Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15

Tema: Diskutim

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e NIMFA101
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    MI/USA
    Postime
    11

    Re: Pentesileas

    Kam hapur per kuriozitet shkronjen P tek "anėtarėt" per te ndjekur veprimtarine tende se me terhoqi vemendjen.

    Habitem se sa te lumtur jane te paditurit ne boten e tyre te vogel mikroskopike. Kane guxim te hyjne ne forum dhe te behen "kritik"arti qe diten e pare. Njerez te vegjel si puna jote e perdhosin emrin e vendit tone.(duket nga tentativa jote ziliqare per te share artist te vertet te rinise shqiptare) Me vjen shume keq qe lejohen tipa si ty te shprehin mendime ne kete forum serioz qe po perpiqemi te krijojme. Te isha moderatore do te te bllokoja te drejten e hyrjes.Por jemi ne nje vend te lire me liri shprehje dhe nuk kemi ē'te bejme.Na duhet ti durojme neper kembe njerez te vegjel si ty.

    P.s. (besoj se ke komplekse te brendshme te pazgjidhura.Te keshilloj ti drejtohesh nje psikologu, nje kolegut tim. Po deshe ta jap adresen)

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nimfa nje disi pergjigje ktheva tek tema e hapur nga Niti, ne lidhje me komentet e pjestares se re te forumit.

    Me vjen keq qe jam duke e vazhduar kete diskutim ne kete pjese te forumit dhe aq me teper tek tema e Dikeas, (i premtoj qe do i fshij keto pergjigje pas disa ditesh), por nuk dua vertet qe serioziteti i Forumi te Letersise (forum qe e frekuentoj ndoshta me shume se cdo forum tjeter ne komunitet) te kthehet ne fjalet boshe te nje njeriu qe nuk ka vend tjeter ku te nxjerre "mendjen e ndritur hibride" te nje njeriu pa emer.

    Ndoshta jo te gjithe ata qe shkruajne ne kete forum jane shkrimtare, ndoshta asnjeri nuk eshte, por te them me bindje secili ne menyren e tij thote ate qe ndjen, dhe te thuash ate qe ndjen ashtu sic e ndjen ti nuk ka qene apo do jete ndonjehere krim.

    Nq se vertet nuk te ka pelqyer vjersha (deri ketu nuk me duket cudi e madhe, nuk eshte e thene te te pelqeje cdo gje e shkruar), mjafton te thuash arsyet perse. Por dua te te kujtoj ketu se ne boten reale ai qe di shume nuk flet pak, po flet shume se ka per cfare te flase. Ai qe nuk di fare, hedh gurin dhe gezohet se nuk pa budalla tjeter te bente kete gje. (perseri normale, te tille njerez ka pasur dhe do te kete, por jo ne kete forum, per aq kohe sa na jepet mundesia ta kontrollojme dicka te tille)

    Kjo eshte arsyeja perse dua tu kujtoj ketu te gjithe pjestareve te Forumi Shqiptar se cdo koment fyes ne lidhje me anetaret e forumit DO TE FSHIHET. Kjo si gjithmone jo per arsye tiranie por per te ruajtur vijen e respektit qe duhet te kemi per njeri tjetrin, duke qene se jemi pjestare te te njejtit komunitet. Kujt nuk i pelqen mjafton te mos marre pjese fare ne diskutim.

    Eshte gjithashtu nje domosdoshmeri qe ne pergjigjet tuaja gjithmone te kini si synim komentimin e temes dhe jo pergjigjeve qe i jane dhene asaj nga pjestaret.

    Secili ka mendimin e tij dhe ky mendim duhet respektuar (gjithmone kur mendimi eshte mbeshtetur nga ideja - jo mendim i dale nga flluska e sapunit).

    Besoj ne te ardhmen pergjigjet me thikat e vogla do ti lini ne sheshet e dyluftimeve.

    Pershendetje te gjitheve.

  3. #3
    Pse e keni kaq frike Pentesilene?!?!?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 02-06-2002 mė 03:59
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nimfa

    nga nje mendim qe jep dikush nuk kemi pse te zemreohemi, ne kemi te drejte ne ndergjegjen tone te mos e imitojme nese na duket i vogel,(zakonisht te medhenjte jane indiferente ndaj te vegjelve, me e pakta jane te heshtur)
    Nese dikush guxon ti hyj rruges se letersise, dhe sidomos ka filluar te botohet, ose ti jape shkrimet e veta per syte e lexuesve...nuk ka rendesi per shume lexues apo per pak, kjo eshte guxim, dhe nuk eshte guxim per te marre vetem lavderime, fjale pelqese, miratim apo ku e di une. Vete krijuesi ia krijon kete hapsire lexuesit te mendoje e te shijoje me shijet e vet shkrimin.
    Arti nuk eshte i veshtire vetem gjate krijimit...ai eshte gjithmone i veshtire, sepse te duhet ta mbash me vone me gjithe mendimet e te tjereve...perderisa behet ky art per tu hapur.
    Perballe nje mendimi nuk kemi pse tkurremi, as pse te zvogelohemi duke u bere zemerak, ne jemi krijues dhe kjo eshte shume....nuk duhet te marrim kohe nga koha e krijimit per te zbukuruar nje zemerim ose nje dhembje qe nuk i duhet dhene shume rendesi.(ose qe edhe i duhet dhene rendesi por ne heshtje)
    Ne fund te fundit pentesilea...zgjodhi nje menyre per te hyre ne forum, dhe hyri...nuk kemi pse paragjykojme deri ketu...forumi yne eshte i hapur per te gjithe....ashtu si edhe letersia.
    Dikush e bleu librin tim ne 94 dhe mbas tre ditesh erdhi ma perplasi turinjeve, me njemije sharje...une o drodha u dhimba shume, por heshta duke mbajtur nje kenaqesi te vogel fare te vogel...sepse mendova per te ngushelluar veten dhe te drejten e tij qe ne fakt une ia kisha dhene , duke botuar...dhe i thashe...-"ne fund te fundit ti me paske lexuar, une te jam mirenjohese per kete, per te tjerat do te mendohem nese do te mund ti pranoj apo jo...kur te dal me librin tjeter do te kuptosh se te kam dhene edhe te drejte."
    Nimfa, letersia eshte e veshtire...dhe sidomos kur je duke hyre ne te, duhet shume pune te te pranoje ajo e te behesh ai qe je brenda vetes deri edhe ne art....nuk lartesohesh ne art po nuk vuajte, po nuk dhimbe, po nuk te shkelen, po nuk te vrane... po nuk te lne rruges qe te nxitohesh serish qe te ngrihesh serish....te ribehesh serish dhe ne te gjitha kjo te jesh prap i paster....pa zemerime, pa hakmarrje...pa te gjitha ata qe te lodhin.
    Ti nuk shkruan te te duan , ashtu sic edhe nuk shkruan te teurrejne, nuk shkruan te te lavderojne e te duartrokasin , ke arsye tjeter qe te shtyn te shkruash qe mund te jene njemije arsye ....
    Ti nuk troket ne deren e letersise te te presin si Balzakun (aq me teper dihet si u prit balzaku, ose me mire kur u prit balzaku)
    Nese ndihesh Balzak i bere qe diten e pare... do te mbetesh pa u bere kurre as fletore mbajtes e jo me Balzak.

    Nuk mund ta paragjykojme lexuesin tone duke e bere te vogel ose te madh te mire ose te keq...mos harro ne jetojme per lexuesin...pa e vleresuar ne ate...ne shkruajme per te per shijet e tij ndosh edhe per mospelqimet. Kjo eshte padrejtesia e pare e letersise, "te mohon te drejten te vrasesh lexuesin tende qofte edhe duke te vrare ai. letersia e mohon hakmarrjen e poetit, shkrimtarit ejt etj"
    Ti mendon se te gjithe lexuesit e kadarese e duan kadarene????
    Se e kane dashur kadarene? Se ai ka marre vetem vleresime?
    Ndoshta ka qene edhe me i urryeri ne fillimet e veta...perderisa u be kadare.

    Fiori, nuk kemi asnje te drejte ti mohojme lexuesit te forumit cilido qofte ai, te drejten te jete ai qe eshte ose ai qe na duket, te jet i sinqerte ose i pasinqerte, te jete dashamire apo dasha keq, te duartrokase ose te na kritokoje(forumi eshte letersia qe ne bejme dhe perderisa eshte letersi eshte viktima e lexuesit...)
    Te bejme nje pyetje pervec asaj qe kemi thene...po sikur tek emri i pentesileas te ishte i fshehur emri i nje shkrimtari te madh????

    Ne nuk mund te kerkojme te njohim fytyrat ose emrat e lexuesve...ne kemi hyre per te bere tjeter gje....te shpalosim talentin tone, perpjkjen tone, shpirtin tone...e te provojme ne letersi.

    Po sikur tek emri i pentesileas te jete i fshehur emri i nje shkrimtari te madh...???? I cili ndoshta jo gabimisht e ka harruar emrin e tij, i cili jo padashje nuk e ka shkruar mbiemrin e fituar "POET" ose "SHKRIMTARE"
    Ju ftoje te tregojme gjeresine , per ti pranuar edhe ata qe nuk na duan apo qe nuk iu pelqejme.
    Forumi ka nevoje per sa me shume lexues te te gjitha llojeve, shtresave, tipave....
    Ne prandaj kemi ardhur ne forum (per lexues) se perndryshe do i mbanim krijimet tona pa i nxjerre ketu, apo aty ku do te mund ti nxjerim nje dite, ose do te kishim ndenjur pa shkruar fare.
    Nuk eshte me pak dhimbese , te besosh se....jo te gjithe poetet jane poet... (letersia edhe te masakron duke te mos vleresuar ose duke te vleresuar gabimisht)
    Asgje nuk eshte e persosur, as letersia. Atehere???
    Le te hyjme ne ne letersi duke u persosur.
    (kur takohet kadarea me dike , nuk ta jep doren duke thene "Une jam Ismail Kadare, poeti dhe shkrimtari i vetem i shqiperise...,por thjeshte te jep doren dhe thote vetem emrin-Ismaili, po qe si ti je lexuesi i tij dhe e njeh nje ismail i thua me kujtove kadarene tim....ai nuk uleret te te thote -Une jam ai kadarea yt.... ndoshta tregon nje gjest duke u emocionuar edhe ai...."
    Ne asnje salle taletesh nuk kam pare te hyj dikush e te thote....
    Hej une jam POETI i madh kam 700 cmime... Cdo poet i madh e shikon me zili Poetin qe po behet por ama nuk i uleret ne vesh te talentit te ketij te fundit duke i dhene nje shtirje , as duke itreguar medaljet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e NIMFA101
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    MI/USA
    Postime
    11
    Mace te jap te drejte.Ndoshta une e lash veten te merrej nga inati i momentit. Por gjithesesi une nuk kam thene qe nuk duhen lejuar kritikat.Ne nuk do bejme ēensur e te kthejm komunizmin perseri. Do te ishte keq qe ti sillnim gjurmat e tij ne forum. Por "kritikat" e pentesileas mu duken shume banale. Do ta pranoja dhe lexoja shume hapur nje kritik te nivelit me profesional. Kritika e vertet i meson diēka autorit, ben te permiresoj vepren e tij. Por ajo e pentesileas e kishte emrin sharje, jo kritik.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e NIMFA101
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    MI/USA
    Postime
    11
    I kerkoj falje DIkėas per diskutimin qe hapa ketu. I lexoj perhere me deshire krijimet e saj.
    I kerkoj falje edhe Fjorit (dhe forumit) qe shkela rregullin.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Qe mos keqkuptohemi

    Per te gjithe vizitoret e Forumit Shqiptar dua te kujtoj:

    Nuk me intereson cfare opinioni kini per shkrimet pasi e kuptoj jo te gjitha shkrimet do pelqehen nga nje lexues. Nuk dua qe te ndrydhet mendimi personal mbi "gjene" e shkruar, vetem dua sjellje me njerzore kur ktheni pergjigje, pasi nuk duhen shume mend per te kuptuar sa "interesante" jane pergjigjet e personit ne fjale.

    Asnje shkrimtar i madh nuk kthen pergjigje ne ate menyre, vetem nq se eshte shkrimtar i madh ne klase te pare fillore.

    Sinqerisht Sokol mua pergjigjet e saj, me duken thjesht pergjigjet e nje te "pasterviture" ne ambjente me shume njerez. Nuk doja te ktheja pergjigje ne vecanti pasi jam e sigurt, nq se vazhdon kthen pergjigje dhe per pak kohe ne kete forum do e kuptoje vete.

    Shkrimtare te medhenj - e kush i beri te tille ?!

    *Nje minute tjeter e harxhuar me mendime te vdekura qe pa lindur.

    Te vet-kenaqurit me zgjatin jeten.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nga koha ne kohe
    nje i huarj shfaqet ne jeten tone
    dhe fillon te luaje me disa butona ne mendjen tone
    dhe ja aty rilindin ndjenjat, emocionet, inati
    gjithcka shkalluar nder qeliza
    por faktikisht nuk eshte personi
    qe me kontaktin e tij/saj te ben te dridhesh
    eshte thjesht interpretimi yt
    por c'fare kuptimi ka ky person ne jeten tone
    kur gryka te thahet
    fjalet hezitojne te dalin, apo shperthejne papritur
    me e keqja eshte se ne
    jemi teper te pambrojtur nga ky provokim


    Nimfa e di qe ke kerkuar falje, dhe eshte teper e mire sepse ti e ke kuptuar se c'fare ke bere qofte mire apo keq. Kjo ka shume rendesi.

    Kurse mua Zonjusha/Zonja "P" me duket si nje nga ato grerezat qe vetem zhu zhu zhu bejne. E pse jo i lejohet, jane te drejtat e saj.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Postime
    2

    Per kujtese, gjithe antareve te forumit, si dhe moderatoreve!

    Te nderuar antare te formit tone. Une jam nje nga ju, pra nje antar i perhershem. Do doja te ju njoftoja dicka. Disa prej nesh ketu, po perdorin disa emra, pra jane te rregjistuar ne kete forum me shume se njehere, edhe disa here, me emra krejt anonim, dhe papritmas behen ekspert, duke lexuar dhe dhene vleresime per krijimet tona, duke fyer, dhe ceshte me e keqja, duke denigruar disa nga krijuesit me te mire te forumit tone...
    Une e di se kjo eshte krejt e pamundur te parandalohet, por te pakten ta kuptoni, dhe mos i merrni asnjehere seriozisht fjalet e thena vend e pa vend te ndonje te "antari te ri", qe sapo vjen, ka lexuar me qindra faqe te forumit tone, dhe menjehere kepute vleresime "fantastike". Me e keqja eshte se ata fillojne t'i japin vleresime vetvetes pa asnje lloj kriteri, pra i shkruajn vetvetes duke thene fjale te "mrekullueshme" dhe pergjigjen pastaj e japin po vet...gjest shume i ulet ky...

    E gjithe kjo besoj se eshte shume e shemtuar! Vleresojeni vet...
    Dija

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    dij-ckes

    Gjithnje me ka mahnitur larmia.E te gjithave.Nuk po zgjatem me kete.Mgjthate eshte nje nga arsyet qe jam ketu.
    Po te them arsyet me te forta te ardhjes time ketu.Jam nje fizikisht.Po ti dridhu nga frika se kam dhe te tjere.Ti dridhu dhe mendo se mund te jem shume.Se ne te vertete jam ze i shumices se atyre qe me ngjajne.
    E dashur dij-cke!Nuk e di c'po mundohesh te shpetosh dhe pse je ti ketu.Degjo tani.
    Une jam ketu per qellime te tjera.Nuk jam per te lexuar thjesht krijime.As per te lexuar krijime mesatare.Kam lexuar shume.Mali im ka lartesi te tjera.E kam kaluar pershtypjen e gjimnazistit. Tani o dij'cke kerkoj maja.E marrte e mira sa te perzgjedhura me jane bere shijet!Nuk ngopem me gjithshka, dmth me sasi.Mund te me vrase, vecse, nje fjali e thene ashtu si e pres une.Jam ketu per te lexuar dhe degjuar ato qe nuk i dija me pare.Ato qe nuk i kam ndjere me pare.Ato qe pres te m'i zbulojne te tjeret.Pra, artistet.E di dij-cke se artistet jane drejtuesit tane shpirterore???Une kerkoj drejtuesin tim.Tendin gjeje vete.
    Une kerkoj te kaloj orgazmen me "pornoelegjine" (pa asnje mashkull ne krah). Kerkoj te zbuloj dhe peshoj rendesine e kokes time tek Henri, kerkoj te humb fillin e metaforave dhe te perpiqem te gjej mendimin e Che-guevares, kerkoj te hapem e tera si ne nje lendine ne nje paragraf te nitROSHIT, kerkoj te mos mundem te nxjerr ze para rebelimit te maces duke e ditur se ajo i ka thene te gjitha qe doja te thosha.Kerkoj...
    Kam ardhur t'u lutem ketyre te me marrin dhe mua atje per ku jane nisur. Dhe nese nuk arrijme dot - deri atehere do te kemi zbuluar limitet tona dhe pafundesite.Deri atehere, ku i dihet, do kemi mesuar te flasim gjuhen e shpirtit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  2. Diskutim në lidhje me GRUB....
    Nga FlashMx nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 17:35
  3. Pyetje per diskutim
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 320
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:38
  4. Diskutim rreth rikthimit te te dhenave.
    Nga Miremengjes nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 11:26
  5. diskutim
    Nga spiky nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2003, 21:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •