Qeveria, e paaftė pėr tė ndihmuar njė jetė
Ministria e Shėndetėsisė s'ka medikamente dhe s'di tė trajtojė njė rast djegieje
Askush s'po bėn asgjė pėr tė shpėtuar njė jetė. Institucionet janė indiferente, ndėrsa dikasteret qeveritare as qė e marrin mundimin pėr tė ditur ē'po bėhet. Vajza e vogėl Anxhela, nga njė familje tropojane, e djegur para disa ditėsh, ėshtė nė rrezik pėr jetėn. Nė spitalin e Tiranės ku ajo ėshtė shtruar, s'ka kushte tė pėrshtatshme pėr t'i krijuar mundėsinė e shpėtimit tė jetės. E fashuar nga tė gjitha anėt, e djegur sa edhe ngjyra e jodit i del nėpėr fasho dhe pėrsėri, askush nuk ka mundėsinė ta shpėtojė. Si njė ėngjėll i vockėl rri e heshtur gjatė gjithė kohės, aq sa tė duket se edhe ajo po pret shpėtimin qė do t'i kthejė jetėn. Babi i saj ėshtė duke trokitur derė mė derė, nė ēdo institucion, por tė gjithė i kthejnė tė njėjtėn pėrgjigje, se pėr momentin nuk u gjenden fondet, kur tė vijnė do tė jenė tė gatshėm pėr ta ndihmuar. Por, pėr ēfarė u duhen kėto ndihma, kur tė mos jetė mė nevoja? Ndėrkohė qė Ministria e Shėndetėsisė s'ka krijuar kushtet dhe nuk ka medikamentet e duhura pėr tė zhvilluar njė trajtim normal pėr kurimin. Ministri Xhani s'bėn asgjė qė ėshtė nė kompetencėn e tij, siē ėshtė pėr shembull, trajtimi i tė sėmurėve, por ēėshtjeve jashtė kompetencės sė fushės qė mbulon, ua gjen zgjidhjet menjėherė. Ai u bė i dobishėm vetėm si ndėrlidhės, sepse bėri tė mundur vetėm lidhjen me njė spital nė Romė, i cili do tė mund tė ndėrhyjė nė trupin e vogėlushes. Ndėrkohė qė edhe deputeti i kėsaj zone Azgan Haklaj, ka deklaruar se "duhet tė kontribuojmė nė dhėnien e ndihmės pėr tė shpėtuar kėtė jetė foshnjeje". Nė deklaratėn e tij ka kėrkuar ndihmė edhe nė emėr tė prindėrve tė vogėlushes Anxhela. Vlera qė kėrkojnė mjekėt italianė pėr tė ndėrhyrė nė trupin e Anxhelės, ėshtė 27 mijė euro. Por prindėrit e saj kėtė shumė nuk do tė munden ta sigurojnė dot, edhe pas shumė e shumė vitesh punė. Urojmė qė vogėlushes Anxhela tė mund t'i vijė ndihma nga ėngjėlli qė mban nė emrin e saj!
Pranvera Xhafaj
Krijoni Kontakt