Te falem nderit qe na shpjegove teorine, Sokoli. Ne nje menyre, ke marre c'fare po thoja une dhe e ke cuar (jo nje, jo dy, por) DISA hapa/shkalle me tejPostuar mė parė nga Sokoli
Eshte teori e e re kjo e imja, brumin e kam gatuar e duket sikur ka ardh po seshte pjek tamam per t'a ngrene.
Sidoqofte, konsiston ne faktin qe personi kryen vetvrasje ne momentin qe ai krijon bindje te forta apo te bazuara qe nuk mund te prese nje vazhdimesi jete me te mire.
Nje person mund te kryeje vetvrasje mbase sepse bindet qe jeta e tij ka marre tatepjeten ne diagramen e vlerva te tija.
Pra nje person e deshiron aq shume nje jete me te mire sa qe ne momentin qe ai humbet shpresat per t'a arritur ai nuk duron dot te vazhdoje ne ate gjendje dhe kryen vetvrasje.
Ne rastin e Eseninit i cili eshte nje rast i rrale per te mos thene unikal, ai me vargjet qe ka shkruar para se te vdese e tregon qarte qe nuk ka c'te shpresoje sepse "jeta dihet tashme". Essenini priste me shume se ajo qe parashikoi se do te ndodhte.
Ne rastin e nje krimineli qe kryen vetvrasje pasi eshte zbuluar dhe ka realizuar qe nuk i shpeton dot kapjes dhe denimit eshte e njejta gje. Pra ai ka nje deshire aq te madhe per nje jete me te mire se ajo qe e pretkeshtu qe i jep fund (asaj te parashikuares).
Ne rastin e atyre qe kryejne vetvrasje kur humbasin dicka te vlefshme qe i ndryshon drastikisht jetesen ne te ardhmen si: te dashurit, nderi, pozicioni ne shoqeri e ana financiare etj. ata ndergjegjesohen ose konkludojne qe jeta e tyre jo vetem qe s'do te permisohet por do te kleqesohet. Nga deshira e madhe per nje jete me te mire (per te cilen ata ndergjegjesohen qe s'kane per t'a arritur) i japin fund jetes se tyre.
Mund t'a banalizoja duke e krahasuar me rastin e nje njeriu i cili hyn ne nje restorant duke ferkuar duart se pret te haje nje ushqim qe ia ka mideja e pasi i hedh nje sy menyse dhe konstaton qe ajo eshte teper e varfer per gustot e tij, ai i le shendene restorantit...
Ndryshimi qendron ne faktin qe personi i restorantit mund te hyje ne nje restorant tjeter apo te shkoje te gatuaje dicka ne shtepi, ndersa ai qe vret veten nuk ka informacion mbi alternativat qe e presin (sepse asgje nuk dihet per vdekjen). Per vdekjen nje gje eshte e sigurt, qe fiziku pushon se funksionuari. Momentin e atij qe le restorantin e shkon ne shtepi do e lidhja pak artistikisht me besimin fetar mbi Parajsen dhe Ferrin.
Gjithsesi per ata qe kryejne vetvrasje dihet qe humbasin shpresat. Une vec se ne vend te pikes, asaj fjalise se mesiperme i kam vene nje presje dhe e kam vazhduar me dicka qe me duket e qendrueshme dhe e thjeshte logjikisht por qe kur e perkufizon tingellon si dicka e re.![]()
Krijoni Kontakt