Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Kromi, eksporti ne nje vit rreth 20 milione USD

    Kromi, eksporti ne nje vit rreth 20 milione USD
    Ringjallja e industrire minerare ka nisur, por jo me shkelqimin e dikurshem. Prodhimi gjate ketij viti pritet te arrije ne 40 mije tone per kromin, ndersa cmimi ne tregun nderkombetar jep 570 dollare per ton. Nje njesi e tille ne tregun vendas kushton vetem 57 dollare. Si behet shfrytezimi dhenia e lejeve dhe e ardhmja

    Blerina Hoxha

    Industria e rende, kryesisht ajo e kromit ka filluar te ringjallet serish pas prespektives pozitive qe po shfaq tregu nderkombetar persa i perket nivelit te cmimit. Sipas te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Minierave ne Ministrine e Industrise dhe Energjitikes kete vit, kompania qe kane marre me koncension disa vendburime te kromit synon te eksportoje rreth 40 mije tone prej ketij metali, nje pjese e te cilit do te jete ferrokrom. Nje ton krom ne tregun nderkombetar kete vit eshte luhatuar kryesisht ne 570 dollar, ndersa ne dy dekadat e fundit metalet dhe kryesisht kromi jane perballuar me nje renje drastike te cmimeve ne bursa per shkak te nxjerrjes ne shitje te stoqeve nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nga parashikimet paraprake pritet qe prej eksportit te kromit kompanite qe merren me nxjerrjen e tij ne vendin tone te sigurojne rreth 20 milione dollare gjate ketij viti nderkohe qe investimet e programuara per kete sektor jane rreth 35 milione dollare. Aktualisht industria e kromit shfrytezohet nga kompanite e medha qe kane marre me koncension vendburimet kryesore te ketij minerali dhe rreth 109 subjekte kryesisht te vogla qe kane leje shfrytezimi. Pjesa me e madhe e prodhimit sigurohet nga kompania Italiane "Darfo", e cila prej vitesh ka marre ne perdorim vendburimet kryesore te kromit ne Bulqize, Pojske dhe Katjel dhe uzinen e Ferroromit ne Elbasan. Po keshtu pas nje studimi te perbashket ambjental qe do te perfundoje brenda ketij muaji pritet te vihet ne pune edhe fabrika e Bulqizes, duke synuar keshtu ciklin e mbyllur te perpunimit te kromit ne vendin tone. Kompania italine "Darfo" eshte shrytezuesi i vetem i kesaj industrie qe para viteve 1990 zinte vendin e pare ne eksportet shqiptare. Sipas te njejtave burime, kompania qe zoteron burimet me te pastra te kromit po punon ne drejtim te permiresimit te teknologjise dhe krijimit te rezervave per te pritur nje situate me te mire te cmimit ne bursat nderkombetare. Niveli i rezervave vetem prej shfrytezimit te vendburimeve te kromit nga subjektet e vogla arriti gjate periudhes se fundit ne rreth 100 mije tone. Mirepo prodhimi i siguruar nga keto subjekte nuk ka shance te shitet me cmime te favorshme, sepse blerja realizohet vetem nga kompania "Darfo", e cila ne kushtet aktuale te tregut te ketij mireali ne vendin tone, kur mungojne bleres te tjere ka mundesi te diktoje cmimin. Kompania sapo ka blere 4 mije tonet e pare me jo me shume se 57 dollare, nderkohe qe cmimi ne bursa luhatet ne rreth 500 dollare per tone. Qeveria shqiptare perfiton nga shfrytezimi i metalit rreth 2 per qind te vleres mujore te shitjeve. Autoritetet ne Ministrine e Industrise dhe Energjitikes mendojne se, prespektiva e shfrytezimit te burimeve minerare mbetet pozitive pasi venburimi i kromit ne Bulqize per nga cilesite mbetet unikal ne te gjithe Europen. Perpjekjet per riaktivizim kane filluar edhe ne industrine e bakrit. Kompania turke "Bern Orner" ka marre me koncension vendburimin me te paster te bakrit, ate te Munelles. Kompania ne planin e saj te investimeve ka percaktuar per venjen ne pune te minieres se Munelles dhe fabrikes se pasurimit ne Fushe-Arres rreth 20 milione dollare. Gjithsesi "epoka e arte" ne industrine minerare duket se ka perfunduar, por me zhvillimet reja ky sektor pritet te ece paralelisht me fusha te tjera te ekonomise ne vend.

    Industria e kromit ne shifra

    Prodhimi gjate vitit 2002 rreth 2 mije tone ne muaj

    Prodhimi ne 2003 rreth 3 mije tone ne muaj ose rreth 40 mije tone ne vit

    Cmimi aktual i nje toni krom ne tregun nderkombetar 570 dollar

    Cmimi me i ulet gjate dekades u verejt ne vitin 1996 me vetem 368 dollare per tone

    Ne tregun shqiptar nje ton krom shitet aktualisht me 57 dollare

    Shteti perfiton prej eskportit te kromit 2 per qind te vleres te shitjes mujore

    Venburimet krysore duke perfshire edhe Bulqizen jane marre ne perdorim nga kompania italiane, "Darfo"

    Kane leje shfrytezimi i burimeve minerare te kromit rreth 109 subjekte te vogla

    Investimet nga kompania "Darfo" perfshijne nje vlere prej 35 milione dollaresh

    Investimet nga kompanite e vogla rreth 67 milione leke

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Tregu
    Rritet kėrkesa pėr kromin shqiptar

    Rritet kromi “Made in Albania” nė tregjet evropiane. Rritja e ēmimit tė kromit nė tregjet ndėrkombėtare, ka dhėnė ndikimet e veta edhe nė industrinė nxjerrėse nė vend tė kėtij minerali. Burime pranė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės bėjnė tė ditur se janė rreth 110 firma private, tė cilat janė licensuar pėr tė kryer kėtė lloj aktiviteti. Specialistėt pranė kėsaj ministrie bėjnė tė ditur se kėto kompani kanė rritur ndjeshėm prodhimin e mineraleve, kryesisht tė kromit, gjė qė ka ndikuar nė rritjen e eksporteve nė tregjet evropiane. Mbas 6 vitesh ulje tė ēmimit tė kromit nė bursat ndėrkombėtare, specialistėt sqarojnė se nga dita nė ditė kėrkesa pėr krom ėshtė duke u rritur. Rritja e ēmimit tė ferrokromit nė tregjet e huaja kohėt e fundit, duke iu afruar 600 dollarė pėr ton, me tendencė pėr rritje tė mėtejshme, bėn tė mundur aktivizimin e prodhimit tė mineralit tė kromit edhe nė vend. Avantazhet e rritjes sė ēmimit nė tregun ndėrkombėtar tė ferrokromit, po shfrytėzohen kryesisht nga kompania italiane "Darfo", e cila ka marrė me koncesion disa objekte tė kėsaj industrie. Tregu privat i industrisė minerare ka nisur nė vitin 1995, pas daljes sė ligjit minerar. Por ulja drastike e ēmimit tė kromit nė tregjet botėrore, uli ritmet e shitjes sė mineralit si dhe rriti sasitė e stoqeve tė tij. Dhėnie me koncension ka riaktivizuar disa miniera, tė cilat qė prej disa vjetėsh ishin tė shkatėrruara dhe prodhimi prej tyre ishte minimal, pėr tė mos thėnė qė nė to nuk prodhohej.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionė dollarė detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro
    Nga ORIONI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •