Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 95
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Personat dialogojnė e jo idetė!

    Teksti i mėparshėme i imi:

    Zoti nuk ėshtė fuqi e ftohtė qė nuk ka lidhje me botėn por qė e uzurpon atė apo qė arbitrarisht sillet si macja me miun

    fjala "por" me padashje mė ėshtė pėrvjedhur, sepse e kam zėvendėsuar me "apo". Pra, kam dashur tė them:

    Zoti nuk ėshtė fuqi e ftohtė qė nuk ka lidhje me botėn apo qė e uzurpon atė apo qė arbitrarisht sillet si macja me miun.

    Kėtė e vėrteton edhe ajo qė kam thėnė se Zoti e merr shumė seriozisht njeriun, pra, nuk ka vend pėr maca-miun.
    Zoti nėse diēka ua zbulon njerėzve, atėherė ua zbulon qė ata t`i kuptojnė, sepse njeriu ėshtė qenie racionale. Unė ende nuk dėgjova se dikush beson nė njė Zot qė e bėn punėn e vet diku larg nga bota, kurse kjo i ėshtė lėnė fatit tė vet, tė shkojė ku tė shkojė...
    Ne jetojmė, lėvizim, veprojmė nė Zotin, sepse jemi krijesat e Tij dhe nuk mund tė jemi tė shkėputur nga Zoti sepse do tė bėheshim asgjė pėr njė qast.

    Edhe diēka: Ne pėr Zotin mund tė flasim vetėm si njerėz, prandaj mund tė pėrdorim edhe terme tė ditės sė pėrditshme. Nėse dikush mendon se ėshtė engjėll le tė flasė me engjėj e jo kėtu.

    Nėse njė Zoti nuk i intereson e pėrditshmja e njerėzve, unė nuk e di ēfarė Zoti ai qenka. Vėrtetė, dua tė them se njė zot i tillė nuk ekziston. Njė zot qė ėshtė kundėr njeriut dhe tė mirės sė tij nuk ekziston.
    Pėrse do tė ishte mangėsi qė Zoti ta marrė natyrėn e njeriut. Pėrse i vejmė Zotit kufizime gjoja se Ai nuk po mundka tė bėhet njeri. Dėshiroj tė mė bindni se Zoti nuk mund tė bėhet njeri. Kur fare mirė e dijmė se prej Tij vijmė dhe tek Ai do tė shkojmė. Aq mė tepėr kur me vepra e ka treguar se ėshtė mė shumė se njeri.

    Vetėm edhe njė vėrejtje: ideisht (pėrsa i pėrket ideve) myslimanėt dhe tė krishterėt mos prit se do tė biejnė dakord! Mirėpo, mirėpo... ne po bisedojmė si njerėz, sepse jemi persona, prandaj edhe mund tė dialogojmė. Vetėm personat mund tė dialogojnė. Idetė janė tjetėr. Prandaj, ta marrim veten me tė mirė!
    IHS

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Per Shpresmirin (dhe te tjeret)
    nje citat i vogel (ndoshta ndihmon pak?)


    ...Me plot tė drejtė ėshtė thėnė se dallimi vendimtar ndėrmjet islamit dhe krishterizmit ėshtė se nė krishterizėm fjala hyjnore, logos, ėshtė shndėrruar nė NJERI, pėrderisa nė islam fjala hyjnore ėshtė bėrė LIBĖR. Pėr kėtė arsye ndotja apo azgjėsimi i njė ekzemplari tė Kur’anit (fjala ėshtė pėr origjinalin; pėrkthimet e tij nuk hyjnė nė kėtė kategori) i ndėshkueshėm. Ndėrkaq, kur dikush thot se Kur’ani duhet tė abrogohet, kjo tingėllon njėsoj sikur ndonjė musliman tė thoshte nė njė rreth krishterėsh se duhet hequr (abroguar) Jezu Krishtin....

    (Annemarie Schimmel>Pyetje per besimtaret> Fete ne bote dhe Islami).


    Shendet!

  3. #23
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    cituar nga shpres miri
    Pėrse do tė ishte mangėsi qė Zoti ta marrė natyrėn e njeriut. Pėrse i vejmė Zotit kufizime gjoja se Ai nuk po mundka tė bėhet njeri. Dėshiroj tė mė bindni se Zoti nuk mund tė bėhet njeri. Kur fare mirė e dijmė se prej Tij vijmė dhe tek Ai do tė shkojmė. Aq mė tepėr kur me vepra e ka treguar se ėshtė mė shumė se njeri.
    ti thua pse do te ishte per Zotin qe te merrte formen e njeriut mangesi sepse nuk i perket madheshtise se Zotit te behet njeri a mund te behet Zoti kafshe amund te behet Zoti send
    KURRE SEPSE NE KETE MOMENT TI I JEP TE DREJTE IDHUJTAREVE SE ATO BESOJNE NE KRIJESAT SI ZOT.Pra Zoti nuk behet krijese sepse eshte KRIJUES e kupton edhe krijesa nuk behet KRIJUES SEPSE ESHTE KRIJESE nese ndonjeri prej njerzve e ben kete pra e ben Zotin krijese ose e ben krijesen Zot ateher kjo eshte idhujtari ose politeizem sepse ti bere nje Zot tjter ose cilesite e Zotit ja dhe krijeses.Pra Zoti nuk eshte qenie qe shnderrohet si na teket ne njerzve sepse edhe budistet ose indianet do te thonin qe eshte bere Zoti lope ose statuje pra nje fe e paster monoteiste nuk e pranon panteizmin =bashkimin e Zotit me krijesat ose perzierjen e Zotiti me krijesat pra Zoti eshte i ndare ne qenie nga krijesat ai eshte mbi fronin e tij mbi shtate qiejt dhe cdo gje qe ai ka krijuar eshte nen fronin e tij.mos e ngatatrro fuqine qe Zoti ben cdo gje ose ka fuqi te bej gjithcka me ate qe Zoti behet gjithcka .PRA ZOTI BEN CDO GJE KRIJON CDO GJE KA FUQI PER TE BERE CDO GJE POR JO AI VETE TE BEHET CDO GJE SEPSE ESHTE MADHESHTOR DHE NUK MERR ATO FORMA QE SI PERSHTATEN MADHESHTISE SE TIJ AI NUK TRANSFEROHET NE QENIE TE TJERA.PRANDAJ DHE TE THASHE QE MITOLOGJIA GREKE KA HYRE SHUME NE FENE KRISHTERE BEHESH ZEUSI LUAN HERKULI LINDI SI BASHKIM I DY PERENDIVE PO KESHTU PERENDIA E zJARRIT U LIDH NGA NJERZIT DHE FILLOI SHQIPONJA TI HANTE ZEMREN PRANDAJ KETO GJERA I GJEN OSE U NDIKUAN TE KRISHTERET NGA KETO FILOZOFI DHE I FUTEN NE FENE E TYRE

  4. #24
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    me respekt

    cituar nga shpresmiri
    Krishtėrimi pikėrisht e lidh besimin me Personin. Krishtėrimi ėshtė fe qė beson nė Zotin si Person
    tani shiko si thua ketu
    Ekskluzivisht askund nė Bibėl nuk thuhet se Jezu Krishti ėshtė Hyj. Janė disa vende mirėpo prapė se prapė nevojitet shtjellimi - nuk janė ekluzive.
    kurse matane ke ne fillim ke shkruajtur me te zeza
    jezusi eshte Zot
    pra fjalet e tuaj bien ne kundershtim me njera tjetren ne fillim thua
    krishterimi lidh besimin me personin dhe e beson Zotin si person.
    pastaj thua qe
    Ekskluzivisht askund nė Bibėl nuk thuhet se Jezu Krishti ėshtė Hyj.
    pra te berit njeriut JEZU krisht eshte Zot eshte shtese qe i eshte bere bibles nga njerzit sepse jezusi ishte njeri dhe nuk ishte Zot ai vete adhuroi dhe luti Zotin nqs ai do te ishte Zot si ka mundesi qe Zoti te lusi Zotin edhe per kete deshmon vete jezusi ne bibel
    (MATEU15-9)Dhe me kot me adhurojne, duke mesuar doktrina qe jane urdherime nga njerzit"
    pra te pyes une ty pse thote jezusi me kot me adhurojne duke mesuar doktrina qe jane shpikur nga njerzit .pra besoj te jesh bindur tani se jezusi eshte njeri profet dhe jo Zot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 29-06-2003 mė 08:52

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Njerėzit janė tė varur nga Zoti, por krijesa mė e pėrsosur e Tij

    Te Mt 15,9 njė rresht mė parė (rr.8) shkruan:
    "Ky popull mė nderon me buzė e zemra e tij ėshtė larg meje."

    Kurse rreshti 9 vazhdon:
    "Nderimi qė ma japin ėshtė i kotė sepse si mėsim tė Zotit mėsojnė urdhra tė qitur prej njerėzve."

    Pra, porosia ėshtė e qartė: nuk mjafton vetėm me gojė ta nderojnė - aludon nė traditėn e tė parėve nė Izrael, pra Ligjit, por duhet para sė gjithash me zemėr.

    Lidhur me problematikėn "hyjnorja-njerėzorja" po e sjell njė tekst qė e lexova diku ndoshta do tė sjell pak qartėsi. Nėse nuk keni kohė, s`ka problem, mund ta lėni.

    "Specifika absolute e krishtėrimit nuk kufizohet vetėm me misterin trinor. Ajo i pėrket njė tjetėr misteri, "skandaloz" - pėr arsyen njerėzore - edhe mė shumė se i pari dhe qė edhe mė shumė se ky e cilėson krishtėrimin si misteri i Mishėrimit tė Birit tė pėrjetshėm tė Zotit, i vetes sė dytė tė Trinisė, nė figurėn historike tė Jezusit tė Nazaretit. Krishtėrimi pohon pėrnjimend qė Biri i Zotit ėshtė bėrė njeri, jo nė sensin se pushon sė qėnuri Bir i Zotit, por nė sensin se duke qėndruar nė kushtet e tij Hyjnore, ka marrė trajta njerėzore; jo njė natyrė njerėzore kalimtare, por njė natyrė tė vėrtetė njerėzore. Kėshtu qė Jezusi i Nazaretit ėshtė Zot i Vėrtetė nė plotėsinė e tė qėnurit hyjni dhe ėshtė njėri i vėrtetė, nė plotėsinė e tė qėnurit njėri, dhe ėshtė i tillė jo nė formė kalimtare, por nė formė definitive, nė kėtė mėnyrė Biri i Zotit s'do tė pushojė kurrė sė qėnuri njeri. Ai ka hyrė nė historinė e njerėzimit, duke marrė mbi vete gjithė ēka njeriu ka tė mirė ose tė mjerueshme, pėrveē mėkatit, tė gjithė peshėn - e madhe dhe tragjike - tė historisė njerėzore, pėr t'ia kthyer njerėzve Zotin, duke shkatėrruar me vdekjen e vet mbi kryq mėkatet e tyre dhe me Ringjalljen e tij nga tė vdekurit duke i bėrė tė marrin pjesė nė lavdinė e pėrjetshme dhe lumturinė e Trinisė. Kėshtu nė Jezusin e Nazaretit ekziston vetėm njė vetje - ajo e Birit tė Zotit, - dhe dy natyra - ajo hyjnore dhe ajo njerėzore - jo tė ndara, as tė vetmuara, por nė tė njėjtėn kohė jo konfuze, nė mėnyrė qė ajo qė Jezusi bėn nė natyrėn e tij njerėzore ka si subjekt, si "Unė", Birin e Zotit. Kėshtu ėshtė Biri i Zotit qė lind nga Virgjėra Mari, qė jeton si njeri mes njerėzish, qė vuan, vdes mbi kryq, dhe ringjallet nga vdekja. Ėshtė Biri i Zotit qė, duke marrė mbi vete mėkatet e gjithė njerėzve, i shpreh nė humanizmin e tij, ringjallet nga vdekja ditėn e tretė, dhe pėrmes humanizmit tė tij tė lartė, fut tek njerėzimi dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė dhe i bashkon besimtarėt nė Kishėn e tij, e cila prandaj bėhet Trupi mistik i tij.
    Kėshtu specifika e krishtėrimit ėshtė tė qėnurit besim i Mishėrimit tė Birit tė pėrjetshėm tė Zotit nė figurėn historike tė Jezusit tė Nazaretit, qė ka jetuar nė kohėn e sunduesve August dhe Tiber, si dhe qė ka vdekur i kryqėzuar nė Jeruzalem me urdhėr tė Poncit Pilat afėrsisht me 7 Prill tė vitit 30 pas Krishtit. Kjo specifikė ėshtė absolute. Asnjė besim tjetėr - as edhe induizmi me doktrinėn e tij tė avataras - nuk profetizon Mishėrimin e Zotit nė njė figurė historike dhe historikisht tė njohur. Ėshtė pra njė besim qė sjell fenė nė formėn e saj mė tė plotė e mė tė guximshme, duke kaluar "skandalin" e njė Zoti qė bėhet me tė vėrtetė dhe pėrfundimisht njeri, i njė Zoti bile qė ulet biles deri nė atė pikė sa tė bėhet njeri, domethėnė njė natyrė njerėzore me gjithė dobėsitė dhe mjerimin e saj, deri sa vdes, vdekja mė mizore qė mund tė merret me mend. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė besim, i cili duke u shprehur se nė figurėn historike tė Jezusit tė Nazaretit ėshtė i pranishėm vetė Zoti, duhet domosdoshmėrisht tė pohojė se ėshtė njė besim jo "njerėzor", por "hyjnor", e pra absolutisht i vėrtetė dhe absolutisht i pėrcaktuar, se ėshtė pra besimi qė Zoti do pėr tė gjithė njerėzit. Nėse nė Jezu Krishtin ėshtė vetė Zoti qė flet dhe vepron, fjala e tij nuk mund tė jetė tjetėr veēse "e vėrteta" nė fushėn fetare dhe shembulli sjellja e tij nuk mund tė jenė gjė tjetėr veēse ato qė ēdo njeri duhet t'i bėjė tė vetat, nė mėnyrė qė nė fushėn morale dhe fetare "ligji" qė duhet ndjekur ėshtė ai qė shpall me shembullin dhe me fjalėn e tij. Pėr njė arsye tė tillė Krishti ėshtė "Rruga, e Vėrteta dhe Jeta" (Gjn. 14,6) dhe "askush nuk shkon tek Ati veēse pėrmes Tij". Me fjalė tė tjera, Jezusi i Nazaretit, pėr aq sa ėshtė Biri i Zotit i bėrė njeri, ėshtė i vetmi Mėsues dhe Shpėtimtar i njerėzve, dhe asnjė tjetėr mėsues dhe shpėtimtar nuk mund tė vendoset pėrbri Atij."

    D.N.N.
    IHS

  6. #26
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Postuar me pare nga Norca Li
    _________________________________________________
    ...Me plot tė drejtė ėshtė thėnė se dallimi vendimtar ndėrmjet islamit dhe krishterizmit ėshtė se nė krishterizėm fjala hyjnore, logos, ėshtė shndėrruar nė NJERI, pėrderisa nė islam fjala hyjnore ėshtė bėrė LIBĖR. Pėr kėtė arsye ndotja apo azgjėsimi i njė ekzemplari tė Kur’anit (fjala ėshtė pėr origjinalin; pėrkthimet e tij nuk hyjnė nė kėtė kategori) i ndėshkueshėm. Ndėrkaq, kur dikush thot se Kur’ani duhet tė abrogohet, kjo tingėllon njėsoj sikur ndonjė musliman tė thoshte nė njė rreth krishterėsh se duhet
    hequr (abroguar) Jezu Krishtin.
    ...
    _______________________________________________

    Me vjen shume keq qe i ngaterron gjerat. Po te shikosh tekstin origjinal grek, thuhet hapur se flet per Jezus Krishtin, dhe jo per ndonje liber, cfaredo lloj qofte ai.

    Miqesisht Abigail!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Me vie keq qe nuk e paske kuptuar fare ose nuk e paske lexuar fare. Ku eshte pra gabimi?
    klipp&klar

  8. #28
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    megjithese prape po thua qe besimi kristian eshte panteist ti do qe njerzit ta pranojne Zotin tre.po ne bibel thuhet qe shpirti i shenjte u be pellumb atehere i bie qe Zoti te jete bere pellumb mire po sikur ta vriste dikush si do thoshit ju pastaj u vra pellumbi per tiu falur mekatet njerzve .lerini keto se seshte mire per ju.po doni vazhdoni ju do ta meritoni denimin e Zotit sepse e bete Zotin njeri .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 29-06-2003 mė 16:27

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Adhuroj nje injorant te vertete se sa nje intelligjent te rreme
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #30
    IL-ALTO
    i/e ftuar
    /*****/


    [size=0.55]Postim i edituar. Kujdes, mos ofendo. --StterollA[/size]

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Disa gjėra qė nuk i kanė hije Muslimanit
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 13:18
  4. Vlera e kohės nė jetėn e muslimanit
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 07:58
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •