jete dhe serish kur trupat amerikane hyne ne Afganistan prisnin brenda kalit te tyre historik, me nje kenaqesi barbare te degjonin se sa amerikane u vrane. Lajmet nga Europa quheshin te pacensuruara kur tregonin se lufta amerikaneve po u shkonte keq. Keshtu jane sjelle edhe me luften ne Kosove, qendrim te cilin une e prisja, duke njohur antishqiptarizmin grek. Dhe per cdo here lufta qe Amerika ndiqte u sillte perfitime materiale, ngaqe lobi grek eshte i lidhur me qeverine. Mosmirenjohja ndaj historise qe vendet aleate kunder nazismit percaktuan per Greqine, duke i kursyer asaj vite te degradimit komunist, gjithmone me eshte dukur makabre. Pjesen me te madhe te luftrave ne Ballkan eshte e vertete qe e ka ndermare NATO, por vendimet, rasti i Bosnjes, Kosoves, paqja e Maqedonise, kane qene te perbashketa me vendet europiane. "Luksin" e protestes e kane te gjitha ato vende qe kane te drejten e opinionit mbi ceshtjen. Per luftrat ballkanike, Greqia kryesisht ka sherbyer si nje terren bisedimesh, e pak a shume opinioni i saj, pervec se ne rastin e Maqedonise, nuk ka qene vendimtar. Megjithate, nuk eshte pare asnje proteste pro levizjeve euroatlantike, pro luftrave qe mbrojne civile qe vriten nga tanket. Ndaj, se si mundet qe rruga e Shqiperise drejt integrimit te kaloje nga Greqia eshte dhe do te mbetet nje deshtim dhe absurditet. Vjen Nicolas Geixh ne Shqiperi, njeri nga antiamerikanet me te shquar, progrek dhe pritet nga kryeministri i sotem dhe nga ish-presidenti i djeshem. Gjysma e biznesit shqiptar eshte i lidhur me Greqine. Mjaft te shohesh tarifat e celulareve te kuptosh sa te pasur po e ben Shqiperia, Greqine. 90 000 000 dollare ne vit dalin nga Shqiperia vetem per lloqe celularesh. Emigrantet e ligjshem dhe te paligjshem shqiptare jane krahu me i lire i punes ne Greqi. Vete greket e pranojne se ka ndryshuar vendi prej punes se shqiptareve. Por, Shqiperia gjithmone po e gjen veten te varur, te ndrydhur dhe pa te drejte fjale ne rang nderkombetar, kur Greqise i falet luksi i protestes me zjarr dhe flake, me bomba. A ka gabim ketu? A ka faj? Europa diskuton Ballkanin Perendimor, Serbia diskutohet te hyje me pare edhe pse ka bere masakra ne Bosnje dhe Kosove, edhe pse ka 13 vjet lufte etnike kunder te gjitheve ne ish-Jugosllavi. Kush e mbron? - Greqia. Kush del pro ndermarrjeve nderkombetare? -Shqiperia. Politika shqiptare e ka kthyer Shqiperine ne vendin mee ure-ve, me elastik "elegant", qe pranon gjithchka qe vjen nga Greqia, qofshin edhe kryeministra per nje shperblim kaq abuziv dhe iluziv, sa askush nuk mundet te na marre seriozisht sikur te na shkrepet te bashkojme shqiptaret. Greket, kane te drejten te shfaqen antiglobaliste, antiamerikane, edhe antietnike, t'u degjohet synimi pertej kufijve me Vorio-Epirin, dhe politika shqiptare disa politikaneve nuk ka guximin t'u tregoje "dhembet" e vene nga vendet me progresiste dhe me te zhvilluara te botes.
Krijoni Kontakt