Tek sheshi Nënë Tereza (Shën Tereza tani :)) përballë UT:
Tek sheshi Nënë Tereza (Shën Tereza tani :)) përballë UT:
dhe Sheshi Skënderbej:
Drini. :)
Sheshi Skenderbe po me ngjan me nje ekspozite te artit modern, cka nuk i shkon shume, mendoj une, godinave te tjera qe ndodhen ne ate shesh. Nga kjo foto, vete sheshi dhe godinat ne te zhduken.
Mua Universtieti dhe sheshi para tij (Nene Tereza) me pelqejne me shume sic jane.
Natyrisht, kur punojne shatrivanet :)
Qetesi!
Shoket lexojne!
Pjese e projektit...
Kjo me poshte do te jete qender ekonomike (me zyra, restorante, kinema etj)
Tjeter pamje nga i njejti projekt...
Per me shume mbi Zhvillimin Urbanistik te Tiranes ne Vite mund te shkoni ketu .
Drini, ti ke mbetur i habitur nga mos perfshirja e arkitekteve shqiptare ne kete konkurs. Arsyeja nuk ka te beje me aftesine ose mos aftesine e tyre si arkitekte, por me diçka tjeter:
- Kur behen studime te tilla, veç aspekteve arkitekturore, jane edhe ato ekonomike, d.m.th. çeshtjet e perfitimit te pronareve te truajve ose godinave egzistuese. Pra, diku diçka do te parashikohet te prishet dhe te ndertohet ndryshe, sigurisht kjo parashikohet per afate te gjata kohe. Arkitektet shqiptare, po te perfshiheshin ne kete pune, do ta kishin te veshtire qe te ishin te çveshur nga ndikimet qe kane te bejne me interesa pasurore. Ndersa te huajte s'duan t'ja dine per interesda te tilla, kur parashtrojne variantet e tyre.
Ndryshuar për herë të fundit nga nikshi : 26-11-2003 më 21:46
I dashur nikshi,
prishjet e godinave ekzistuese dhe perfitimet jane me teper ceshtje juridike dhe nuk ka rendesi nese arkitekti eshte i huaj apo vendas, ligji eshte per te gjithe njesoj.
Mua me vjen per te qeshur me ata qe u ka mbetur ora ne kohen e "Largqoftit" dhe kujtojne akoma se hidhen disa vija mbi leter dhe oburra pastaj me bulldozer te prishim ndertesat e vjetra dhe te nxjerrim pronaret perjashta, sepse "u ka rene plani". Akoma kujtojne, se ate, se kujt i bie plani e vendos Krietari i Keshillit Ekzekutiv.
Epo atehere, mireseardhet ne kohen e re.
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
Miratohet plani i Tiranës franceze
Një Tiranë ndryshe, e çuditshme, e frikshme, e thjeshtë, e nevojshme. Një Tiranë, që do të na pëlqejë dhe duhet të na pëlqejë. Një Tiranë, franceze.
Të gjitha këto epitete janë thënë dje në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit, gjatë miratimit të Planit të Tiranës. Edi Rama, ka zbrazur shumicën e bagazhit të tij figurativ për të bindur se plani ishte i mirë. Ndërsa, Kryeminitri Nano, ka pohuar dhe ka miratuar këtë plan. Për pak kohë do të duhet të mësohemi me rrugë të reja, ndërtime të reja, bulevarde të reja dhe me trena që e ndajnë kryeqytetin përgjysëm. Nga ana tjetër, e gjithë e reja e këtij projekti është vazhdimësia e projektit të viteve ‘30 të italianit Brazini. Kompania franceze, vetëm e ka përshtatur këtë projekt me nevojat dhe novacionin e kohës.
Projekti
Dy parqe gjigandë dhe mijëra vende parkimi. Kaq mjafton për të krijuar një imazh tjetër për kryeqytetin. Por nuk është vetëm kaq. Përveç dy parqeve, të ndërtuara në mënyrë të çuditshme dhe që i japin jetë mushkrive të mbushura me tym të Tiranës, do të ndërtohen edhe disa parqe të tjera, me sipërfaqe 6 mijë metra katrorë. Një tren elektrik që do të ndajë qytetin përgjysëm dhe libraria e madhe. Përgjatë Lanës do të ketë ndërtime të habitshme, të papara, si biblioteka. Kjo, ndoshta për të bindur disi njerëzit se libri është më i kulturueshëm se klubet. Të gjitha këto, edhe shumë pika të tjera, janë miratuar dje nga KRRTRSH-ja. Nano u bind nga projekti i firmës franceze “Architecture Studio”.
Nano për projektin
Në qendrën e kryeqytetit, realizimi i kësaj ndërhyrjeje, do të bëjë që Tirana të mos përmendet në ekranet e televizioneve ndërkombëtare dhe të botës ku po integrohemi vetëm si kryeqyteti i revoltave të dhunshme, imazhin e të cilave duhet kohë për ta kuruar. Si një qendër urbane, ajo do të përmendet e zerë një vend të rëndësishëm, jo vetëm në shpypin e specializuar si një qytet që respiron ajrin më të shëndëtshëm të zgjidhjeve bashkëkohore në fushë të planifikimit arkitekturor e urbanistik, por edhe si një qytet kozmopolit që akomodon përveç popullatës rezidente dhe në rritje të vazhdueshme, edhe të njerëzve demonstrues që vijnë nga larg dhe që hera-herës i bëhet ftesë për t’i kaluar weekend-et në qytetin tonë kryesor. Ky studim i ndërmarrë nga ne e fut përfundimisht Tiranën në Hartën Evropiane të Urbanistikës Moderne, zhvillim i nisur në vitet ’30, nga Mbreti Zog, prandaj jemi edhe sot këtu, por i ndërprerë nga regjime dhe “njerëz autoritarë”.
Rama për projektin
“Ky projekt është i fortë, sepse m’u si në një sixhade shumëngjyrëshe figurash të larmishme, në të gërshetohen e mbivendosen historitë, gjurmët, shenjat, objektet dhe hapësirat e trashëguara sporadikisht përgjatë terrenit që përfshin kantieri ynë, me gjurmë e shenja të shtruara rishtaz nga mjeshtrat francezë, si pjesë e ëndrrës së të nesërmes, me objekte që po lindin prej dialogut të parreshtur në zbrazëtira të vrazhda urbane, si sheshi i sotëm ‘Skënderbej’, apo me hapësira të gjelbërta që po zbulohen para syve tanë matanë gardhesh, shkurresh e muresh m’u në mes të Tiranës”.
Projekti mbi bazën e Armando Brazini
“Ky projekt është i fortë, sepse ngrihet mbi themelet e vëna në mesin e gjysmës së parë të shekullit të shkuar nga Armando Brazini, projektin e të cilit, në fakt, e ristarton duke u nisur nga lajtmotivi i Aksit të Pafundësisë, siç e quajnë historianët e urbanistikës aksin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Dhe kjo bëhet afërmendsh jo për të mbjellë në Tiranën e thashethemeve e të ligësisë provinciale rrokaqiej interesash abuzive, po për t’i dhënë aksit identitar të Tiranës Evropiane të Brazinit, qoftë një jehonë bashkëkohësie, nëpërmjet rrokaqiejve dhe qoftë një shtysë të re për nga matanë Stacionit të Trenit, ku në mes të këtyre dy vijave të reja qiellore do të lindë Parku i Ri Kombëtar. Mespërmes të cilit do të vejë-vijnë drejt Durrësit, e më vonë drejt Evropës trenat e shpejtë. Ajo çka dua të nënvizoj duke iu referuar kësaj teme është se dy vijat e rrokaqiejve nuk janë as risija e vetme dhe as risija më spektakolare e këtij projekti. Bile, për më tepër, duke dialoguar gjatë përpunimit të këtyre vijave sa tërheqëse aq edhe të rrezikshme në rast mosharmonizimi me qytetin, ne u bindëm bashkarisht se jehona e Aksit të Brazinit përmes këtyre dy vijave duhet të fillojë me të kapërcyer Lanën drejt Stacionit të Trenit e jo më parë”, ka theksuar dje Edi Rama.
Do ndërtojë Montpelienë
“Architecture Studio” do të planifikojë edhe zgjerimin e Monpeliesë. Firma tridhjetekatërvjeçare, është shpallur fituesja e konkursit të madh ndërkombëtar për zgjerimin e qytetit të Montpeliesë.
Tirana e madhe
Parku Qendror
Lidh parkun “Rinia” me parkun e “Namazgjasë”
Hapësira 130 metra katrorë
1000 pemë të mbjella
Vijë e gjelbërt në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mendohet të kalojë treni elektrik
Park i ri Kombëtar
Pas Stacionit të Trenit
230 mijë metra katrorë
Ishuj të gjelbërt në çdo bllok banimi
9 mijë metra katrorë
Do mbushet gropa e Hajdin Sejdisë
Librari e madhe në qendër të qytetit
6 mijë parkime nëntokësore
12 mijë parkime publike
Gati projekti për bashkimin e Tiranës dhe Durrësit
“Rajoni Tiranë-Durrës karakterizohet nga një numër i madh e kompleks avantazhesh e problemesh, që janë të lidhura me demografinë dhe situatën shoqërore, strukturën ekonomike dhe përdorimin e tokës, infrastrukturën komunale, teknike për sigurimin e shërbimeve të popullsisë, infrastrukturën sociale, mjedisin dhe zhvillimin rural, ndaj kërkon angazhimin dhe përgjegjësinë institucionale të të gjithë faktorëve në realizimin e këtij projekti të madh”. Kështu është shprehur dje gjatë mbledhjes së Komisionit shtetëror për projektin kombëtar “Studimi rajonal i hapësirës Tiranë-Durrës”, zv.kryeministri Dokle. Duke marrë në konsideratë zhvillimin e deritanishëm dhe të së ardhmes dhe problematikat e krijuara, Komisioni mori në shqyrtim rregulloren e funksionimit të komisionit dhe të Njësisë së Koordinimit të projektit, si dhe vendimin për fazat paraprake të zhvillimit të tij.
Artikulli ne vazhdim eshte marre nga gazeta TemA e dites se sotshme.
Maketi i francezëve dhe "Ulërima" e Edvard Munch
Lorjan Agalliu
Në këtë shkrim fillimisht do të trajtoj tre episode që në pamje të pare nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Episodi i parë ka te beje me ekzistencen e disa forumeve ne internet ne te cilat individe me se shumti studente qe kryejne studimet jashte Shqiperise por edhe brenda saj, diskutojne rreth temave te ndryshme. Personalisht nuk marr pjese ne asnje nga keto diskutime per arsye kohe, megjithate kjo nuk me pengon te shoh me kersheri se çfare thuhet neper to. Kam hasur në dy prej ketyre diskutimeve te cilet trajtonin temen e konkursit per qendren e Tiranes dhe zhvillimin e urbanistikes se saj (përkatesisht tek 'albforumi' dhe tek 'forumi shqiptar'). Me bëri pershtypje nga keto diskutime nje dallim shume i madh ndermjet qendrimit ndaj problematikave dhe menyres se si ato trajtohen në keto forume, krahasuar me menyren se si po keto problematika trajtohen nga politikanet tane. Bashke me pasionin sinqeritetin dhe deshirat qe shprehen pa rezerve eshte e pamundur te mos shohesh gjithashtu nje intensitet idesh, pro ose kunder, shume here më superiore se ato qe shpesh hasim neper te perditshmet më të medha në Tirane, duke mos pasur brenda tyre kalkulime te diktuara nga realitete jashte ketij debati pasi pjesëmarresit jane anonim dhe e vetmja arsye qe marrin pjese eshte shtytja nga pasionet qe permenda me siper.
Episodi i dyte eshte krejt i kundert nga natyra me te parin dhe ka te beje me nje konflikt midis Bashkise se Tiranes dhe Njesive Bashkiake. Njesite Bashkiake duke marre shkas nga ligji "Per qeverisjen vendore" kerkojne disa te drejta qe sipas tyre ua jep vete ligji. Ky konflikt do ishte shume i kuptueshem nese do te kishim diferenca ne interpretimin e ligjit ndermjet paleve. Por çudia fillon kur nenkryetarja e bashkise e argumenton konfliktin me arsyen absurde se Njesite Bashkiake nuk jane ne gjendje te marrin kompetenca dhe të paafta per te kryer punen. Çdo njeriu normal dhe me pak sens logjik do t'i kujtohej se vete nenkryetarja e bashkise eshte pergjegjse per zbatimin e ligjit dhe ne te njejten kohe duhet te siguroje qe Njesite Baskiake te jene te afta ta zbatojne atë, dhe si rrjedhim nuk mund t'i kerkonte tjeter kesaj nenkryetareje veçse dorëheqjen per shkelje te ligjit dhe per paaftesi per te siguruar mbarevajtjen e puneve ne Njesite Bashkiake. Mirëpo mungesa e nje qendrimi te tille ndaj ketij fenomeni ka çuar ne nje rreth vicioz dhe shfaqje skizofrenie qe pasqyrohet shume mire ne debate te tilla, "kush e bëri e para, pula vezën apo veza pulën?!" pra kush është me i rëndësishëm puna apo ligji. Se sa eshte ky episod pjese e nje filozofie te tere pune ne bashkine e Tiranes eshte e kote te thuhet, dhe kjo deshmohet qarte ne ate qe shkalla me e larte e organizimit te punes ne Bashkine e Tiranes konsiston tek "aksioni". Dhe nuk eshte e veshtire qe edhe konkursin per qendren e Tiranes ta quajme "Konkurs me aksion".
Episodi i tretë ka te beje me procesin e projektimit të të ashtequajturit "Ground Zero" ne New York në truallin ku me pare gjendej "World Trade Center", i zgjedhur midis shume te tjereve jo sepse eshte me i miri, por sepse eshte me i famshmi. Ndryshe nga ç'perceptohet nga shumëkush procesi i perzgjedhjes se projektit ne kete rast nuk eshte bere me konkurs te hapur, qe pak a shume do te thote qe nuk mund te hynte kush te donte, dhe ne procesin e perzgjedhjes nuk ndikojne kriteret por subjektiviteti i perzgjedhesve. Per kete mund te shkohej dhe te lexohej shpallja ne Web site te LMDC ku me shkronja te medha thuhej se " Ky NUK është një konkurs dhe nuk do të rezultojë në seleksionimin e një plani final. Ka për qëllim vetëm të gjenerojë koncepte për të ndihmuar në planifikimin e planit të ardhshëm." (Architectural Record, 09/ 2002).
Megjithese ne perzgjedhjen e ketij plani peshen kryesore nuk e kane institucionet publike por ato private dhe fituesi nuk ka rol tjeter veçse ate te konsultuesit, nuk i ka penguar organizatoret qe ne procesin e perzgjedhjes t'u japin rolin e vendim-marresit 21 organizatave arkitekture, inxhinierike, planifikimi, dekori (landscaping), apo organizata te ndryshme projektimi, duke mos permendur shoqatat e viktimave apo grupeve te tjera sociale. Në kete rast detyrimi ka qene vetem moral. Nderkohe paralel me kete po sjell ketu vetem nje nga komentet e bera ne nje nga forumet qe permenda me lart derguar nga një prej pjesëmarresve me pseudonimin "Pedro":
"...Konkurset e arkitektures jane metoda sa te zakonshme në Perendim, po aq dhe te panjohura ne Shqiperi. Po perse zhvillohen konkurset, kur fare mire mund te ngarkohet nje zyre e mirenjohur arkitekture per te bere nje plan-rregullimi qyteti?
"Konkursi eshte nje proces zbulimi" thote Friedrich August von Hayek.
Ai qe kerkon te jape nje vleresim mbi diçka duhet te beje krahasime. Vetem gjate nje ballafaqimi te drejtperdrejte te shume kombinimeve Cilësi-Çmim, mund te vendoset dhe te jepet nje vleresim i arsyeshem. Konkurset e arkitektures nxisin nepermjet ballafaqimit direkt te arkitekteve aftesite krijuese te ketyre te fundit.
Pra konkursi eshte nje mjet, me ane te te cilit lindin shume projekte inovative dhe zhvillohet me teper kultura ndertimore.
Por per te arritur nje gje te tille duhet te permbushen tre faktore kryesore:
1. tender i hapur, dmth ne konkurs te marrë pjese kushdo qe eshte i kualifikuar per nje gje te tille,
2. paraqitja e projekteve te behet ne menyre anonime, ne menyre qe emri te mos influencoje mbi jurinë. Kjo ben te mundur, qe edhe arkitektet e rinj dhe pak te njohur te kene te njejtin shans me "ujqërit e vjetër" dhe gjithashtu ndihmon ne nje gjykim transparent te jurise.
3. nje juri e kualifikuar dhe e pavarur.
Tenderat e hapura, paraqitja anonime e projekteve dhe nje juri e kualifikuar jane Institucione, qe kane bere te mundur qe shume ide inovative te krahasohen dhe te realizohen.
Por duke lexuar shkrimet qe solli Drini mbi perzgjedhjen e Studiove te Arkitektures, te cilat do te kene fatin e mire per te vazhduar konkurrimin, gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ishte, qe edhe kesaj radhe po i japim shkelmin shansit per te bere nje pune siç duhet..."
http://www.albforumi.com/af/ultimate...6/t/000362/p/3
Keto komente jane shume here me superiore se menyra se si e trajtuan kete konkurs organizatoret e tij, dhe komente te tjera per kete jane te teperta. Arsyeja e vetme qe i solla keto tre episode ishte per te vene perballe mendimin virtual dhe te paster ne plot kuptimin e fjales, kundrejt nje pushteti te çoroditur, si dhe per te treguar modelin drejt te cilit duhet te shkojme.
Dhe ne pjesen e fundit te ketij shkrimi nuk mund te mos rri pa folur per ate qe ndjeva kur pashe fotografite e maketit per qendrën e Tiranes, nderkohe qe impresionet e mia te para i kisha marre vetem nga copa te shkeputura planesh dhe hartash. Gjate gjithe jetes time profesionale ku me bie rasti te shoh dhe te merrem me makete tërë kohës, nuk me kishte ndodhur te shihja nje maket qe t'u ngjante aq shume atyre filmave vizatimorë japonezë. Nje figurinë me dhjetë gjigantë, gjysem perbindsha e gjysem robot me kokat tërë kënde cepa, qe hyjne ne nje qytet ne nje formacion ushtarak te baraslarguar dhe qe nuk duan t'ia dine se ku shkelin duke shkaterruar dhe vene poshte kembeve ndertesa dhe godina te medha apo te vogla. Dhe po ashtu si neper keto filma, pas tyre vjen nje ushtri e tere robot-perbindëshash më te vegjel qe shkaterrojne edhe ato pjese qe putrave te medha te ketyre gjiganteve mund t'u kishte shpetuar.
Nuk mund ta fsheh habine kur ne mes te ketyre godinave te rrafshuara ne kete maket nga keta perbindësha shoh edhe nje nga ato objekte per te cilen nuk mund te rri pa thene dy fjale. Nje ndertese e projektuar nga njëri prej arkitektekteve me te shquar shqiptarë, z. Petraq Kolevica. Për ata qe nuk e dine se per ke nga ndertesat, sqaroj se fjala eshte per objektin qe ndodhet ne afersi te Bankes se Shqiperise dhe pikerisht ne daljen e rruges se "Kavajës" te sheshi qendror. Dhe perseri per ata qe nuk e dine, kjo godine eshte nje emblemë e arkitektures moderne te shkolles se Bauhausit ne Shqiperi. Ne kete objekt dallon si elemente qe i sheh pothuajse ne çdo objekt te Gropius apo M. Van der Rohe e te tjere arkitekteve te kesaj shkolle, ashtu edhe finesën dhe delikatesen e autorit. Ndersa masa e objektit dhe kolonadat prodhojnë efekte te ndryshme nga njëri tjetri duke shkuar drejt nje tendence per pluralitet, struktura proporcionet dhe elemente te tjere ruajne balancen e tij duke perforcuar unitetin e vepres. Por ndersa keto elemente hasen gjithandej tek mjeshtrat e Bauhausit, autori i jep frymen e vet objektit duke u futur me delikatese ne kontekstin dhe panoramen e sheshit. Nje hark delikat e i padallueshem e pershkon ndertesen, per t'iu larguar disi ne heshtje dhe per te respektuar objektin e Bankes se Shqiperise, nderkohe vetë objekti perben nje nga elementet më solidë të periferise se sheshit qendror. Ai megjithese i terhequr ndihmon së tepërmi në unitetin e ketij sheshi, pa e izoluar dhe dominuar ate dhe duke sugjeruar vazhdimesi ne nje drejtim te pacaktuar per shkak te harkut te vet delikat.
Te shkaterrosh me kaq lehtesi nje nga objektet qe perfaqëson ne menyre dinjitoze nje nga shkollat më me shumë ndikim ne arkitekturën dhe artin e shekullit te njëzetë, nderkohe qe ne qytetet tona "lulëzojne" objektet anonime te modern-socrealizmit dhe objektet te cilave mund t'ua tregosh identitetin jane te rralla nuk perben thjesht paradoks, por perben krim. Nuk e di se si do te ndiheshin arkitektët francezë sikur fjala vjen nje shqiptari t'i jepej mundesia te projektonte diku ne France dhe per te realizuar projektin e vet, të shkatërronte nje nga objektet e Le Corbusier, le te themi vilën Savoye. Me siguri qe do ta benin "qytetar nderi" apo "mik të madh të popullit francez".
Bashkëqytetarë dhe ju kolegë, në kete periudhe te veshtire inkuzicioni ku nje arkitekti i prishen objektet, sepse ka ngritur dikur zerin se po ia llangosnin vepren, nuk kerkoj nga ju te flisni, sepse e di qe po behet dhe ka per t'u bere gjithmone edhe me e veshtire, por ndoshta kjo eshte nje arsye qe të ulerini. Unë ju them te ulerini, se ndoshta keshtu bëheni më humanë. Ulërini ashtu pa zë si në pikture, ashtu siç e thoshte një pjesëmarres në një nga ato forumet "...e gjithë kjo më kujton piktorin Edvard Munch...". Ju lutem ulërini, jo se po ju vjedhin dhe gënjejnë ditë për ditë, jo se po ju shkatërrojnë ëndrrat për t'u bërë njerëz normalë, por sepse injoranca është ngritur në piedestal, është ulur këmbëkryq në Galerinë e Arteve dhe kudo.
Besomëni, injoranca është e rrezikshme.
Krijoni Kontakt