Ne radhe te pare dua qe nepermjet ketij prezantimi qe po me lejohet te bej, ti uroj gjithe shqiptareve anembane globit, te lumtur dhe tju plotesohen te gjitha endrrat dhe deshirat!
Mua me quajne Bledi dhe jam 22 vjec. Jam lindur dhe rritur ne nje qytet relativisht te vogel ne Jugun e Shqiperise, Erseke (rrethi i Kolonjes). Aty kam mbaruar shkollen 8-vjecare dhe me pas kam vazhduar gjimnazin te cilin nuk do ta mbaroja derisa erdha ketu ne Amerike, pikerisht ne California. Ne San Diego (CA) kam mbaruar vitin e fundit te shkolles se mesme, prej ku dhe mora diplomen me nota shume te mira. Me pas, prej San Diego-s kam ardhur aty ku edhe jetoj sot per sot, ne Massachusetts. Ata qe e dine ndryshimin klimatik midis dy shteteve, me ironi dy pyesin: Mos je gje budalla te shkosh nga California ne Massachusetts?Ne fakt, kam ardhur ketu pasi familja ime jeton ne kete shtet. Ne fund te fundit, me pelqen me shume klima ketu sesa ne vendet e nxehta pasi jam rritur ne vend me klime te ftohte.
Gjithsesi, le te vazhdojme pra me disa imtesira te tjera. Ashtu sic thashe dhe me lart, kam qene dhe vazhdoj te jem nxenes i mire ne shkolle. Ne kete moment qe flas jam ne prag te marrjes se diplomes ne kolegj per inxhinier kompjuterash, programues. Mendoj qe te vazhdoj nje shkolle tjeter dy-vjecare qe te marr Masters Degree sepse mundesite per punesim jane me te lehta ne ate menyre, dhe kuptohet, pagesa me e mire.
Kohen e lire e kaloj me veprimtari te larmishme. Me kryesoret jane: muzike, filma, miq e shoke, mbremje, etj. Pelqej gati cdo lloj muzike. Ne fakt, disponoj me mijera kenge nga shume lloje gjenresh muzikore sic jane techno, pop, hip-hop e shume te tjera. Ne nje te ardhme te afert do te behem DJ, shpresoj.
Jam tip i hedhur dhe aspak i ndrojtur. Kam shume shoke e shoqe te cilet i respektoj, i dua e me duan po ashtu. Vleresoj jashtezakonisht virtytet e tilla si ndershmeria, korrektesia dhe zemergjeresia.
Nuk e di cfare te them me teper. Shpresoj qe sadopak te kem lene te ditur se kush jam dhe pse jam ketu. Nje gje dua te shtoj: Jam me shume se i lumtur dhe mbi te gjitha krenar qe jam shqiptar. Po ashtu si te gjithe ju, e dua vendlindjen pa mase. Le te punojme se bashku per ta bere vendin tone sa me te bukur!!!
Ju uroj te gjitheve edhe nje here nga zemra: Kalofshi nje kohe sa me te gezuar.
Me sinqeritet, B L E D I (Personi me poshte)
Krijoni Kontakt