Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Ky forum eshte nje ide shume e mire e krijuesve.Kjo eshte fillimi i nje bashkimi pa dallim feje,krahine,ideje.Qe nga koha qe jam regjistruar me ka ngrene nje pjese te mire te kohes,por njekohesisht me ka dhene mundesine te haroj hallet dhe streset.Kur futem ne forum haroj oren dhe habitem per kohen qe ka kaluar mbasi dal.Mendoj se ky forum i sherben te gjitheve(edhe per ata qe kane filluar te harojne shqipen)dhe te jep mundesi te shprehesh pa te gjykuar njeri per keq.Urime per te gjithe forumistave,qe te shkruajne sa me shume per te gjithe temat e larmishme qe ka ky forum.Urime edhe nje here inisiatoreve te ketij bashkimi Shqiptar.

  2. #22
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Përshëndetje

    -Nga aspekti Kombëtar Shqiptar:
    ForumiShqiptar,vërtet është i kompletuar në mënyrë të nevojshme dhe të mjaftueshme :
    * Ekipi drejtues{SuperModeratore(ë),Moderatore(ë) etj} përbehet prej njerëzve nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare.

    Gjithëashtu duhet vecuar rolin aktiv të Administratores(ëve){edhe anëtareve të tjere të ekpit drejtues) në hapjen dhe shtjellimin e temave me rëndësi të madhe kombëtare.

    - Nga aspekti Kualitativ :
    ForumiShqiptar,posedon një kualitet të lartë , si në përmbajtje të temave-diskutimeve-shkrimeve ashtu edhe në formë ( kategorizimi i rubrikave në forum është i shkëlqyeshëm).
    Gjithëashtu niveli teknik i forumit është i lartë.

    - Nga aspekti Kuantitativ:
    Në bazë të statistikës në forum, rezulton :
    ForumiShqiptar : - Anëtarët: 9,894, Temat: 13,413, Postimet: 220,233.
    Ky është treguesi më i mirë për forumin.!
    Gjithëashtu vrojtoj që , përkundër numrit të madh të anëtare(ë)ve , e që është në rritje të vazhdueshme , kualiteti i forumit asnjëherë nuk bie poshtë !
    Përkundrazi është në rritje të vazhdueshme

    Unë ju uroj punë të mbarë ,suksese të vazhdueshme .


    Paqe , Shëndet të mirë dhe Lumturi të Përhershme.


    Sinqerisht
    PrInCiPiEl

    Ndryshuar për herë të fundit nga PrInCiPiEl : 12-09-2003 më 16:57

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Forumi per ata qe jane te rinj nuk eshte ndoshta dicka grandioze per nga vlerat sepse shume nga te rinjte jane rritur me fjalen internet dhe kompjuter.

    Por disa gjeneratave Shqiptare as ne enderr nuk u ka shkuar mendja se vjen nje dite e njeriu mund te shprehi mendimet e tije e te tregoje botes ate qe deshiron.

    Forumi sot eshte nje MREKULLI e NESER do te jete nje domosdoshmeri ne nje vend te vogel si Shqiperia.
    Kuptohet ne se interneti do te jete PRON E POPULLIT dhe Jo e MAFIES.

    Lexoni ktu per te kuptuar se cdo te thote MUNDESIA TE TREGOSH E TE LEXOHESH NGA TE TJERET.

    -------
    20.09.2003 - Trepca.net
    MISJONI I SHKRIMTARIT

    Duke lexuar librin “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumbit


    --------------------------------------------------------------------------------

    QERSHOR 2003 / Eugjen MERLIKA


    “ Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!”

    Këto fjalë profetike të meshtarit të vjetër At Marin Sirdanit, drejtuar autorit, atëhere ende djalë i ri e i pashuguruar si prift, përbëjnë lejt-motivin e veprës së At Zef Pllumbit. Ishte një porosi me vlerë, një nga ata amanete “që nuk i tret dheu”, që ve në lëvizje gjithë energjitë, përkushtimin, motivimin shpirtëror, moral e mendësor të një njeriu të letrave, që synon t’i shërbejë tërësisht një qëllimi të shenjtë, shpalosjes të së vërtetës. Në vetëdijen e autorit ai amanet bëhet besim, ideal, ëndërr, kuptim jete; e shoqëron çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, dhjetëvjeçarë me rradhë, në një rrugë të gjatë, të vështirë, gjithmonë në të përpjetë, që është jeta e shkrimtarit. Ai amanet i jep forcë, vullnet, qëndueshmëri, për të sfiduar sfinksin, për të mbijetuar në një xhungël ku sundojnë egërsirat, ku çdo ditë rrezikohet të gjymtohet, të humbë, të asgjësohet. Ai amanet kthehet në një dritë të fuqishme që ndriçon çdo qelizë të kujtesës së pazakontë, për të hedhur në letër gjithë bagazhin jetësor të një përvoje vetiake e të përgjithëshme, që përbën shtyllën kurrizore të veprës që sendërtohet e merr formën e librit të kujtimeve, duke hyrë, mendoj un, me dinjitet në fondin e letrave shqipe.

    ”28 nandor 1944 qe nji ditë e ftohtë, e zymtë,ndoshta me zymta që prej shpalljes së pavarësisë” është një fjali në fillim të veprës, është penelata e parë që paralajmëron koloritin e saj. Zymtia përshkon gjithë faqet e librit, duke pasqyruar atmosferën në të cilën hynte një komb i tërë, pas një tragjedije që nuk kurseu askënd në kontinentin e vjetër. Por në vendin e autorit tragjedia do të kishte përmasa makabre, para të cilave dhe bota shekspiriane do të dukej e zbehtë. Autori është një misionar e misioni i tij është shumëplanesh. Si shkrimtar duhet të paraqesë me art epokën e trazuar së cilës i përket, si famullitar, pjestar i bashkësisë së klerit katolik duhet të marrë në mbrojtje arsyet e tij, si i përndjekur politik i regjimit duhet të dëshmojë dramën e asaj pjese të popullsisë që “koha e re” i vuri në qafë një zgjedhë. Si i tillë, por edhe si njeri, si qytetar, ai rrjeshtohet në anën e të mundurve, të viktimave, të atyre që e pësojnë historinë, por me vetëdijen e plotë se duhet të pasqyrojë të vërtetën, vetëm të vërtetën. Eshtë kjo një nga meritat kryesore të kujtimeve të At Zef Pllumbit, të qëndruarit besnik ngjarjeve në pasqyrimin e tyre, ashtu siç kanë ndodhur, me dritat e me hijet.

    Merr tepër rëndësi ky fakt, po të kemi parasysh se bën fjalë për pasqyrimin e një epoke në të cilën e vërteta është dhunuar katërcipërisht, në të gjitha shfaqjet e saj, për një gjysëm qindvjete, duke ju servirur për së prapthi një populli të tërë. Dita e çlirimit u hymnizua në të gjitha format, u bë motiv zotëronjës kudo, në artet, letërsinë, shkencat historike e shoqërore. U paraqit gjithmonë në simbiozë me fitoren e Evropës kundër diktaturave, u quajt prej shumicës si pika kulmore në historinë tonë të shekullit të kaluar. Në fakt ajo ditë solli në fron një regjim që u mbështet mbi mashtrimin e dhunën e që, për fat të keq, në sajë të jetëgjatësisë, mundi të futë tentakulat e saj në indet e segmenteve të ndryshme të shoqërisë duke krijuar tabu të rreme në mendësitë e vetëdijen e një pjese të dy brezave shqiptarësh.

    Ndërsa për At Zefin “ Shqipnia e terrorizueme kishte ra në koma. Njerzit e dijtun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerzit e paditun kishin në dorë gjithshka; ate që nuk dihej” Nëpërmjet episodeve të ndryshme përshkruhen bëmat e partizanëve, në të cilat ai merr pjesë në vetë të parë. Objektiviteti në vlerësimin dhe paraqitjen e personave dhe ngjarjeve është i dukshëm: për tregues mund të përmenden bisedat me Shefqet Peçin apo me Mehmet Shehun, episodi i rojeve të burgut Dhimitër e Tomorr, gjyqi kundër klerit katolik, bisedimet për Statutin e Kishës etj. Autori i ka vënë detyrë vetes të dëshmojë gjithë përvojën e tij. Ai mbetet në qendër e rreth tij vërtiten ngjarje e persona të cilët, për mirë apo për keq, lidhen me të. Vështrimi i shkrimtarit është shumë i gjërë, kap një kënd prej 360°, gjithshka që rrezaton jeta materiale, shpirtërore, intelektuale e mjedisit në të cilin ndodhet, doket, zakonet, filozofinë, historinë, politikën, kulturën e popullit të tij.


    Kujtimet e autorit rrokin një shtrirje kohore të gjatë, i ngjajnë një Sage të gjithë periudhës së komunizmit, që nga lindja deri në shëmbjen e tij. Pjesa më e madhe e tyre i përket burgjeve e kampeve të punës. Kjo, jo vetëm për faktin se jeta e autorit, për forcë madhore, kaloi më shumë në to, por dhe për një farë nënteksti filozofik të një realiteti të zotëruar nga një diktaturë, që gjente shprehjen e saj ideale pikërisht në ata kampe e burgje. Nëpërmjet personazheve të vërteta, të hasur në këto mjedise, personazhe që drejt për së drejti apo tërthorazi kanë bërë historinë e kohës së tyre, nëpërmjet historive të jetëve të tyre ravijëzohet një vend i cili është shndrruar në një burg të madh. Në të secili e sheh me dyshim lindjen e ditës, mbasi nuk e di se ç’do të ndodhë me të deri në mbrëmje, kufiri mes “tanëve” e “armiqve” pothuajse është zhdukur mbasi, sa hap e mbyll sytë, ish luftëtarët, drejtuesit e Partisë, gjeneralët, shkrimtarët përfundojnë në qeli nga ku vazhdojnë t’i besojnë përrallës së komunizmit.

    Përshkrimi i atyre burgjeve, në të gjithë vërtetësinë rrënqethëse të tyre, është ndihmesa më e madhe që autori i jep shqiptarëve e historisë së tyre. Ato copëza jete të mnerëshme të ngulura në vepër dëshmojnë se deri ku arriti krimi i organizuar në formën e Shtetit e do të vlejnë për të ardhmen, kur Shqipëria të jetë bërë një vend normal e kur Historia do të shkruhet në termat e saj të vërteta. Ato dëshmi do të hedhin dritë mbi një realitet për të cilin, fatkeqësisht, në Shqipëri e më shumë në Evropë, shfaqet prirja për t’a zvogëluar, për t’a harruar, për t’a fshirë nga kujtesa. Autori është i vetëdijshëm për këtë, duke patur parasysh se kjo mundësi bie ndesh me amanetin që ka marrë në të rit e vet: me tregue. Ai nuk ndalet, vazhdon të kujtojë e të tregojë, i bindur se jo gjithmonë tregimi i tij do të bjerë në vesh të shurdhër.

    Por një qëllim ka për zemër autori e që lidhet me misjonin e tij si shërbyes i Krishtit. Ai don të paraqesë në dritën e së vërtetës Kishën e tij, këtë institucion që ishte nga më të luftuarit, mbi të cilin ranë “rrufetë e Zeusit” në mënyrë të posaçme, të pandara, me ashpërsinë më të madhe, deri në paradokse. Përse komunizmi shqiptar u tregua kaqë gjaksor me fenë në përgjithësi e me atë katoliken në veçanti? Sepse, siç e thashë më sipër, ishte një sistem që themelin e kishte mbi mashtrimin e dhunën, dukuri që çdo besim, në veçanti ai i krishteri, i quajnë të papranueshme e i luftojnë me të gjitha mjetet. Që të ngrihej godina duhej pastruar themeli nga morali, duhej vënë atje imoraliteti, duhej asgjësuar kushdo që i kundërvihej këtij të fundit. Kisha katolike shqiptare nuk pranoi të bëhej krah i regjimit, nuk pranoi të ligjëronte krimin, nuk pranoi të shkëpuste lidhjet e saj shekullore me Vatikanin. Ja pra arsyeja e barbarizmit të pashembullt që u martirizua më shumë se çdo simotër e saj, që u kërcënua me shuarjen e plotë si asnjë tjetër.

    Ç’përfaqësonte Kisha katolike për Shqipërinë e popullin shqiptar? Pa dyshim ka qenë një nga pjesët më cilësore të superstrukturës së këtij Vendi. Tradicionalisht një nga tempujt më të fuqishëm të kulturës sonë, dha një ndihmesë themelore në formimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, pati merita të jashzakonshme në kultivimin në popull të dashurisë për Atdheun, gjuhën e historinë e tij, pati rol përcaktues gjatë pushtimit otoman në ruajtjen e identitetit kombëtar, i dha Shqipërisë një thesar të paçmuar në fushat e ndryshme të kulturës. Përfaqësuesit më në zë të saj, në qindvjetorin që lamë pas, si Dom Nikoll Kaçorri, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Imzot Luigj Bumçi, At Anton Harapi etj. ishin korifej shqiptarizmi e Baballarë Kombi.

    Këto të vërteta, të mohuara për një kohë të gjatë nga regjimi e veglat e tij në të gjitha nivelet, autori i shpalos me mjeshtëri nëpërmjet portretizimit të figurave, ndërhyrjeve filozofike, bisedave politike, kujtesës historike, episodeve që trajtojnë arkivin apo bibliotekën. Në sytë e lexuesit prakalojnë, në dritën e së vërtetës, eprorët apo kolegët, martirë të fesë e të kombit, secili me personalitetin e tij. Ato hyjnë lehtë në mëndjen e tij e mbeten gjatë. Aftësia e autorit në portretizimin e personazheve më duket se është me të vërtetë spikatëse. Më duket me vënd të sjell këtu një pjesëz nga gjyqi i madh në redaksinë e Hyllit të Dritës. Flet At Mati Prendushi që, në krahasim me gjykatësit e tij, më duket si Guliveri me Liliputët:

    “ Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër huj e na kanë varë në konop ata që nuk deshtën as fenë, as kombin, por e kemi thirrë vedin gjithmonë katolikë shqiptarë të Gjergj Kastriotit. Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë e si në paqe: në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpi. Ndërsa na nuk jena da kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë ate kulturë që ka Evropa e mos me u dallue për keq prej të tjervet. Na kemi hapë shkolla shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli shqiptar të ecin në rrugën e Zotit...”

    Fjalë lapidare, të gdhendura në mermerin e ndërgjegjes së kombit, që pohojnë një të vërtetë të mohuar, të njollosur, të kthyer përmbys nga një bandë kriminelësh të institucionalizuar në krye të Shtetit, për fatin e keq të Shqipërisë. Këtë të vërtetë rivendos në mendjet e lexuesve me mjeshtri At Zef Pllumbi, duke ja arritur plotësisht qëllimit të tij. Figurat e At Anton Harapit, At Gjon Shllakut, Dom Alfons Trackit, At Pal Dodajt, At Ciril Camit, At Mati Prendushit, At Donat Kurtit e sa e sa meshtarëve të tjerë mbeten në kujtesën e lexuesit, në thjeshtësinë e njëherësh në shkëlqimin e tyre si shërbyes të kishës së Krishtit, si njerëz, si shqiptarë.

    Portretizimi është i efektshëm dhe në vizatimin e figurave të tjera, të atyre që në këtë sagë kujtimesh gjysëm shekullore, bëjnë pjesë në viktimat apo në fitimtarët. Éshtë mjaft goditës portretizimi i veglave të diktaturës, të atyre “heronjve të heshtur” ose jo, që penda të tjera të fuqishme të letrave shqipe, për dhjetëvjeçarë të tërë i hymnizuan, i veshën me lavdi edhe se përfaqësonin krimin, dhunën, imoralitetin.

    “ Shikjo Dul, këta janë dokumenta tepër të randsishme për historinë e Shqipnisë, prandej tregoni kujdes të veçantë për ta!
    -Mos u ban marak P. Marin, se këto paçavure ne nuk na vlejnë fare: historinë e shkruejmë neve!”

    Thuhet se një përgjigje të përafërt dha dhe Hitleri kur dikush pati guximin t’i kujtojë krimet e ushtrive të tij dhe historinë. Dul Rrjolli ishte një partizan i thjeshtë i paditur, por mendësia që shprehin fjalët e tij është ajo e arrogancës së pjesës më ekstremiste të komunistëve shqiptarë që arritën të mbizotëronin e të merrnin pushtetin, me të gjitha pasojat që pësoi Shqipëria.

    Ka një tjetër shtysë të fuqishme në misjonin e tij shkrimtari e kjo është dashuria për popullin e vet dhe vendin e të parëve. Éshtë një ndjenjë e fuqishme, e përzjerë me krenarinë e dhimbjen, por që në ndonjë rast shpërthen në një zemëratë që na kujton shprehjen e Çernishevskit për rusët: “Komb skllevërish, fund e majë të gjithë skllevër!”

    “ Shka kishte me thanë bota kur të shofin se gjithë jeta e këtij populli paskësh kalue tue u shkrrye barkas rrshanë, pa mujtë kurrë me u çue në kambë?” shfryn ai në një çast dëshpërimi, kur sheh se objektet e kultit, vendet ku populli i tij ishte falë në qindvjetorë të gjatë, që i kishin qëndrue stuhinave të kohëve, tani shëmbeshin nga turma të pandërgjegjëshme, të infektuara nga frika e padija. E sheh këtë çast si humnerën më të thellë, në të cilën janë zhytur bashkatdhetarët e tij. E din mirë se ringjallja do të jetë tepër e vështirë e duhet të kalojë nëpërmjet një prove të madhe dashurije. Ai mundohet t’a kalojë këtë provë çdo ditë të ferrit të tij të dhimshëm, në marredhëniet me bashkëvuajtësit, sidomos me ata që, deri pak kohë më parë, bënin pjesë në turmën e xhelatëve të tij. Bën pjesë dhe kjo në misjonin e shkrimtarit, veç atij të famulltarit, sepse arti në genet e tij ka predikimin e dashurisë ndërmjet njerëzvet, brezave, popujve, dashurisë që ndërton familjen, shoqërinë, kombin. Sa larg misjonit të tyre ishin ata shkrimtarë që, në gjithë veprën e tyre, hymnizuan “luftën e klasave”, “ urrejtjen klasore” mes pjestarëve të një populli, të një kombi, mes folësve të një gjuhe, që evokuan “armët e zbrazura për t’uruarin komunizëm” e bëmat e tij “heroike”...

    Nga lartësia e misjonit të tij, i vetëdijshëm për peshën e rëndë që ka marrë mbi supe, me modestinë e artistit e të fetarit, autori i drejtohet lexuesit bashkëkohës të tij, por dhe atij të kohëve të mëpastajme, me një kërkesë sa të thjeshtë aqë dhe të ndërlikuar:

    “Ngjarjet që tregohen ktu janë tepër të vështira me u shkrue, prandej autori u kërkon të falun mbasi nuk asht shkrimtar, dhe me dashamirsi ju këshillon qi të reflektoni shumë mbi këto ngjarje dhe të kërkoni shkakun e vërtetë se pse ndodhën ato...Pse?”

    Pyetja e autorit del nga përmasat e veprës së tij e godet fort ndërgjegjen e një shoqërie që bart në vetvete krimin e pandëshkuar e që është shoqëria shqiptare. Por ajo shkon dhe më tej, i kalon kufijtë e brishtë të truallit të ngjarjeve e i drejtohet botës së madhe, ku një kulturë e tërë e ashtuquajtur “progresiste” mbetet indiferente kundrejt tyre, duke vënë theksin gjithmonë vetëm mbi një lloj tjetër krimi, atë nazifashist. Teoria e dy peshave e dy masave, që kushtëzoi për gati gjysëm shekulli çdo hap të jetës së shqiptarëve, në Evropën demokratike vazhdon të paragjykojë ndërpretimin dhe analizën e historisë së tyre. Nuk është e rastit dhe heshtja e kësaj të fundit në lidhje me kundërvënien ndërmjet Shtetit shqiptar dhe të përndjekurve politikë të komunizmit që kërkojnë dëmshpërblimin për vitet e punës së papaguar në kampet e punës së detyruar.

    Misjoni i autorit është tepër fisnik e i lëvdueshëm. Do t’ishte në dobi jo vetëm të së vërtetës, por dhe të ripërtëritjes shpirtërore të shqiptarëve, të përqafohej nga një numur më i madh shërbyesish të artit. Këto lloj shkrimesh do të vlenin shumë, sidomos për të rinjtë, që të kenë mundësi të krijojnë përfytyrimin e saktë se në ç’absurditet të llahtarshëm jetuan prindët e gjyshët e tyre, cila qe përgjegjësia, ku u shfaq forca apo dobësia e tyre. Çuditërisht këto tema lëvrohen vetëm nga dëshmitarët e drejt për drejtë të ngjarjeve si At Zef Pllumbi apo pak të tjerë. Orteku i shkrimtarëve të regjimit që është konvertuar në demokraci nuk gjen në ato tragjedi asnjë motiv frymëzimi, edhe se dikur bënte thirrje që “në gjak të ngjyejnë penat”. Ja dhe një motiv më tepër për t’u thelluar në pyetjen e shkrimtarit...

    Meritat letrare e artistike të veprës më duket se janë të bollshme, aftësia përgjithësuese e madhe, gjuha e stili të rrjedhshëm,galeria e personazheve dhe e mjediseve e larmishme, pasqyrimi i së vërtetës jetësore i saktë. U mundova të paraqes përshtypjet mbi vlerat kryesore të mesazhit që buron nga libri “Rrno vetëm për me tregue”. Aspekte të ndryshme mund të analizoheshin shumë më gjërë e besoj se do të jenë objekt i kritikës më cilësore.

    Si lexues e quaj të udhës të shpreh vlerësimin, mirënjohjen dhe respektin e thellë për personalitetin e autorit që do t’a quaja pa mëdyshje një Sollzhenicin shqiptar.



    TREPCA.NET: Shkrimin e Eugjen MERLIKËS për lexuesit e Trepca.net-it e mundësoi z. Çerçiz LOLOÇI për çka i jemi shumë mirënjohës.

    -----------------------------------------------



    Ky shkrimi siper ka vlere nga pikpamja politike por njeriu ka dhe qindra kerkesa te tjera.

    Supozojme se neser modernizimi do sjell internetin ne cdo fshat e qytet , ne cdo shpi e shkolle e ne cdo zyre e qender pune se cfare perperimi do te sjelle.

    Njerezit do mesohen te komunikojne e do mesohen te shprehin mendimet dhe ndjenjat dhe bota do behet me e mire.

    Psh...Sot kane internet e celulare dashnoret e pushtetareve socialiste dhe i perdorin ato per qejfet e bizneset e tyre dhe populli nuk ja shef hajrin aspak perkundrazi socialiste komoditeti i pushtetare socialiste paguhet shtrenjte nga fukarenjte.

    Neser kur te kete nje Qeveri te mire nje grua fshatare qe ka femijet pa buke mund te dergoje nje imell tek kryetari i komunes e ti lutet per nje qese miell.
    Sot nje grua e tille fshatare ska haber nga komunikimi dhe e gjendur ne mjerim gjen zgjidhje tek Fotoksina ne te njejten kohe kur me milionat e fituara nga Vadafoni e Korrupsioni bejne plazh ne Spanje e qejf ne Paris Rudina Xhungat e Magjistaret e Nano Klosave.

    Forumi neser ne Shqiperi do sjelle Demokracine e vertete sepse do mesoj njerzit qe te thone cdo dite fjalen e tyre pa u censuruar nga Ed Rama e Koco Dhim e Brace ZP-ja..

    Ktu e shoh une vleren e internetit dhe Forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-09-2003 më 14:30

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Shumë interesant, Brari, një pjesë të kujtimeve të At Zef Pllumbit të cilat i gjeta në "Hylli i Dritës" - organ fetar-kulturor me nam - i kam përkthyer suedisht për anëtarët e pakët të Shoqatës suedezo-shqiptare para 2-3 vitesh. Kujtime me vlerë, kam studiuar materiale të tmerrshme për metodat e komunistëve kundër klerikëve katolik. Për mua ishte ëndërr të ulem në Shkodër në vitin 1995 midis një prifti katolik dhe një prej krerëve të Ballit kombëtar.... E pabesueshme kur kam qenë i interesuar për botën shqiptare për sa e sa vite!
    Ullmari në Suedi
    Ullmar Qvick

  5. #25
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Nuk pata kohe te lexoj shkrimet te tera pasi me duhet te dal se shpejti por lexova pothuajse gjysmat e tyre. Tani doja te jepja mendimin tim ne pergjigje te temes. Duhet ta pranoj se jam tip skeptik dhe shkruaj shpesh me moseperfillje dhe me mungon serioziteti kur futem ne forum. Kte e bej sepse ne nje fare menyre me ndalon te bie (te pakten kshtu mendoj) ne rrjeten e hipokricise dhe sharlatanizmit ne te cilen eshte shume e lehte te biesh. Kte fenomen e takon tek rinia shqiptare dhe te bie ne sy edhe ne Forumin Shqiptar.

    Megjithate, une jam prape ktu. Pra dicka me pelqen. jane shume ato qe me terheqin ne forum, por do permend dy me kryesoret.

    Ajo qe me terheq me shume nga te gjitha eshte komunikimi dhe shkembimi i ideve midis njerezish te ndryshe. Zakonisht, njeriu ben pjese ne nje rreth shoqeror ku te tjeret kane tipare dhe karakteristika te ngjajshme me te tijat. Pra shkembimi i ideve eshte e limituar midis ktyre individeve me pak a shume nje karakter, ose karakter me diversitet te vogel. Kurse ne forum ndodh ndryshe, sepse lexon dhe kemben idete me lloj lloj tipash me karakteristika te ndryshme.

    E dyta, eshte se me ben te jem krenar. Biles e kame vene re ne veten time se forumi, jo vetem ky forum por edhe te tjere, kane ngritur krenarine time. Sepse ne forum takon shqiptare vertete te zgjuar. Ktu degjon per haritjet e tyre. Si kane ecur ata ne jete. Dhe kur degjoj per nje zotesine e nje shqiptari qe eshte ne US, ose ne Evrope, dhe se si ka progresuar ai me shkollen ose dicka tjeter, me ben te ndihem mire. Me ben te ndiej krenari ne vetvete, krenari qe jam shqiptar, krenari qe ndaj te njejten kombesi me kte njeri. Se gazetat na helmuan shpirtin duke folur vetem per krime e maskaralleqe qe ndodhin ne Shqiperi.

    E treta, jo vetem ne forum, por ne pergjithesi shprehja e ideve dhe mendimeve ne shkrim me terheq. Me magjeps se si anetaret me ane te 36 shkronjave dhe me menyren se si i kombinojne ato hedhin drite ne qoshet me te erreta dhe misterioze te karakterit te tyre.

    Kaq per tani!
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  6. #26
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    "Dhuroje dicka qe te shtohet"
    -----------{dituria)-----------

  7. #27
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    mendoj qe niveli i diskutimeve dhe diskutanteve eshte mjafte i larte,pore ka edhe plote ekstremizma,sharje,pore edhe administrimi ka mjafte per te korigjuare ne punen e tij
    antaret duhen sqaruare me qetesi e durim pere gjithqka e sidomose kure ju fshihen shkrimet

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    790

    Për: Cila është vlera e diskutimeve në forum?

    Mëson diçka të re.
    Edhe jep mendimin tënd,edhe nëse është i gabuar
    Ishte koha kur në forume debati kishte indormacione dhe vlera.
    Sot debati në forum, kthehet në sulme personale.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •