Close

Rezultati i Sondazhit: Armet ne Irak?

Votues
40. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Realitet - Do gjenden, eshte vetem ceshtje kohe.

    9 22.50%
  • Fantazi- justifikim per te pushtuar Irakun

    31 77.50%
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Po mire more antiamerikane te flakte, kaq problem e ka Amerika te sajoje ca prova per arme kimike te gjetura ne Irak, sidomos tani qe ka ushtrine atje? Aq me teper kur mendohet se Amerika ka inskenuar 11 shtatorin...degjova ne lajmet sot ne mengjes, qe ne Gjermani 1 nder 5 mendon se Amerika i ka bere vete sulmet e 11 shtatorit.
    Pse nuk e bejne xhanem? Keta qe sjellin verdalle gjithe boten, e qe nderhyjne gjithandej, pse nuk arrijne te bejne dicka per t'ua mbyllur gojen botes?

  2. #42
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nuk e kisha lexuar me pare po nje nga pjesemaresit qe shkruan ne menyre objektive e pa pasione ne kete teme eshte R2T dhe per kete dua ta pergezoj pasi eshte ne nderin e tij e gjitha ajo qe thote. Jep nje shembull te qarte te atij qe nuk le veten te influencohet nga mediat amerikane dhe te degjoje perrallat e tyre per dite. Nje gje me ben pershtypje ketu mua qe edhe kur shefi i Cia-s amerikane pranon hapur qe jane fallcifikuar raporte, kur Berluskoni ve rezerva mbi informacione te serviseve sekrete italiane te cialt u jane transmetuar amerikaneve ( ne lidhje me Irakun behet fjale) kur eksperti Kelly specialist per Irakun i qeverise se Britanise se madhe vrau veten dhe ne dosjen qe ai i dha BBC-se konfirmohet qe shume gjera jane fallcifikuar per te justifikuar luften ne Irak .....ketu vazhdojne dhe i besojne verberisht akoma perrallave te Bush-it!!!
    Pa dashur te ofendoj njeri po po me duket kjo pune si ne kohen e Enverit ku ēdo gje qe thuhej nga goja e tij nuk diskutohej me e populli ishte si dele keshtu qe mos e lini veten te trajtoheni si dele. kaq kisha une dhe shikim te mbare ne kanalet televizive te shtepise se bardhe per serine e ardheshme Bushi pin kafen ne Iran dhe do haje dreken ne korene e jugut.
    Just God Can Judge Me

  3. #43
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    E dini si shprehej nje prej keshilletareve te Hitlerit?

    Kur nje genjeshter ja thua shume here nje populli atehere ka shume mundesi qe te besohet.
    Dhe:
    Kur i thua nje genjeshter te madhe nje populli eshte shume me e mundshme te besohet ...

    Ata qe duan le te nxjerrin konkluzionet.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #44
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    KJO ESHTE AMERIKA

    Nga Gazmend KAPLLANI

    Ndoshta Xhorxh Bush dhe Toni Bler duhet te kishin degjuar keshillen e miliarderit Xhorxh Sorros: "kur e dergon popullin tend ne lufte athere duhet t'i thuash doemos te verteten". Dicka e tille eshte e vetekuptueshme te pakten ne demokracite liberale, atje ku udheheqesit July 29, 2003_in" nga kutite e votimit.

    Nuk kane kaluar as disa muaj nga nderhyrja Anglo-Amerikane ne Irak dhe jemi perballe nje "spektaktli" unik. Te dhenat qe u perdoren per te justifikuar nderhyrjen ne Irak dhe qe u ofruan popujve te tyre dhe bashksise nderkombetare, Presidenti Bush dhe Kryeministri Bler, duket se jane te pasakta. Madje akoma me keq: te manipuluara. Sot, rezulton se Bushi ka "shtuar" 16 fjale me shume ne raportin e CIA-s. Bleri nga ana tjeter, betohej se kishte informacione super te sakta qe Sadami dispononte arme berthamore qe mund t'i vinte ne funksionim brenda 45 minutave... Tani, pas lufte, Bush pretendon se e ka fajin CIA. CIA nga ana e saj e pranon qe ajo e mori ne qafe Presidentin... Bleri nga nje ane thote qe "Historia do na fale" dhe nga ana tjeter, i ka shpallur lufte BBC-se. Ne fushen e betejes dergjet tashme kufoma e pare: Dejvid Keli, inspektor i OKB-se per "armet e shkaterrimit ne mase", keshilltar i qeverise britanike, i akuzuar nga stafi i Blerit se ishte "urithi" i BBC... Skena te verteta qe duket sikur jane marre hua nga filmat e Bunuelit dhe Hickokut bashke. Vecse protagonistet kane fuqi te pamase ne duart e tyre, aq sa mund te percaktojne fatin e njerezimit.

    Por, pervec kesaj, sjellja e dy lidereve shkakton zhgenjim dhe alarmim kur mendon se per luften ne Irak u perca Perendimi i cili sot ndodhet ne pragun e nje Lufte te Ftohte. Dhe e gjitha kjo sepse - sic duket sot fare qarte - administrata e Bushit donte me cdo kusht luften ne Irak. Sot, Bush dhe Bler thone se lufta u be pike se pari per te liruar popullin Irakian nga nje tiran i paskrupullt. Por ata qe kane kujtese e dine shume mire se ne OKB Kolin Pauell shpenzoi ore te tera qe te bindte boten se lufta ne Irak duhej bere sepse Sadami dispononte arme te tmerrshme qe rrezikonin krejt njerezimin. Kishte te drejte perfaqesuesi i OKB-se ne Irak kur thoshte se: "shaku kryesor per permbysjen e Sadamit duhet te jete e keqja qe ai perfaqeson per popullin e vet dhe jo per Ameriken". Por Bushi dhe Bleri ngulnin kembe te justifikonin nderhyrjen duke perdorur "gogolin" e armeve te shkaterrimit ne mase. Shume jane ata qe pyesin tani: a do jete me e mundur pas luftes ne Irak te behen me "luftra humanitare" si ato te Kosoves? Pergjigja eshte qe do jete shume e veshtire. Nje nga rrjedhojat morale te sjelljes se Bushit dhe Blerit eshte perhapja me shpejtesi epidemike e nje mentaliteti sipas te cilit mekanizma gjithmone e me pak transparente, luajne me globin si luajne me qenin e tyre... Qe gjithcka nuk eshte vecse nje loje narciziste e atyre qe kane me shume arme dhe me shume para. Qe kufiri mes genjeshtres dhe te vertetes, mes reales dhe fallsos, mes logjikes dhe absurdes, mes moralit dhe jo-moralit nuk ekziston me...

    ***

    Ajo qe del qarte eshte se lufta ne Irak ishte "produkt" i dogmes se luftes parandaluese (pre-emptive war) te cilen e formuluan "skifteret" e Pentagonit dhe e propuzuan si mjetin me efikas te luftes kunder "internacionales se terrorizmit". Lufta parandaluese kur kthehet ne dogme ne menyre te pashmangshme do mbeshtetet jo ne te dhena por ne hamendje ose ne bindjen irracionale "keshtu eshte sepse keshtu dua une te jete". Por si thoshte edhe nje gjeneral i "Europes se vjeter" "me bajoneta mund te besh gjithcka, vecse nuk ulesh dot mbi to". Thene ndryshe me forcen e bajonetave mund te fitosh luften por jo paqen. Amerikaet konstatojne sot ne Irak se paqja eshte shume me e veshtire per t'u fituar, se sa lufta. Dhe mbi te gjitha se luftrat mund te fitohen edhe vetem por ne boten e sotme paqja eshte pothuajse e pamundur te ndertohet fillikat, pavaresisht nga forca dhe nga parate qe mund te disponosh. As nuk fitohet paqja duke qarkulluar fotografite e bijve te Sadamit te masakruar nga plumbat. Pervec pamjes makaber qe te kujton mentalitetin Otoman, dicka e tille s'ben gje tjeter pervecse ngacmon inkonshin e arabeve: u sjell ne kujtese fotografite e kolonialisteve me armet e ngritura perkrah "trofeut" te luftes. Eshte nje nga gabimet e shumta qe tregon se sa pak ishin te pergatitur Amerikanet per periudhen post-Sadam. Akte te tilla nuk karakterizojne fituesit por ata qe kane filluar te dyshojne tek fitorja.

    Por gjerat nuk shkojne mire as brenda ne Amerike ku ne emer te Aktit Patriotik (Patriotic Act) po shkelen me te dyja kembet principet e shenjta te Kushtetutes Amerikane. "Jane ekstremiste dhe duket qarte cfare duan. Po perpiqen te shkaterrojne qeverine federale, po kerkojne te mbushin gjyqet me gjykates ekstremist detyra e te cileve eshte abrogimi i pjeses me te madhe te te drejtave civile dhe te punes... Nuk mendoj se mund te flasim per nje komplot te djathte por per nje program te se djathtes radikale i cili po aplikohet hapur fare". Fjalet e mesiperme nuk i perkasin ndonje majtisti por znj. Hilari Klinton. Jane fjale alarmuese si ato te revistes filo-amerikane "Ekonomist" e cila prshkruante veprimet e administrates amerikane ne emer te luftes kunder terrorizmit si "jo ligjore jo-kushtetuese dhe jo-Amerikane".

    Amerika kalon sot nje nga krizat e saj me serioze. Ndoshta kane te drejte ata qe thone se ne keto momente ku nje kapitull i ri eshte hapur ne historin e botes, ndoshta duhet te shpresojme se administrata amerikane do t'i perkushtohet me shume studimit te historise Amerikane: aty do zbuloje se ekzistenca e Amerikes si lidership i botes demokratike eshte katerciperisht e lidhur me respektimin e principeve te shenjta demokratike, si edhe me marrdhniet e saj me Europen dhe OKB-ne...

  5. #45
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Analize e sakte dhe realiste.
    Just God Can Judge Me

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    David Kay, nje ish inspektor i OKB-se ne Irak, eshte i zgjedhuri nga administrata amerikane per te udhehequr fushaten e gjetjes se armeve te shfarrosjes ne mase. Javen qe kaloi ai deshmoi perpara kongresit amerikan se bashku me nje sere kreresh te administrates Bush mbi ecurine e fushates se gjetjes se armeve.

    David Kay u tregua teper optimist mbi gjetjen e armeve dhe zbardhjen e planeve te krijimit te armeve te shfarrosjes ne mase. Ai u tha kongresmeneve se ai ka nje grup prej afro 800 njerezish qe po i marrin nen kontroll me qindra pika te nxehta ne Irak ku dyshohet te jene perdorur nga rregjimi. Ai tha se eshte bere nje progres i madh ne kete drejtim edhe pse nuk dha detaje se cfare lloj progresi pasi sipas tij informacioni eshte teper i ndjeshem.

    Ai i siguroi kongresmenet qe po shprehnin skepticizmin e tyre se "Jam i bindur qe koha do te rezervoje disa surpriza per te gjithe skeptiket. Kjo ka per te ndodhur me shpejt se sa ju mendoni." Ai gjithashtu beri te ditur se numri i raportimeve ne terren nga vete irakianet ka ardhur ne rritje kohet e fundit dhe zbulimet e deritanishme jane rezultat i ketyre te dhenave.

    Misioni i Kay nuk eshte vetem gjetja e armeve te shfarrosjes ne mase por zbardhja e te gjitha programeve qe rregjimi i sadamit ka patur.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Powell: armėt irakiane tė shkatėrrimit nė masė mbeten njė pyetje e hapur

    25 janar 2004; 5:20 UTC


    Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se ėshtė njė pyetje e hapur nėse Iraku i kishte eliminuar armėt e shkatėrrimit nė masė para se forcat amerikane tė sulmonin kėtė vend marsin e kaluar. Zoti Powell tha se nuk e di nėse do tė gjenden kėto lloj armėsh nė Irak ose nėse Sadam Huseni kishte sasi tė tyre. Ai i bėri kėto komente nė pėrgjigje tė komenteve tė ish udhėheqėsit tė ekipit amerikan pėr kėrkimin e kėtyre armėve nė Irak, zotit David Kay, i cili dha dorėheqjen nga ky post tė premten. Zoti Kay tha se ai kishte dyshime se Iraku kishte mbajtur stoqe tė armėve tė shkatėrrimit nė masė pas vitit 1991. Presidenti Bush e kishte pėrdorur faktin se Iraku kishte armė tė shkatėrrimin nė masė si njėrėn ndėr arsyet e tij kryesore pėr tė sulmuar Irakun.
    //ad//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #48
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    " U mbart mali dhe polli nje mi " - Armet e shkaterrimit masiv !

    R2T , me ben cudi qe ti ( personi qe njoh une ) ke dyshime ne gjykimin e nje dileme kaq te dukshme si kjo , qe eshte hedhur ne diskutim . Nuk me mbetet gje tjeter te mendoj , pervec faktit qe e ke hapur kete teme per argetim personal ( si firma qe ke )

    E quaj te kote tani , qe te harxhoj kohen duke diskutuar mbi nje ceshtje qe ben " muuuuuuuuuuuuuuuuu - infinite "

    Pres me padurim tani , qe te degjoj kush do jete shteti i ardhshem qe dyshohet per arme te shkaterrimit masiv lol

    Ju shkon ne mendje ndonje shtet qe ka nafte me shumice ? Po ndonje shtet qe i pengon ndopak shikimin e qarte Amerikes ? Po ndonje shtet qe ka pozite gjeografike perfekte per te stabilizuar trupat ushtarake amerikane ne lufte kundra Kines ose ne ndihme te Israelit lol ?

    Ore , si u be puna e Korese se Veriut ? --- aaa u zgjidh me diskutime te shendosha bilaterale ! Bukuri .

    ...DeuS... ( kur ta zgjidhni kete dileme me lajmeroni edhe mua ) Tani per tani , si rob i drejte qe jam , po votoj ate opsionin e pare. Jo me mire po e lej per ndonje dite kur te jem tape . Te pakten ja vej fajin pijes dhe me Ameriken e mbajme mire muhabetin , gjithashtu

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ish-kryeinspektori amerikan i armėve, David Kay, bėri thirrje pėr njė hetim tė pavarur

    Deborah Tate
    29 janar 2004, 4:45 UTC


    Duke dėshmuar tė mėrkurėn para komisionit tė senatit pėr shėrbimet e armatosura, zoti Kay fajėsoi gabimet e agjencive tė zbulimit pėr dėshtimin qė tė gjendeshin armė tė shkatėrrimit nė masė.
    Zoti Kay tha se nuk ka gjetur armė tė tilla nė Irak, megjithėse ai dhe njė numėr qeverish, pėrfshirė edhe Shtetet e Bashkuara, besonin se kėto armė ekzistonion.

    Administrata e presidentit Bush kishte cituar agjencitė e zbulimi, qė thoshin se Iraku kishte armė tė tilla, si arsyen kryesore pėr fillimin e luftės.

    Zoti Kay mbėshteti thirrjet e demokratėve pėr njė hetim tė pavarur lidhur me punėn e agjencive tė zbulimit para fillimit tė luftės.

    “Nė kėtė rast, nė fund tė fundit ju do tė arrini nė pėrfundimin se do tė duhet njė hetim i pavarur si pėr tė mėsuar tė vėrtetėn ashtu edhe pėr t’u bindur pėr vete dhe pėr tė bindur popullin amerikan se njė hetim i tillė ėshtė bėrė.”

    Republikanėt nė kongres dhe Shtėpia e Bardhė e kundėrshtojnė njė hetim tė pavarur nga frika se kjo do tė dėmtonte shėrbimin amerikan tė zbulimit.

    Kryetari i komisionit tė senatit pėr ēėshtjet e zbulimit, Pat Roberts, republikan nga shteti i Kansasit, vuri nė dukje se komisioni i tij po e heton kėtė ēėshtje dhe se javėn e ardhshme do t’u dėrgojė anėtarėve njė projekt-raport mbi hetimit.

    Megjithėse nuk janė gjetur armė, zoti Kay tha se janė gjetur prova se Iraku ishte i angazhuar nė programe armėsh tė ndaluara nga rezolutat e Kombeve tė Bashkuara.

    Shumė demokratė, pėrfshirė edhe ata qė po pėrpiqen tė fitojnė emėrimin e partisė sė tyre pėr nė zgjedhjet presidenciale tė kėtij viti, mendojnė se administrata e presidentit Bush manipuloi informacionin e agjencive tė zbulimit pėr tė paraqitur prova pėr dėrgimin e forcave tė armatosura nė Irak. Senatori Ted Kennedy nga shteti Masachusets ėshtė anėtar i komisionit tė senatit pėr shėrbimet e armatosura.

    “Shumė prej nesh mendojmė se provat deri tani tė ēojnė nė njė pėrfundim: ajo qė ndodhi ishte mė shumė se sa njė dėshtim nga ana e agjencive tė zbulimit. Ajo ishte rezultat i manipulimit tė informacionit tė zbulimit pėr tė justifikuar vendimin pėr tė dėrguar forca tė ushtrisė nė luftė nė Irak.”

    Zoti Kay i hodhi poshtė komente tė tilla, duke thėnė se analistėt e zbulimit nuk ishin kurrė nėn presionin e qarqeve politike. Ai tha se pyetjeve rreth armėve irakiane tė shkatėrrimit nė masė mund tė mos u gjehet kurrė pėrgjigje, megjithėse ai mendon qė kėrkimi pėr armė tė tilla duhet tė vazhdojė.

    Kryertari i komisionit tė senatit pėr shėrbimet e armatosura, senatori John Warner, tha se ėshtė pamaturi tė thuhet se nė Irak nuk kishte armė tė shkatėrrimit nė masė.

    “Ėshtė shumė herėt tė arrihet nė njė vendim apo konkluzion pėrfundimtar.”

    Zoti Kay dha dorėheqjen javėn e kaluar nga posti i krye-inspektorit amerikan tė armėve nė Irak, pasi qėndroi nė kėtė detyrė pėr 6 muaj. Ai tha se u largua nga kjo detyrė sepse burimet e nevojshme pėr tė vazhduar kėrkimet pėr armė po kalonin nė sektorė tė tjerė.

    //ze//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #50
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Me pelqeu ky sontazhi me siper.
    Statistikat tregojne vet qe pak jane Shqiptaret "e verbuar"!

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ikja e trurit--vetem 5% e te diplomuarve jashte ndodhet ne vend
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 15-01-2012, 14:46
  2. Studentėt shqiptarė jashtė, tė pavendosur pėr t’u kthyer
    Nga kacaku basket nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 21:59
  3. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Rritet qarkullimi i parasė jashtė sistemit bankar
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •