Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pyetje per Kleriket

    Kjo teme eshte per "pyetje per Besimtaret" por une do shtroj disa pyetje per Klerike nga te dy Fete kryesore ne Shqiperi..ose kater llojet e feve..

    Pra kam pyetje per Kleriket Ortodokse e katolike si dhe Muslimane e Bektashij.

    Jezusi ne jeten e tije ishte i bute por i pa pajtueshem me te Keqen. Meqense Shembulli i Jezusit eshte model me i vjeter e marr moralin e mesimeve te tije si kriter dhe ne Fete e tjera.

    Behet nje feste fetare e kleriket kryesore nuk marrin takim me besimtaret e thjeshte por i shikoj ne Tv te qeshin e te hane kabuni me Presidenta e Kryeministra te cilet aty vijne me nje batalion Bodygardesh e me nje autokolone Benzash..

    Ku eshte Kleriku dhe Morali i Jezusit ketu qe pa pik turpi i qeshin Klos-Gjinushave e Mejdan-Metave??

    Ku eshte morali i klerikve kur pranojne te komunikojne e Bandite?

    Ne Tirane vritet Kolonel Krasniqi e Azem Hajdari e kleriket puthen me eksponentet e Shtetit i cili ne mos eshte pjesmarres ne vrasje eshte mos veprues ne kapje te vrasesve..

    Ne Kosove masakrohen luftar te dalluar e autoret dihen dhe Kleriket pranojne Urime nga Ramushat, vllai i te cilit gropos te masakruar 4 luftar Shqiptar..

    Nuk e di Kleriku Kosovar se vllai i Ramushit nuk e beri krimin pa aprovimin e solidaritetin e te vllait qe sot kapardiset me Armani?

    Nuk e di Kleriku i Shqiperise se ato Benza e vila politikanesh luksoze jane djers e gjak i popullit e se Populli ne disa fshatra ska buke..

    Nuk e dine kleriket qe ne luks-Restorantet e Tiranes pihet Shampanje nga politikanet dhe ne Lushnje pine Fotoksine gra nena me femije?

    Pse ketyre Banditve qe harxhojne si lum Parane e popullit e Vrasin e bejne revolucione gjakpirese u buzeqesh e i pret tere perulje kleriku faqekuq e bark derr ne shtepite e "zotit" ?



    Turp.

    Jam i bindur se te ish gjalle hafiz Ali Korca e i famshmi Pader Meshkalla nuk do i peruleshin ketyre shushunjave..

    Ti shkulim mjekrrat e faqet ketyre klerikve dallkauke..pik.

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    PO nese kleriket dalin kunder tyre dhe identifikohen si terrorista o brar nuk e shikon boten sot kush e komandojne plehrat dhe kur kleriket ngrihen ato konsiderohen terrorista.Mire kleriket po ti brar ku e fut veten a nuk duhet te jesh pjese e ketij ndryshimi qe kerkon mos i ler gjerat ne duart etjereve nese do te ndryshoje historia .Pastaj kleriket merren me shume me njerzit sepse kur dicka skalitet tek populli ne pergjithesi nuk ka kush qe ta largoje me ne ate vend.Ben mire te shikosh se ne jemi muslimane duam ti heqim kleriket tane se nuk e mritojne vendin qe kane dhe nuk kane arsimim dhe shiko si shteti del bashke me struktura te sekretet e vendit toje dhe vendeve te tjera dhe bejne presione sikur jemi grup ekstremist ose duan te na percajne pleq dhe te ri vec po shyqyr Zotit skane per tia arritur nuk e di se ku rri ti brar po te ishe ketu ne shqiperi do me jepje te drejte duke degjuar lajmet dhe shtypin besoj se ke lexuar dicka per levizjet e muslimaneve ne shtyp por gjithmone eshte dora e forte e shtetit per te cilen nuk di gje qe meren njerzit edhe futen neper dhoma i behet presion edhe kur kane te drejte por une po te them se ne muslimanet merremi me popullin sepse ndryshimi fillon tek njerzit nqs njerzit e thjeshte nuk jane te ndergjesuar se ceshte kamatabesimi korrupsioni ryshfeti ato prap do i mbrojne pushtetaret edhe kete me mire i faktojne zgjedhjet te cilat ti shikon rezultatet se po te duam iken fatosi prape ne maqedoni jo se atje ska kohe po ...............

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet nė Bllog
    22
    Ku eshte Kleriku dhe Morali i Jezusit ketu qe pa pik turpi i qeshin Klos-Gjinushave e Mejdan-Metave??

    Ku eshte morali i klerikve kur pranojne te komunikojne e Bandite?
    Kur Jezu Krishti mori pjese si i ftuar ne darken e nje taksambledhesi mes pasanikesh dhe prostituash, dishepujt e tij u deshperuan dhe i kujtuan atij se shtepia ne te cilen ai hyri eshte e mbuluar nga mekati dhe keta jane njerez te urryer ne popull.

    Jezusi u pergjigj: "Vetem i semuri ka nevoje per doktor"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    O brar deri diku jam me ty
    Sepse Muhamedi a.s i ka keshillaur njerzit etij sidomos dijetaret te ririne larg mbreterve dhe mos pranojne prej tyre shperblime.Ka qene nje dijetar ne kohen e te parve Islame dhe ne at shtet ishte nje udheheqes i keq dhe i ashper qe populli e kishte frike mirepo nje dite duke ec ku sundimtari neper qytet i del nje dijetar dhe e kap prej freri dhe i bertet o njeri ne token tende po behen padrejtesi dhe ti spo vepron agjsgje per ti larguar ate .Sundimtari shtangu bashke me te dhe populli.Mbasi iku sundimtari me koken poshte njerzit e pyetne kete dijetar e i thane a nuk kishe frike se ai do ta priste koken. i thaImagjinova madheshtine e Zotit dhe vogelsine e Mbretit dhe mu duk Mbreti si mizeUne kete ekam parim ne jeten time Zoti ma befte ta realizoj dhe ta faktoj ne cdo kohe Grada me e larte e shehidit eshte te thote fjalen e drejte ndaj mbretit Zullumqar dhe te ashper .

    Tani i kthehmi pak gjendjes tone ne shqiperi
    Allahu thote ne kuran
    "Zoti nuk e ndryshon gjendjen e nje populli derisa ato te ndyshojne vetveten"

    Me kete ajet te shkurter mund te bej nje liber shume te madh per ti treguar njerzve se ndryshimi fillon nga individi me veten e tij pastaj tek familja e tij pastaj tek farefisi pastaj tek shoqeria pra varet se ku gjendesh per momentin atje do perpiqesh ta ndryshosh te keqen.Nuk e di por me duket se ti jeton jashte shqiperise dhe se ne pergjithesi flitet per korrupsionin ryshfetin dhe per neglizhencen e qeveritareve ndaj popullit te thjeshte.Por mua mu ka dashur ta studioj jeten pak me shume per te kuptuar shume gjera qe ndodhen brenda saj dhe syri i thjeshte nuk i kap dot por duhet studim dhe veshtrim me perqendrim.Qe te ndryshohet ekeqa nuk eshte pune e lehte ashtu sikur per tu vepruar nje ekeqe eshte shume e lehte por te veprosh nje te mire eshte shume e veshtire sidomos ne shkullin tone kur nga konteksi qe i japin njerzit termit" liri" kane humbur vlerat dhe jane zvendesuar me kundravlera pra e4shte bere nje sheshim i te keqes me te miren dhe njerzit shume pak e dallojne se kush eshte e keqe dhe kush eshte e mire ndonjeher behet e keqe e mira dhe e mire e keqa.Nuk e shikon se koncepti "liri " ka marre kontekse te tjera duke fut brenda saj dhe degjenerimin(prostuticionin homoseksualizmin drogen korrupsionin etj) pra njerzit e liruar e quajne veten te perparuar dhe te civilizuar kur nuk e dine se cdeo te thote te jesh i civilizuar dhe i perparuar.Derisa shteti lejon homosksualizmine sidomos kishat qe predikojne dhe prifterinje homoseksuale ateher ku eshte modeli i njerzve qe ato duhet te marrin shembull.Prandaj e keqa meqe e shte e veshtire per tu larguar nga njerzit ka nevoje per ideologji e cila mbar me vete vlera dhe virtyte dhe karaktere te larta te cilet duhet ti bejne balle te keqes por materialzmi ia ka hequr njeriut vlerat dhe e ka bere ate servil ndaj materies dhe seshte kollaj qe njeriun ta clirosh nga kthetrat e materies dhe ta fusesh ne shinat e vlerave njerzore .Pra patjeter duhet nje ideologji e cila persos njeriun me virtyte dhe nuk jep shembuj te keq per sa i perket antivlerave.E dyta qe doja te theksoja shume prej atyre qe ne i qujame te mire kane "lekure" te ,mire se brenda nuk jane te mire .Sepse besoj se e di ose duhet ta dish sesi njerzit behen sot kryetare shtetesh sidomos ne shtetet e vogla >Pata shkruar nje artikull me pare "KOLONIZIMI DJE DHE SOT" po pata kohe mund ta sjelle dhe ketu ne forum ku do te kuptojne njerzit qe shumica e enjerzve nuk e di se si fuksionojne ceshtjet politike ne bote /Po te jap nje shembul te shkurter Hashim Thaci nuk njihej fare ne politike para luftes papritur filloi lufta dhe ai u be kryetar i ushtrise dhe mbas luftes u be kryetar partie ne mos gaboj deri ne kryeminister etj.Dikush mund te bej nje pyetje si ka mundesi kjo deri dje nuk njihesh tani fap del ne politike .Kush qe ajo dore e fshehte qe e futi.Po keshtu dhe ne maqedoni me Ali Ahmetin.UNe nuk kam asgje me ato Zoti ia shperblefte per luften dhe te mirat qe kane.Por ako qe doja te theksoja eshte se duhet te hyjme thelle per te kuptuar gjerat.Nje nga rregullat e sherbimeve sekrete kur rekrutojne dike e cfare bejen e kriminojne ate ose e bejne pjesmarres ne krim dhe pastaj e udheheqin ate nese del jashte urdherave te tyre i bejne presion me krimin qre ai ka krye.Shiko pak shembullin e BILL Klintonit me Moniken Lewinskin.Thua te mos kete pas dicka tjeter qe dikujt si ka pelqyer BILL Klintoni.Une them po>Shiko Fatos Nanon shumica e administrates se tij eshte e kurruptuar dhe pjesmarrese ne krime shiko si e akuzojne njeri tjetrin bashke me Meten .PSe e bene kete?.Sepse krimi e mban njeriun peng te dikujt dhe i sherben atij ne mynyre te rregullt nga frika dhe presioni per krimin qe ai ka bere.Tani dalim tek kleriket ka prej tyre qe jane te inkriminuar dhe me ane te sherbimeve sekrete jane vene ne detyra si ishte shembulli i Sali TIVarit ne tirane ku vete Fatos Klosi e deklaroi ne shtyp kete>Mabsi e inkriminuan ne shitjen e tokave te muslimaneve dhe vakuvefe e bene peng te tyre dhe kur ne Muslimanet ngrinin Zerin per drejtesi dhe shperdorim te pronave te muslimaneve nga komuniteti ateher ai bashke me sherbimin sekret na paraqisnin si radikale ekstremiste dhe njerez te cilet kishin lidhje me alkaiden.Pra kur vinte puna per ti sherbyer i sherbeu Sali tivari kur erdhi puna qe bene marifete dhe shitje te tokave dhe 12 % te tokave erdhi nje dite qe i leveriste nje dore te fshehte ta eleminontre qe te faqesoheshin muslimant e thjeshte dhe ta merrnin emrin terroriste ose ekstremiste dhe ato te mernin % e premtuara pastaj me ane te kesaj vraje i bejen presion te tjereve qe po nuk bete kete qe u them une do te akuzohesh se e ke vrare ti ose ti.Pra brar vellai te keshilloiu qe te kutposh me shume per ceshtjet ne kete jete si ate fuksionojne jo duke i pare me syrin e nje kalimtari por vezhgoji mire se kupton se si fuksionon kjo bote ku i keqi behet i mire dhe i miri behet i keq.ateher si perfundim vcdo gje ka nevoje per anliza dhe faktre dhe jo nje shprehje qe mund ta hudhi dikush pa pasur fakte ose analize.Prai dashur brar ndryshimi fillon tek vetja jote dhe pastaj tek njerzit qe ke perqark sepse populli eshte bageti derisa nuk jane te arsimaur dhe nuk kane koncepte ne koke per vlerat dhe anti vlerat dhe me mire se feja Islame nuk i ushqen asnje fe tjeter vlerat dhe urretjen dhe ndryshimin e anti vlerave Motivimi dhe rregullat qe ajo percakton jane shume domethenese por a ka njerez qe i pervetsojne ato apo jo >per kete ndryshim do te shikosh dhe kete temen

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=23919
    Une e vella brari jam perpjekur te bie ne forum rregulla kozmologjike ne mynyre qe njerzit e forumit ti mesojne ato dhe te nxjerrin konkluzionet vete dhe mos presin per te marre mendimete tjereve kjo eshte nje shkalle me e larte inteligjence per to sesa te ndikohesh nga mendimete te tjereve.Pra si perfundim nuk e harroj fjalen enje miku tim te ngushte kur mira hyn ne popull dhe pas saj vine ne pushtet te miret ajo qendron me shekuj por kur e keqa gjendet tek nje popull dhe atje paria eshte e mire shume shpejte paria e atij populli do te bien poshte shume shpejt.
    Te pershendes dhe shpresoj te kem dhene nej pergjigje te gjere de te kuptueshme.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    99% te klerikve ose si quhen me emra tjere, mos ti numroj, jane njerz te korrumptuar dhe interesxhi.Shiko makinat dhe shtetpite e tyre etj etj. Ne shtetet arabe te gjithe jane ngushte te lidhur me monarkite.Propagojne mirqenje (pasuri) shpirterore, por ata vet e duan ate materiale.Predikojne Biblen dhe Kuranin por as afer nuk jetojne ne baze te ketyre parimeve.Ketu mund te gjejme shembuj e shembuj. Jane njerz stereotipa sikurse edhe disa pjesmarres te forumit.Nuk due te them qe nuk ka njerz te mire ne mesin etyre por ata jane shum pak.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kleriket Fetare Shqiptare ( per mendimin tim) jane dy llojesh.

    Nji pjese kane qene ( dhe jane) misionare fetare te cilet jane kufizuar vetem ne ritet fetare pa "hedhur syte" jashte kishave e xhamijave ku jeton Populli.
    Nje pjese kane qene edhe sherbyes te mire fetare por dhe qytetare ne kuptimin qe jane lidhur me jeten shoqerore e politike te popullit.

    Disa mendojne se Kleriku nuk duhet te perzihet ne ceshtje "jashte Kishes e Xhamise" sepse i tejkalon detyrat e mund te gaboje ne se merr role te tjera.

    Ka pasur raste kur kta "dalje" jashte detyres kan sjelle sherbime te mira kombit e ka pas raste kur jan denuar nga opinioni ose kleri ne pergjithsi.

    Megjithate eshte e veshtire te percaktosh cfar eshte mire e cfare keq per nje Klerik..pra te mbyllet ne Detyren Fetare institucionale e te heshte mbi cka e rrethon ose te dale jasht statusit te tije e behet dhe militant shoqeror.

    Ne nje Shtet si Italia ose Franca eshte pa rendesi ne se Kleriku mbyllet ne Kishe apo shkon dhe ne kinema ose Diskotek. Ato jan vende qe i kan zgjidhur problemet e tjera.
    Ne rastin tone si Komb gjerat ndryshojne sepse duke qene historikisht te shtypur e duke qene se populli yne ka qen i pa arsimuar i binte nje "barre" klerikve te benin dicka me shume se Detyra e ngushte fetare.

    Pra ne varesi te momentit qe kaloj kombi duhet gjykuar vepra e nje Kleriku.

    Psh .. nje Klerik sot nuk do bente mire te shkonte ne nje qender Votimi e te bertiste..Poshte Nano ose..Rrofte Edi Rama..
    Por .. klerik si Bogdani qe "dolen" jashte sferes se ngushte fetare dhe hodhen faren e Ides Kombetare nuk mund te gjykohen per keq perkundrazi mbeten te respektuar dhe sot qofte nga besimtaret qofte nga inteligjenca kombetare.

    Nuk dua te hap polemika per te kaluaren.. por po i quaj te mira gjithe "daljet" jasht detyres qe kane bere Kleriket tane me qellim e mire per ti dhen hov e ndihmese clirimit kombetar dhe emancipimit shoqeror..

    Sot kur kultura eshte ngritur nuk duhet te trembemi ne se nje Prift a Hoxhe tejkalon pak detyrat e Brendeshme fetare.

    Per vet natyren e halleve qe kalon Kombi yne edhe kleriket tane do te jene Elastike aq sa ata mundin dhe aq sa besimtaret i mir kuptojne.
    Ne Trojet tona jashte Shtetit Shqiptar..pra ne Kosove e vise tjera eshte e natyrshme qe kleriku yne muhamedan a i krishten te kete jo vec detyren Fetare por dhe Misionin kombetar.

    Pra nje prift katolik ne Kosove do jete ne detyren si Prift i ngjashem me priftin polak katolik ose italo-Spanjoll por ne Shpine te tije do jet gjithmon dhe nje "Ekstra detyre" ..pra sherbimi ne ceshtjen Kombetare.
    Po keshtu nji Myfti ne Kosov e Tetove do te sherbeje besimtareve ashtu si nje myfti ne Marok a Egjypt por do kete dhe ate Extra detyren e misionarit te Kombit.
    Kjo kerkon edhe pergatitje kulturore e politike te ketyre klerikve por dhe mirkuptim nga ana e besimtareve.
    Pra Feja nder ne duhet te jete dicka EXTRA.
    Pra te ngjajme ne disa Linja kryesore fetare me Fete perkatese ne Bote por dhe ti kemi disa te vecaneri ..speciale Shqiptare.

    Kjo ka nje rrezik. Ne se kemi fanatizem te theksuar do vijme ne kontradikte me ate Misionin special te Klerikut Shqiptar Islam ose i krishtere. Nese do jemi tolerante athere do japim hapsire qe kjo detyra Extra ne kleriket e dy Feve te shkoje ne Harmoni.
    E gjthe kjo ide qe po flas nuk eshte qellim ne vetvehte por ne funksion te faktit se Jemi Komb me dy besime (po i fus ne nje sektet e muslimanizmit e ne nje deget e krishterimit) dhe ky komb do ekzistoje vetem ne harmoni mes besimtareve te dy feve por te nje "gjaku" pra te te qenit Shqiptar.

    Enveri desh ta zgjidhe kte Kontradikte ..pra nje Komb e dy fe..duke i fshire fare Fene e Klerin.

    Mirpo kjo nuk mund te quhet si metoda e drejte dhe kte e vertetoi koha..por kjo nuk zgjidhet as duke i mshuar Feve drejt skajeve ku Fanatizma do te mbyse hapsiren per mirkuptim e hapsiren per ate Detyren EXTra ..qe thame..te diktuar nga ceshtja kombetare.

    Pra sa me shume fanatizem..aq me pak hapsire te perbashket do kete mes dy Feve..mes dy llojeve te klerikve e si rrjedhoje..mes dy llojeve te besimtareve qe perbejne ne fund te fundit vet Kombin tone..

    Athere del se eshte Nevoje qe te dy krahet e dy feve ne Trojet Tona te "leshojne pe" e ky leshim te jete pa paragjykime..pa u influencuar nga politikat e dites..por te jete si nje shtrengim Duarsh mes Burrash te vertete ..

    Kushdo mund te gjeje sebeb per grindje te karakterit fetar..eshte aq e lehte sa dhe nje nxenes i fillores mund te "vere me shpatulla ne mure" nje klerik a besimtare te nje feje.

    Psh..he thote nje cunak i krishtere nje muslimani..e ke pare zotin tend ti mo musliman ndonjehere?
    Ja pse vdiq xha Ramazani qe ish burr i mire e kurre nuk piu raki e nuk i ngacmoj grat e fshatit..e pse Allahu nuk e shpetoi??
    uuuuuu..u gjet nje argument..
    Ose nje cunak musliman mund ti thote nje katoliku he mo ku e ke ate Jezusin tend.. Pse nuk e shpetoi Zefin qe ra nga fiku meqe Zefi tan jetes asht lut Shna Nout e kurr nuk ka ba mekate..
    uuuuu.. u gjet argumenti..

    Mirpo ceshtja eshte jo me vra mendjen me gjet Klecka por me gjet mirkuptimin..
    Pra kte e bejne njerzit me kulture e keshtu njerez ka e kjo kerkon qe kleriket injorante e te pa gdhendur te ikin nga Kishat e Xhamijat..e aq ma teper Kleriket pa karakter..

    Ne Shtetin Shqiptar brenda ..ku ceshtja Kombetare eshte e zgjidhur..pra jemi Shtet.. ndryshon Puna..

    Ashtu sikurse Kleri ne Trojet tona ku akoma nuk asht zgjidh ceshtja kombetare ka detyra Ekstra ashtu dhe ne Shqiperi ka detyra Ekstra..
    Kush jane kto detyra?

    Detyrat ne kte rast jane "SHOQERORE".

    Pra Kleri vec riteve brenda ne Xhami e Kishe duhet te hedh syte dhe jasht "oborrit".

    Ku psh?

    Aty ku Njeriu i thjeshte i ka dhimbjet me te medhaja..pik.

    Ku i ka nje baba shqiptar dhimbjet me te medhaja?
    Dihet kjo..
    VARFERIA, NDERI.

    Varferia sjell urine e uria sjell terbimin..
    Varferia sjell urine e urija sjell peruljen..pra gjaku behet uje..

    Meqense urija shuhet me Buke..Buka do PARA..pra ceshtja e PARASE nuk eshte e huaj per fene..
    Pra nje Klerik duhet ti hedhi syte tek nje gje kryesore ne nje Shtet..
    Ku shkojne Parate e Shtetit?
    Kjo e ben Klerikun patjetr pak politikan.
    A mundet me Henz te kuqe apo me miell turk e arab te shuhet urija per gjithmone?
    joooo..
    A mundet me KARITAS e kryq tekuq te shuhet urija e fukaralleku?
    Mundet nje dite e nje vit por jo me shume..

    Pra Kleri duhet te merret me Politike..sepse politika nderton Shtetin dhe ky Shtet ne menyren si ndertohet eshte ose nje SHTET-tip BABA i mire per popullin ose nje shtet-Tip KROKODIL si ky qe kemi.

    Pra FEJA ne Shqiperi nuk duhet te jete e Heshtur..por duhet ti degjohet ZERI kudo..zeri i Jezusit..zeri i te drejtes e i humanizmit..

    Pra kur ne Teqe a Kishe vjen nje POLITIKAN qe ka ne dore Parate e Shtetit.. nuk mjafton qerasja me kabuni apo kungimi me ufull e ca buzqeshje por dhe duhet tundur GISHTI..

    EE do thot dikush.. kjo eshte nderhirje ne pun te per mbrendeshme te Fese ne Politik..

    Jo ska nevoje te nderhyet..
    Mjafton qe ti thuhet ne Publik nji here vetme me ze te larte nje B-yth-madhi qe mezi del nga Benzi e drejtohet te Puthe doren Klerikut te larte me buzqeshje si Bebe e "Mile"..

    -Degjo mo Bith Madhi i Shtetit.. Me parate qe eshte blere ai Benz ishin ushqyer nje vit rresht me buk e qumesht tere kalamaqerit e krahines se Gjyshit tend coban mali..

    Kaq mjafton .. dhe behet dicka..
    Cfar behet?
    Po ja **** mdhejte nuk guxojne me te luajne teater ne dyert e Teqeve e Xhamijave e Kishave..
    E kjo nuk eshte pak.


    Ktu shikoj une Gabime e Mangesi ne Klerin Shqiptar te Shqiperise.

    Nuk mund te luftohet Prostitucioni..pra Shitja e nderit te nje vajze ne se nuk luftohet FETARISHT e SHTETARISHT Fukaralleku..e Krahas luftes kunder Fukarallekut dhe KERBACI mbi Te PAFETE-Bandito Tutore e sorrollop.


    Nje vrejtje per besimtaro-Kleriket Muslimane..

    Para se...te bejme Tonat..hallet fetaro-Kombetare-politike te Botes ARABE..te koncentrohemi ne Hallet Shqiptare Fetaro-Kombetare-Shoqerore..

    Vazhdojme her tjera..

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une mendoj se sic edhe u tha tashme, feja nuk mund te perkufizohet brenda mureve te institucionit te vet. Nje mentalitet i tille ka linde vone (flasim me permasa periudhash historike), e vetem prej sistemeve politiko-shoqnore anti-fetare.

    Natyrisht qe feja eshte shumedimensionale, e si e tille ka patur e do te kete gjithnje tendencat e veta negative, ekstreme apo te gabuara, si edhe ato pozitivet, esencialet e te drejtat.

    Gjithsesi ne bosht te fese, cilado qofte kjo, e aq me teper ato monoteiste, eshte njeriu si vlera me e cmuar e Zotit, te cilit edhe i detyrohet ti nenshtrohet!

    Pra, ne kete kuptim, eshte ne fakt politika qe shpesh here meret me fe, pasi shpesh here ajo konsiston edhe merr persiper pikerisht thelbin e ekzistences se fese, duke kriju premtime per nje bote te re, pa shfrytezime, te lumtur, parajse, por pa Zotin, ose me mire, duke luajtur politika vete Zotin.

    Keshtu pra qe feja nga natyra e misionit qe ka, ne te tilla raste e te tjera te ngjashme me kete, nderhyn pashmangshmerisht, duke i kujtuar njeriut detyrimet edhe qellimet e verteta ndaj jetes edhe Krijuesit.


    Rreziku qe i kanoset fese, eshte shnderrimi i mesazhit qe ka ne nje program partish politike si qellim ne vetvete, edhe kjo ka ndodhe shpesh here ne Perendim, fatkeqsisht, duke harruar qe nderhyrjet e saje ne rregullin e jetes se perditeshme nuk behen me qellimin e marrjes edhe pasjes se pushtetit tokesor mbi njerezit, por vetem per arsye te ndonje rreziku te degjenerimit shpirteror te shoqerive perkatese.


    Sidoqofte qe ta lidhim me shqipnine e verteta eshte se qendrimet jane relative edhe mundet faktiskisht te kishin qene edhe me kritikuese apo toleruese se'c jane ne realitet.


    Por gjithesesi, nqs verehet se peshorja anon me teper per nga toleranca, apo qofte edhe ndonje tolerance "indiferente" kjo eshte vetem per arsye te historise se aferme edhe shtresave te perfaqesuesave te politikes ne vend.

    Pra, konkretisht, behet fjale per nje vend gjeresisht ish-komunist, ku feja eshte paragjykuar shume edhe ka munguar aq gjate sa eshte ende heret te krijosh neper shoqeri e po ashtu neper klasen politike imazhin e misionit te vertete te fese edhe dobishmerine e saj. Feja eshte ende e brishte ne Shqiperi, ka nevoje per afirmim, sinqeritet edhe per vetekrijim.

    Une them se praktikisht, te treja fete ne Shqiperi, sic ka qene edhe me pare, varen nga jasht, dmth e kam fjalen ne forcen frymezuese, shkollen e mendimit, krijimtarise. Ende nuk eshte krijuar nje portret individual i tyre.


    Faktikisht, pikerisht ne kete dobesi e mangesi shekullore ndoshta fshihet edhe misteri kyc i parrahur mire i arsyes se prapambetjes se sotshme. Nje rast unikal e i papare tjeterkund!

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Deri diku jam dakort me te zotin e temes. ne cdo kler ka njerez qe punojne per shikun dhe nga ana tjeter mundohen ti bejne mire fese.
    Feja , ne e shqiperia nuk ka nevoje per keto njerez.
    Thone"nga bari i thate digjet edhe i njomi" pra keto pasoja i vuajne edhe ata qe punojne me ndershmeri po ashtu edhe ne te gjithe.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  4. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •