
Postuar mė parė nga
Albo
PERKTHYESI I RRETHUAR NGA HARRESA
Pashko Gjeēi, tė sfidosh duke heshtur
Tamtamet e mediave nuk ranė dy javė mė parė, edhe pse pėrkthyesi mė i madh i gjallė i gjuhės shqipe kishte 84-vjetorin e lindjes. Askush nuk trokiti nė apartamentin, te pallatet e Shallvareve, ku ngrys ditėt Pashko Gjeēi. Pėr tė bota e kėtushme ka perėnduar prej kohėsh, rron vetėm nė kujtesėn e tij. Prej vitesh nuk e kujton mė askush, as shoqėria e as miqtė e dikurshėm. E harruan qė kur ra nė burg, e gjithnjė i venin rrallė e mė rrallė. I vetmi qė grishte harresėn ishte Eqerem Ēabej.
Sot shumkush e di nė anėn tjetėr tė vdekjes. Nė kėtė harresė mė 7 qershor festoi edhe lindjen e tij. Megjithėse kurrė tamtamet nuk kanė rėnė pėr tė, Pashko Gjeēi bėn pjesė ndėr ata intelektualė qė nuk e la veten tė rrėmbehej nga ai pesėdhjetėvjetėsh ndeshjesh tė fėlliquara nė emėr tė pushtetit.
I rrethuar me heshtje endi shkronjė pas shkronje udhėn drejt pėrjetėsisė. Ndryshe nga shumė njerėz qė rreken tė ecin duke u zvarritur nė emėr tė karierės, Pashko Gjeēi kurrė nuk e bėri kėtė. Vepra qė ai krijoi e ngjiti nė majėn e Olimpit tė letėrsisė shqiptare, edhe pse nuk ėshtė zvenitur kurrė me lavde dhe ēmime. Pėrgjatė dyzet vjetėve ka jetuar nė njė dhomė shumė tė ngushtė, sipėr apartamentit tė tanishėm. Aty ka pėrjetėsuar emrin e tij, megjthėse nė ngrysje tė kėsaj jete nuk ndihet mirė me shėndet. Kėtė askush nuk e di. Ashtu siē pak vetė e dinė qė "Komedia hyjnore" erdhi nga Pashko Gjeēi.
Ferrparajsa e Pashko Gjeēit
Pėrkthimi ka qėnė kurdoherė ai i thjeshti, qė s'i gjendej muzė nė Parnas qė t'i bėhej krah. Nė kėtė formė ka ardhur dhe Dantia nė gjuhėn shqipe. Me sa duket ēdo njeri qė pas lė njė emėr tė mirė ka njė fat tė ēiditshėm. Kur e arrestuan mė 4 shtator tė vitit 1947, " pėr fajin pjesėmarrje nė grup kundėr pushteti", Pashko Gjeēin e kyēėn pėr tre muaj nė njė dhomė izolimi. Me tu mbyllur porta metalike, pas shpinės sė tij drita mbeti pėrjashta. Nė ditėt e para, i mbėshtjellė nga kundėrmimi i lagėshtirės nuk arrinte tė pėrceptonte hapėsirėn. Kurr terri nisi ta mbėshtjellė, endi me emėr shpirtėrat e ferrit. Edhe pse jo plotėsisht e botur, vepra e pėrkthyer e Pashko Gjeēit nuk shkohet lehtė nėpėr duar. Madje edhe vetė Noli nuk mori pėrsipėr tė pėrkthente Danten. Nasho Jorgaqi thotė se "i bėrė propozim Nolit por ai nuk e mori pėrsipėr". E ndėrsa Pashko Gjeēi e shqipėroi nga qelitė e ferrit tė diktaturės komuniste.
Kush ėshtė Pashko Gjeēi
Lindi nė Shkodėr mė 7 shtator tė vitit 1918. Mbaroi shkollėn e Jezuitėve si dhe gjimnazin Jezuit nė qytetin e lindjes. Nga pedagogėt kujton me nderim tė madh Eqerm Ēabejn, Pashko Gecin. Qė nė moshė tė re, aty nga viti 1934, pėrktheu disa poezi tė poetit italian, Xhakomo Leopardi. Nė shkollė mėson mirė italisht, mė pas nė gjimnaz, greqishten e vjetėr dhe latinishten, gjuhė nė tė cilat pėrktheu mrekullitė e letėrsisė botėrore. Nė vitin 1938, me gjysmė burse tė siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet nė Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė nė Romė. Pashku gjithnjė kujton me kėnaqėsi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqėrimi me tė do tė kushtonte nė atėdhe 5 vjet burg . Me 15 korrik tė viti 1942 diplomohet Doktor nė Letėrsi. Pas kthimit nė atdhe, mė 4 shtator 1947, ndalohet me akuzėn "Pjesėmarrje nė grup kundėr pushtetit". Nė lirim e trasferojnė nė Fushė Krujė ku punoi shumė gjatė pėr pėrkthimin e "Purgatorit" dhe tė "Parajsės". Kur Noli nuk e mori pėrsipėr pėrkthimin e Dates nė prag tė 700-vjetorit tė poetit tė madh, ata tė shtėpisė botuese iu drejtuan sėrish Pashko Gjeēit. Kėshtu qė nė vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesė e parė e komedisė "Ferri". Veprės nuk u bė ndonjė jehonė e madhe. Por ish-drejtori i shtėpisė botuese nė atė kohė, Nasho Jorgaqi, thotė se shqipėrim tė tillė mund tė bėnte vetėm Pashko Gjeēi. Menjėherė pas botimit tė "Komedisė hyjnore" nisi tė pėrkthente "Odisenė". Tė gjitha honorarėt e "Komedisė" i harxhoi nė ato ece-jakjet Tiranė-Durrės. A thua se ishte nė ndjekje tė Homerit pėr tė krijuar "Odisenė" nė shqip.
Nasho Jorgaqi: Jemi tė padrejtė ndaj Pashko Gjeēit
Pėrkthimi i Dantes ishte njė ngjarje jo vetėm pėr letersinė, por edhe pėr kulturėn tonė kombėtare. Duhet t'i jemi mirėnjohės kėtij pėrkthyesi shumė tė zotin, por tepėr modest. Megjithėse ka sjellė nė shqip kryeveprat e letėrsisė botėrore, kurrė nuk u kujdes pėr emerin e tij. Nė heshtje tė plotė, ashtu nė vetmi pėrktheu veprėn mė tė vėshtirė tė letėrsisė, qė edhe Noli nuk e mori pėrsipėr. Ashtu nė vetmi tė plotė e gjeje shpesh Pashkun tek pėrsėriste trecinat e Dantes. Duhet t'i jemi mirėnjohės Pashko Gjeēit, madje prej vitesh jemi treguar tė padrejtė me tė. Ėshtė nė nderin e Ministrisė sė Kulturės tė nderojė Pashko Gjeēin, tani qė ėshtė ende gjallė.
Edmond Tupja, Pashkun do ta krahasoja me Nolin
Pashko Gjeēi ka sjellė nė shqip mrekullirat e greqishtes sė vjetėr. Kėtė nuk e ka bėrė dhe s'ka pėr ta bėrė njeri tjetėr. Pashku me pėrkthimet qė u ka bėrė kryeveprave tė letėrsisė botėrore ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė letėrsinė shqiptare. Nė fushėn e pėrkthimeve ėshtė ndėr mė tė mirėt, unė do ta krahasoja me Nolin. Pėr atė ēfarė i ka lėnė letėrsisė shqiptare mendoj se do tė ishte nė nderin e Ministrisė sė Kulturės dekorimi i Pashko Gjeēit. Mendoj se kėtė duhet ta bėjė tani nė mėnyrė qė Pashko Gjeēi tė mos ketė fatin e Vedat Kokonės dhe Isuf Vrionit tė cilėt u dekoruan pas vdekjes. Nė fakt ky ėshtė njė paradoks shqiptar, sepse mė shumė janė tė huajt qė njohin vlerat tona se sa ne vetė. Pėrshembull, tė dy pėrkthyesit qė pėrmenda janė vlerėsuar mė parė nga tė huajt e mė pas nga ne. Kėshtu qė them se ėshtė nė nderin e Ministrisė sė Kulturės tė respektojė figura tė njohura tė letrave shqipe. Megjithesė edhe pa kėtė respekt tė istitucioeve, Pashko Gjeēi ka endur nė vetminė e tij emrin qė i siguron pėrjetėsinė.
Krijoni Kontakt