Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Cila eshte vlera e diskutimeve ne forum?

    Te gjithe ju jeni rregjistruar si anetare te forumit dhe merrni pjese ne te duke diskutuar ne nje larmi te madhe temash. Kete teme e hapa pasi do te ishte me interes per te gjithe nese ju do te ndanit me ne "vlerat e forumit" qe ju gjeni ne te. Dihet qe interesat e gjithesecilit prej jush variojne, dhe gjithesecili ka kendveshtrimin e tij mbi diskutimet qe gjen ne forum. Une ju pyes:

    Cilat jane vlerat e ketij forumi per ju?
    Cfare ju shtyn qe ta vizitoni ate?
    Preferoni te lexoni shume e shkruani pak apo anasjelltas?

    Diskutim te kendshem.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),Neteorm (19-03-2017)

  3. #2
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Per mua ky forum eshte dicka shume interesante. Ketu them mendimet e mia ne tema te ndryshme, jam njohur me anetare te tjere, flasim shqip mbi te gjitha gje qe eshte e domosdoshme per ne qe jetojme jashte shqiperise. Pershendes te gjithe stafin drejtues dhe te gjithe anetaret e ketij forumi.
    Me respekt Fredi.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Hi Aldo ,hi Fredi ok po them dhe une arsyen time qe shkruaj.
    - Se pari , me pelqen shume ti shpreh mendimet e ndienjat me shkrim !
    Dhe para se te zbuloja forumin , shkruaj . Shkruaja neper ditare a fleter fletoresh , kam shkruar 2-3 artikuj dhe ne gazeta ,por nese ne rastin e pare shkrimet qe beja ishin shume ''te vetmuara'' dmth i lexoja vetem une , ne rastin e dyte ato qe shkruaja nuk e di se si priteshin dhe si vleresoheshin nga ata qe i lexoni ( nese i lexonin ) ,dhe nese doja te beja dhe nje hap me tutje , gjithmone ndihesha dhe frenohesha nga pasiguria e aftesive te mia .
    Ketu ne forum keto dobesi shmangen ,ose me sakte zbuten deri diku , se ne radhe te pare shkruaj po ato qe do shkruaja ne nje ditare , dhe i shkruaj pa frike dhe pa ngurim ( dmth jam vetvetja ) por njekohesisht i lexojne dhe persona te tjere me bindje dhe ide te tjera ,prej te cileve njekohesisht mar dhe kritikat e tyre (pozitive a negative )
    Nderkohe forumi me jep mundesine te shkruaj me shpesh dhe njekohesisht te shikoje dobesit dhe aftesite e mia .
    Nje aspekt tjeter i forumit shume i rendesishme ( per mendimin tim ) eshte demokraci dhe pluralizemi i mendimesh dhe ideve ,qe qarkullojne ketu .
    Nga kjo ane eshte nje shkolle e madhe .( per ata qe duan te mesojne kuptohet , ca eshte demokracia dhe ca eshte qe gjithkush te kete te drejte lirie ne te menduar dhe me te shprehur )
    Nje tjeter veti e forumit eshte se ketu mund te gjej persona me te pergatitur dhe me te informuar ( ne fusha te ndryshme ) dhe kontakimi me keta njerez me krijon mundesi per te evoluar ose me thjesht per te perfiuar dhe une sado pak prej tyre .
    E verteta eshte ( nuk kam shume kohe qe shkruaj ne forum ) por pasi te kem bere nje fare rrethi shoqeror me ata personat qe me terheqin dhe qe me mangnitizojne mua ( kulturore+ shkencore ) do doja te hap tema bisedash te interesave te mia ..........jo se tani nuk me pelqejne perkundrazi ,por do doja te beja dicka me shume ( ambicje , thuajeni dhe keshtu )
    Megjithate le tia leme kohes te na tregoje rrugen , dhe njekohesisht ju falenderoj cuna per mundesin qe me jepni .
    Ju dergoj urrimet dhe pergezimet e mia me te sinqerta per pune dhe perpjekjet tuaja , shpresoje se do dali dica e bukur dhe me vlere nga gjithe kjo perpjekje. Jam pran jushe , dhe mbeshtes perpjekjet tuaja !
    :T

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sydylimri për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Forumi shqiptar me ka mundesuar:

    -te stimuloj mendjen time duke u munduar t'i jap pergjigje temave nga fusha te ndryshme
    -te rritem shpirterisht duke komunikuar dhe diskutuar me bashkebesimtaret e mi shqiptare, e theksoj kete, pasi ka vite qe nuk kam diskutuar me bashkebesimtaret e mi shqiptare
    -te shpreh mendimet e mia lirshem ne nje vend ku ndjehem e mirepritur dhe e respektuar edhe pse marr pjese ketu per nje kohe relativisht te shkurter
    -te mbush ate boshesi shpirterore per te komunikuar me bashkemoshataret e bashkekombasit e mi, te cilet ne jeten e perditshme me mungojne plotesisht.
    -te rritem ne dituri te shume problemeve bashkekohore qe Shqiperia po kalon dhe te lexoj reagimet e shume shqiptareve jashte vendit ndaj ketyre problemeve
    -te gjej vetveten

    Dua ta perfundoj duke uruar perzemersisht inisiatoret dhe mirembajtesit e ketij forumi kaq serioz dhe prestigjioz per mundesine qe i kane krijuar mijera shqiptareve te mblidhen ne nje atdhe virtual ku secili mirepritet me bujarine e mikpritjen e famshme shqiptare!
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Thjeshtesia për postimin:

    Neteorm (23-12-2023)

  8. #5
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Sydylimri e ke shpjeguar aq mire dhe aq qarte bravo. Te njejtat arsye me shtyjne edhe mua pasi kam shkruajtur shume poezi dhe vjersha vete por kisha pasiguri ti tregoja diku tjeter dhe as ne forum nuk kam vene ndonje nga poezite e mia qe kam shkruajtur. Te njejtat arsye pra me terheqin edhe mua qe te shkruaj por nuk kisha kohe qe ta shpjegoja aq gjate. Kam kohe shume te kufizuar por perseri e gjej kohen te shkruaj ne forum dhe e kuptoni sepse..... nga qe me pelqen aq shume ky forum.
    Pershendetje te gjitheve.
    Fredi.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fredi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Hi cuna hi Studenti Blu .
    Une ne radhe te pare dua te pyes oderatoret mbi ca baza zgjidhen ? Kane thjesht njohuri teknike dhe njohin programin , apo kane dhe njohuri kulturore ?
    Dhe dua te pyes ALBO-n :
    Albo symini qe keni per forumin eshte sasior ( dmth te mblidhen sa me shume njerez ) apo cilesor ( dmth te mblidhen njerezit me nive me te larte ) ?
    Une kuptoj qe ndofta per shume prej jush kjo ceshtja e forumit eshte dhe ''bisnes'' e ndofta kemi aryet tuaja qe ndiqni nje politike te caktuar , por do doja ti dija dhe une ( nese eshte e mundur kuptohet ) qe te mund te beja dhe une kritiken time ( gjithmone per te ndihmuar e jo per te ulur a nenvleftesuar punen e perpjekjen tuaj ).
    Megjithate do doja dicka Aldo dhe prej ju cunash qe jeni moderatore ne lidhje me vleresimet qe behen ; Te mos vleresohen vetem ata qe shkruajne me shume ,por edhe ata qe shkruajne bukur e me sakte , qe kane kulture e qe jane nje shembull i mire qe shume prej nesh duhet te mesojme prej tyre .{ kush do i zgjedhi keto shrime ? ketu eshte nje ceshtje e cila mund te diskutohet , dhe per te cilen mund te jap mendime te ndryshme ...........}
    Gjithashtu do doja qe shkrimet me te mira , te mblidheshin te gjitha bashke , e perfshiheshin ne nje teme ( kjo mund te behet nje here ne jave a ne 2 jave ) Nuk e di praktikisht ne eshte e mundur .{ kjo varet nga ju moderatorat }
    Sa per ate qe thote Studenti-Blu dmth qe te disa tema qe nuk i pelqejne te mbyllen , nuk jame aspak dakorte ,per disa arsye :
    -Ne radhe te pare me ckritere do vleresoj dikush mesazhin e nje forumisti , dhe a ka ay Moderatore aftesite dhe njohurite per te bere kritike dhe te na vleresoje ?
    Jo , besoje se duhet qe te gjitha shkrimet te ekzistojen dhe te lejohen te gjitha temat .
    Po ju jap nje shembull ,eshte nje teme
    ''Ca mendim keni per greket '' ku shume mendime fanatike , injorante e shoviniste jane shkruar aty , por kjo seshte arye qe une meqe sjam dakorte me ato mendime te kerkoje mbylljene e asaj teme, perkundrazi do shkruaj dhe do perpiqem me mesazhet e mia dhe me njohurite e mia tu tregoje atyre qe kane ato mendime ,ku dhe pse gabojne . Kjo eshte menyra me demokratike dhe nga ana petagogjike me e sakta , asgje nuk duhet bere me force dhe me imponim , duhet te ekzistoje qe te gjtiha mendimet , ashtu sikurse ekzistojen , pavaresisht ne shkruhen apo jo ne forum .
    Pastaje eshte ne dore te secilit prej nesh te lexoje ato qe i pelqejne dhe ato qe i interesoje .
    Jam kundra cdo lloje perpjekje per kufizmini te lirise ne te shprehur !!!!!
    :T

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sydylimri për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    nuk kam shume kohe qe e kam zbuluar forumin por te them te drejten me pelqen.eshte interesante sepse ketu besoj qe nuk mund te fshihesh dhe te shkruash ate qe mendon.mendoj qe jeta e shumices nga ne nuk te jep shume mundesi komunikimi gjate dites.nuk me pelqen fanatizmi,kur ofendohen fetaret me njeri tjetrin dhe ata qe bejne klasifikime racash,kombesh,ngjyrash etj.por megjithate kuptoj qe çdo njeri ka mendimet e veta dhe eshte e drejte qe ti mbroje deri ne fund.
    me respekt.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar leci për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Vlera e diskutimeve eshte teper e larte. Por eshte e natyrshme qe jo cdo teme te arrije nivelet e deshiruara, dhe kjo per arsye qe dihen.
    Sidoqofte mund te them me plote bindjen qe Forumi Shqiptar eshte me nivel me te larte nga te gjithe forumet e tjera.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Enri për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    Faleminderit per punen tuaj:

    Desha te them qe nga te gjitha forumet, ky forum eshte me te vertete Forumi Shqiptar. Para se te zbuloja kete forum kam qene anetar i nje forumi tjeter, dhe vizitor i disa forumeve te tjera, dhe gjeta qe administratoret e moderatoret e tyre pothuajse te gjithe kishin nje mision politik apo fetar, dhe ne bazen e ketij misioni, ata benin censurimin dhe diskriminimin ndaj anetareve te forumit. Madje ne fund u lodha duke shkruajtur dhe duke i gjetur mesazhet e fshira nga administrata klerike muslimane e atyre forumeve me tituj shqiptar.

    Per fat te keq, po te lexosh disa nga sygjerimet e mesiperme, edhe ketu kerkohet nga disa nje nivel me i larte i censures ne baze te te njejtave ide. Ju lutem mos e ktheni forumin ne nje vend ku e drejta e fjales eshte nje mirazh shkretetirash. Te gjithe kane te drejte te shkruajne mendimet e tyre.

    Megjithese nuk kam qene aktiv ketu per shkak te faktit qe para se te vija ketu isha anetar i nje forumit tjeter, vlera e diskutimeve ne forum eshte kryesisht perdorimi i gjuhes shqipe. Eshte nje kenaqesi jo vetem per te diskutuar une si person, por edhe per te lexuar shkrimet e anetareve te tjere. Te gjitha tregojne ne nje menyre rrugen qe kemi marre ne jete, nivelin e edukates, deshirat, dhe endrrat e bashkatdhetareve.

    Falenderoj ata qe merren me mirembajtjen e forumit dhe u uroj suksese dhe lumturi ne jete.

    I

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Iliri88 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #10
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    Kam vizituar forume te tjera shqiptare dhe besoj se "Forumi Shqiptar" eshte i vetmi ku diskutimet serioze ndahen me se miri nga ato me natyre humoristike apo mbush-e-zbraz. Nuk di nese jane antaret apo stafi qe e bejne forumin te tille, por di te them qe me terheq me shume se forumet e tjera.

    Sinqerisht
    Kuntakinta

    P.S. Ajo qe kam shkruar me lart nuk do te thote qe forumit i jap noten 10. Mendoj se ka dhe disa mangesira, te cilat nuk do i shpreh ketu, por te vrejtjet e keshillat.
    :-)

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kuntakinta për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •