Pedro e ke thënë mëse drejtë gjithçka me këtë paragraf:
dheE them kete, pasi tre studio u zgjodhen, nepermjet dreqi e di se cfare kriteri ne mes te “shume” studiove me fame (sic pretendohet), nga nje juri e perbere nga nje kryetar bashkie dhe nga nje ambasador(?) Per mua akoma mbetet e erret menyra se si nje juri mund te shpalle fitues nje projekt, i cili akoma nuk ekziston si koncept dhe nuk ka te hedhur qofte edhe dy viza skice ne leter? Pasi thuhet qe ne fundkorrikun e 2003 do te shpallet studio fituese (perseri dreqi e di se ne baze te cilave kritere) dhe do te shperblehet me nje cmim prej 40 000 €, per nje projekt-planrregullimi territori, i cili nuk e ka pare driten e diellit. Dhe me fuqishmja vjen me pas kur thuhet se studio do te lidhe nje kontrate me Bashkine e Tiranes per te paraqitur brenda 60 diteve projekt-planrregullimin e qendres se Tiranes. Ai qe merret me arkitekture ne Perendim e di fare mire se sa zgjat nje konkurs arkitekture. Dhe kur behet fjale per projekt-planrregulli territori te nje kryeqyteti merret me mend se sa zgjat ky proces. Aq me teper kur e dime se sa i koklavitur dhe kompleks eshte kryeqyteti yne. Te them te drejten, e gjitha me duket shume absurde. E gjitha, duke u fshehur mbas reklamave pompoze me fjale te bukura pa kuptim te gazetareve “injorante” shqiptare, vjen era mashtrim.
Pedro dhe Bukerrima ju falemnderit që ndatë me ne informacione kaq të vyera :)Prandaj me lind edhe dyshimi, qe kjo eshte arsyeja, perse jane evituar arkitektet shqiptare nga ky projekt. Pavaresisht qe aty fajin e ka vete Sh.A.Sh. Ka ardhur koha qe arkitektet ne Shqiperi te ngrejne zerin deri ne kupen e “Olimpit” qeveritar per ti dhene fund asaj anarkie ndertimore katastrofale, qe ekziston ne Shqiperi. Por kjo arrihet jo nepermjet shoqatave qe kane me pak fuqi se shoqatat joqeveritare, por duke formuar Institucione vendimmarrese si Dhomen e Arkitekteve, ne te cilen te hartohet edhe nje strategji mbi vendosjen e parametrave te ndertimit, per te hedhur bazat per nje kulture ndertimi. Akoma nuk eshte vone dhe mund te shpetohet dicka.
Nuk e di, por me siguri mund të them se juria përbërse që do të jetë aty, pra treshja Nano-Rama-(Ambasadori Gjerman), është juria më pavënd që mund të ekzistoj për të përzgjedhur një plan kaq kyç për një kryeqëndër vëndi. Mbi çfarë kriteresh do të mund të përzgjedhin këto skema të një shkalle kaq të madhe? Dhe më pas, 60 ditë zhvillim, ashtu siç e tha edhe Pedro, 60 ditë zhvillim për një plan urbanistik si ajo e unazës së vogël e Tiranës është gjëja më absurde që mund t’jetë thënë ndonjëherë në një konkurs arkitekturik. Si mund të bëhet aq shpejt një skicë, preliminare të themi, për 60 ditë? Është vërtetë për të vënë duart në kokë, sidimos ata që e kuptojnë rrjedhën e studimeve dizajnore për projekte urbanistiko/arkitekturike. Të paktën nga eksperienca ime si student arkitekture nuk di sesi të them se një plan i tillë mund të zhvillohet kaq shpejt. Të marrim rastin e projekteve të shtëpive, për një shtëpi zakonisht të ha të paktën 1 muaj që të mbarosh një skemë me vënd. Të mos flasim tashmë për një shkallë aq të madhe sa ajo e unazës së vogël të Tiranës. Kullat binjake, lajmërimi, në mos gaboj, ishte dhënë NJË vit më parë sesa të bëhesh përzgjedhja e skemave më të mira, dhe së fundi, a mund të krahasohet shkalla e truallit të “World Trade Center” me atë të unazës së vogël të Tiranës? Dita, më beso, jam duke vënë duart në kokë përsa i përket “cilësisë” së projektit në rradhë të parë, pa llogaritur më pas se cila është e “fshehta” financiare. Më frikson shumë mynyra sesi parashikohet të shkoj ky proces.
Zakonisht në një konkurs ka gjithnjë një klient (veçojmë konkursin e truallit të “WTC”), nga i cili fillimisht, përpara se të jepet njoftimi i fillimit të një konkursi ka gjithnjë disa të dhëna që kërkohen nga klienti, pra psh për rastin tonë konkret duhet që të ishin kërkuar (fillimisht) se cilat zona do të ruhen si të mbrojtura për trashigiminë kulturore (dmth shtëpitë private pas Kinema “Partizani”, ato tek Rruga e Kavajës, dhe të tjerat) dhe cilat do të jenë ato që do të rimodelohen, ose që do të shkërrmoqen fare për të rindërtuar banesa të reja, ose të çfarëdolloj funksioni tjetër. Në kërkesën e projektimit, a theksohet ndonjë skemë për të parashikuar se ku do të shkoj Metroja e ardhshme e Tiranës (nëse gjithnjë mendohet për një të tillë)? Pika të tjera ka plotë që duhet të ishin theksuar dhe kërkuar në një kërkesë preliminare përpara se konkursi të ishte bërë publik. Pra juria në vetvete çfarë ka kërkuar nga studiot, apo si ta kenë humorin e ditës arkitektët e atyre studiove? Natyrisht që juria të kërkoj diçka duhet të di edhe sesi ta vlersoj “më vënd” pra me një eksperiencë prej arkitekti arritjen projektuese dhe vizionare të projektit urbanizues të një qyteti. Në rastin e kryeqytetit tonë të mjeruar nga ndërtimet pa vënd dhe pa kriter, juria s’ja ka fare haberin sesi një projekt do të ishte më i mirë, dhe se çfarë mund të kërkohesh që të bëhej akoma edhe më i mirë. Vizioni, si e shohin ata QEVERITARË qytetin e tyre, a mendojnë vërtetë sesi do ta shohin atë qytet kur të ecin, apo të ngasin një makinë në rrugët e saj? Apo s’ka shumë rëndësi, këto studiot e huaja që besoj se përpara konkursit S’KISHIN DËGJUAR NDONJËHERË SE KU BIE TIRANA e dinë më mirë se çfarë mund të bëjnë me qëndrën e këtij qyteti. Mbase qeveritarët janë duke bërë llogaritë e financave përpara se të bëhet skema e kryeqytetit tonë. SHUMË KEQ! Më vjen shumë shumë keq që sistemi jonë qeverisës në Shqipëri është kaq mbrapsh, kaq i shthurrur, kaq pakuptim, kaq ç’njerzor!
Hija e korrupsionit është e vetmja shije që del pas këtij konkursi. Gjërat do të ishin shumë më mirë nëse këta qeveritar do t’i kishim marrë gjërat më shtruar, dhe t’i kishin dhënë procesit kohën që i duhet. Por nxitimi mesa nënkuptohet ka të bëj me mbylljen e çështjes sa më shpejt -> përfitim dhe likujdim i menjëhershëm.
Dita nuk e di sesa është ngritur zëri nga Arkitektët Shqiptarë gjeri tani, por ma merr mëndja se do t’i ngrej në këmb, të paktën shumicën e tyre. Jam shumë larg Shqipërisë, përafërsisht ana tjetër e botës (142 gradë) ndaj saj për të ditur me saktësi se ç’ndodh :(. Por mynyra sesi parashikohet zhvillimi i projektit është shumë absurd. Kurrsesi 60 ditë mund të jenë të mjaftueshme për të hartuar një plan aq të madh. Kurrsesi jo! Por ka një mynyrë, duke hedhur disa vija pavënd kështu shpejt e shpejt, dhe duke e ditur se je gjerman!
Për mendimin tim, procesi më i mirë do të ishte që në rradhë të parë Bashkia e Tiranës të kontaktonte Sh.A.Sh.-in dhe të kolaborohej më të nga ana vizionare. Arkitektët Shqiptarë, dhe sidomos ata që jetojnë në Tiranë e dinë më mirë se çfarë duhet të ruhet dhe çfarë duhet të rindërtohet në Tiranë. Cilat janë ndërtesat që përfaqsojnë “kulturën” dhe vlerën arkitektonike Shqiptare në Tiranë, si psh Kalaja e Tiranës, shtëpitë private, apo zona tek ushtari i panjohur (pika themeluese e Tiranës) etj etj. Këta arkitektë shumë mirë mund të ken vënë në list, ose rrethuar në një hartë të thjeshtë, gjithnjë duke vendosur bashkarisht në shoqatën e tyre, se cilat zona duhen medoemos të ruhen të paprekura. Më pas rrugët ose arterjet kryesore, cilat duhet të jenë. Të ndahen zonat qeveritare nga ato banuese, dhe nga sheshet e mëdhaja. Cilët do të jenë parqet që do të ruhen dhe ato që do të ndryshohen. Pra, me një bashkpunim Bashkia e Tiranës do të kishte marrë shumë pika me vënd nga arkitektë që e njohin Tiranën shumë mirë, dhe më pas të bënte publike konkursin në të cilën do të kërkonte pikat e formuluara nga Sh.A.Sh.-i.
Pse duhet të anashkaloheshin kaq injorueshëm arkitektët Shqiptarë, ata që e njohin Tiranën shumë herë më mirë sesa e gjithë njohuria për Tiranën e të gjitha 30 studiove fillestare të mbledhura bashkë? S’ka fare kuptim procesi, fare!
Të kthehemi mes nesh. a e di kush adresën e qëndrës së Sh.A.Sh.-it në Tiranë, ose ndonjë të dhënë sesi mund të kontaktohen drejtuesit e asaj shoqate? Nuk e di, por e ndjej si për detyrë që të bëj diçka konkrete, se veç fjalët s’ndryshojnë gjë. Si mendoni, a pajtoheni të bëjmë një peticion të gjithë bashkarisht? Në pikat e saj mund të vëmë të gjitha “çuditë” pas këtij konkursi, të cilat janë tejskajshëm marramëndase, dhe pse jo ta dërgojmë edhe në Strassburg nëse e kemi adresën ku mund të çohet. Si mendoni? Duhet të bëjmë diçka, s’duhet të rrihet pa bërë gjë. Kemi mundësinë ta ngremë zërin bashkarisht, dhe s’na ha gjë tjetër financiarisht përveçse pullave të postave. Është shumë e trishtueshme, duhet bërë diçka shokë dhe shoqe, është e vetmja mynyrë për të ndihmuar kthimin e normalitetit të natyrshëm, dhe më e rëndësishme, të kemi besim tek njëri-tjetri, dhe tek fakti se mund të bëhemi një faktor ndryshues. Duhet bërë diçka përveçse të vënurit duart në kokë sepse kjo është tej mase absurde. Mua më keni gati për çdo veprim, sepse është e vetmja mynyrë për të ndihmuar.
Sinqerisht
Drini.
p.s. kemi përafërsisht 60 ditë kohë për të formuluar një peticion, për të rënë dakort, dhe për ta postuar në adresat ku mund të gjej vëmëndje. Me besim tek njëri-tjetri mund t’ja harrijmë :)
Krijoni Kontakt