NĖ SPIKAMĖ
OSE: A KA POSHTĖRIM MĖ TĖ MADH PĖR GAZETARINĖ NĖ KOSOVĖ SESA PREZENTIMI (!) I SAJ NGA DY PERSONA, EMRAT E TĖ CILĖVE JANĖ BĖRĖ LĖNDĖ SHQYRTIMI EDHE NĖ TRIBUNALIN E HAGĖS PĖR KRIME LUFTE?!
Shkruan: Jusuf FERIZI
Gazetaria nė Kosovė gjatė 50 vjetėve tė veprimit tė saj nėn gėrshėrėt e sistemit monist, edhe pse nė vijimėsi e pėrballur me seanca (gjyqėsore) partiake (inkuizicioniste), arriti tė mbijetojė pa e humbur identitetin e saj. Njė pjesė e gazetarėve shqiptarė, edhe pse nė kushte tė rėnda tė represionit komunist, megjithatė, arriti ta kryej misionin e vet kombėtar, pavarėsisht kėrcėnimeve qė u rrinin mbi kokė nga ana e komitetlinjėve partiakė. Arriti pra tė mos poshtrohet siē po poshtrohet sot, pas ēlirimit, - nė liri! Poshtrimi qė iu bė gazetarisė (sė mjerė) nė Kosovė gjatė kėtyre dy vjetėve tė fundit mund tė quhet lirisht sui generis i llojit tė paparė deri tani. Thotė njė urti: "Tė keqen ia dha Zoti drurit, s'e duroi! Ia dha gurit, ai u ēa! Ia dha shqiptarziut, ky e duroi!" E duruan dhe po e durojnė edhe gazetarėt e Kosovės poshtrimin qė iu bė atyre nėpėrmjet vetėshpalljes sė dy personave, emrat e tė cilėve janė pėrfolur edhe nė Tribunalin e Hagės pėr krime lufte, si kryetarė tė dy asociacioneve tė ashtuquajtura "tė pavarura" tė gazetarėve tė Kosovės. Ajo ēka njihej me shekuj si renegatizėm, shitet sot si diēka "e jashtėzakonshme", madje edhe si vlerė "e papėrsėritshme"! Nganjėherė, tė bėhėt se po kalojmė nėpėr "kohė" renegatėsh, sepse edhe renegatizmi na u bė "modė", madje "modė" e avancuar, e stimuluar dhe e financuar nga disa shoqata tė ashtuquajtura "joqeveritare" qė veprojnė sot nė Kosovė. Kėshtu, flitet e shkruhet pėr personin me emėr e mbiemėr, e qė quhet Baton Haxhiu, se para dhe gjatė luftės ka pėrfaqėsuar lidhjen kryesore nė mes tė shefit tė sigurimit shtetėror tė Serbisė, nė njė anė, dhe tė kontakteve qė ka pasur Mahmut Bakalli me Jovica Stanishiqin nė Prishtinė, Brezovicė e Beograd, nė anėn tjetėr, dhe gjithė kjo nė kohėn e viteve mė tė rėnda pėr Kosovėn (1997 e 1998). Vetė Baton Haxhiu ka pranuar, gjatė dėshmisė sė tij nė Tribunalin e Hagės (maj 2000), se nė kuadėr, siē thotė ai, tė "diplomacisė sė fshehtė", ka bashkėpunuar me Stanishiqin dhe se ka ndėrmjetėsuar takimet e tij me Bakallin. Dhe sot, ky Baton Haxhi, zgjedhet, apo vetėzgjedhet, shpallet, apo vetėshpallet kryetar(!!!) i njė asociacioni tė gazetarėve "tė pavarur" tė Kosovės, madje edhe me miratimin e njė tė ashtuquajture "shoqatė" joqeveritare qė vepron nė Kosovė. Flet, pra sot, nė emėr tė gazetarėve "tė pavarur" tė Kosovės ai Baton Haxhi, i cili, siē ka shkruar edhe vetė nė komentin e tij "in memoriam" pėr Fatmir Limėn, ka qenė "vizitor" i rregullt i tė ashtuquajturit "shtab" tė UĒK-sė. Kėnd ka pėrfaqėsuar Baton Haxhiu nė kėtė "shtab": policinė sekrete tė Jovica Stanishiqit, i cili kėto ditė u vendos me banim tė pėrhershėm nė Hagė, apo atė "projektin" e njohur antirugovė tė Mahmut Bakallit?,- me tė cilin na i pati tredhur trutė lideri komunist shumėvjeēar, nė vitin 1996. Pėr kėtė mė sė miri do tė duhej tė dinin tė pėrgjigjen "veteranėt" e UĒK-sė, Hashim Thaēi e Jakup Krasniqi. Nė tė kundėrtėn, sė shpejti, do t'i sqarojė tė gjitha vetė Stanishiqi nė gjykatėn e Hagės. Para sa kohėsh nė Kosovė u shpall e formuar edhe njė shoqatė (lexo: "federatė") e gazetarėve "tė pavarur" tė Kosovės, me kryetar(!) Milaim Zekėn. Jo pėr rastėsi, jo pėr koincidencė, edhe emri i kėtij personi qė nuk ka bėrė kurrė emėr nė gazetarinė e Kosovės, me njė rast, u pėrmend, jo pėr tė mirė, nė Tribunalin e Hagės. U lakua nė Hagė emri i Zekės nė kontekst tė vrasjes sė Ahmet Krasniqit, ministėr i Mbrojtjes i Republikės sė Kosovės. Duke lėnė anash pyetjet: a ishte vėrtet, Baton Haxhiu, agjent i policisė sekrete serbe, dhe a ėshtė vėrtetė i implikuar Milaim Zeka nė vrasjen e ministrit tė Mbrojtjes sė shtetit tė Kosovės, vetė fakti se kėta dy emra janė lakuar, jo pėr tė mirė nė Tribunalin e Hagės, mjafton qė gazetarėt e Kosovės tė mos e pranojnė pėrfaqėsimin nga ana e tyre. Unė nuk di kur, ku dhe si janė "zgjedhur" kėta dy persona kryetarė(!) tė dy shoqatave "tė pavarura" tė gazetyrėve tė Kosovės. Por e di se ata gazetarė qė kanė votuar pėr ta, nėse kanė votuar, duhet t'i pėrkasin asaj eskortės sė tmerrshme qė veproi gjatė kohės sė luftės nė TVSH-nė e Tiranės, duke publikuar lista pėr ekzekutimin e burrave mė tė devotshėm tė kombit. Kjo eskortė gazetarėsh qė u ngrit dhe u ndėrtua me klonim nėpėr laboratoriumet e policisė sekrete serbe, ka nevojė tė sigurojė njė "mbrojtje" tė "imunitetit" tė saj nėpėrmjet Haxhiut dhe Zekės, sidomos kur kihen parasysh kohėt tėrėsisht institucionale qė po vijnė, e tė cilat mund tė jenė shumė tė disfavorshme pėr eskortėn monstrume tė gazetarisė sė Kosovės, tė instaluar kryesisht nė RTK. Shqiptari, thonė, mė fort i frikėsohet turpit sesa vdekjes. Eskorta e gazetarėve qė po shkon pas Haxhiut dhe Zekės, pėr turp as qė ēan kokėn. Ēfarė turpesh "tė reja" tė shqiptarėve do tė shpalosė Stanishiqi, bashkėpunėtori mė i ngushtė i Millosheviqit, nė procesin e Hagės, do tė merret vesh sė shpejti.
"Bota sot", 17 qershor 2003
Krijoni Kontakt