Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 223
  1. #1

    E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?

    Prej kohësh kam menduar ta hap këtë temë, por bija në siklet si ta titulloja. Një herë më shkoj ndërmend ta titulloja:
    1. Kush po na vret dashurinë për atdheun. ( prej kësaj hoqa dorë se m'u duk fort e ashpër )
    mandej mendova ta titulloja pak si në stilin folklorik "Larg syshë, por afër zemrës"... edhe prej kësaj hoqa dorë...

    Ajo që më shtyri për ta hapur këtë temë qe rasti pasi lexova temën "Cka më mësoi emigrimi". Nga shkrimet pashë se të gjithë kishin nostalgji për atdheun, natyrisht siç kam edhe unë, por asnjërin nuk e pashë të thoshte se do të kthehem në atdhe, ashtu siç nuk po bëj as unë. Paramendo sa e vështirë është të kesh dashuri kaq të madhe për diçka dhe nga ana tjetër mos të bësh ballë ta realizosh ( duke duruar 100 mënxyra në dhe të huaj).

    Vallë ku është arsyeja?

    Thuajeni hapur!


    Me nderime,
    Adem Gashi, mësues
    Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Teme interesante i ndëruari Adem Gashi. Besoj se pas gjithë kësaj pytjes jan shumë pak përgjigje të mundshme. Arsyjet se pse ti e unë e gjithë Emigrantet nuk do të zgjedhnim të ktheheshim ne atdhe mund të jenë këto:

    * Ti as unë as këta të tjerët, kushtet që i kemi këtu s'mund të ja plotesojm vetës persa kohe Shqiperia dhe Kosova s'kan punë peër ata që jetojnë atje.

    * Ti dhe unë e as keta tjerët, nuk do ta akcepojshim jetën në atdhe, që të kalojm ditën me 2 €.

    * Ti, unë dhe emigrantet tjerë, jan mesu me standade tjera, interneti, telefoni, vetura të shtrejta, shetitjet, ushiqimi tjetër e disa gjëra tjera, që po të kthehemi në këtë kohe në atdhe do të duhët ti harrojmë shumicën.

    Pra i ndëruari mësues, të gijtha sillen rreth paras dhe punës.

    Unë kam parë përsona dhe e njohë ende një Shqiptar më saktësisht Kosovar, që punon këtu në Austri 7 ditë në javë rreth 10-12 orë në ditë dhe qëllimi i tij është të bëje pak para sa të shkojë dhe të hap një biznes në Kosovë për të mund ta vazhdoje jetën e mbetur në atdhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 05-06-2009 më 06:26 Arsyeja: ...
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    se jetohet ne nje vend ku populli voton sikur votojne tifozet e futbollit me sy mbyllyr

    dhe pseudopolitikanet po ua nxijne jeten si intelektualeve si njerezve me dy klase shkolle keshtu qe patriote jemi

    por vec nje jete kemi dhe sduam ta humbim ne shqiperine e qudirave

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Sepse Shqiperia s'te ofron as kushtet minimale per te jetuar. E duam te hyjme ne Europe ne..............!!
    Puna nuk eshte e sigurt, pasi me nderrimin e qeverive te duhet te ndryshosh dhe punen.
    Cmimet jane njesoj si ne perendim kurse rrogat jane shume here me te ulta. Korrupsioni ne max.
    Thuaj shyqyr qe nuk kthehen se ku do ushqehen gjithe ky popull. Nuk i intereson shtetit te kthehen emigrantet se ata jane me te vlefshem jashte se ne Shqiperi. Jane ata qe sigurojne pjesen me te madhe te te ardhurave e te investimit ne Shqiperi.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Shume veta kane vite qe jane larguar nga Shqiperia,kane krijuar familjet e tyre,pune etj.


    Ne Shqiperi nuk ka siguri dhe korrupsioni eshte ne maksimum.

    A do kthehesh ndonjeher ne shqiperi??
    Zemra thote po.
    Arsyja thote jo.

    Nuk i intereson shtetit te kthehen emigrantet se ata jane me te vlefshem jashte se ne Shqiperi. Jane ata qe sigurojne pjesen me te madhe te te ardhurave e te investimit ne Shqiperi.
    E drejte.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Kush thote qe nuk duan te jetojme ne te, pse duhet te merret emigrimi si nje urrejtje apo nenvleresim per te jetuar aty?
    A mundet atdheu yne apo cili do vend te siguroje per te gjithe? Nqs ka papunesi sot imagjinoni se c'ndodh nese ne te gjithe kethehemi aty.
    Emigrimi eshte shume i vjeter si koncept ajo qe eshte per te shqetesuar me Shqiptaret eshte shkalla e emigrimit e cila eshte e lidhur me kushtet ekonomike te vendit, do te vije dita.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Mbase jashtë teme por është një shprehje e lezetshme:

    Serbët do të bënin gjithçka për Kosovën me përjashtim të faktit që të jetonin atje.



    Shqiptarët jashtë atdheut janë të dënuar të asimilohen gradualisht nga vendet ku qëndrojnë, sepse brezat që do rrjedhin prej tyre do jenë gjithmonë e më larg Shqipërisë sepse vetë jeta e tyre nuk është më e ndërtuar në atdhe. Jo se për këtë është "faji" i tyre, sepse jetën çdo individ e jeton vetë, por kjo është e vërteta. Për mua nuk duhen llogaritur më në parashikimet që bëhen për popullsinë. Madje më duken shumë të çuditshme kërkesat që kanë për të votuar.

    Të votojnë për.. çfarë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 05-06-2009 më 11:06
    Prektora

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mendoj që rëndësinë më të madhe e ka "lloji".

    Kemi gjuhën tonë të veçantë, gjakun tonë të veçantë, raca e veçantë. Kjo na detyron që të jemi të lidhur me njëri tjetrin. Dy kërkesat kryesore që na i shtron natyra: Martesa mes vete, dhe përqëndrohemi në një vend me shumicë e jo të shpërndahemi.

    Atdheu është një pjesë toke, që ushqen një numër të caktuar njerëzish. Përtej këtij numri nuk mund të ushqejë. Teprica do të derdhet dikund. Por nuk duhet të asimilohet.

  9. #9
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    I dashur Mik Adem.
    Kjo teme eshte shume interesante po te njejten kohe eshte e dhe prekse..
    Ka shume arsyje qe na mbajn ne keto vende qe ndoshta shumica jemi te varfer per Atedheun ton, Them te varfer se nuk shofim se qfar po ndodh atje, nuk e shofim ate bare e ato malle te bekuara. Ndjejm munges per Oksigjenin e vendit tone.. E shume e shume tjera gjera..
    Une ne vitin 97 u ktheva nga Mergimi dhe veprova ashtu si ma dashti zemra ime kisha shume fat qe pas vitit 2001 u ktheva prap ne Mergim. E tani jam ne Irak ku mendoj te rri edhe pak dhe te kthehem ne Kosove dhe ti harroj te gjitha tjerat gjera por te jetoj ashtu si jetojn te gjithe. Malli me ka marr sa me plas Gjoksi...
    Do te kthehem e te jetoj aty ku me lindi Lokja...........

    Shendet..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Mbase jashtë teme por është një shprehje e lezetshme:

    Serbët do të bënin gjithçka për Kosovën me përjashtim të faktit që të jetonin atje.



    Shqiptarët jashtë atdheut janë të dënuar të asimilohen gradualisht nga vendet ku qëndrojnë, sepse brezat që do rrjedhin prej tyre do jenë gjithmonë e më larg Shqipërisë sepse vetë jeta e tyre nuk është më e ndërtuar në atdhe. Jo se për këtë është "faji" i tyre, sepse jetën çdo individ e jeton vetë, por kjo është e vërteta. Për mua nuk duhen llogaritur më në parashikimet që bëhen për popullsinë. Madje më duken shumë të çuditshme kërkesat që kanë për të votuar.

    Të votojnë për.. çfarë?
    Politika e jashteme qe ndjek nje qeveri kane lidhje dhe me emigrantet shqiptar.
    Nje qeveri e forte do te dije te mbroje dhe shtetasin e tij qe jeton jashte trojeve shqiptare.

    Vetem burim te ardhurash jane te shkreterit emigrant,nuk kane asnje lloje te drejte tjeter ????????
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  2. Si ta jetojmë Javen e Madhe?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  3. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •