Prishtine-Beograd, ne korrik nisin bisedimet
Shefi i Bashkimit Evropian per Politiken e Jashtme, Havier Solana, njofton se qeveria e Bashkimit Serbi-Mali i Zi dhe lideret kosovare kane rene dakord te zhvillojne bisedime te drejteperdrejta per Kosoven: "Dialogu do te filloje para fundit te muajit korrik". Brukseli, vendi i bisedimeve
Per here te pare qe nga perfundimi i konfliktit ne Ballkan, qeveria e Bashkimit Serbi-Mali i Zi dhe lideret kosovare kane rene dakord te zhvillojne bisedime te drejteperdrejta per Kosoven, qe ndodhet nen administrimin e Kombeve te Bashkuara. Kete e beri te ditur shefi i Bashkimit Evropian per Politiken e Jashtme, Havier Solana, ne fund te nje takimi midis udheheqesve te BE-se dhe nje grupi nga vendet ballkanike ne Greqi.
"Ky eshte me te vertete nje lajm i mire, tha Solana, i cili ne kohen kur ishte sekretar i Pergjithshem i NATO-s drejtoi fushaten ushtarake per te perzene forcat serbe nga Kosova kater vjet me pare. Bisedimet, qe jane planifikuar muajin e ardhshem, nuk do te merren drejtperdrejt me te ardhmen e Kosoves. "Dua te them se e mirepres dhe e them publikisht se Beogradi dhe Prishtina kane shprehur qarte gatishmerine e tyre per t'i hyre dialogut praktik per ceshtjet me interes te perbashket," tha Solana. "Dialogu do te filloje para fundit te muajit korrik," shtoi ai.
Bisedimet ne Bruksel
Duke njoftuar se bisedimet do te fillojne ne korrik, Presidenti i Serbi-Malit te Zi, Svetozar Marovic, tha se "ne duam t'i sigurojme te gjitha kombet evropiane se ne kemi vizionin dhe forcen per t'i zgjidhur problemet e se shkuares." Nuk eshte ende e qarte se ku do te mbahen bisedimet, por zyrtaret evropiane thane se nje vend i mundshem eshte Brukseli. Rendi i dites do te perfshije ceshtje praktike, si energjia apo lidhjet e transportit deri tek kthimi i refugjateve serbe ne Kosove.
Dialogu i drejteperdrejte nuk do te perfshije ceshtjen e te ardhmes se Kosoves apo te kerkeses se shqiptareve per pavaresi. Asnje ne BE nuk eshte ende i gatshem t'i pranoje keto pretendime, por diplomate te larte besojne se kur te fillojne bisedimet komuniteti nderkombetar nuk do te mundet ta shmange me gjate vendimin per statusin perfundimtar te Kosoves.
Shqiptaret, te gatshem per dialog
Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi deklaroi dje se shqiptaret e Kosoves jane "te gatshem per dialog me Beogradin", ndersa Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, theksoi se kjo nuk
nenkuptonte qe Kosova te hiqte dore nga pavaresia e saj. "Zgjidhja me e mire per rajonin do te ishte qe, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ashtu edhe Bashkimi Evropian, ta njihte zyrtarisht pavaresine e Kosoves", u tha Rugova gazetareve, ne Porto Carras, ku ai mori pjese ne takimin e lidereve te BE-se dhe krereve te shteteve dhe te qeverive te vendeve te Ballkanit Perendimor.
Deklaruan
MIKAEL SHTAJNER, Shef i UNMIK:
"Bashkesia nderkombetare nuk mund ta leshoje Kosoven deri sa te mos e permbushe qellimin e saj. Qellimi eshte qe ta transformoje Kosoven ne nje shoqeri demokratike, shumeetnike dhe funksionale, e cila eshte rruga per ne Evrope".
IBRAHIM RUGOVA, President i Kosoves:
"Kosova ka bere progresin e vet dhe po hyn ne fazen e nje shoqerie normale qe i duhet zhvillimi, qe i duhet ekonomia, dhe investimet, dhe po ashtu per mbrojtjen e grupeve etnike dhe minoritetet, pra Kosova e integruar ne Bashkimin Evropian, ne NATO dhe ne miqesi te perhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne punojme tashme, me standardet, qe t'i permbushim dhe te integrohemi ne bashkesine evropiane. Por une e theksoj se njohja formale e pavaresise se Kosoves do t'i shpejtonte proceset dhe gjithesesi me garanci te forta per grupet etnike. Kete samit e shohim si nje progres te metejshem te afrimit te Kosoves dhe rajonit tone me Bashkimin Evropian".
BAJRAM REXHEPI, Kryeminister i Kosoves:
"Eshte nje avancim i ceshtjes se Kosoves, nese krahasohet me Samitin e Zagrebit ku ka qene i perfaqesuar vetem Bernard Kushner. Vete prezenca jone tregon se kuptohet realiteti i ri qe eshte krijuar ne Kosove. Edhe Kosova do te jete pjese e integrimeve ne Evrope dhe eshte nje proces i pakthyeshem drejt integrimeve evropiane. Dialogu Serbi-Kosove, ndoshta do mbahet ne faza te mevonshme. Ketu (ne Selanik) nuk ka mundesi qe te mbahet ai dialog, per arsye se nuk ka qene nje gatishmeri e pales serbe, por ne te ardhmen, ndoshta deri nga shtatori".
ALFRED MOISIU, President i Shqiperise:
"Ne Selanik u dha nje sinjal shume i madh shpresedhenes per nje dialog midis Prishtines e Beogradit per te zgjidhur problemet, duke filluar nga me te thjeshtat pavaresisht se statusi i Kosoves do te jete me vone. Kosova nuk do te mbetet njolle e erret, por do te mbeshtetet nga Bashkimi Evropian".
Krijoni Kontakt