Gravura e meposhtme titullohet ''Masakra e mamlukėve''.
Ne vitin 1805 shqiptari Mehmet (Muhammad) Ali (1769 1849) , nje oficer karriere ne ushtrine osmane, u caktua Pasha i Egjiptit. Ky ishte fillimi i dinastise shqiptare qe udhehoqi Egjiptin deri ne vitin 1952 kur Mbreti Faruk hoqi dore nga froni ...
Mehmet Aliu lindi ne Kavalla ( sot ne Greqi) dhe sot shtepia e tij e lindjes eshte objekt muzeor e turistik dhe njihet me emrin ''Shtepia turke''. (zona Seraidaris). Shtepia eshte ne gjendje te mire dhe shquhet per gdhendjet mbi traret e saj.
Deri ne vitin 1961 vete Qeveria e Egjiptit u kujdesua per mirembajtjen e saj dhe me pas perkujdesja iu la Qeverise greke. Ne katin e poshtem te shtepise ndodhen stallat fhe kuzhina, ndersa siper jane haremi i Aliut, dhomat e ndenjes e te fjetjes ... Po ashtu nje statuje bronxi e Mehmet Aliut ndodhet ne nje shesh te vogel prane shtepise.
Me 1 mars 1811 Mehmet Aliu vendosi t'i jape fund bashkejeteses me shtresen feudale te mamlukeve dhe per kete organizoi nje pritje (banket) te vecante. Klasa e pasur e mamlukeve po behej pengese per forcimin e shtetit te Egjiptit jo vetem duke mos iu bindur rregullave e ligjeve por edhe duke thurur intriga ndaj sundimtarit shqiptar ...
Thuhet se 480 mamluke u ftuan ne keshtjellen e Mehmet Pashes ne nje pritje madheshtore, ku me pas do merrnin pjese ne nje ceremoni me rastin e dhenies se nje posti te larte djalit te Mehmetit, Tusunit. Deshmitare te kohes thone se vete Aliu foli perzemersisht me shume nga te ftuarit te cilet pine edhe kafe ...
Pas pritjes te ftuarve iu tha te largoheshin nga kalaje permes nje kalimi te ngushte qe ishte krijuar nje zone shkembore. Trupat e Mehmetit u prine mamlukeve dhe sapo te gjithe ata kaluan porten e kalase ... ajo u mbyll. Trupat e Mehmetit u ngjiten me shpejtesi ne pjesen e larte te shkembinjve dhe filluan te qellojne mbi mamluket e coroditur duke i vrare te gjithe.
Disa historiane egjiptiane thone se numri 480 mamluke eshte i zmadhuar dhe se numri i vertete ishte 64: 24 bejlere mamluke dhe 40 besnike te tyre.
Pas kesaj masakre veshet dhe kokat e mamlukeve iu derguan Sulltanit ...
Krijoni Kontakt