Nuk perdoret kjo gjuhe ne forum. Teper primitive Tirons. Mund te shkruash dicka tjeter. Me thuaj po qe se ke ndonje pyetje.
Estella
Nuk perdoret kjo gjuhe ne forum. Teper primitive Tirons. Mund te shkruash dicka tjeter. Me thuaj po qe se ke ndonje pyetje.
Estella
Ndryshuar për herë të fundit nga Estella : 23-06-2002 më 00:53
Dashuri,Argetim,Sport
Tironsi,më vulgar se kaq nuk mund të ishe(por je i lirë edhe ti të shprehësh çfarë mendon).
Estella tema është shumë interesante!!!!!
Unë s'kam fëmijë,por mendoj se edukata duhet të fillojë që në moshë të vogël,duke filluar me mësimin e njohjes së organeve seksuale dhe duke u dhënë shpjegime përsa u përket diferencave fizike ndërmjet seksit mashkullor e femëror,duke treguar se nga dalin fëmijët(sigurisht,pa hyrë në hollësira kur mosha është sh. e vogël),të shpjegohet cikli mestrual që kur vajza është 7-8vjeçe ....të gjitha këto gjëra që ne s'na kanë shpjeguar për injorancë ose tabu.
Në moshën adoleshente është detyrë e prindit të shpjegojë më me hollësi raportin seksual dhe përdorjen e kontracetivëve për të mos pasur një nesër "surpriza" të padëshiruara(sëmundje që trasmetohen seksualisht ose shtatzani të padëshiruara).
Për sa i përket shkollës,sipas meje,luan një rol sekondar e megjithatë të rëndësishëm dhe ndihmon sidomos ata që kanë vështirësi të flasin për të tillë temë në familje.
Fitorja e çdo ideali moral,është arritur me të njëjtat mjete "imorale",me të cilat arrihet çdo fitore:forcë,gënjeshtër,shpifje,padrejtësi.....(NI ETZSCHE)
Per Estellan:
==========
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk i janë ndarë në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju.
==========
Ne te vertete ka gjallesa ne toke qe nuk jane te ndara ne grupe te ndryshme.
Persa i perket Kuranit dhe embriologjise apo kontributit ne lidhje me riprodhimin njerezor eshte me mire te diskutosh tek tema Mesime nga Kurani. Ka disa studime qe tregojne per shume ngjashmeri midis vargjeve te Kuranit dhe mesimet e Galienit, nje "doktor" grek. Ai e shpjegoi se krijimi i njeriut kalon neper 4-5 faza. Edhe Kurani permend te njejten gje, zhvillimin e embrionit ne faza te ndryshme. Ne te vertete, ky eshte nje mesim i gabuar.
I dashuri Tomë!
Kur të dhemb gjithkund, sikurse lëkura kur të është bërë shumë e ngushtë, prej së cilës dëshiron të dalësh, vërtetë duke mos e ditur ku, atëherë si biolog mendoj në vemiza të fluturës që sipas ligjit natyror njëjtë dalin prej lëkurës, duhet ta hjekin këmishëzën për t’u rritur dhe një ditë të mund të fluturojnë. Edhe atyre lëkura e vjetër u bëhet përnjëherë shumë e ngushtë, e pastaj pëlcet (që sigurisht nuk është gjë shumë e këndshme). Nën të fshehet trupi i butë, i ndjeshëm i vemizës i cili duhet me forcë të nxirret, dhe të ruhet e të mbrohet deri sa të mos rritet në flutur. Atëherë harrohen dhimbjet e zhvillimit dhe lihet lëkura e rrudhur e vjetër. Është e pakuptueshme – kishte për të thënë vemiza po të mundte - që doheresh paskam qenë në të, po shumë e ngushtë paska qenë për mua!
Një zhveshje e këtillë e lëkurës që sjell ndërrime të mëdha e pret secilin djalosh në pubertet. Të tjerët e vërejnë në rend të parë ndërrimin e zërit, të hutuarti (papërqëndrimi) dhe trazimi. Por, ti vetë i vëren, në këtë periudhë shumë më shumë ndërrime në vetvete dhe brenda vetes. Gjithashtu edhe te të tjerët djem në klasën tënde i vëren këto dallime që i ndodhin secilit, dikujt më shpejt dikujt më ngadal. Ju sigurisht për këtë bisedoni me shoqi shoqin dhe e shihni se trupi po ndërrohet në të gjithë ju. Por jo vetëm kjo - e gjithë bota duket ndryshe, e jashtëzakonshme: nuk je më i kënaqur me prindër (a është ashtu?, ata janë të moshës së vjetër, shumë pak i marrin vesh nevojat Tua, gjithmonë e mbajnë për të keq pikërisht atë çka ty të bënë kënaqësi dhe gjithmonë mendojnë se githçka dijnë më mirë se Ti), vëllezërit dhe motrat më të reja, nëse i ke, bëhen gjithnjë e më të padurueshëm; Për ty tani janë interesante dhe të rëndësishme krejtësisht sende tjera. Nganjëherë do të dëshiroje të mëshosh rreth vetes, të dalësh prej lëkurës Tënde (si vemiza e fluturës), do të dëshiroje të ikësh prej shtëpisë së prindërve dhe prej qytetit të vendlindjes ku tashmë askush nuk të kupton mirë, do të dëshiroje të shkëputesh në një largësi tërheqëse, në një vend të huaj, në një avanturë, në një jetë të ashpër, të vërtetë, një jetë burri. Xhaketa prej lëkure, motocikli, pistoleta, cigaret, "tullumet" (banketet) me muzikë të dehur e kësaj t'ia shtojmë edhe ndonjë "peshk të mirë" - a mos është kjo jeta e vërtetë?
Jo, o Tomë, e gjithë kjo nuk është jeta e vërtetë, - këtu duhet edhe unë ta luaj kokën njëjtë me dyshim dhe duke mos të të kënaqur si "plaku" yt te shtëpia. Por ndoshta mund të biem dakord në këtë: kjo nuk është jetë e vërtetë, por në një mënyrë tregon në një drejtim që shpie kah ajo. Të gjitha këto ëndërrime të një djaloshi (të cilat doheresh as që kanë qenë më të ndryshme, përveç se në to në vend të motrorrit me rrotulla ka qenë kali kalorës, e në vend të pistoletës lasere shtiza dhe shpata) janë të drejtuara në një drejtim të mirë dhe të nevojshëm përpara kah dëshiron të shkosh. Motorri me rrotulla dhe tullumet shtëpiake në të vërtetë janë tani "ngjyra bërtitëse" dhe "paraforma të vrazhda", por me ndihmën e tyre në të vërtetë dëshiron të hysh në botën e aktivitetit, të fuqisë vepruese, afshit, vetformimit dhe protestës kundër gjithçkasë që do të mund të të ndalonte për ta gjetur vetveten. Kur t’i bësh njëherë disa hapa në atë drjetim të nevojshëm, shpejt do ta vëresh vetë çka mendoj me fjalën "i vrazhdë" dhe "bërtitës" dhe çka do të thotë "paraformë".
Duke kërcitur me zhurmë të motorrit me rrotulla është një paraformë e tillë e vrazhdë e dëshirës së mirë që shpejt dhe me fuqi personale të përparohet në botë. Mjegulla e tymit, "era e këndshme e botës së largët", sharjet e zëshme si burri, dhe forca e vrazhdë e boksit dhe rrahja i shërbejnë qëllimit të mirë që të bëhet i vërtetë, mashkull i fortë që s’i frikësohet as vdekjes as djallit, por lufton për atë çka duhet ta mbrojë. Ritmet e nxehta të muzikës dhe beatë (më fal Tomë, por mua ma vret syrin!) janë paraforma të vrazhda, simbole të pavetëdijshme të dëshirave të mira për një përkushtim të dëshirës së flaktë, simbol i ekstazës së ndjenjës së fortë nxitëse. Dhe më në fund, "peshku i mirë", "super mace", "kukull e këndshme"? Të gjitha këto emërtime ku flitet për diçka aq ngacmue gjoja me aq pakujdesi, duhet të japin zemër në qëndrim ndaj gruas, ndaj dashurisë, ndaj ngjarjes së madhe, për më tepër tmerrësisht të madhe, të bashkimit të plotë në mbarim të rrugës të dy personave që sot në realitet janë të larguar me "qindra kilometra" njëri prej tjetrit: do të thotë, Teje që tashmë po rritesh në vetminë e Unit tënd personal - dhe asaj femre sot ende e largët dhe e huaj, që një ditë, nëse do të këtë sukses mrekullia e madhe e dashurisë, do të jetë gruaja Jote dhe që s’do të dëshirojë të jetë tjetër pos gruaja Jote.
I Yti J. I.
IHS
bravo estella ke shtruar nji teme qe do shqyrtim
jam plotesisht dakort qe kjo teme te kete shqyrtime te medha sepse si tha edhe medea ne vijme mbas 50 vjet komunizem ku mungonte dialogu i prindit midis femijes ose shoqateve te ndryshem qe merren me kete fenomen sa per mendimin tim duhet te ekzistoje nji ekuiliber si per vajzat me nenat e tyre ashty edhe per djemte me baballaret e tyre pse do thoniju sepse njeriu qe ne moshen 12 -13 i lindin ndjenjat e para edh emenyra me e mire se si per ti kaluar keto situata eshte bashkbisedimi i femijes me vet prindin kaq kisha bye all
assasins jam dakort me ty pervecse ne nje pike...aty ku thua..."nena flet me vajzen e babai me djalin" ketu e ke shume gabim sepse pikerisht keto mure qe i veme njeri-tjetrit ne lidhje me keto tema na bejme te kemi probleme me vone...! njerezit pa dallim seksi, duhet te flasim lirshem per te...sepse ne fund te fundit (normalisht) dy sekset e kundert do kene marrdhenie bashke...keshtu qe ndoshta djalit i duhet nje opinion i nenes, paraprakisht, dhe anasjelltas...
pastaj edukata seksuale eshte shume me shume sesa mesimi i pjeseve vetem te trupit tend....partneret duhet te njohin shume mire anatomine e njeri-tjetrit dhe nje sere gjerash te tjera qe kane lidhje ma mbrojtjen...apo edhe me semundjet seksualisht te transmetueshme.
ka shume pune per te bere me brezat e rinj...ashtu si edhe me adultet ekzistues... le te shpresojme se nje dite do te kemi kulturen dhe guximin per te folur haptazi per seksin me te gjithe...ne menyre qe te informohemi dhe ta shijojme sa me mire kete aspekt shume te rendesishem te jetes...per te cilin flitet kaq pak....!
Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia
se edukata seksuale duhet filluar ne moshen 10 vjec per cunat e 12 vjec per gocat.
hmmm
blendi e ek gabim
sepse femrat piqen me shpejt sesa meshkujt
keshtuqe ato e marrin me perpara edukaten sexuale nga
prinderit
nejse ky eshte mendimi im
bye all
...ndoshta sot...
...ndoshta nje dite ....
...ndoshta nje dite... te bukur.... me diell....
huuuuh.
te gjithe e dime se femrat piqen para meshkujve, por e kane anen emocionale me te dobet,rreshkasin me kollaj, e demtimi qe u vjen eshte me i madh.thashe vetem qe ti ruajme nga gjojnat e turpshme,kjo bote ka dale menc u bejne edukate seksuale, qe 6-7 vjec nxenesve. Dikur duhet tu thuhet, po jo shume heret. keshtu mendoj une.femrat 12 vjec e m 10vjec.
hajt shnet, blendi
Edukata seksuale ne shtepi nga prinderit varet nga zhvillimi i femijes dhe ambienti ku ata/ato jetojne. Per sa i perket institucioneve te tjera nuk duhet te kete dallime midis meshkujve dhe femrave dhe mosha ne te cilen duhet te filloje edukata seksuale.
hajt shnet te gjitheve
Krijoni Kontakt