Intelektualet dhe pushteti E Enjte, 27 Janar 2005
Nga Fatos Lubonja
Duke komentuar shkrimin tim mbi polifemin e Tiranes, vecanerisht ate pjesen ku them, duke ironizuar kondicionin e kategorise sime, se, teksa shkruaj, ndjehem si ata avokatet e kohes se komunizmit qe deri andej nga mesi i viteve '60-te lejoheshin te benin sikur benin profesionin, formalisht, pasi tashme vendimi per denimin e viktimes ishte marre, nje i njohur me tha: ti je me keq akoma se ata avokatet. - Pse, si jam, sipas teje, - e pyeta. - Ti - me tha - je si ata kundershtaret e denimit me vdekje ne Amerike, qe manifestojne ne kangjellat e jashtme te vendit te ekzekutimit me nga nje pankarte ne dore, nderkohe qe i denuari atje brenda eshte duke u ekzekutuar. Qendren historike tanime e ka marre lumi, kurse ti tund pankarten te Xhamija dhe Sahati.
Ne fillim me erdhi per te nenqeshur me krahasimin, qe m'u duk me i goditur se ai i imi me avokatin, sepse e tregonte edhe me fort pafuqine intelektuale per te ndryshuar nje vendim pushtetar. Por, pastaj, duke menduar me gjate, arrita ne perfundimin se ai nuk kishte te drejte, se kishte nje dallim te madh midis avokateve te kohes se Hoxhes qe dilnin formalisht ne gjyq te benin profesionin dhe atyre qe dalin e protestojne sot ne Amerike kunder denimit me vdekje, nderkohe qe i denuari po shkrumohet nen tensionin e larte te karrikes elektrike.
Ka disa dallime thelbesore, sipas meje, ne kondicionin e ketyre dy paleve. Por, pike se pari, per ta zhvilluar krahasimin, le le te ve ne dukje se me figuren "avokatet e kohes se Hoxhes" do te kem parasysh ne kete shkrim kategorine e tere atyre profesionisteve qe jetuan per buken e gojes ne regjimin e Hoxhes pavaresisht se nuk e donin ate dhe pavaresisht se bindjet e tyre ishin krejt te kunderta nga ato cka benin. Ata te pafuqishem ndaj pushtetit qe varionin qe nga te heshturit qe te thoshin privatisht: nuk ke ci ben, keshtu jane keto pune, do te hame edhe ne nje cope buke, kemi edhe ne kalamaj per te ushqyer, - e me kete pandehnin se i largoheshin pergjegjesise per ate qe i ndodhte vendit - e deri tek ata qe detyroheshin edhe t'i kendonin publikisht mesimeve te partise dhe te udheheqesit te lavdishem. Kam parasysh pra me shume nje kondicion intelektual qe pandehem se e kapercyem me 1991, por qe e pame dhe po e shohim te rikthehet ne forma te tjera "ikjeje nga liria" ne kohen
postkomuniste. Pas artikullit "Disa mendime mbi qikllopin e Tiranes" kane qene tronditese per mua disa telefonata te nje numri arkitektesh dhe intelektualesh qe, duke me mbeshtetur idete e artikullit, me kane thene: nese do materiale eja te t'i japim, e qe, kur u jam pergjegjur: nuk kam nevoje per informacionet tuaja, por per zerin tuaj publik, me jane pergjegjur pak a shume me frazen: ti dashke t'i heqim vetes buken e gojes.
* * *
E pra, per te ardhur tek dallimi midis "avokateve te kohes se Hoxhes" te sotem dhe manifestuesve kunder denimit me vdekje do te thoja se ka disa dallime thelbesore midis tyre, qe kane te bejne se paku me tre gjera qe percaktojne edhe kondicionin e individit ne nje shoqeri: se pari me raportin e tyre me pushtetin; se dyti me raportin e tyre me te ardhmen dhe se treti me raportet te tyre sociale.
Dua te them se manifestuesit kunder denimit me vdekje, qe shkojne te protestojne perpara kangjellave te pushtetit ne SHBA, edhepse e dine se nuk mund ta ndalojne aktin qe po kryen pushteti, se pari nuk jane te nenshtruar ndaj pushtetit, se dyti kane shpresen dhe besimin se lufta e tyre nuk do te shkoje kot sepse, nese nuk shpetojne dot nje te denuar me vdekje sot do te shpetojne shume te tjere ne te ardhmen, pra nese nuk fitojne te tashmen do te fitojne te ardhmen dhe pikerisht ky mosnenshtrim, ky besim dhe kjo shprese u jep force te ndersjellte per tu bashkuar e per tu ndjere me te forte nepermjet krijimit te dimensionit te tyre social.
Kurse shumica e profesionisteve qe figurativisht i quajta "avokatet e kohes se Hoxhes" kane: se pari, nje raport nenshtrimi ne mos bashkepunimi me pushtetin e mafjes qe sundon vendin; se dyti, bash ky nenshtrim i ben te kene mungese besimi dhe shprese ndaj te ardhmes, e, se treti, shprishja morale e shkaktuar nga nenshtrimi dhe mungesa e shpreses i ben tu mungoje edhe dimensioni i trete, ai social, i bashkimit me njeri tjetrin ne emer te nje ideali te perbashket. Edhepse nje pjese mund te duken se jashtmi se e bejne punen e tyre te avokatise, ne thelb me kujtojne shkrimin e nje miku tim ish i burgosur, i cili, duke perifrazuar Platonin, i paraqet ata duke lene kete testament: "Falenderoj Zotin qe me beri barbar dhe jo grek, qe me beri skllav dhe jo te lire dhe qe jetova ne shekullin e Kokedhimes." (N. Borici: Helmimi i Sokratit dhe te gjallet ne Tirane.)
Pra ajo cka dramatiksht mungon tek shumica e profesionisteve shqiptare jane dimensioni i mosnenshtrimit, i besimit ne bindjet se e ardhmja i perket atyre si dhe i aftesise per tu bere bashke ne emer te ketyre bindjeve. Edhe ne rastet kur nuk mungon dimensioni i mosnenshtrimit mungojne dukshem dy dimensionet e tjera, vecanerisht kur ke parasysh se sa investohet nga pushteti per shkaterrimin e ketyre dy dimensioneve nepermjet korruptimit te intelektualeve, qe nga blerja e heshtjes se tyre e deri duke arritur te behen te japin "porosira" (lexo kercenime mafjoze) sic ishte ajo qe me jepej nepermjet nje pseudoarkitekti ne gazeten Shekulli te djeshme: "porosia e fundit...: kontrollo ciften para se te dalesh per gjah, se, mesa duket, susten e sigureses e ke te konsumuar; mos te te plase ndonje dite ne dore!". Sepse, tek e fundit, ky kondicion i shumices se intelektualeve te sotem ne raport me pushtetin nuk eshte nje ceshtje individesh, me heroike apo me frikacake, me te felliqte apo me pak
te felliqte, por nje fenomen politik dhe social ashtu si mafja.
* * *
Ne kontekstin e ketij fenomeni qe kushtezon gjendjen e shumices se profesionisteve shqiptare (nuk eshte lapsus qe here i quaj profesioniste e here guxoj t'i quaj intelektuale), raportin e tyre me pushtetin e parase se piset dhe politikes se piset nuk mund te mos na terheqin vemendjen levizjet e fundit te afrimit te nje grupi intelektualesh ne krah te PD, cka e ka rihapur edhe nje here ceshtjen e raportit te intelektualeve me pushtetin me gjithe problematiken qe ajo ngerthen sa ne rrafshin teorik aq edhe ne rrafshin e pervojave te deritanishme.
Me se pari, nxitoj te them se duke pasur parasysh vrasjen dramatike qe i ka bere shpreses ky pushtet eshte per tu inkurajuar cdo levizje e re qe leshon mesazhin e nevojes per ringjallje te shpreses, nepermjet prurjes ne politike te me shume moraliteti, profesionalizmi, frymezimi dhe energjie intelektuale. Por, pikerisht ne kuadrin e inkurajimit te ketij afrimi dhe bashkepunimi ne te mire te ndryshimit, mendoj se eshte me vend te vihen ne dukje disa probleme qe lidhen me angazhimin e intelektualeve ne krah te partive e pushtetit politik qe, po qe se do te kiheshin parasysh, them se do ta benin me te efektshem kete bashkepunim.
* * *
Sipas meje problemi kryesor qe ka vendi yne nuk lidhet ashtu dhe aq me mungesen e ideve apo me mosnjohjen e problemeve, madje as edhe me mungesen e njohjes se rrugeve per zgjidhjen e tyre, tek e fundit, pra, me mungesen e profesionalizmit. Problemi kryesor qe ka vendi yne persa i perket raportit te intelektualeve me pushtetin eshte etik, ai ka te beje me raportin e mbrapshte midis moralit dhe pushtetit, midis moralit dhe biznesit, midis moralit dhe profesionalizmit. Ky raport i mbrapshte ka bere qe etika, e per pasoje te drejtat e dinjiteti njerezor, te mbeten te burgosur dhe te neperkembur ne kurthin e nje regjimi qe mbahet me kembe pikerisht ne saje te korruptimin moral dhe material te njerezve duke tjetersuar, kesisoj, edhe cdo lloj profesionalizmi, demokracie dhe zhvillimi. Them se kjo gje eshte e njohur per te gjithe dhe nuk mungon, po ashtu, njohja teorike e rrugeve per ta cliruar moralin dhe dinjitetin jo vetem te intelektualve, por edhe te tere njerezve ne vend, nga burgu ku
e kane futur. Ide te tilla si nevoja e eliminimit te konfliktit te interesve, e venies ne pune te prokurorise e te drejtesise e te hallkave shteterore qe te cojne tek ato, transparenca, ndryshimi i shume ligjeve etj., etj., qe jane te lidhura direkt me ndryshimin qe kerkojme, njihen mire nga te gjithe. Prandaj pyetja qe shtrohet eshte: cfare mund te sjelle me shume angazhimi ne politike i intelektualeve te rinj, me te afte e me te pergatitur, per kete ndryshim? Kjo pyetje behet edhe me e mprehte kur kemi parasysh se nuk mungojne ne institucione te ndryshme tonat njerez te afte te shoqerise civile apo qe kane studiuar jashte qe jane po ashtu edhe te rinj, me nje apo disa gjuhe te huaja, te cilet, per fat te keq, i kemi pare, ke me heret e ke me vone, ne kondicionin e "avokateve te kohes se Hoxhes", ate te te heshturit apo te te nenshtruarit, ne mos, me keq akoma, te te korruptuarit.
Prandaj nuk mund te mos te te linde dyshimi: mos valle edhe kete afrim te intelektualeve drejt nje force politike duhet ta shohim si perseritje te modelit te vjeter: ate te inteletkualit qe, duke u ndjere i pafuqishem, i pambrojtur madje edhe i kercenuar ekonomikisht, apo i tunduar nga pushteti dhe paraja, kerkon ta zgjidhe gjendjen e tij duke u futur ne ombrellen e pushtetit politik. Sepse, fatkeqesisht, pervoja ka treguar se nje pjese e mire tek ne aftesine profesionale nuk e shohin si nje investim te madh, ate me te shenjtin, te pashitshmin, por si nje mundesi per te rritur cmimin e shitjes se vetes ne kembim te pushtetit dhe parase. Shembulli i arkitekteve qe kane shkaterruar dhe po shkaterrojne Tiranen pa u vene emrin e autoresise, dmth. te krenarise profesionale, shumices se shemtirave qe kane projektuar e po projektojne, ashtu si ai i atyre kolegeve te tyre qe, perseri ne emer te pushtetit dhe parase, kane projektuar e po projektojne te shkaterrojne bregdetin, e pyje, e
lumenj, e monumente kulture, duke preferuar te mbeten anonime si profesioniste, e, nga ana tjeter, duke na thene ne te tjereve ju nuk keni te drejte te flisni se nuk jeni te profesionit, eshte vetem nje pjese e ketij mjerimi te madh intelektual.
Kunderpergjigja me e mencur ndaj kesaj pyetjeje eshte ajo sipas se ciles pushteti te jep edhe mundesi per te ndryshuar realitetin prandaj dhe angazhimi i ketyre intelektualeve eshte i nevojshem po qe se ata do te luftojne sinqerisht per ato qe premtojne.
E perseris edhe nje here se, duke pare gjendjen e pashprese, nuk mund te kem zemer t'i kundervihem atyre intelektualeve qe i jane afruar forcave politike kur me japin kete argument. Por perseri duke iu referuar pervojes se te kaluares dhe po ashtu filozofise time, (sartriane), mbi angazhimin intelektual, sipas se ciles intelektuali i angazhuar ndryshon nga militanti partiak ne ate se ai ruan qendrimin kritik ndaj pushtetit, ruan te drejten per te zbritur nga anija kur e sheh se ajo po iken ne rruge te shtrember, e po ashtu se eshte e veshtire ne mos e pamundur te punosh njeheresh per pushtetin e se tashmes dhe idealet e se ardhmen, po i rikthehem edhe nje here problematikes qe gjej tek kjo levizje dhe ne pergjithesi tek raporti i intelektualve tane me pushtetin.
Kur flitet per raportin e moralit me profesionalizmin nuk mund te mohoet se njerez me te ditur mund te sjellin me shume pergjegjshmeri sesa njerez te paafte qe jo rralle i futen aventures se abuzimit jo vetem per shkak mungese moraliteti, por edhe per shkak injorance dhe moslargpamesie. Psh., nje arkitekt apo urbanist qe e njeh shume mire kete art e ka shume me te veshtire ta shkele ate sesa nje qe kujton se mjafton te kesh nje shesh ndertimi dhe para per te projektuar. E, ne kete kontekst, eshte pozitive thirrja e njerezve te afte, me dinjiteti profesional, ne politike. Por, megjithate, sipas meje, ne kete vend mbetet prioritar problemi i neperkembes se kualifikimit, te inteligjences dhe te dinjitetit profesional nga arroganca dhe babezia e pushtetetarit - qofte ky pushtetari jashte intelektualit apo brenda vete ketij. Prandaj, e perseris, problemi kryesor i yni eshte ai i mungeses se moralitetit me shume sesa problemi i mungesese se profesionalitetit. Edhe vete thirrja e njerezve
te rinj nga PD-ja me shume sesa ceshtje profesionalizmi, sikurse u reklamua, me duket se eshte ceshtje e paraqitjes se figurave te pakonsumuara moralisht. Dhe s'ka asgje te keqe gjer ketu, por prap nuk mund te mos mendoj se pak gje mund te sjelle me shume duke u angazhuar direkt ne politike nje intelektual i zoti, nese politikanet qe e therresin sot ate te militoje ne parti, apo te jete prezent ne mbledhjet e tyre, do te respektonin gjate aktivitetit te tyre ekzekutiv, fushe ne te cilen ndoshta mund te kene edhe me shume talent, idete e intelektualit te botuara apo te kerkuara si keshille. Prandaj nuk mund te mos ngresh pikepyetjen paralajmeruese se mos kerkojne te na paraqisin figura te reja intelektuale per te lyer kemben me miell me ta, e per te na e hedhur edhe nje here.
Gjithe ne kete kontekst, pa iu kundervene afrimit te intelektualeve prane disa figurave qe ne te kaluaren nuk kane treguar se i respektojne ata, dua, megjithate, te theksoj se me etike profesionale, duhet te kemi parasysh edhe forcen morale per t'i mbrojtur bindjet dhe idete tona, kur te vije puna per tu ndeshur me presionet qe mund te vijne sa nga autoritarizmat e personave ne krye te institucioneve tona te ngritura sipas nje jerarkie tmerresisht piramidale, aq edhe nga sistemi i pushtetit te korrupsionit - apo edhe nga pushtetari apo skllavi brenda vetes sone. Me konkretisht, duke iu referuar PD, psh., ceshtja shtrohet: sa kurajo qytetare do te kene intelektualet e thirrur per t'i thene "nuk mendoj keshtu si ti" Sali Berishes kur te mos jene dakort me ndonje ide te tij? Dhe, me thelle akoma, sa korajo do te kene t'i thone jo pushtatarit brenda vetes e te heqin dore nga pushteti kur e shohin se ky nuk mund te mbahet vecse duke tradhetuar bindjet e tyre? Pervoja ka treguar se ky nuk
eshte vetem problem i Sali Berishes, i cili nuk di se sa e ka parasysh faktin qe, nese i rendon per keq e kaluara, nje nga peshat me te renda eshte pikerisht ajo pjese e se kaluares se tij qe e tregoi te paafte per te bashkjetuar e punuar si i barabarte me intelektualet e shumte qe e mbeshteten ne krye te heres PD-ne e po ashtu per t'i thene "ndal!" pushtatarit brenda vetes. Sic kam shkruar edhe here tjeter ky eshte problem i thuajse cdo institucioni, pasi eshte fenomen kulturor. Sot rezulton se ka mjaft te rinj qe kane mbaruar jashte shtetit e punojne ne institucionet tona te pushtetit qendror apo lokal, por qe, megjithate, nuk kane as kurajon minimale per t'iu kundervene shefit kur mendojne se ky nuk ka te drejte. Aq me pak i kam pare keta "te rinj" ne gjendje per t'iu kundervene atij qe duam te ndryshojme: pushtetit te parase, te korrupsionit. Dhe ndoshta edhe me pak per t'iu kundervene pushtetarit apo skllavit brenda vetes.
Mendoj se keto ceshtje etike jane per tu pasur fort parasysh nese vertet kerkojme te ndryshojne dicka ne kete vend. Tek e fundit historia e marredhenieve te profesionisteve tane me pushtetin ka qene histori e kthimit te tyre ne sherbetore te nenshtruar, ne persoses te artit te skllavit: genjeshtres; dhe ajo cka duhet te ndryshojme eshte pikerisht kjo histori. Ne thelbin e vet kjo eshte lufta per te mundur ate qe Michel Foucault e quan "armiku madhor", "kundershtari strategjik": fashizmi "jo vetem ai historik i Hitlerit dhe Musolinit [...], por edhe fashizmi qe eshte tek te gjithe ne, qe s'i shqitet mendjes dhe sjelljeve tona te perditeshme. Fashizmi qe na ben ta duam pushtetin, qe na ben qe edhe vete ne te gjakojme per ate qe na dominon dhe na shfrytezon." (Michel Foucault, Parathenie e librit te Gilles Deleuse dhe Felix Guatari "Anti Edipi: kapitalizem dhe skicofreni").
Krijoni Kontakt