Close

Rezultati i Sondazhit: Armet ne Irak?

Votues
40. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Realitet - Do gjenden, eshte vetem ceshtje kohe.

    9 22.50%
  • Fantazi- justifikim per te pushtuar Irakun

    31 77.50%
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 62 prej 62
  1. #61
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Es selamu alejkum wr wb

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Armet e shfarrosjes ne mase ishin nje prej shume arsyeve perse SHBA dhe Britania shkuan ne lufte. Kete nuk e them per te ulur sado pak rendesine e ketij motivi, por per te bere te qarte qe motivet ishin te shumta.

    Se nuk jane gjetur ende, nuk do te thote se armet nuk jane prodhuar dhe nuk egzistojne. As Sadam Husein nuk eshte kapur apo gjetur ende se bashku me dy djemte e tij, por kjo nuk do te thote se ata nuk jane diku te fshehur ne Irak, gjalle apo vdekur.

    E njejta gje edhe me armet e shfarrosjes ne mase: biologjike + kimike + nukleare. Eshte ende heret per te dale ne perfundime.

    Bush dhe Blair nuk kane perse denohen per asgje dhe askush, pervec popullit Irakian. Nese Irakianet besojne se ky nuk ishte clirim, por pushtim, ata kane te drejte te shpien ne gjyq SHBA apo Britanine. Por kjo nuk ka per te ndodhur pasi pavaresisht nga veshtiresite e nje fillimi te ri te veshtire per irakianet, ata kane fituar ate me kryesoren, lirine, ate lire qe nuk e fituan dot vete, por u pagua me gjakun e ushtareve amerikane dhe nga xhepat e taksapaguesve amerikane.
    Lufta ne Irak dhe ne pergjithsi lufta kunder Terorizmit eshte lufte kunder Islamit.

    Per kete gje kam hapur tem ne vehte te cilen ju Albo peronalisht e keni shly pa arsyetim.

    Arsyjet qe ju permendni si lufte per shkak te prodhimit te armeve berthamore ose per te rrezuar diktature jan vetem kamuflazh i asaj qe thash Lufte kunder Islamit.

    Ju shum mire keni jeni shprehur dhe keni spjeguar, po me thoni tash ashtu si keni shenuar ne tekstin me lart, tash pas kaq vitesh dhe pasi qe u gjet Sadam Husein dhe djemt e tij, ku jan armet berthamore?

    Nese populli ne Irak e paska pritur me pa durim interveimin e Amerikes per te cliruar ate nga Diktatori pse tash pas rrezimit te Sadamit u vrane 2000 Ushtare Amerikan, pse sot e kesaj dite femijet i gjuajn me gure patrullat amerikane?

    Mu pergjigjni shkurt dhe qarte sikur ne shkrimin e me siperm ju lutem!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    mendimet e kritikut amerikan Noam Chomsky



    Politikat ekspansioniste dhe luftėnxitėse tė Amerikės sot mė shumė se kurrė janė pėrballur me reagimet dhe urrejtjen popujve tė botės. Popujt e ndryshėm shfrytėzojnė ēdo rast pėr tė shprehur urrejtjen e tyre ndaj krimeve tė cilat Uashingtoni ka kryer nė mėnyrė direkte apo indirekte. Nga ana tjetėr, edhe kritikėt dhe ekspertėt politikė tė pavarur tė botės, kritikojnė veprimtarinė e qeverisė sė Xhorxh Bushit, nė lidhje me ēėshtje tė ndryshme. Ekstremizmin dhe ekspansionizmin amerikan e dėnojnė edhe disa figura tė njohura brenda Amerikės. Nė mesin e kėtyre figurave, ndoshta mund tė dallojmė profesor Noam Chomsky-n. Ky profesor i universitetit Masaēuset, ka bėrė kritika tė shumta dhe tė argumentuara ndaj politikave ē'njerėzore tė qeverisė amerikane dhe ka kėrkuar nga Uashingtoni zbatimin e politikave tė drejta. Chomsky, pėr shkak tė shpalosjes sė shumė realiteteve dhe pėr shkak tė fjalėve tė guximshme tė tij kundėr veprimtarisė sė qeverisė ekspansioniste tė Amerikės, ėshtė kthyer nė njė figurė botėrore.

    Mirėpo ai nuk ėshtė shumė i njohur brenda Amerikės, sepse fjalimet e tij nuk reflektohen sa duhet nėpėrmjet mediave tė mėdha amerikane dhe zėri i tij dhe i kritikėve tė tjerė brenda Amerikės nuk arrin deri te veshėt e opinionit publik amerikan. Por kėto censurime nuk janė bėrė shkak qė Chomsky dhe bashkėpunėtorėt e tij tė heqin dorė nga shpalosja e politikave tė qeverisė amerikane. Ata vazhdojnė tė informojnė popullin nė lidhje me pasojat e politikave amerikane nėpėrmjet sajtit tė tyre tė internetit “Z-net” (zet net).

    Ndėr ēėshtjet mbi tė cilat mė shumė vė theksin Noam Chomsky janė mashtrimet e funksionarėve amerikane nė lidhje me luftėn kundėr terrorizmit. Nė lidhje me kėto pretendime mashtruese ai ka studiuar 25 vjet. Chomsky nė shkrimet e tij thekson se lufta sipėrfaqėsore e Amerikės kundėr terrorizmit ka filluar qė para 20 viteve nė kohėn e presidentit amerikan Ronald Regan. Nė lidhje me pretendimin pėr luftėn kundėr terrorit nė atė kohė, Chomsky thekson: “Operacionet e luftės sė Uashingtonit kundėr terrorizmit nė fakt morėn njė formė tė rrezikshme qė ishte udhėheqja e terrorizmit ndėrkombėtar nėpėrmjet qeverisė amerikane. Pėrqendrimi kryesor i kėtyre operacioni ishte Amerika qendrore dhe LM, por ato u zgjeruan edhe deri nė Afrikėn e Jugut dhe nė Lindje tė Azisė”.

    ****************

    Noam Chomksy pėrmend argumente tė ndryshme qė vėrtetojnė terrorizmin shtetėror tė qeverisė amerikane nė kohėn e Ronald Reganit si hartimi i sulmeve terroriste kundėr revolucionit nė Nikaragua i cili fitoi nė vitin 1979. Ai thekson: “Kėto operacione u dėnuan nga gjykata ndėrkombėtare ku dhe u publikuan dy rezoluta kundėr tyre, por Amerika pėrdori veton kundėr kėtyre rezolutave”. Lista e akteve terroriste tė Amerikės dhe nė veēanti nė kohėn e presidencės sė Reganit ėshtė shumė e gjatė ku njė prej kėtyre krimeve ėshtė sulmi rraketor kundėr avionit tė pasagjerėve iranian nė vitin 1988 ku humbėn jetėn rreth 300 pasagjerė tė pafajshėm. Chomsky gjithashtu pėrmend sulmet e ndryshme tė ushtrisė amerikane ndaj vendeve tė ndryshme dhe arrin nė rezultate interesante. Ai thekson se kėto akte konsiderohen krime qė janė shumė mė tė rrezikshme se sulmet e njohura terroriste. Ky kritik amerikan nė lidhje me periudhėn e re tė quajtur 'lufta kundėr terrorizmit' e Amerikės, paraqet pika tė tjera tė cilat janė shumė tė qarta dhe sqarojnė skandale tė ndryshme. Ai duke vėnė theksin mbi pretendimet e qeverisė sė Bushit nė lidhje me kėtė ēėshtje shkruan: “Tė gjithė ata tė cilėt sot pretendojnė se udhėheqin luftėn kundėr terrorizmit, mė parė janė dėnuar pėr terrorizėm nga ana e gjykatės ndėrkombėtare. Ata qė para 20 viteve bėnė tė ditur pėr luftėn kundėr terrorizmit dhe ne e dimė shumė mirė se ēfarė kanė punuar. Ata i kanė shkaktuar dėme tė mėdha Amerikės Qendrore dhe kanė vrarė shumė njerėz tė pafajshėm nėpėr pika tė ndryshme tė botės. Sikur tė dėshirojmė qė tė paraqesim njė listė nga veprat e tyre shkatėrrimtare, kjo punė nuk do tė ketė fund asnjėherė dhe shkurt mund tė themi se Amerika nuk ka zhvilluar asnjė lloj lufte kundėr terrorizmit”.

    *****************

    Chomsky, nė periudhėn e re tė luftės sipėrfaqėsore kundėr terrorizmit, veēon dy figura nė krahasim me tė tjerėt. I pari ėshtė Xhon Negroponte, hartuesi politik i kėsaj lufte dhe i dyti ėshtė Donald Ramsfeld, lideri ushtarak i luftės kundėr terrorizmit. Ai nė lidhje me tė kaluarėn e Xhon Negroponte, i cili aktualisht ėshtė kryetar i shoqėrisė informative tė Amerikės shkruan: “ai si ambasador i Amerikės nė Honduras, ishte bashkėpunėtor i drejtorit tė operacioneve kryesore nė luftėn kundėr revolucionarėve tė Nikaraguas, tė cilėn Amerika e quante luftė kundėr terrorizmit”. Por, e kaluara e shefit aktual tė Pentagonit Donald Ramsfeld ėshtė shumė e zezė. Chomsky nė lidhje me kėtė thekson: “Nė fazėn e parė tė luftės kundėr terrorizmit, Ramsfeld ishte i dėrguari special i Ronald Reganit nė Lindjen e Mesme. Detyra e tij kryesore ishte vendosja e marrėdhėnieve tė afėrta me Sadamin, nė mėnyrė qė Amerika tė krijonte kushtet pėr tė ndihmuar sa mė shumė qeverinė e tij. Ndėr kėto ndihma mund tė pėrmendim ndihmėn pėr zgjerimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė tė Irakut, tė cilat vazhduan shumė kohė edhe pas vrasjes masive tė kurdėve dhe luftės sė regjimit tė Sadamit kundėr Iranit”.

    Nė lidhje me ngjarjen e 11 Shtatorit tė vitit 2001 nė SHBA, Noam Chomsky shkruan: “Pėr herė tė parė gjatė historisė Amerika mė 11 shtator, u pėrball me sulme tė cilat zakonisht vet i kryente nėpėr vendet tjera tė botės”. Pas kėsaj ngjarje, Bush deklaroi se shkak i kėtyre sulmeve ishte urrejtja ndaj SHBA. Ndėrsa Chomsky, kėtė ngjarje e sheh nė kėtė mėnyrė dhe shton: “Ata (terroristėt) nuk urrejnė popullin amerikan, por politikat amerikane janė bėrė shkak i njė iritimi tė kėtillė”.

    Ai njė ndėr shkaqet e shtimit tė urrejtjes sė popujve tė botės dhe nė veēanti tė popujve tė Lindjes sė Mesme ndaj Amerikės, e konsideron mbėshtetjen qė ky vend u jep qeverive shtypėse siē ėshtė regjimi gjakpirės sionist i cili me vite tė tėra ka pushtuar Palestinėn dhe ėshtė duke vrarė dhe shtypur nga tė gjitha anėt popullin e pafajshėm palestinez. Pas ngjarjeve tė 11 Shtatorit 2001, presidenti amerikan Bush deklaroi se ata qeveri tė cilat strehojnė dhe mbėshtesin terroristėt janė vet terroristė. Amerika me kėtė pretekst sulmoi Afganistanin dhe mė pas edhe Irakut duke dhe i pushtoi kėto vende. Por Chomsky, kėto akte tė Amerikės i cilėson si kontradiktore dhe shton se Amerika ndodhet nė krye tė terroristėve tė botės dhe vet ka strehuar njė numėr tė madh tė terroristėve tė njohur. Ai pėrmend emrat e shumė personave tė cilėt kanė kryer akte tė shumta terroriste dhe janė tė kėrkuar nga Bashkėsia Ndėrkombėtare dhe qė tani tė lirė lėvizin dhe jetojnė nė Amerikė. Nė veēanti kur kėta terroristė, me urdhėr tė Shtėpisė sė Bardhė i kanė kryer kėto akt terroriste dhe nė fakt janė shėrbėtor dhe zbatues tė urdhrave tė Amerikės. Noam Chomsky arrin nė kėtė pėrfundim dhe shton se sipas mendimit tė Shtėpisė sė Bardhė, terroristėt ndahen nė dy grupe, tė mirė dhe tė kėqij. Nė njė artikull nė gazetėn franceze “Le Monde Diplomatique”, Chomsky shkruan: “Sipas mendimit tė Uashingtonit, tė gjithė terroristėt nuk janė tė njėjtė. Nuk tė quhen terroristė ata tė cilėt janė tė shėrbim tė interesave tė SHBA. Sipas pikėpamjes sė Shtėpisė sė Bardhė ata janė luftėtarė tė lirisė, ashtu siē Osama Bin Laden nė atė kohė nga ana e mas mediave konsiderohej luftėtarė pėr liri i cili ishte njė shqetėsim serioz pėr ish – Bashkimin Sovjetik”.

    Nė tė vėrtetė, ashtu siē thekson edhe kritiku amerikan Noam Chomsky, lufta kundėr terrorizmit nuk ėshtė prioritet i politikės sė Shtėpisė sė Bardhė dhe kjo luftė e qeverisė amerikane kundėr terrorizmit nuk ėshtė e vėrtetė. Ekspertė dhe mendimtarė tė pavarur botėror janė tė mendimit se lufta e vėrtetė kundėr terrorizmit kėrkon luftimin e rrėnjėve tė kėtij fenomeni si dhe luftimin e pabarazisė dhe diskriminimit nėpėr botė. Nė lidhje me kėtė, profesor Chomsky thekson: “Pėr luftėn serioze kundėr terrorizmit, nė rradhė tė parė duhet tė shqyrtohen shkaqet e ekzistencės sė padrejtėsisė nė botė dhe tė gjenden rrugėdalje nga ky problem. Pėrballja me padrejtėsitė, ėshtė e nevojshme nė ēfarėdo lloj kushte”.
    ***********************
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 13-07-2006 mė 14:52

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Ikja e trurit--vetem 5% e te diplomuarve jashte ndodhet ne vend
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 15-01-2012, 14:46
  2. Studentėt shqiptarė jashtė, tė pavendosur pėr t’u kthyer
    Nga kacaku basket nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 21:59
  3. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Rritet qarkullimi i parasė jashtė sistemit bankar
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •