Ka kaluar nje vit prej ngjarjes qe tronditi Nju Jorkun dhe perseri jehona e saj nuk eshte shuar. Pak jave me pare, revista e mirenjohur amerikane, Rolling Stones, e cila pervec muzikes trajton edhe tema sociale per te rinjte, i kushtoi disa faqe te saj tragjedise qe ndodhi me 23 prill 2002 ne qytezen e qete te Harrisonit. Po keshtu ajo u kujtua edhe ne stacionet televizive kryesore, radio e gazeta. Protagonisti i saj, shqiptari Pat Rukaj, tashme eshte duke kryer denimin qe mori ne fillim te ketij viti. Nje histori qe nisi me nje feste adoleshentesh, degjeneroi ne nje zenke banale dhe perfundoi me vdekjen e 17 vjecarit, Rob Viscom.
Per familjen e emigrantit Gjelosh Rukaj gjithcka u duk se shkoi mire rreth vitit 1990, kur ata fituan mbi 17 milion dollare ne nje llotari. Pas kesaj nje jete luksoze, ne nje qyteze milioneresh. Por gjashte vjet me vone Rukajt do te merrnin goditjen e pare. Gjeloshi denohet me 20 vjet burg me akuzen e vrasjes. Dhe perseri pas gjashte vjetesh, edhe nje prej djemve te tij, Pat Rukaj, shkakton nje tragjedi. Pikerisht mbi kete histori, qe u tregua e u shkrua ne mediat me ne ze te SHBA, revista Klan ka bere nje perzgjedhje per t'ia percjelle lexuesve te saj.
Dita e 23 prillit 2002 filloi ne nje menyre disi te pazakonte per nje shkolle amerikane. Pas nje djegie te rrjetit elektrik, elektriciteti ne godine u nderpre, e ne te njejten kohe edhe mesimdhenia. Drejtori i shkolles "Harrison High School" te provinces Uescester ne shtetin e Nju Jorkut, i dergoi ne shtepi 762 nxenesit e kesaj shkolle, brezi i ri i qytezes se Harrisonit, qyteze, nje pjese e mire e banoreve te se ciles jane multi- milionere. Nje prej tyre eshte edhe familja Rukaj, familje shqiptare e cila u vendos ne Harrison, rreth vitit 1990. Ate dite prilli, vellezerit Pat dhe Nik Rukaj, se bashku me njezet adoleshente te tjere, miq te tyre, do te niseshin per te festuar ne nje party qe organizohej ne shtepine 1.4 milion dollareshe, prone e familjes Porzio, femijet e te ciles, Beth dhe John Porzio, ishin miq te Rukajve.
Ishte nje mbremje tipike adoleshentesh amerikane. Ne mungese te prinderve, Beth Porzio e shnderroi dhomen e lojrave ne nje mini- klub, ku perkrah bilardos, jukebox, tavolinave te ping- pongut dhe futbollit, makinave slot dhe minibarit, nuk mungonin as shishet e shumta te birres apo ndonje tjeter pije alkoolike. Askush nga te pranishmit nuk pranoi te kete perdorur droge, por shume te tjereve nje gje e tille iu duk qesharake, pasi disa nga te rinjte ne ate party njiheshin ne shkolle si perdorues te rregullt marijuane. Ishte nje feste tipike adoleshentesh dhe do te kish mbetur e tille nese po ate dite nuk do te kishte gjetur vdekjen nje prej miqve te tyre me te mire, Rob Viscome.
Krijoni Kontakt