Close

Rezultati i Sondazhit: Armet ne Irak?

Votues
40. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Realitet - Do gjenden, eshte vetem ceshtje kohe.

    9 22.50%
  • Fantazi- justifikim per te pushtuar Irakun

    31 77.50%
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Eshte nje shprehje qe thote: Fshati qe duket s'do kallauz:
    Nuk ju hap barku Bushit per irakenet po ka hallin si te mbaje ne kembe ekonomine qe pa nafte merr fund ...
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti Bush do tė japė urdhėr pėr njė hetim tė pavarur mbi informacionin e zbulimit tė para luftės rreth armėve tė Irakut
    Paula Wolfson


    2 shkurt 2004, 3:45 UTC


    Zyrtarė tė lartė amerikanė thonė se presidenti Bush do tė japė urdhėr pėr njė hetim tė pavarur lidhur me informacionin e zbulimit tė para luftės rreth armėve tė shkatėrrimit nė masė tė Irakut. Presidenti ka qėnė nėn presionin e ligjvėnėsve republikanė dhe demokratė pėr tė filluar njė hetim tė tillė.
    Lajmet citojnė zyrtarė tė lartė amerikanė, tė cilėt kėrkuan tė mos identifikohen, tė kenė thėnė se hetimi i pavarur do tė pėrqėndrohet nė vlerėsimin e informacionit tė zbulimit tė para luftės.

    Shtėpia e Bardhė ndodhet pėrballė njė presioni gjithnjė nė rritje pėr tė mbėshtetur njė hetim tė pavarur lidhur me informacionin e zbulimit, qė u pėrdor pėr tė justifikuar ndėrhyrjen ushtarake nė Irak.

    Presidenti ka thėnė gjithnjė se inspektorėt amerikanė tė armėve nė Irak duhet tė pėrfundojnė punėn e tyre para se tė shqyrtohet mundėsia e njė hetimi tė pavarur lidhur me informacionin e zbulimit.

    Por tani janė vėnė re shenja, qė flasin pėr ndryshimin e kėtij qėndrimi. Senatori Trent Lott nga shteti Misisipi, republikan me peshė nė komisionin e senatit pėr ēėshtjet e zbulimit, tha se Shtėpia e Bardhė me sa duket po e rishqyrton qėndrimin e saj.

    “Me sa kuptoj unė, Shtėpia e Bardhė po e shqyrton situatėn dhe ėshtė shprehur se dėshiron tė dijė tė gjitha hollėsitė qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje.”

    Duke folur nė njė emision tė rrejtit televiziv Fox News, senatori Lott, i cili ka shėrbyer gjithashtu edhe si udhėheqės i republikanėve nė senat, shprehu besimin se njė hetim i pavarur ėshtė i justifikuar.

    “Nė kėtė rast nuk ka dyshim se kemi tė bėjmė me njė dėshtim tė agjencive tė zbulimit nė njė formė apo njė tjetėr.”

    Kėrkesat pėr njė hetim tė pavarur filluan tė shtohen javėn e kaluar kur ish krye-inspektori amerikan i armėve nė Irak, David Kay, foli para kamerave televizive dhe komisioneve tė kongresit. Zoti Kay tha se shumė njerėz u ēorientuan nga informacioni i gabuar i zbulimit para luftės nė Irak. Ai shtoi se nuk kishte tė ngjarė qė nė Irak tė gjeheshin ndonjėherė sasi tė mėdha armėsh tė shkatėrrimit nė masė.

    Zoti Kay tha dje pėr rrjetin televiziv Fox News se mbėshtetja e Shtėpisė sė Bardhė pėr njė hetim tė pavarur do tė ishte e mirėpritur. Ai vuri nė dukje se njė hetim i pavarur ka filluar nė Agjencinė Qėndrore tė Zbulimit amerikan, CIA, dhe se disa komisione tė kongresit kanė ndėrmarė hetime nga ana e tyre. Megjithatė, theksoi zoti Kay, nevojitet njė hetim i pavarur nga ekspertė pa lidhje politike, veēanėrisht me qė kėtė vit mbahen zgjedhjet presidenciale nė nėntor.

    “Mendoj se kėtu nuk kemi tė bėjmė me njė proces kėrkimor pėr tė fajėsuar dikė. Bėhet fjalė pėr njė hetim rreth gabimeve themelore nė mėnyrėn se si janė grumbulluar dhe vazhdojnė tė grumbullohen informacionet e zbulimit.”

    Ēėshtja e luftės nė Irak ėshtė shndėruar tashmė nė njė debat tė madh tė fushatės elektorale. Pretendenti kryesor i Partisė Demokrate pėr tė fituar emėrimin e partisė si kandidat pėr nė zgjedhjet presidenciale tė nėntorit, senatori John Kerry nga shteti Masachusets, ėshtė mes atyre personave qė kanė vėnė nė pikpyetje arsyet e ndėrhyrjes ushtarake nė Irak. “Mendoj se ka pasur njė ekzagjerim tė madh tė informacionit, madje edhe mashtrim.”

    Ēėshtja kontradiktore lidhur me informacionin e zbulitmit para luftės ka marrė pėrmasa tė mėdha edhe nė Britani. Javėn e kaluar, njė gjykatės me peshė publikoi njė raport, nė tė cilin e akuzonte BBC-nė pėr gabime tė rėnda nė njoftimet rreth kėsaj ēėshtjeje. Televizioni i BBC-sė transmetoi vitin e kaluar njė kronikė, qė e akuzonte qeverinė e kryeministrit Blair pėr zmadhimin me qėllim tė informacionit tė zbulimit rreth kėrcėnimit qė pėrbėnin armėt e shkatėrrimit nė masė tė Irakut.

    Ndėrkohė, anketat e opinionit publik nė Britani tregojnė se ėshtė rritur mbėshtetja pėr njė hetim tė pavarur lidhur me provat, qė iu paraqitėn kryeministrit Blair pėr tė argumentuar nevojėn pėr tė hyrė nė luftė nė Irak. Edhe administrata e presidentit Bush ėshtė ndodhur para njė pozite tė tillė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Pse derdellisim kot kur nje regjim si ai i Sadamit duhet te kishte ate perfundim qe pati?Shume gjera mund ti kuptojme.. por nuk eshte mire te fillojme si disa komunista qemot...Amerikanet nuk lan gur palevizur per ne shqiptaret e shkrete...aq sa duhet te rreshin qe te benin dicka...Nqs do drejtesi te kulluar sugjeroj te kontaktosh Nasen se mbase ka nje planet me specie te tilla...Zhvillimet e fundit jane te detyrueshme qe mund te mbartin sakrifica per Bushin por jo per Ameriken....Iraku edhe pa rezervat e naftes ka kapacitet per te arritur gnp e finlandes....Ndoshta shume prej jush banon ne evrope dhe c`ka te mesoj pervec leksioneve te arabeve dhe te anti amerikaneve te tjere...Leri historite e halliburton e carlyle atyre qe u intereson...ne do shkojm atje ku fryn era....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Drejtori i CIA-s komenton mbi armėt e Irakut
    5 shkurt 2004 (20:00 UTC)


    Drejtori i Agjencisė Qendrore tė Zbulimit, CIA-s, George Tenet, thotė se analistėt nuk kishin deklaruar kurrė se Iraku pėrbėnte njė kėrcėnim urgjent para fillimit tė luftės nė kėtė vend.
    Zoti Tenet tha se analistėt e zbulimit besonin se Iraku zotėronte disa tipe armėsh tė ndaluara dhe po pėrpiqej tė prodhonte edhe lloje tė tjera. Por ai shtoi se agjentėt amerikanė e patėn tė vėshtirė tė depėrtonin nė regjimin e Saddam Husseinit, dhe se tė dhėnat e zbulimit pothuajse asnjėherė nuk mund tė quhen plotėsisht tė drejta, apo plotėsisht tė gabuara.

    Komentet e zotit Tenet sot nė Uashington, ishin njė pėrgjigje ndaj atyre qė kanė kritikuar informacionet e zbulimit qė u pėrdorėn prė tė justifikuar luftėn nė Irak. Para disa ditėsh ish-inspektori i armėve i Shteteve tė Bashkuara, David Kay, tha se ishte i mendimit se nė Irak nuk ka armė kimike, apo biologjike.

    Zoti Tenet i hodhi poshtė sot kritikat se atij i ishte bėrė trysni pėr tė manipuluar informacionin pėr Irakun dhe shtoi se Presidenti Bush i kishte kėrkuar qė faktet tė paraqiteshin saktė dhe ndershmėrisht.

    Shefi i CIA-s tha se informacioni qė ai kishte para luftės ia kishte forcuar besimin se Saddam Husseini pėrbėnte rrezik dhe se ai ia kishte transmetuar kėtė zyrtarėve tė administratės sė Presidentit Bush nga fundi i viti 2002.

    Zoti Tenet po ashtu tha se inspektorėt nė Irak kanė nevojė pėr mė shumė kohė pėr tė kėrkuar tė dhėna mbi programet e armėve tė Irakut. Nė fjalimin qė mbajti sot nė Karolinėn e Jugut, presidenti Bush pranoi se nė Irak nuk janė gjetur ende armė tė ndaluara, por ai pėrsėriti se Shtetet e Bashkuara bėnė veprimin e duhur, me fillimin e luftės nė Irak.

    Kritikėt e akuzojnė administratėn e Presidentit Bush se kishte paraqitur njė pikpamje tė ngushtė pėr tė dhėnat e zbulimit, pėr ta bėrė Irakun tė dukej si kėrcėnim serioz, duke justifikuar kėshtu ndėrhyrjen ushtarake.// lk //
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #55
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    CIA asnjeri nuk mund ta vere ne dyshim saktesine e saj agjensije
    CIA ishte shume e sakte kur tha: Iraku nuk kishte me arme te shkaterimit ne mase
    si thoni juve po qe se kishte dyshime qe mund te kishte
    ahahah ke lane trute te vinte ne irak ? te vdekurit mund te arinin me miliona
    pse ne 91 usa nuk hyri ne bagdat

    shendet e para


  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Dy tonelata uraniumi nxirren jashtė Irakut

    7 korrik 2004


    Shtetet e Bashkuara kanė nxjerrė jashtė Irakut rreth dy tonelata uranium dhe rreth 1 mijė pajisje tė tjera radioaktive qė mund tė pėrdoreshin pėr prodhimin e bombave radioaktive.
    Sekretari Amerikan pėr Energjinė Spencer Abraham tha se heqja e tyre nga Iraku ndihmon qė materiale tė rrezikshme bėrthamore tė mos bien nė duart e terroristėve.

    Materialet bėrthamore dhe radioaktive u gjetėn nė njė objekt qė pėrdorej pėr kėrkime nė fushėn bėrthamore. Objekti ishte ēmontuar nė vitet ’90, pas Luftės sė Gjirit Persik.

    Departamenti amerikan i Energjitikės, theksonte nė njė deklaratė, se materialet u transportuan nė Shtetet e Bashkuara mė 23 qershor pėr arėsye sigurie.

    Nė tė thuhet se disa materiale tė tjera mė pak tė rrezizkshme radioaktive, qė mund tė pėrdoren nė mjekėsi, bujqėsi ose pėr qėllime tė tjera industriale u lanė nė Irak.

    Nė deklaratė thuhet se Agjencia e OKB-sė pėr Energjinė Atomike ishte njoftuar paraprakisht pėr lėvizjen e materialeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #57
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Le te sjellin disa copa uranium nga amerika ne mynyre qe te justifikojne shkaqet e luftes .Ose tia marrin borxh israelit.Edhe sikur te kete pasur iraku uranium e arme kimike eshte e drejta tij fundi fundit sikurse ka te drejte israeli te kete dhe bombe bethamore.nuk eshte njeri i njerkes tjetri i nenes.Mirepo tai qe su gjet keto arme le ti sjellin nga israeli te pakten keshtu te genjejne boten dhe tifozat e tyre neper bote.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #58
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Tony Blair deklaron dje qe armet e shkaterrimit ne mase "mund te mos gjenden ne Irak".
    Kjo nuk ishte "nje nga arsyet e luftes".
    Kjo ishte shtylla kurrizore e luftes, meqe vetem armet e shkaterrimit ne mase perbenin rrezik "urgjent" per perendimin. Se regjimi i Sadamit nuk paska qen i rrezikshem per perendimin edhe kur i ka pasur te hapura programet kimike gjate luftes me Iranin jo me kur i kishte te mbyllura dhe po shkaterronte edhe raketat e fundit jashte konventave per tu munduar te evitonte luften.
    Sepse kjo ishte frika e Tony Blair para se te llapazanonte (fjal e re per tipa si Blairi)qeverine e tij drejt luftes, duke shkaktuar edhe doreheqjen e deputeteve te partise se tij si Robin Cook e Claire Short.
    "Nje dite do zgjohemi dhe do i gjejme femijet tane te roberuar nga keta regjime diktatoriale" - pat thene.
    Dmth mundesine absurde qe Iraku mund te pushtonte Angline e ka marre si kercenim ndaj te cilit s'mund te shtyhet aksioni i menjehershem!

    CIA ka vepruar si KGB-ja gjate luftes se ftohte.
    Andropovi (drejtori i KGB-se ne ate kohe) i kishte kerkuar agjenteve te kunder-zbulimit, rezidenteve te ambasadave dhe agjenteve te tjere te KGB-se ne Europe dhe Amerike te gjenin fakte te pakundershtueshme qe Regani (qe njihej nga BS si ekstremist) kishte plane per lufte nukleare me Bashkimin Sovietik dhe do sulmonte nga momenti ne moment.

    Kur keta s'po gjenin asgje, meqe Regani s'kishte ndermend sulme nukleare, atehere moren urdher, qe ti gjenin me c'do kusht me qellim qe fryma e kercenimit dhe propaganda anti-USA te rrinte gjalle.

    ps: Argumentat qe perdorin kta Bushat e forumit..."Ca do thonit ju nqs do i gjeje USA neser keto arme?"....Argument i pakundershtueshem ky ne fakt.
    Nqs do gjendeshin arme te shkaterrimit ne mase ne Irak do thoja:
    1.Lufta ka qene pozitive. (ashtu si ishte pozitive heqja e Sadamit ne vetvete...megjithse nje diktature hiqet, nje do vendoset...jam skeptik per kapacitetin e demokracise sot per sot ne Irak)
    Dhe e dyta meqe CIA s'ka pasur asnje prove per egzistencen e armeve, pra ato gjenden aksidentalisht:
    2. Arsyet per te shkuar ne lufte prap mbeten te fabrikuara dhe negative.
    Pra ket qe kam then gjithmon do them prap: qe kam qen dhe do jem kunder kesaj lufte.

    ps2: Interesant ky lajmi i low-enriched uranium qe do perdorej per arme. Ishalla na cojne nej ton nga Shqiperia qe ta perdorim per centrale radioaktive se ka shku puna keq, pa drita gjith vitin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ryder : 08-07-2004 mė 07:53

  9. #59
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga altini55
    Le te sjellin disa copa uranium nga amerika ne mynyre qe te justifikojne shkaqet e luftes .Ose tia marrin borxh israelit.Edhe sikur te kete pasur iraku uranium e arme kimike eshte e drejta tij fundi fundit sikurse ka te drejte israeli te kete dhe bombe bethamore.nuk eshte njeri i njerkes tjetri i nenes.Mirepo tai qe su gjet keto arme le ti sjellin nga israeli te pakten keshtu te genjejne boten dhe tifozat e tyre neper bote. ......
    Le te na thot dikush nje ligj nderkombetar qe ndalon nje shtet nga prodhimi i fuqise berthamore!

    Neqoftese Shqiperia do kishte mundesi te krijonte arme berthamore do isha njeriu i pare qe do dilja te demostroja per te inkurajuar nje gje te tille, megjithese nuk jam as nacionalist e as terrorist. Sot nuk eshte e thene per nje shtet te ket pavarsi te plote nese nuk ka fuqi berthamore.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Sqarim Titulli i kesaj teme eshte ndryshuar pa lejen time. Titulli origjinal i temes ka qene "Armet Kimko-Biologjike ne Irak, ceshtje kohe apo justifikim". Megjithese Tema mban autoresine time si hapes teme, titulli i saj nuk ka asgje te ngjashem me temen qe hapa une.

    U kerkoj moderatoreve, te 1) ti rikthejne temes titullin origjinal, 2) ose te hapin temen e tyre ku autor i temes nuk jam me une dhe ti vene cfaredo lloj titulli te deshirojne.

    Perdorimi i temes time, per propagande personale nuk me duket i arsyeshem.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ikja e trurit--vetem 5% e te diplomuarve jashte ndodhet ne vend
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 15-01-2012, 14:46
  2. Studentėt shqiptarė jashtė, tė pavendosur pėr t’u kthyer
    Nga kacaku basket nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 21:59
  3. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Rritet qarkullimi i parasė jashtė sistemit bankar
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •