Te prita! Te prita dhe cdo moment ,te shihja me syte e mendjes tek dukeshe tek cepi i rruges.Te prita dhe fryma me merrej kur kalonte ndokush qe shembellente me ty.Te prita cdo sekonde, cdo minut derisa e kuptova qe ti ate dite nuk kishe per te ardhur. Jo, ti nuk erdhe.
Perse? Nuk do mund t'a mesoj kurre .Ndoshta ti do ma shpjegosh dikur se pserse nuk erdhe por une s'do t'a di kurre te verteten.Perse?
Te prita me gjithe zemer!
Nje zile telefoni,Dikush nga ana tjeter e fillit kishte nevoje per te.Ngriti receptorin dhe degjoi zerin e tij, te ngrohte ,qe si i zene ne faj e pyeste nese kishte ndonje plan per ate pasdite.Zemra iu drodh dhe sebashku me te edhe zeri.Por filli nuk qe aq i ndjeshem sa te percillte ate dridhje dhe kjo e kenaqi.Nuk donte te dukej e dobet perpara tij.S'donte qe ai t'a kuptonte se edhe ajo kishte nevoje per te.
Pas 20 min tek cepi i rruges.O zot! I dukej e pabesueshme. E vertete? Do t'a takonte vertete apo qe nje nga enderrat e saj por pak me reale se heret e tjera? Nje shtrengim dore i shpejte per te mos i lejuar te kuptonte asgje.Ne erresiren e mbremjes nuk ia vinte dot re fytyren.Arrinte te kapte vetem ndonje shprehje kur dritat e makinave e ndriconin.Ishte e emocionuar dhe nuk dinte cfare te thoshte.Ne raste te tilla ose e kycte gojen ose fliste shume dhe pa kuptim si per te fshehur nervozimin dhe per t'u dukur mosperfillese.Sonte filloi te fliste e te fliste si femije i vogel kur nis e tregon per cdo gje qe i duket e cuditshme.Nuk dinte si te sillej.T'i jepte ndonje shenje apo te priste?Le t'a bente ai i pari...!
Nje lokal i zakonshem , me xhama , drita , tavolina e muzike.Tymi i cigares se sapondezur e rrethoi si nje shtellunge reje e cila ia mbronte fytyren nga veshtrimet e tij.Kishte frike t'a shikonte ne sy.Ata sy te ngrohte , te bute e dinake njekohesisht, cfare fshehin? Cfare mendojne? Jo ,nuk duhet t'a japi veten.Duhet te qendroje e forte.Po dinjiteti i saj si femer? Ku vajti? Por ah, syte e tij, buzet e buta qe i pati shijuar dikure....
Ai fliste i qete , pinte ngadale cigaren dhe e pyeste se si ia kishte kaluar.
O zot! Kaq shume te interesojne keto gjera bosh , mendonte.Te lutem , me bej nje shenje , nje te vockel dhe do te te hidhem ne qafe,do te te mbyt me te puthura, mendonte dhe shikonte buzet qe thithnin me endje cigaren. Ndjente se si i pervelohej gishti te cilin ia preku rastesisht duke levizur doren qe te shkundte cigaren.Po ashtu edhe gjuri qe i qendronte ngjitur me te tijin.
Ja e levizi pak, mendoi, ndoshta nuk qe gje.Jo nuk ka mundesi, ai e mbeshteti mire gjurin pas kembes se saj.Jo. S'qe rastesi.Po tani? Pse largohet? mos valle iu duk se ai e preku kastile?Me levizje te ndryshme e prekte ngadale dhe lehte.Asgje.Jo, s'mund te bente me shume.
Ja tani uli doren poshte tavolins.Do e preke? Jo asgje .
Digjet e tera nga prania e tij.Vetem fytyra jo. Ajo eshte e qeshur dhe krejt indiferente.Vetem syte ndoshta e tradhetojne.Syte ndeshin syte e tij te bute dhe duket sikur ulerasin:Eja ,te pres, eja eja...
Tymi mbeshtjell perseri cdo gje.Jo , s' mund te afrohet, pse ajo? Ai duhet te vije i pari, jo ajo.Ja buzet e tij po hapen ngadale dhe ai ve cigaren ne goje.Nje re tymi i rrethon qe te dy.
Fole, te lutem , nje fjale me thuaj dhe do te te hidhem ne krahe, mendonte.
Buzet levizen perseri: Cohemi?
Jo jo kurreeee, therriste
Mire, tha.
Mbremje e ftohte dhjetori.Sa e kish pritur! Enderrat i kish thurur dhe ne zemer i kish fshehur.Dhe ja tani, e kish aq prane dhe aq larg njekohesisht.
Terhoqi deren pas vetes dhe duke buzeqeshur ngrohte i thote:
-Erdhe...
-Po ,-tha ajo. Nuk doja, por ja qe erdha.Per ty, mendoi
Ftohte erresire.Qielli qe plot me yje.Sa bukur! Dukeshin aq afer sikur po te zgjasje doren i prekje.Por vetem "Sikur"
Por ah, dora u zgjat dhe gishtat e tij preken gishtat e saj.U rrenqeth e tera.
-Ke ndonje plan per neser? e pyeti ai.
Te prita! Te prita dhe cdo moment ,te shihja me syte e mendjes tek dukeshe tek cepi i rruges.Te prita dhe fryma me merrej........ e kuptova qe ti ate dite nuk kishe per te ardhur.........
Te prita me gjithe zemer!
Krijoni Kontakt