-
i/e regjistruar
Deshmuesi,
Ideja me duket shume e mire. Por me sa duket administratori ka kohe qe nuk eshte futur ne kete faqe. Shiko njehere ne profilin e tij nese mund t'i shkruash e-mail. Edhe nese nje teme e re nuk hapet, une do te inkurajoja qe te mos hiqje dore nga cfare ke menduar. Mund te shpjegosh/predikosh/ndash/ fjalen edhe ne Mesime nga Bibla. Cdo teme qe do te hapesh mund t'i vesh nje prefiks ne titull per ta dalluar nga diskutimet e tjera. .
Vazhdo te shkruash me urtesine dhe kuptimin e fjales qe te ka dhene Perendia.
1 Korintasve 2:4-5
Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bene me fjale mbushamendese nga dituria njerezore, por ne deftim te Frymes dhe te fuqise, qe besimi juaj te mos qendroje mbi diturine e njerezve, po mbi fuqine e Perendise.
Lutem qe Zoti t'i plotesoje keto vargje ne jeten tende, qe te deshmosh ne Fryme dhe ne te Vertete per Fjalen e Zotit.
-
-
Faleminderit Berati 96.
Inkurajimi yt eshte teper i vlefshem per mua , dhe te falenderoj me gjithe zemer.
Do te kerkoja nga ju dhe te gjithe te krishteret , qe te vazhdonin ne lutje , per kete projekt. Megjithate mendoj se do te ishte e shkelqyer nese ne kete faqe shqipetare , te hapej nje faqe e re me titullin : " KISHA SHQITPARE NE INTERNET.
Mbase ju kini te drejte kur thoni se admin , nuk ka hyre ne kete faqe. Une jam ne pritje te nje pergjigjeje te tij, dhe me pas te shohim se cfare do te bejme . gjithsesi inkurajimi juaj eshte shume i frytshem. Zoti ju bekofte me dashurine dhe hirin e tij shpetues.
deshmuesi i Krishtit.
-
-
Deshmues, ky forum quhet Mesime nga Bibla dhe ka per qellim pikerisht ate qe keni thene ju.
Pra te shkruhet dhe te predikohet Bibla, te diskutohet mbi te dhe te predikohet fjala e Krishtit.
Nuk e kuptoj se cfare forumi tjeter mund te hap.
E keqja nuk eshte forumi por diskutuesit. Kuptohet jo te gjithe por shumica.
Ne vend qe te ziheni me njeri tjetrin dhe ti mbushni mendjen njeri-tjetrit se cila fe eshte me e mira, shfrytezoni mundesine per te shprehur dhe shkruar fjalen e Zotit ne kete forum.
Prandaj edhe forumet e fese jane te ndara dhe jane jo pak por kater.
Te krishteret kane forumin e tyre per te diskutuar ndermjet tyre per cdo gje qe ata kane ne lidhje me Biblen dhe fene e krishtere.
Myslimanet kane forumin e tyre per te diskutuar per Kuranin dhe fene e tyre.
Problemet krijohen nga vete anetaret e ketyre forumeve dhe besimtaret e feve.
Nje i krishtere futet tek forumi i fese islame dhe kerkon ti jap mend nje myslimani per fene e tij ashtu sikurse edhe nje mysliman diskuton me nje te krishtere per punen e Bibles kur nuk ka lexuar as edhe nje rresht prej saj.
Ajo qe vihet re neper keto forume dhe qe une ua kam permendur shpesh eshte njohurite dhe mesimet e pakta fetare qe gjen neper to dhe debatet e sherret dhe sulmet e shumta qe behen.
Perpara se te gjithe ju te sulmoni dhe te gjykoni fene e te tjereve per te cilen as nuk keni njohurine e mjaftueshme dhe as qe nuk besoni ne te, shpjegoni me pare ate se cfare shpreh dhe thote feja juaj.
Berat, administratori e sjell koken ne keto forume shpesh here, madje teper, por ne vend qe te vije e te lexoje gjera me vlere, vjen per te fshire sulmet dhe ofendimet qe besimtaret e feve te ndryshme i bejne njeri tjetrit.
Te gjithe besimtaret bertasin e ulerasin qe fete e tyre jane fe qe predikojne paqen, miresine dhe mirekuptimin por vetem paqe, miresi e mirekuptim nuk gjen ne keto forume.
Ne vend qe keto forume te jene shembull i tolerances e mirekuptimit, perkundrazi kthehen nga besimtaret ne vend sulmesh, sherresh e ofendimesh.
Pra edhe nje here; si besimtaret e kishtere si ata myslimane i kane forumet e tyre per te propaganduar e diskutuar mbi fene e tyre.
Urdheroni e diskutoni midis vetes dhe te shohim sesa njohuri keni nga Bibla e Kurani, sesa e keni kuptuar fjalen e Zotit dhe se cfare thote ajo. Mos shkoni dhe te ngaterroheni neper forumet e fese tjeter dhe ti jepni mend besimtareve te fese tjeter kur nuk keni as minimumin e njohurive te asaj feje.
Me mirekuptim
Redi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt