Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Argumentet Per Egzistencen E Zotit

    CDO KUSH MUND TE SJELLI ARGUMENTE PER EGZISTENCEN E zOTIT QOFSHIN ATO FETARE SHKENCORE OSE LLOGJIKORE

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Dy jane zerat qe e therrasin njeriun ne egzistencen e Zotit Zeri i shpirtit dhe Zeri i arsyes

  3. #3
    i/e larguar Maska e Nellye_pr
    Anëtarësuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    33

    Pershendetje

    Argumenti krahas shume argumenteve tjera qe argumenton Ekzistimin e ZOTIT NJE eshte mohimi i tij, siq e bejen disa

    Nese nje gje nuk ekziston nuk kemi nevoj as ta mohojm as ta pohojme.

    Tung nga UNE

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    ZERI I SHPIRTIT

    ZERI I SHPIRTIT
    E ka krijuar Zoti njeriun qe ai te besoje ne egzistencene Zotit si ka krijuar syrin te shikoje edhe veshin te degjoje po keshtu edhe shpirti beson .pra i eshte skalitur besimi ne Zotin ne gen ose ne shpirt.Argument per kete eshte ajeti i kuranit kur thuhet:
    perkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e bijve te ademit pasardhesit e tyre dhe u beri deshmues te vetes se tyre duke iu thene-A nuk jam Zoti juaj -Po thane deshmuam -Te mos thoni ne diten e gjykimit qre prej ketij deshmimi ishim te panjohur ose prinderit tane ishin ne humbje dhe ne ndoqem ato.

    kete ajet e sqaron hadithi i muhamedit a.s -ne fillim i krijoi Zoti shpirterat dhe i nxorri para Vetes se tij edhe u tha a nuk jam Zoti juaj te gjithe thane po deshmuam pastaj i qortoi te mos thoni diten e gjykimit se prej ketij deshmimi ishim te panjohur ose ndoqem prinderit tane.
    pra shpirti i krijua para trupit dhe per kete sqaron hadithoi i muhamedit a.s.formohet njeriu ne perbrendesen e nens se tij per 40 dite si cope gjaku pastaj si gjak i pertypur pastaj si cope mishi dhe pastaj i vjen engjelli edhe i sjell shpirtin edhe i cakton kater gjera.........."
    pra kjo tregon se shpirti eshte krijuar para trupit dhe ai hyn ne trup mbas nje periudhe afersisht 4 mujore nese do ti pyesni nenat me barre do tu pergjigjen se mbas kesaj periudhe e ndiejne femijen qe leviz ne bark .Pra jeta fillon kur vjen shpirti dhe i futet ne trup pra behet unifikimi trup shpirt dhe mbaron kur shpirti del prej trupit qe mund ta tregojme ne nje teme tjeter si del dhe ku shkon.
    pra besimi qeka pjese perberese e shpirit per kete deshmon edhe femija i vogel po ta pyesesh ku eshte Zoti ai do te beje lart me gisht ose njerzit ne pergjithesi kur bien keq e ngrejne koken lart ne qiell dhe luten drejteperdrejte Zotit ndryshe me gjendjen ku jane ne gjendje te mire ata lusin idhujt ose krijesat.

    por dikush mund te pyesi pse pra njerzit nuk besojne te gjithe ne Zotin por ka dhe mos besimtare 1) gjithkush beson me shpirt por eshte goja e tyre qe mohon si shembulli i faraonit qe i thoshte vetes Zot edhe i tha nje nenpunesi te tij me bej nje kulle te larte te shoh Zotin e musait .thojne dijetaret islame ku e dinte faraoni qe Zoti eshte lart ne qiell pse nuk tha per ne toke etj. po keshtu eshte nje shprehje ARABE NESE I VERBERI NUK E SHEH QE KA DIELL KJO NUK DO TE THOTE QE NUK KA DIELL"
    OSE TREGIMI nje gjeneral dhe ushtarin qe i pyet gjenerali ateist ushtaret e shikoni pemet .? i shikoni malet? ,diellin? , po token? -po thane ushtaret -po Zotin e shikoni tha GJenerali>- jo thane ushtaret e shikoni tha gjenerali qe ska Zot .U ngrit nje ushtar e tha ushtareve .I shikoni pemet? po malet ?po diellin? po token?-po u pergjigjen ushtaret po gjeneralin e shikoni i tha ushtari-po thane ushtaret -po trurin e gjeneralit e shikoni"-jo thane ushtaret -JU THA USHTARI E SHIKONI QE GJENERALI SKA TRU. Te gjithe qeshen me shembullin e gjeneralit pra nuk do te thote qe meqe nuk e sheh dicka ajo nuk egziston .Sepse ti nuk e sheh dashurine friken forcen e rendeses etj te cilat i besojne se egzistojne sepse i ndien brenda Zemres tende .
    PO PRAP PYESIN NJERZIT KUR UNE E PASKA TE SKALITUR PSE NUK BESOJ -
    sepse Zemra jote ka dale nga orbita e saj pra nese hena eshte ne orbite ajo eshte ne rregull kur ajo del sjell shkatarrime per veten e saj edhe te token po keshtu edhe njeriu ndikohet nga disa faktore qe sbeson:kush jane keto faktorre1) shejtani prinderit dhe shoqeria ne pergjithesi ose sistemi ne ate vend.TI SHPJEGOJME SI NDIKOJNE KETO FAKTORE-!1)
    SHEJTANI Thote muhamedi a.s nje hadith te transmetuar prej Zotit te tij kur thote Zoti- I krijova njerzit te paster (larg idhujtarise dhe mosbesimit) edhe u erdhen atyre shejtanet dhe i larguan nga kjo pasterti dhe ua lejuan ate cka Zoti ua ndaloi dhe ua ndaluan ate cka Zoti e lejoi .......
    do thote dikush si :PO JA SHKON DHE I PESHPERIT ATIJ I THOTE SKA ZOT OSE BEJE KATE OSE ATE QE ESHTE E NDALUME PSH HOMOSEKSUALIZMIN OSE SHKO TEK VENDI MIRE ETJ.
    2)PRINDERIT
    SI ndikojen keto nese dikush do te linde tek prinderit ateist ateist do behesh ose do lindte tek prinderit kristiane do behesh kristiane e keshtu me rradhe per kete deshmon HAdithi i muhamedit a.s CDO LINDES LIND SI MUSLIMAN (Duke besuar ne nje Zot dhe larg idhujtarise dhe moisbesimit ose adhurimit te krijesave qofte kjo krijese jezusi buda etj) POR PRINDERIT E KTHEJNE ATE NE KRISHTERE CIFUT OSE ADHURUES I ZJARRIT>.
    PRA LLOGJIKA OSE ARSYEJA MENDORE ESHTE E PAFTE KUR JE FEMIJE QE TE KUNDERSHTOJE KUR NJERIU ESHTE I VOGEL PRANDAJ AI BIE PRE E KETYRE IDEOLOGJIVE OSE BESIMEVE PRANDAJ ZOTI nuk e merr ne pergjegjesi femijen derisa rritetper kete deshmon hadithi i mahumedit a.s kur thote-ESHTE NGRITUR LAPSI(PERGJEGJESIA) PER TRE PERSONA PER FEMIJEN DERISA TE ARRIJE MOSHEN E PUBERTETIT PER TE CMENDURIT DERISA TI VIJE MENDJA DHE PER ATE QE ESHTE NE GJUMA OSE PA NDJENJA DERISA TE COHET OSE TE VIJHE NE VETE.(KUJDES ketu nuk futet i piri) pra ne kete perudhe njeriu nuk merret ne pergjegjesi edhe sikur ai te mos besoje kur arrin moshen e pjekurise dhe dallon te miren nga e keqja ateher llogjika e tij arsyeton dhe mendon se ka nje Zot ose qe sduhet adhuruar jezusi ose buda ose varri sepse jane krijesa .VAZHDON TEK PJESA ZERI I ARSYES E THERRET NJERIUN NE BESIMIN E ZOTIT
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 23-06-2003 më 05:27

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    ZERI I ARSYSES

    ZERI I ARSYES THERET NE BESIMIN NE ZOT
    PRA SIC THAME LART NJERIU DUHET TE PERDORI ARSYEN E TIJ PER TE GJETUR TE VERTETEN PASI AJO U ESHTE LARGUAR ATIJ NGA FAKTORET QE THAME ME LART.
    Pra duhet ti bejme disa pyetje vetes .a mos u krijuam nga asgjeja apo vete ne jemi krijues .pra ska dyshim qe asgjeja nuk krijon edhe ne nuk ishim para krijimit pra skemi si ta krijojme vetveten .Por ajo qe na pengon eshte mosbindja .pra egzitsenca e krijesave deshmon per KRIJUESIN .Pra megjithese ne nuk e shohim punetoret ne besojme qe ata e ndertuan pallatin megjithese ne shohim shenjat e kembes ne themi qe ka kaluar dikush ketu.ose nese shikojme pikturen nuk e mohojme piktorin e saj atehere si mundemi ne te mohojme Krijuesin e qiejve dhe tokes duke pare mrekullite e tij ne krijim .hudhini nje grusht grure edhe do vihen ato ne forme harmonikeasnjehere merreni njie grusht shkronjash do behen ato liber po ti hudhesh asnjehere.pra arsyeja e shendoshe e pranon qe egzistenca e krijese deshmon per krijuesin e saj .pastaj eshte nje rregull qe per te mohuar dicka duhet qe te shikosh edhe te studiosh cdo gje qe gjendet qe ta mohosh .psh qe te thuash nuk njerez ne hene duhet te shkosh atje dhe te shikosh gjithe siperfaqen e asj kurse qe te pohosh dicka mjafton vetem nje deshmi .pra mjafton nje gjethe fiku qe te thuash qe ka fiq.pra nuk mund ta mohosh Zotin thjesht vetem sepse nuk e sheh sepse ti nuk sheh miliona yje e galaktika shikimi jot shkon deri ne 800 metra si mund te pretendosh te shikosh Zotin nese je poishte malit ne rreze te tij a e sheh te gjithe malin jo vetem nje pjese po nese je ne toke e sheh gjithe token jo vetem pjesen qe ke perparanuk esheh si sfere.pra si pretendon ti o njeri te shikosh Zotin por shiko krijimet e tij qe te bindesh.per egzistence e tij deshmojne cdo gje bile edhe vetja jote .psh nqs ne do ti themi NATYRES Zot ateher njeriu e shfrytezon natyren diellin henen malet ujin ajrin atehere si ka mundesi ta shfrytezoje njeriu "zotin"(natyren).pra ajo nuk eshte zot por krijese qe na sherben neve kjo tregon misionin tone te madh qe te sherbeje kjo krijese kaq gjigande si natyra me kaq shumellojshmerish ne vetvete kjo do te thote qe ti njeri ke nje mision te madh ne kete toke kush eshte misioni yt-ESHTE TA ADHUROSH E TA FALENDEROSHH KRIJUESIN TEND PER GJITHE KETO TE MIRA QE TE KA DHENE.shikoje pak veten tende si je krijuar si erdhe ne kete toke pa u pyetur do ikesh pa u pyetur. shiko mrekullite e Zotit ne trupin tend.shiko sa bukur palca eshte mbeshtjellur me kocke ,kocka me mish e mishi me lekure cdo gje eshte ne persosmeri dhe ne vendin e duhur.shiko qe floket te rriten edhe qerpiket jo pse ...sepse nuk do te shikoje shiko qe sa bukur te jane vene gjerat ne fytyre imagjino si kur te kishe dy goja kush do te fliste e para heee pra cdo gje eshte ne harmoni e kjo tregon se krijuesi i tyre eshte i plotfuqishem ruan harmonine ne krijim dhe cdo gje e ben me urtesi.pra ne si njerez disa cilesi te Zotit mund ti nxjerrim duke patre krijesat psh kur shikojme miliarda yje qe nuk perplasen me njeri tjetrin tregon qe eshte vetem nje Zot qe i ruan ato se po te ishin tre do te perplaseshin krijesat e njerit me tjetrin.po keshtu nje llogjike e shendoshe beson ne Zotin duke pare edhe argumentat qe kane sjelle profete midis njerzve dhe keto argumenta nuk i sollen qe ne ti adhurojme profetet por te adhurojme KRIJUESIN E TYRE DHE ATE QE I NDIHMONTE DHE I FRYMEZONTE ATO KESHTU VEPROI JEZUSI KUR RA ME FYTYRE NE TOKE DUKE E LUTUR ZOTIN SI BIEN MUSLIMANET NE TOKE SOT SHIKONI TEK MATEU KETE PO NUK BESUAT,PRA VETE PROFETE U LUTEN zOTIT PRA EDHE NE DUHET TE NDJEKIM SHEMBULLIN E TYRE E JO TI LUTEMI PROFETEVE POR ZOTIT.

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    korrigjim per nelly
    nese dicka qe egziston nuk kemi nevoje ta mohojme ose pohojme
    kjo eshte gabim pse sepse per dicka qe egziston duhet ta pohojme dhe dicka qe nuk egziston duhet te bindemi qe ajo nuk egziston duke bere kerkime te shumta.
    por edhe frika qe kane njerzit ndaj Zotit deshmon se Zoti egziston sepse njerzit nuk kane frike nga asgjeja sepse ajo nuk egziston .pra frika deshmon per egzistencen e Zotit. sepse nese nuk do kishte Zot e supozuar nuk do kishin njerzit frike nga ai nuk do ti drejtoheshin atij ne raste te veshtira.pra si perfundim Zoti nuk eshte krijim i njeriut ose i trurit sepse njerzit nuk dinin te shpjegonin dukurite natyrore por besimi vjen si pasoje e natyrshmerise se njeriut e cila beson ne KRIJUESIN e tij sepse Ai ia ka skalitur besimin ne shpirt ose ja ka futur ne gen .PRA kjo eshte e llogjikshme nuk mund te themi se njeriu dashuron sepse ai nuk dinte ti shpjegonte ndjenjat e tij ose shpreson ose mbeshtet ose ka turp etj por keto jane pune e zemres te cilat jane ne origjinen ose natyrshmerine njerzore qe kur del prej barkut te nenes.pse pra njeriu edoi nenen e tij qe ne vogli pa i arritur moshen e llogjikes qe te thote meqe une dua te dua dicka ateher do te dua nenen jo por keto ndjenja ashtu si dhe besimi jane te natyrshme sikur shikimi degjimi folja etj.shpresoj se me kuptuat.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272

    Propagande Arabe

    Pra edhe ketu, ideja e zotit evolon tek ideali i islamizmit, levizjes nacionaliste arabe.

    Shendet,

    I

  8. #8
    i/e larguar Maska e Nellye_pr
    Anëtarësuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    33

    tung

    Flm per korrigjim klevis

    Po nuk mu duk se kish dallim ajo qka kam thene nga ajo qka ke thene ti me pas

    Une thash AJO GJE QE NUK EKZISTON nuk kemi nevoj as ta mohojm as ta pohojm se ajo nuk ekziston ,bdoshta e keni lexuar kalimthi...
    si do qoft iu falenderoj

    tung nga UNE

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    NELLY NUK DUHET TE BEJ DEBAT POR TE JAP NJE SHEMBULL NESE NJE PERSON THOTE SE BUDA ESHTE zOT KJO NUK EGZISTON REALISHT POR NE NA DUHET TA MOHOJME PRANDAJ AJO GJE QE NUK EGZISTON DUHET TE MOHOHET OSE TE POHOHET MOSEGZISTENCA E SAJ.OK ME VJENKEQ QE PO KAPEMI ME KETO GJERA

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Klevis2000

    Pasiqe e paske hapur kete teme, vendosa edhe une te kontriboj ne kete drejtim, megjithese teksti i meposhtem nuk ka te beje me ndonje religjion te caktuar, edhepse aludohet ne budizem. Sidoqofte, jam i bindur se ka gjera interesante per sejcilin. Perndryshe, teksti i meposhtem eshte i shkruar nga nje autor me titull: DOCTOR OF METSPHYSICS FROM UNIVERSAL LIVE CHURCH (USA) me tematike: Njohurite me te reja astrologjiko-parapsikologjike, metodat dhe perparimet per te miren tuaj.




    Në kërkim të krijuesit



    Gjithnjë e më shpesh, veçanërisht gjat situatave të vështira konfliktuoze, te njerëzit paraqitet mëdyshja se a ekziston me të vërtetë Zoti. Çka apo kush është Zoti, si mund të dukej Ai, për çfarë na ka krijuar neve janë ndër pyetjet që i shkojnë njeriut nëpër kokë. Me kërkesë të një numri shumë të madh lexuesish do të mundohem që sot t'ua jap pëgjigjen për këtë.



    Kush është Zoti?

    Ai nuk është as Ai e as Ajo, s'është pra as Perëndi e as Perëndeshë, porse është HYJNI .Emrin "Zot (All-llah)" do të duhej ta shprehnim si PARIM HYJNOR. Zoti është çdokund: në të gjitha lulet, në të gjitha bimët, kafshët, njerëzit. Ai është edhe në shkëmbij.



    " Zoti flen në shkëmb, Zoti merr frymë në bimë, Zoti ëndërron në kafshë dhe Zoti zgjohet (nga gjumi) në njerëzit". Kështu thonë filozofët indas.



    Para së gjithash: Çdo gjë që jeton është jashtëzakonisht e shpirtëruar. Njerëzit kanë shpirt dhe mendje, pra kanë trup astral e mental, kafshët e kanë vetëmse trupin astral (shpirtin), bimët janë rrugëkalim prej mineralieve kah shtazët, nuk kanë trup astral (shpirt) por janë të shpirtëruara në mënyrë astrale, pra janë të përfaqësuara në hapësirën astrale, të ashtuquajturën botë tjetër. Edhe shkëmbinjtë janë të shpirtëruar, veçanërisht gurët fisnik (e çmueshëm) e kanë me të vërtetë shpirtin e vet. Mirëpo, pasi që edhe gurët janë të shpirtëruar, atëherë është edhe shumë afër mendësh se, në një farë mënyre janë të shpirtëruara edhe të gjitha sendet tjera si: tryeza, karriga, llampa, makina e të gjitha mjetet për punë apo me çka shërbehemi ne. Pra, në këtë mënyrë edhe mund të themi se nuk ekziston asgjë (as send e as gjallesë) e të mos jetë e depërtuar nga Zoti. E gjitha është Zot, e gjitha është Atom!



    Si mund t'i drejtohemi (si ta quajmë) Atij?

    Jehudët e vjetër e quajnë "Jehova".(Muslimanët e quajnë ALL-LLAH) Por mund të themi (ta quajmë) edhe kështu:


    Ati Qiellor, Gjithëpushteti Hyjnor, Statika Hyjnore, Qendra e Fillimit të parë Hyjnor, Pushteti Univerzal Hyjnor.




    Përse na lë Ai neve të vuajmë?

    Meqë Zoti është Një, i Vetmi dhe e Gjitha
    , atëherë edhe nuk ka mundësi të na vijë ai personalisht (në ndihmë), Ai nuk është ndonjë person. Në atë rast do të duhej të na vinin (ndihmë) të gjitha yjet fikse nga të gjitha univerzet kozmike. E sikur të kishte qenë një person i vetëm, atëherë edhe nuk do të mund të ishte i [b]Gjithëpërfshijshmi[/b9. Kjo Fuqi Primare Hyjnore është aq e madhe, sa që nuk mund të paramendohet, e urtë, shpirtmirë dhe mëshirues që të mundet t'i dëgojë ndihmë ndonjë njeriu të vetëm. Prandaj, kur njeriu ka nevojë për ndihmë, ai duhet ta bëj vetë hapin e parë. Kur lutemi për ndihmë, në këtë mënyrë edhe do të na garantohet ndihma nëpërmjet të Unit tonë të Lartë. Uni i Lartë Hyjnor që qëndron në ne na dërgon pastaj ndihmën e kërkuar në suaza të ligjeve karmike (aq sa na lejon Karma= faji nga jetërat e mëparshme /kete mund ta quajme edhe grumbull a rezultat mekatesh). Ngandonjëherë duhet të presim shumë deri sa të na arrij ndihma e kërkuar por, herëdokur ajo do të arrij. Ngandonjëherë ndihma duket (është) tjetër nga ajo që kemi kërkuar a dëshiruar. Kështu p.sh. ndonjëri nga ne don të hakmerret e pastaj atij nuk i vie ndihma, në mënyrë që të mund të hakmerret. Apo kur dëshirojmë ta kemi ndonjë person në pronësi tonën. Një ndihmë e tillë nuk vie kurrë. Zoti ka mundësi të ndërhyjë (për ndihmë) ndaj ndonjë fatkeqësie personale të dikujt por këtë gjë nuk e bën, meqë Gjithëpushteti Hyjnor nuk ndërhyn kurrë. Por ndihmë megjithatë dërgon. Mirëpo, nëse karma (e atij që kërkon ndihmë) është tepër e madhe, në këtë mënyrë Bota shpirtërore nuk na e dërgon e gjithë ndihmën e kërkuar por në suaza të ligjeve karmike. Psh. Predestinimin Hyjnor mund ta quajmë edhe Zot, atdheu i tij (aty ku qëndron më së shumti) është horizonti (qielli me i larte) i ashtuquajtur AKASHA.




    Për çfarë arsye Ai disa nga ne i dhuron me lumturi (fat) e tjerët me vuajtje?




    Zoti neve na dhuron gjithmonë vetëmse lumturinë, nga Zoti na vie vetëmse e mira. Meqenëse ne kemi vullnet të lirë (mund të vendosim vet), atëherë edhe kemi mundësi të zgjedhim ndërmjet ZHVILLIMIT DHE JOZHVILLIMIT, të pushuarit tonë së zhvilluari. EVOLUCIONI (jo teoria e evolucionit darwinian) do të thotë ZHVILLIMI. Zoti nuk dërgon vuajtje. Neve vetë i "dërgojmë" vuajtje vetvetes, ne pra dërgojmë (te ashtuquajtura)Duhá me fjalë të liga, me mendime të liga, me vepra të liga. Këto Duhá shndërrohen në (te ashtuquajtura)Dehá dhe na kthehen neve sërish. Dehátë e tilla pastaj shkojnë në hapësirën tonë astrale e mentale, para së gjithash në atë astrale e pastaj ndikojnë në ne si përjetime pëplot dhembje e vuatje nga trajtat më të ndryshme. Janë pra veprat tona ato që ndikojnë tani në ne...




    Ku banon Zoti në të vërtetë?




    Ai banon në hapësira të ndryshme. Në hapësirën astrale, mentale, sa më të imta që të jenë materiet aq më lart e aq më i përsosur është aty Zoti në përgjithësinë e të gjitha krijesave. Në të gjitha hapësirat (qiejt) e univerzeve, në të gjithë gjithësinë është Zoti, një dhe i vetmi. Pastaj shkohet më tutje: hapësira Kausale (AKASHA), pastaj vijnë edhe disa hapësira tjera. Pastaj niset hapësira e Shpirtërave dhe atje ku jeton (banon) Uni ynë i Lartë, i cili na drejton neve personalisht. Uni i Lartë pra është ai që i drejtohemi si partner për të na drejtuar (udhëhequr). Pastaj shkohet lart e më lart, deri atje ku banon MONADA HYJNORE.




    Për çfarë (arsye) jemi ne njerëzit këtu?




    Statika Hyjnore na ka dërguar neve këtu në trajtë fizike, astrale e mentale në këtë botë dhe në të gjitha botërat tjera, në mos në trajtë fizike, atëherë në trajtë astrale e mentale edhe në të gjitha planetet tjera. Venera, Marsi, Jupiteri, Merkuri etj., shkurt: Të gjitha planetet e sistemit tonë diellor janë të banuara nga në trajtë astrale e mentale, gjithashtu edhe yjet fikse (diejtë) dhe hënat.



    Ç'mund të bëj Zoti për mua?

    Zoti bën shumë të mira për ne, të cilat nuk jemi në gjendje t'i numërojmë. Por pyetja do të duhej shtruar më ndryshe: "Zoti ka bërë shumë, shumë të mira për ne, po çka mund të bëjmë ne për Zotin, meqë Ai na ka krijuar neve, apo jo? "Veprat tona të liga personale, pra ato që e kemi bërë neve vetë janë ato që na kanë zbritur neve njerëzve aq poshtë. Mua, për shembull, Zoti më ka dërguar për t'ua thënë juve gjithë këtë, pa marrë parasysh se a ua ka ëndja juve ta dëgjoni këtë apo jo. Zoti ju don juve, ndaj shikomëni mua si një lloj megafoni modest nga ana e Tij, si një lloj Mediumi, nëpërmjet të cilit Zoti ndikon në mënyrë direkte apo indirekte. Meqenëse ne posedojmë me trurin tonë, ashtu edhe jemi në gjendje për të menduar me ndihmën e tij (trurit). Ne kemi arsyen tonë, të menduarit me kokë dhe të menduarit me zemër. I kemi të gjitha këto së bashku. Ne pra nuk i kemi vetëmse dhjetë Ligje Hyjnore por kemi edhe shumë Ligje tjera Hyjnore që duhet t'i përmbushim, nè rast se duam të përparojmë. Ne nuk guxojmë t'i bëjmë dëm (të keqe) as një njeriu. Duhet qenë paqësor si qenjgji, kështu që, nëse veprojmë kështu, mbrenda disa javësh do të mund të arrinin në një gjendje të ngjashme me parajsën, për shkak se nuk flasim asgjë të ligë, mendojmë apo bëjmë (veprojmë)porse jemi njerëz krejtësisht të padëmshëm (të patëkeq). Pranimi (dhe zbatimi) i Ligjeve Hyjnore na sjell përparësi të shumta. Uni ynë i Lartë na ndihmon neve, kurse njerëzit nga rrethi ynë na afrohen me mirësjellje e mirëdashje e në mënyrë më të njerëzishme. Gjat të jetuarit në harmoni me normat morale na ndodhin ndryshime të numërta pozitive në jetën e përditshme. Megjithatë njeriu guxon të jetë i mençur e t'i shfrytëzojë të gjitha këto përparësi. Ndaj, në këtë rast, do të mund të mendonit lirisht diçka edhe për vetveten. Por mos harroni edhe të jeni gjithmonë të sinqertë e korrekt. Në këtë mënyrë do të mund të shkoni me hapa të mëdhenj kah përmirësimi i riskut (fatit) tuaj, meqë kështu do të "shkollohet" e ashtuquajtura CHAKRA e zemrës suaj. Vetëmse ai person që është egoist dhe nuk don të japë dashuri nuk mund të kërkojë ndihmë, meqë ai don të ketë diçka vetëmse për vete e jo edhe t'i japë dikujt diçka.

    Kështu pra: Dashuria i hap të gjitha portat e njohurisë dhe udhëve, gjithashtu edhe udhëve të urtësisë praktike nga ezoterika, urtësi kjo që ndihmon jo vetëm teoretikisht por edhe praktikisht, për arsye se CHAKRA e zemrës hapet nëpërmjet të dashurisë që tregojmë dhe, nëpermjet kësaj na hapet edhe porta e qiellit . Është kështu meqenëse Zoti nuk është vetëmse Gjithëpushteti dhe i Gjithëdijshmi por Ai është gjithashtu edhe Dashuria më e madhe që mund ta paramendojë njeriu, madje edhe më shumë se kjo.




    Ç'kemi të bëjmë ne me Zotin?




    Ne kemi të bëjmë shumë me Zotin. Ne jemi një pjesë e Zotit. Zoti na ka krijuar sipas shembëlltyrës së Tij Hyjnore. Njeriu përbëhet nga pese (5) elemente: Zjarri, dheu, uji dhe ajri dhe, elementi i pestë, Shkëndija Hyjnore, pra AKASHA. Nga kjo del se njeriu është krijesa më e lartë kozmike. Shumica e njerëzve nuk e dinë këtë se ata janë zotëra të vegjël (imtë). Pothuajse të gjithë njerëzit janë zotëra të vegjël, zotëra duke fjetur. Sikur njeriu i thjeshtë nga rruga, të cilit ia ka ëndja t'i pijë 5-8 birrat e veta ne kafenenë ku shkon çdo ditë, të kishte dashur të përparojë do tia kishte dalur mbanë, por ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë vetëdija e tij ende nuk është aq e pjekur që të ishte në gjendje për një hap të tillë. Ne pra mund të vendosim vet për fatin tonë por, se ku mund të arrijmë mvaret nga shkalla e zhvillimit të vetëdijes.



    Zoti na don neve apo na urren?



    Zoti na don neve aq shumë sa që nuk mund ta marrim me mend këtë. Zoti është aq i madh sa që as nuk do të mund të na urrente. Ai na ka krijuar, ne kemi dalur prej Tij, ne i përkasim Atij, Parimit Hyjnor. Ne jemi fëmijët (krijesat) e Tij. Ne ose do të shkojmë lart (duke u larguar) nga bota minerale apo të arrijmë nën botën engjëllore, meqë ne kemi rënë (rrëshqitur) shumë poshtë. Ai na don neve me aq pësosshmëri, ashtuqë Ai nuk mund të urrejë kurrsesi e as që do ta bëjë këtë ndonjëherë. Nga Zoti vjen vetëmse e mira. Të keqen e bëjme, e sjellim neve vetë. Sikur të kishim qenë ne mirëdashës ndaj Tij, atëherë do të mund ta përjetonim dashurinë e Tij të jashtëzakonshme, të cilën do ta ndjenim si një lumturim që s'mund të përshkruhet dot. Për arritjen e këtij lumturimi ekzistojnë mënyra të ndryshme: Me anë të medituarit, me anë të lutjes (faljes) së përqendruar mistike apo duke e thirrur Zotin për ndihmë...



    Si mund ta fitoj (arrij) dashamirësinë e Tij?




    Këtë mund ta fitoni duke mos përdorur gabime (të këqia) nga karakteri juaj dhe duke mos menduar e bërë punë të këqia. Kështu pra, duke mos i bërë dëm as njerëzve e as kafshve. Filloni pra të jetoni që nga dita e sotme në mënyrë krejtësisht të sinqertë, të sjellshme dhe mendoni vetëmse pozitivisht. Duhet pasur thjesht zemër dielli dhe lumi i dashurisë së Zotit do të rrjedhë automatikisht në ju. Provojeni këtë, ju lutem, meqë ne njerëzit gjindemi në një det hyjnor, por këtë ende nuk e dimë. Neve na vijnë aq shumë të mira dhe, po të kishim qenë të gatshëm, sa bukur do të mund ta kishim ndryshuar jetën tonë kah e mira.



    A jetoj unë përgjithmonë?



    Zoti bën pjesë në materie dhe në hapësirat e materieve të imta. Sa më të imta (e më të dendura) që janë materiet në ndonjë hapësirë aq më shumë edhe banon Zoti aty. Por edhe në vet materien është çdo gjë e përshkuar nga Zoti. Jeta e kësaj bote është e kufizuar. Ndaj ne nuk mund të jetojmë në këtë botë fizike përgjithmonë. Pas të ashtuquajturs vdekje jemi në botën shpirtërore, në të ashtuquajturën botën tjetër apo, për t'u shprehur edhe më mirë, në hapësirat e mbrendshme astrale. Atje qëndrojmë për një kohë bukur të gjatë deri sa të ringjallemi. Kështu pra: Asnjë njeri e asnjë kafshë nuk humbet përgjithmonë. Trupi prishet e bëhet pluhur, shpirti e lëshon trupin (del prej tij) pas të ashtuquajturës vdekje. Shpirti pezullohet nëpërmjet të një gypi të gjatë e të ngushtë dhe arrin në dritën astrale të ditës, atje ku jetojnë njerëzit astralë dhe atje ku edhe ashtu jemi për çdo natë nga 2, 3 a 4 orë, gjatë të fjeturit tonë më të thellë. Ne pra arrijmë te kjo hapësirë dhe vendosemi në atë vend (pozitë), sipas meritave tona nga veprat që kemi bërë gjat jetës. Njeriu fisnik vendoset në hapësirën (qiellin) më të lartë. Një njeri i mirë mesatarisht vendoset atje ku bëhet shumë pushim, krimineli në një vend kur gjithë hajdutët e vjedhësit e shumtë i shkojnë atij në nerva.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Argumente Logjike Mbi Njohjen E Ekzistencës Së Zotit!
    Nga Muhameti-plisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 15:58
  2. Argumente nga Kur'ani
    Nga prizrenasi_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 06:41
  3. Besimi i verbër dhe besimi i arsyeshëm
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:41
  4. Besimi i verbër dhe besimi i arsyeshëm
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 18:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •