Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    PErshendetje...
    shume gjera qe ke thene jane diskutuar ketu perpara por ama prap me dhe pergjigjen qe Floriri me dha... punen e zotit dhe fese...
    po te lexosh mire se cfar kam thene mund te shofesh se pergjigja qe jep esht nje logical fallacy dhe jo nje argument i mirfillte.

    per punen e gurit duhet te lexosh anselmin.. per mua esht mjaft e veshtire te shkruaj ne shqip plus qe do me duhet shume kohe por thelbi qendron ketu... esht paradoks vetem ne kuadrin fetar ka nje pergjigje.. qe eshte dhene edhe nga nje profesor ketu ne amerik (Richard La Croix) per punen e omniprescience omnipotence etj dhe se si ai i jep nje definicion qe deri diku shmang kontradikten. them se pergjigja qe me ke dhene (pjesa e fundit) ka nje karakter fetar....
    persa i perket njeriut te shpelles... njeriu i mirfillte mulsiman apo i krishter apo i feve perendimore ne pergjithsei nuk te jep dot pergjigje ne kuadrin logjik po vetem ne kuadrin fetar.. e vetmja menyre qe mund te jepet pergjigje logjike esht sic thashe me pare nqs ka nje "alienation" e juve ose mua si fetar dhe e shof fene dhe e kritikoj ose e mbroj me logjike...gje qe esht kontradiktore ne vetvete.. pra e kritikoj.
    Platoni esht e ndryshme nga Plato jane persona te tjere...

    teism = monoteism eshte e njejta gje(deri diku)
    dhe per punen e krishterimit nuk esht tamam mono prandaj un them teism sepse ke nje "trinity" ne krye.
    ZOTI NUK KRIJON TE KEQEN NE ASNJE MENYRE jo ne fete teiste.. je ti qe e zgjedh te keqen... mos harro adamin dhe even ata jane qe hengren frutin nga pema e diturise.
    tek shpirti fete azaitike kane me shume vend sepse jane me tolerante e para punes.... pastaj ne bibel apo ne kuran ka shume pak seksione per punen e shpirtit.. jane fe qe gjithcka arrihet nepermjet Submission.... pra soteriologjia e ketyre feve esht vetem nepermjet sumbission.. dhe jo enlightment dhe meditim si ne fete lindore. Nuk do shkoj gjate ne soteriologji pasi esht nje teme shume e komplikuar dhe qe do me duhet kohe ta perkthej ne koke shqip duke shkruajtur.. por essenca eshte car kam thene me siper.

    Leximi i veprave te tjera te jep kulture sidomos personit qe del nga shpella.. un te pakten kshu e shof nen pikpamjen filozofike
    sepse mendoj qe ky eshte edhe ideja e forumit qe jame duke shkruajtur.. per fene e mirfillte ka nje seksion tjeter me duket

    per punen e padre pios ke te drejte se dje lexova diku qe ai esht shenjteruar.

    fakti qe zoti ka shkruajtur ne liber se kush shkon ne parajse, e ka diktuar ate them une... kjo shpjegohet me konceptin e kohes fare mire sidomos ne fete teiste... per punen e feve lindore ka nje konceptim krejt unik dhe shume me te sofistikuar se ckam thene me siper....ideja e nje kohe qe eskiziston ne cdo moment dhe te nje vazhdueshmerie dhe te nje imminence.. esht e veshtire te ta them shqip. I pari ose nje nga te paret qe ka shkruajtur per kohen ne fete lindore ka qene nje tip monku fetar nga asia jugore me emrin Dodgen. Ai ka nje pjese qe quhet "Being Time" dhe e analizon kohen ne pikpamjet ontologjike etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #22
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    cyclotomic!

    Po ne per punen e zotit te fese dhe te vullnetit te lire po diskutonim apo jo? Per keto po perpiqemi te japim pergjigje.
    Shkurt-mendimi im: Fete monoteiste nuk e perjashtojne vullnetin e lire, perkundrazi ai eshte themeli i tyre doktrinor.

    mos me kequkupto te lutem, une nuk po bej propagande fetare, por kur them qe : Nese duam te njihemi me shpalljet me te drejteperdrjeta te Zotit na duhet te lexojme Kur'anin, sepse nuk asnje teskst tjeter fetar (mesa di une) pervec atij qe te pretendohet se eshte diktuar shprehimisht prej Zotit.

    Plato e Platoni jane i njejti, por ne ne shqip e perdorim Platoni, e kemi llafin per te njejtin fiozof grek, nxenes i Sokratit, mesues i Aristotelit.

    Ndersa "fete" aziatike dhe hindu jane shume larg predikimit te vullnetit te lire, ato predikojne meditim ne vend te veprimit, predikojne me shume nenshtrim ( submission) sesa ta ka marre mednja ty ndonjehere, me shume sesa fete monoteiste,ato predikojne asnjanesi ne qendrime morale dhe ne veprime,a ka nesnhtrim me te madh sesa Soditja e brahmaneve, a ka mungese lirie me te theksuar sesa tek ideja e Karmes (hinduizmi)?
    Koha eminente, apo koha lineare nuk kane te bejne shume me diskutimin tone me duket. PO nuk veprove nuk ke liri! PO nuk u zhyte me koke ne jete nuk jeton!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 06-12-2003 mė 01:29

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Armando.. vella... shiko nuk kam gje me ty per punen e fese por kam nje lloj ndjenje.. (sapo bera dhe nje postim tjeter ne forumin e shkeces) qe njerezit flasin per fene ose i thone gjerat kallup sic jane sikur eshte ore mesimi fetar. Ne mos gabohem ketu esht nje forum qe flitet me llogjike etj( te lutem shiko postimin tjeter qe kam se aty kam shprehur ate qe ndej me impaktin tim te pare me kete forum) Un jam krishter katolik dhe po dal haptas dhe kur vjen puna per te folur po e kritikoj ate fe( ne nje fare menyre) sepse po flas me llogjike e jo me pasion fetar. (perseri skam pune me juve direkt).. por po ju drejthem juve se vura re qe je dhe moderator?! dicka e tille pra ke nje fare autoriteti ne kete seksion te forumit shqiptar.
    Hmm submission esht vetem ne fene Islame dhe ne asnje fe tjeter madhore. Po te lexosh mire Soteriologjine e cdo feje del qarte se vetem feja Islame ka submission.
    Platon nqs e merr shqip un se di si eshte por ne histori jane pesona te tjera.. thuhet Plato ose Plato-ja... edhe ne anglisht nuk i ndryshohet emri. Plato asnjehere... Platon eshte si rrenje per Platonism etj... nesje me gjith gramatik...
    Tani per punen e Karmes a nuk thua qe ajo esht e vetmja menyre reale qe ty te mat se cfar ben ndersa ne fete teiste ty te esht paracaktuar se ku do shkosh?? un them qe esht me reale te kesh karma sesa te kesh nje zot qe percakton se kush do shkoj ne cfar vendi. Mendimi esht nje gje qe feja e ndalon.. jane perndjekur te gjithe filozofet qe kan shkruajtur gjera revolucionare.. me Spinoza(qe spinoza si beri ndonje gje shume te madhe me traktatin filozofik-politik,) e me shoke.. e gjith ato shkenctar te tjere qe jane perndjekur se nuk i eshte lejuar mendime... censura... me imponim
    ndersa aty te pakten ne buddhism ai thote bo ca te dush por ne procesin qe ti je duke bere x dhe y esht dicka qe regjistron ne kohe reale se cfar je duke bere dhe e vlerson ate.

    Un jam i mendimit se koha ka te bej... nje zot qe ka ekzistuar gjithmone dhe esht indipendent esht ndryshe se nje zot qe esht krijuar bashke me ty si me thone(jo tamam po ideja eshte qe esht ne te njejtin dimension kohor)... zoti ne kete lloj dimensioni leviz para dhe mbrapa dmth ka nje liri. Esht sikurse ato fallxhoret me sferat... dhe ai tek ajo sfer shef gjithcka te ardhmen te shkuaren dhe te tashmen. Koha ka shume rendesi, ne nje simposium qe kam qene se fundi esht prezantuar nje shkrim nga ai personi qe permenda me siper Dodgen est e veshtire te ta perkthej po do te mundohem ta skanoj dhe te gjej ndonje menyre ta postoj se esht dicka fenomenale. Dhe ne kete simpozium u diskutua pikerisht relevanca e kohes ne keto fe.

    Persa i perket hinduizmit un kam lexuar shume por edhe pse kam lexuar shume per fete lindore nuk them asnjehere qe di.. dhe nuk jam ne gjendje te kem nje debat inteligjent me nje person tjeter qe mund te me bej pyetje specifike. Kjo esht per shume aresye... njera esht qe Hinduismi ka filluar te studiohet shume shume vone (vetem ne periudhen koloniale angleze u filluan te perkthehen keto tekste).. vedat etj kane rreth me shume se 3000 vjet, nje nga fete me komplekse dhe me te vjetra ne bote. Pra esht e veshtire te flas edhe pse kam me shume se nje vit qe po e studioj ne nje fare menyre... ketu ne amerik studentat qe duan te studjojn hinduism apo fete lindore shkojn me programe jashte ne indi... nuk kemi ne njohuri te japim pergjithesime per ate fe por vetem ide te lokalizuara si me thene . (Ne= te gjithe jo vetem une edhe ti)
    " Zotit na duhet te lexojme Kur'anin, sepse nuk asnje teskst tjeter fetar (mesa di une) pervec atij qe te pretendohet se eshte diktuar shprehimisht prej Zotit. " ==> pretendohet esht fjala kyc ketu. pretendimet jane larg nga ato qe po bisedojm ne ketu, sepse edhe bibla jane fjale te zotit... bile Jezu Krishti ka ardhur ne toke etj etj... pra pretendime?? jane shume larg ...sepse nuk me thone mua ndonje gje llogjike por thjesht kane nje karakter te nje ideje qe mua me imponohet ta besoj pa baza llogjike.


    nesje...se me duket ky muhabet me shume se debat po kthehet ne lufte midis meje dhe teje ose mbase midis meje dhe ketyre fetareve te zjarrte qe ekzistojn ketu. Un e futa idene e fese jo per te krijuar sherr por per te analizuar kete ide te vullnetit te lire ne terma shume te thella teologjike dhe filozofike dhe jo fjali superficiale.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Pas vdekjes do tė ket njė Ditė tė Gjykimit,ku secili do tė pėrgjegjet pėr ato qė ka bėrė nė kėtė botė .
    Le tė jetė ai veprim yni edhe sa njė atom i vogėl , e mirė apo e keqe, ne do tė japim llogari pėr ato vepra !
    Vdekja ėshtė ndėrrim i jetės.
    Jeta jonė nė kėtė botė ėshtė e pėrkohshme.
    Jeta jonė nė botėn tjetėr ėshtė e pėrhershme.
    Parajsė apo Ferr, vendosim vet ne; me mendimet , me veprimet tona(tė bazuara nė vullnetin e lirė !) gjatė jetės sonė nė kėtė botė dhe me Gjykimin Final tė Krijuesit!






    El Hamdu lil-Lahi Rabbil Aleminė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 26-01-2005 mė 17:30

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    NJĖ VĖSHTRIM NĖ BOTĖN STRATEGE TĖ SEKRETEV TĖ VULLNETIT

    A. T

    Perqendrim eshte nje ushtrim perfekt qe ndikon teper pozi-tivisht ne fitimin e zellshmerise dhe vullnetit te larte.

    - Zgjidh nje mision te afert me prirjet dhe shijet tua.

    - Imponimet - obligimet - kane rol strategjik ne forcimin e vull netit. "Ne vendet qe rrihen nga stuhite, bimet i fusin rrenjet me thelle ne toke, dhe per kete arsye ato behen me te fuqishme dhe me rezistuese".



    "Edhe nje rruge 1000 kilometra fillon me nje hap te vetem". Kujto pak para se te fleshe objektivin ku deshiron te" arrish dhe monologo (diskuto) me vetveten, ftues ne pergatitjen e vetvetes moralisht per qellimin tend ku don te arrishe.



    Qe te arrishe tek vullneti i larte'duhen:

    - Vemendja dhe interesimi.

    - Riperterirja e idese qe ti synon dhe ngopja e shpirtit me te.

    - Arritja te forca dominuese e perqendrimit.



    Per te arritur te forca e perqendrimit, ndihmon gjithashtu edhe te menduarit me qetesi - pas 10 ose 15 minutash prehje nervore -per idene ku deshiron te arrish, berja 6 ose 7 here e ketij veprimi. Ne kete" menyre" do te arrishe te autosugjestionohesh (te kesh vetendikim mbi vullnetin), e nderkohe meditimi e'shte nje tjeter ndihmues i forcimit te vull-netit.

    Nje tjeter ushtrim qe kultivon forcen e perqendrimit dhe auto-sugjestionon (pra ben ndikim automatik mbi vullnetin) eshte edhe frymemarrja dhe frymenx-jerrja qetesisht per disa here me radhe, e pas kesaj ne'permendja e idese apo synimit tend duke medituar ne te.

    Rock Feleri thote:

    "Une nuk e kam lejuar shkurajimin kurre te me sundoje me shume se nje' cerek ore".

    - Dije se asgje nuk eshte e pariparueshme.

    "Kush meson te notoje ne nje pellg, do te dije te notoje edhe ne oqean".

    Gjyko qete per gjetjen e nje rruge zgjidhje per te cilen te jesh i bindur se ekziston patjeter.

    Perpiqu...

    Ki parasysh porosite e meposhtme: "Ndonjehere rruge-zgjidhja

    shfaqet atje ku s'e pret". "Mjaft me duke share erresiren. Provo te ndezesh nje qiri".


    - Meso te fitosh vetem miq.

    Ki parasysh se: "Edhe pse ti mund ta pelqesh shume torten, kur te shkosh per peshkim grepit duhet t'i fusesh patjeter krimba dhe jo torte".

    - Reago (pergjigju) ne" kundersh tim me tendencat (gjerat qe te terheqin per nga ana) negative.

    Pergjigjju inatit me butesi, fatkeqesise me shprese, e keshtu me radhe...

    Ky eshte ligji i kthyeshmerise qe duhet perseritur dhe vepruar pa rreshtur deri ne sovranitet (fitimin e pavaresise) nga vesi dhe zakoni i keq.

    - Mos lejo qe te te rreshqase nga dora situata, e te biesh pre e zakonit te keq...

    Keshtu duhet te" dish se psh.: "Zgjimi 20 mengjese ne oren 11, do te thote te marresh nje zakon te keq". Kurse anasjelltas, te dhuron nje dhunti te mire. E kjo vlen per cdo gje.

    - Kujdes nga apatia, mungesa e eutuziazmit.

    - Dije se "Rruget e suksesit nuk jane te shtruara me trendafila dhe qilima".

    - Lexo pak gjera e shpesh... por lexo i perqendruar si duhet...

    Kur te lexosh, mbaj shenime, ose se paku nenvizo gjerat kryesore, ashtu qe te kesh mundesi t'i mar resh per reference subjektet qe ke lexuar dhe te magazinosh nektarin e studimeve te tua.

    Ndertoje dhe ndihmoje vetveten me shembullin e te tjereve...

    "I humbur eshte ai qe meson nga gabimet e veta dhe i fituar eshte ai qe meson nga gabimet e te tjereve".

    - Analizo me vemendje prirjet e tua, mundesite e tua, pastaj formulo nje plan dhe thuaji vetvetes: "Dua te arrije" deri atje..."

    - Kujdes! "Pertesa ecen aq ngadale, saqe njeriut nuk i duhet te lodhet shume per ta arritur ate".

    Dije se 50 % e te' deshtuareve jane prej dembeleve dhe 50 % prej te pushtuarve nga apatia (plogeshtia shpirte'rore).

    A don ta njohesh pertacin?! Ky eshte perkufizimi i pertacit:

    "Armik i perpjekjes dhe iniciatives. Pjelle e rrethanave ose e veprimit te te tjereve. Mendon me trurin dhe paragjykimet e te tjereve. Nuk ka ambicie te gjera.

    Motot e tij te njohura jane: "Te rrij ulur" , "Me shume kohe per te mos berg asgje," ...

    Pasi e njohe perkufizimin e pertacit, te ngelet qe te veprosh ne kundershtim me permbajtjen e tij.

    Etapat e kurimit te pertacise jane:

    1. Te duash te kurohesh e sherohesh nga pertacia.

    2. Kenaqesia e aktivitetit.


    Krijohet e zhvillohet me stervit-je, njelloj si dhe stervitja e muskulit.

    3. Vleresimi i zgjimit heret ne mengjes. 6-7 ore gjume jane mese te mjaftueshme.

    4. Radhitja, koordinimi dhe klasifikimi i jdeve.

    5. Flit me ton e leviz, vepro me vendosmeri dhe vrull te pjekur.

    6. Vullneti stervitet duke here disa gjera dhe duke mos bere

    disa te tjera.

    7. Njeriu posedon nje pushtet te pafund, por me kusht qe te flirohet nga pertacia dhe te besoje dhe kembengul ne ate qe don te arrije.

    8. Vleresoje kohen. Ki mendjen:

    "Koha eshte si shpata. Nese nuk e pret, te pret". "Nuk mund te frenohet Dielli (dita dhe nata)".

    "Koha nuk shitet dhe blihet". "Koha eshte jeta jote. Me cdo moment qe iken, iken edhe nje

    pjese e jotja". "Koha eshte flori".

    "Cdo pune ka kohen e saj". ...


    9. Kujdesu per shendetin. "Shume prej njerezve dy miresi nuk i kane hetuar: Shendetin dhe kohen e lire". "Mendja e shendoshe ne trup te shendoshe". - Dije se paqendrueshmeria eshte nder armiqte me te rrezikshem te vullnetit. Ajo luftohet me kembenguljen, qe eshte "baza e cdo virtyti" dhe durimin, "celesin e fdo suksesi". "Gjeniu s'eshte tjeter, vece nje njeri qe kembengul pa rreshtur". Per te kembengulur ne dica duhet te kihen parasysh disa faktore:


    l.Prirja.

    2. Te kihet parasysh mundesia.

    3. Te merren ne considerate pengesat.

    4. Mosnxitimi. T'i japim realizimit te objektivit apo qellimit tone kohen e nevojshme.

    5. Ndjesia paraprake ne vetvete se do te arrijme ne rezultatin e duhur.

    6. Organizimi dhe planifikimi I perpjekjes (inisiatives apo nismes) ku duam te arrijme...

    Kjo gje behet duke formuluar nje plan te pergjithshem dhe krahas tij edhe nje plan ditor (me te detajuar).

    Ki mendjen! "Mos ju dorezo te papritures. 90 % e saj eshte e demshme".


    7. Ki parasysh faktoret baze qe e bejne njeriun te arrije tek kembengulja. E kam fjalen per zellin (vullnetin), saktesine, precizionin, metodiken, ngulmimin,durimin...

    Kujdes qe njerezit te te akuzojne si pedant.

    8. Te pershtasesh veprimet me rrethanat dhe intervalet e duhura kohore.

    9. Kujdes korrektesine. Dije se nami i keq i parregullesise, thyerjes se premtimit dhe moskorrektesise perbejne percmim,mosbesim dhe izolim per viktimen e ketij nami te keq.

    10. Formulo nje program ditor dhe bindju atij. "Jetoje diten tende si te jete dita e ndit e jetes tende".

    11. Mbaj gjithmone nje bllok te vogel me vete dhe shkruaj ne te idete e tua te reja ahas atyre te meparshme. Ne fund te dites pulsoje vetveten dhe reflekto se sa i ke rmbushur synimet tua ditore. Analizo pozitivitetin dhe negativitetin tend ditor. Nese

    kete se ben per cdo dite, beje kete gje te pakten nje here ne jave. Por mos lejo qe nje muaj te kaloje nga jeta jote pa e reflektur vetveten tende ne te, qofte edhe nje here te vetme.

    12. Leximi dhe mendimi i ceshtjeve para gjumit i ngulit dhe skalit ato ne memorje.

    13. Ki parasysh se tre jane shkaqet e paqendrueshmerise:

    a. Ndermarrja e parakohshme e nje mendimi te pareflektuar dhe menduar me pare.

    b. Corganizimi.

    c. Tensioni dhe stresi i vazhdueshem.

    Nese duam te hyjme ne boten stratege te heronjve te vullnetit,

    atehere:

    Boll me se qenuri spektatore te jetes se te tjereve ne kurriz te jetes sone .e te jemi aktor te denje te jetes sone! Historia njerezore njeh aktoret qe dhane rolin e tyre ne skenarin e saj, e jo spektatoret, po ca se ata duartrokiten aq shume.

  6. #26
    Rruga e jetes veshtiresohet pikerisht ngaqe nga kalon neper udhet imagjinare te deshires dhe nevojes per vullnet te lire.

  7. #27
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Vullneti i lirė, ėshtė UTOPI....gjithnjė pėr sejcilin nga ne, vendos dikush tjetėr..

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė vullneti i lirė?
    Nga Spirituoziii nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:53
  2. Vullneti i lirė tek fetė
    Nga F_LASKU nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 03:10
  3. Dëshira dhe Vullneti
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 23:32
  4. Rikonfirmohet vullneti pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran
    Nga mbreta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  5. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •