Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 160
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Pershendetje gjithe shqiptareve te greqise. Shpresoj tia kaloni mire edhe pse jetojme ne nje vend qe ka probleme te medha dhe te shumeanshme per ne mergimtaret.
    Uroj qe sa me shume te gezojme ato te drejta qe ne vertete ne takojne pasi shoh se shume prej nesh perjetojme veshiteri dhe probleme qe ne fakt sduhet te egzistonin (por kjo eshte Greqia qe zgjodhem, apo qe fati apo Zoti na solli...)

    kalo kurajo se olous...
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Hi kalamaja si jeni ore ?
    Ckemi , tani shumica juaj do jete ne ndonje ''paralia '' dhe do bej kamaqi { apo jo Durrsaku } xexexex
    Une mire jam ja sote po ju shkruaj nga pc e nje shoqes time { jam me 2 cuna e 2 vajza te tjera ne shpine e njeres perj vajzave ne Xalkidhiki -posidhi , se te henen do paraqisim nje teme dhe po e punojme bashke } Kujdes ca imagjinoni xexexxe
    --Provinim e pardjeshem Edo nuk e dhashe se u nerua data , ne 8/7 do e jap
    --Juli ,te prita deri te shtunen ne dreke te me maresh telefon e te dilnim per ndonje bire ti nuk u bere i gjalle................ keshtu qe une te henen kthehem Selanik keshtu qe po je te henen dhe po do eja te takohemi .Po te pres qe te henjten te me telefonosh por ti.........
    --Jona , ti ke humbur shof, do jesh ne athine mendoje , ishalla te ecen me punen e vizes aty .
    -- Moro ti ''llokume me arra'' ''petulla me lajthi '' xexexex si je ?
    --Marela po ty si te kam ? Ok je me mire tani ? Zogu mos u merzit ne jemi ketu , per cdo problem hape zemren se te pakten do degjosh nje mendim tjeter dhe ndofta do i shofesh problemet me ne kompleks .Mirseerdhe prap midis nesh !
    --Huggo ty spo te shkruaj se e ke kohen me te shtrenjte se floriri dhe sdua te jem une faktori i ''varferimit tend'' .
    Ok grupi skam shume mundesi keto 2-3 dite por do rikthemem ''drimiteros'' me i fuqishem nga java , he se do ju shkruaj dicka qe do i dalldezoje ujrat e qeta te detit tone
    Ju puth bye
    :T

  3. #53
    A-LEK-SA-NDER=1>SHUMA! Maska e ermal:j
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHAM
    Postime
    45

    ufffffffffffffffffffffffffa

    mi bej te fala besnik manushit nese eshte akoma aty po ka ik ne amerike lene se po i bej te fala duke perdorur si mesit bushin ose ty kur te shkosh.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e DuRResaK_PlaKo
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    41
    Hallo every body paralia neser na pret. Do bejme namin, do bejme, kur te nxjerrim ato trupat tane si kreshnike malesh s'do kete bij nane qe t'u rezistoje. Syri,kamaqi ka shume gallate, apo jo? E ben te ndjehet mire gocen. Une kam shume qejf kur ngacmon ndonje vajze dhe ajo megjithse shkrihet fare nga kenajqesia, mundohet te tregohet asnjanjese, por ca buzeqeshjet e vogla i rreshqasin si padashje nga buzet.

    Jonida e more vizen per amerike ishalla e merr, se ashtu do ta kesh me te lehte qe te vesh ne dasem.

    Po lexoja tek "Gazeta e Athines" per punen e ligjit te legalizimit dhe per ato qe nuk jep ndonje gje konkrete, po ja lexojeni vete me poshte:

    Deklarata
    Siç dihet, vlefshmëria e lejeve të qëndrimit të emigrantëve përfundon të hënën, më 30 qershor. Emigrantët që ndodhen në vendin tonë kishin kohë të mjaftueshme në dispozicion për të dorëzuar dokumentat e tyre për rinovimin e lejeve së qëndrimit, pas shtyrjes totale prej 18 muajsh që iu dha vlefshmërisë së lejeve të tyre. Ministria jonë i informoi vazhdimisht organizatat e emigrantëve, shtypin në gjuhë të huaj, ambasadat dhe konsulltat e vendeve të tyre, se nuk do të jepet shtyrje tjetër për lejet e qëndrimit dhe i ftonte të kontribuojnë në informimin e emigrantëve për t'i dorëzuar në kohë dokumentat. Veç kësaj, ligji përcakton se dokumentat e nevojshme do të duhet të dorëzohen dy muaj para skadimit të lejes. Megjithatë, një numër shumë i madh emigrantësh po i dorëzon kërkesat në këtë javë të fundit, me rezultat të krijohet këto ditë një konfuzion i madh në prefekturat dhe bashkitë, sidomos në atë të rrethit të Atikës. Rrjedhojë e kësaj gjendjeje do të jetë për një periudhë, që disa emigrantë të gjenden në vendin tonë në pritje të marrjes së lejeve të qëndrimit, për përgjegjësi të tyre.
    Qeveria jonë e trajtoi dhe e trajton problemin e legalizimit të emigrantëve me përgjegjësi, por edhe me mirëkuptimin dhe sensibilitetin e duhur. Dua pra, të deklaroj se:

    1. Nuk do të jepet asnjë shtyrje e re e vlefshmërisë së lejeve. E kundërta thjesht do ta përcillte problemin për periudhën e ardhshme të skadimit.

    2. Nuk rrezikon asnjë emigrant që ndaj tij të ndërmerret procedura e deportimit, përderisa ka dorëzuar kërkesën për rinovimin e lejes së qëndrimit brenda datës 30 qershor. Natyrisht, ata do të duhet të mbajnë gjithmonë me vete vërtetimin se ka dorëzuar kërkesën për rinovimin e lejes së punës apo lejes së qëndrimit dhe të ketë me vete lejen e mëparshme të qëndrimit.

    3. Prefekturat dhe bashkitë do të duhet të sigurojnë marrjen në dorëzim të kërkesave nga gjithë emigrantët që do të paraqiten deri më 30 qershor dhe do të duhet t'u japin (emigrantëve) vërtetim për dorëzimin e kërkesës.

    4. Në rastet që prurjet masive të emigrantëve krijojnë kushte pamundësie për shërbimin e tyre, u janë dhënë udhëzime prefekturave dhe bashkive që t'i pajisin me karta prioriteti, ku të shkruhet data e dorëzimit të këtyre dokumentave nga data 1 deri më 4 korrik.

    Ensimat
    Duke folur për gazetarët, zoti Pa-padhimas tha se është vënë në rrugën e zgjidhjes edhe problemi i mungesës së ensimave. Ai tha se pas 30 qershorit do të paraqitet në Parlament një amendament, që u jep mundësinë emigrantëve t'i blejnë vetë këto pulla, në mënyrë retrospektive. Për këtë tha zëv-endësministri janë njoftuar të gjitha zyrat, kështu që t'ua marrin në dorëzim dokumentat dhe t'ua konsiderojnë, me kusht që emi-grantët të paraqesin brenda një afati optimal vërtetimin se i kanë blerë pullat e siguracioneve.

    Kurse ne samitin e Selanikut per emigracionin u miratuan keto pika.

    "Hartimi i politikës në nivel të Bashkimit Europian lidhur me in-tegrimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Bashkimit Europian

    28. Për t'u vënë në jetë konkluzio-net e Samitit të Tamberes (Fin-landë, 1999, shënim i GA), sipas të cilave shtetasit e vendeve të treta që banojnë në mënyrë të ligjshme duhet të kenë të drejta dhe detyr-ime analoge me ato të qytetarëve të BE-së, Samiti (i Selanikut) e gjykon të domosdoshme hartimin e një politike sferike dhe shumëplanëshe me objekt integrimin e këtyre njerëzve. Nisur nga fakti se integrimi i suksesshëm kontribuon në tolerancën sociale dhe në prosperitetin ekonomik, politika në fjalë duhet të btrajtojë faktorë si pimësimi, aktivizimi ekonomik, arsimi dhe mësimi i gjuhëve, dhëndeti dhe shërbimet sociale, çështjet e strehimit, si dhe kultura dhe pjesëmarrja në jetën shoqërore. Nga ky këndvështrim Samiti përshendet faktin se u arrit marrëveshje për bashkimin familjar si dhe për statusin e emigrantëve me kohë të gjatë qëndrimi, çka përbën një instrument esencial për integrimin e shtetasve nga vendet e treta.

    29. Politika për integrimin (e emigrantëve) e Bashkimit Europian, do të duhet të kontribuojë efektivisht sa më shumë që të jetë e mundur, në trajtimin e sfidave të reja demografike dhe ekonomike me të cilat përnballet tashmë BE, duke marrë parasysh veçanësitë e grupeve të ndryshme nga komunitetet e shtetasve të vendeve të treta, si gratë, fëmijtë, të moshuarit, sa i përket kryesisht kohëzgjatjes, përhershmërisë dhe stabilitetit të qëndrimit të tyre.

    30. Që të përballohen këto sfida, Samiti thekson se është e nevojshme të zgjerohen mjetet e ligjshme të emigrimit të shtetasve të vendeve të treta drejt BE-së, në raport me mundësitë e thithjes të vendeve anëtare, në kuadër të një bashkëpunimi në rritje me vendet e origjinës (së emigrantëve), bashkëpunim që do të rezultojë i frytshëm për të dyja palët.

    31. Politikat e integrimit do të duhet të perceptohen si një proces në vazhdimësi dhe i rëndësishëm, i bazuar në të drejtat dhe detyrimet reciproke të shtetasve të vendeve të treta që banojnë në mënyrë të ligjshme dhe të shoqërive vendase. Ndonëse përgjegjësia paraprake për hartimin dhe zbatimin e politikave u përket shteteve anëtare, këto politika do të duhet të zhvillohen brenda një kuadri unik, i cili bashkëvlerëson veçanësitë ligjore, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të shteteve anëtare. Për t'u përshpejtuar krijimi i këtij kuadri do të duhet të studiohet përcaktimi i parimeve kryesore të përbashkëta.

    32. Duke marrë parasysh se integrimi i emigrantlëve të ligjshëm është një procedurë e ndërlikuar, që ka nevojë për shkëmbim përvojash, Samiti thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve, me qëllim veçanërisht që të përforcohet koordinimi i politikave përkatëse në nivel kombëtar dhe në nivel të Bashkimit Europian.

    33. Prandaj Samiti fton Komisionin Europian që të paraqesë një raport vjetor për emigracionin dhe integrimin në Europë të emi-grantëve, me qëllim që të precizohen në nivel të BE-së gjithë të dhënat për flukset e emigrantëve dhe të politikave e praktikave të emigrimit dhe integrimit. Ky raport, që duhet të përmbajë një analizë të saktë dhe objektive të çështjeve të sipërpërmendura, do të ndihmojë në zhvillimin dhe promovimin e iniciativave poli-tike për menaxhimin më rezultativ të flukseve të emigracionit në Europë.

    34. Po ashtu, duke pasur parasysh rëndësinë e mbikqyrjes dhe analizimit të fenomenit shumëdimensional të emigracionit, Samiti përshëndet krijimin e Rrjetit Europian të Emigracionit dhe do të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së një mekanizmi më të qëndrueshëm në të ardhmen.

    35. Suksesi i një politike të tillë varet nga bashkekzistenca rezultative e gjithë faktorëve përbërës. Organet kompetente të Bashkimit Europian, autoritetet kombëtare dhe lokale, sindikatat, unionet e punëdhënësve, organizatat joqeveritare, organizatat e emigrantëve dhe organizatat me karakter kulturor, shoqëror dhe sportiv, do të duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në këtë përpjekje të përbashkët, sa në nivel të Unionit, aq edhe në nivel kombëtar.

    Do thoni ju ka shkel Ervini e paska bere carcaf per te mbuluar te gjithe lagjen, por e keni gabim ahhh-ahh-ahh RROFTE SKANERI.

    BEFSHI QEJF DHE PLAZH!
    Kush kërkon gëzon!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e DuRResaK_PlaKo
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    41
    Une mire jam ja sote po ju shkruaj nga pc e nje shoqes time { jam me 2 cuna e 2 vajza te tjera ne shpine e njeres perj vajzave ne Xalkidhiki -posidhi , se te henen do paraqisim nje teme dhe po e punojme bashke } Kujdes ca imagjinoni xexexxe

    Ca te imagjinojme or mik? Ca tjeter mund te bejne 2 cuna dhe 2 goca tek shtepia e njeres dhe nje kompiuer.

    Pershembull mund te fotografojne live te gjitha variantet e kamasutres, ti hedhin me ane te kompiuterit ne CD dhe profesori te henen tu japi katerve, noten maksimale.Apo jo?

    Nese dikush ka ndonje mendim tjeter le ta japi Syri deri te henen ka kohe.

    Po ju lej tani!
    Kush kërkon gëzon!

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    xaxaxaxaxaxax diestrameno mialo exeis

    Fol ti fol mua s'me ka zene gjumi fare gjithe naten , vape vekje , dhe mushkonjat , ca mushkonja shushunja me mire , me kane bere cope , kisha pire dhe 2 frape , cinxer une gjithe naten numuroja delet ( kjo eshte nje shprehje ''metrusa provata , dhe kur ja thashe nje here nje vajze . me pyete : He sa dele ke perfundimisht . hahahahah )
    U cova e s'kisha ca te beja u futa ne forum.
    Dhe jemi 3 cuna e 2 vajza ,mos e ndrysho realitetin
    Pastaje nuk me pelqen seksi kur ben shume vape hahahahah ,
    U cova dhe ja futa nje shkrim tek ajo tema tek portali ''Politika shqipetare dhe Shovinizmi Grek '' ik lexojeni dhe shkruani dhe ju , se thuhen ca te forta .
    Juli akoma s'me ka mare telefon , do jete ne selanik tha deri te djellen por do rije i fshehur qe mos me gjeni ku jam ,se kam frike mos me ................... hahah ik ore , lepur ,ose lango sic thone vlonjatet
    Po e provoje prap te fle ,se tani e shof fillova te shkruaj malakies , ika , do lexohemi neser .
    Ndryshuar për herë të fundit nga sydylimri : 28-06-2003 më 23:19
    :T

  7. #57
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    ore ate KACAKUN MA KA PARE NJERI SE KA HUMBUR ,

    Kacako ku je o njesh se dua te pyes per dicka
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  8. #58
    moro Maska e moro
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    94
    erdhaaaaaaaaaaaaaa
    SI JENI SOT?
    UNE MIRE.QE THONI JU UNE DJE KISHA DITLINDJEN.
    DHE QE SOT KAM 23 VJET TE PLOTA NE KURIZE.SI THONI JU JAM MORO AKOMA?
    IKA SE KAM PUNE.TAKOHEMI ME VON.
    Jeto sot se neser si dihet..........

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    mirmengjes te gjitheve dhe jave te mbare !
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  10. #60
    great Maska e marela
    Anëtarësuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    29
    Mirmengjes te gjtheve. Ju uroj jave te mbare.

    Sapo lexova pershendetjet e te gjitheve. Fundjaven e kalova shume mire, ne plazh, per kafe, pune shtepie, telefon me prinderit, dhe asgje e re. Me perlqen forumi shqiptar pasi dua te di si e kalojne kohen shqiptaret e tjere ne Greci. Sa per mua mos u merzitni kaq shume se une flas ne pergjithesi, personalisht dal, sidomos gjate fundjaves, ndoshta edhe ne Shqiperi s’do dilja me shume, mundesia financiare te mungon shume atje.

    Nuk duroj dot kur na ndalin policia ne rruge dhe na pyesin "ôï äéáâáôéñéï óáó”. Ishalla po na I japin ato karta qe kane nje shekull qe na thone do bridhni neper Europe me kartat e reja.

    Une jam ne pune tani qe ju shkruaj dhe s’shkruaj dot shume gjate pasi jam shume e zene.

    Ju peshendes te gjitheve dhe ju uroj te kaloni sa me mire.

    Bye bye.
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ah moj Shqipni, e mjera Shqipni
    Kush te ka qit me krye ne hi
    Ti ke pas kene nje zonje e rene
    Burrat e dheut te thritshin nane

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •