Pergjigje ndaj shkrimit te Sydylimri
Kriteret e zgjedhjes se moderatoreve i kemi shprehur shpesh here po sidoqofte mund tua sqaroje perseri.
Nuk ndiqet absolutisht kriteri i Anes Teknike. Aq eshte e vertete kjo, saqe me ndonje perjashtim tek tuk, shumica e moderatoreve nuk jane te afte nga ajo ane dhe duhet ti shpjegojme cdo gje me pare se ti caktojme si te tille.
Moderatorit, perpara se ti jepen akseset tek Forumi ku do te moderoje, i jepet aksesi tek Forumi i Moderatoreve (anetaret e regjistruar nuk mund ta shohin ate forum) dhe atje duhet te qendrojne derisa te mesojne komandat dhe te lexojne rregulloren dhe cfare duhet te bejne.
Pasi ti kene sqaruar dhe mesuar te gjitha, atehere i jepet aksesi tek forumi qe do te moderojne.
Perzgjedhja behet ne baze te aktivizimit dhe kohes se shpenzuar ne forum, aktivizimit ne nje forum te caktuar dhe nivelit te seriozitetit qe shpreh ne diskutime. Nuk i kerkohen absolutisht bindjet poltike apo besimi fetar.
Pastaj ka dhe vecori te tjera, por gjithsesi keto jane ato me kryesoret.
Qellimi yne i fundit ne kete forum ka qene SASIA. Pra asnjehere nuk e kemi pare forumin nga ai kendveshtrim dhe kush na viziton prej shume kohesh e ka kuptuar kete gje.
Kemi bere c'eshte e mundur per te kufizuar shkrimet pa nivel tip chit-chat etj. Sasia ketij forumi i ka ardhur pikerisht nga keto veprimet tona, pasi vizitoret kane vleresuar seriozitetin tone ne drejtimin e forumit.
Ne rast se do ta linim gjithcka te lire, atehere ky forum nuk do te kishte frekuentimin qe ka.
Ashtu si ju qe kerkoni lirine ne diskutime, ashtu e kerkojme dhe ne vete dhe te gjithe anetaret e tjere, por ketu duhen ndare gjerat.
Liria e teper pik se pari demton pikerisht anetaret, te cilet mund te jene te lire te shkruajne ate qe duan, por nuk jane te gatshem te presin pergjigjet qe marrin. Pra ka patur shume anetare te cilet i kane dhene te drejten vetes per te sulmuar, gjykuar apo ofenduar anetare te tjere, por nuk pranojne qe te marrin te njejten pergjigje.
Ne ketu nuk e zbatojme ate Liri, por mundohemi qe te nderhyjme.
Pra i kemi ndare pak a shume forumet ku mund te shkruhet ajo qe te vjen me pare ne mendje dhe ato ku duhet te mendohesh mire perpara se te postosh shkrime.
Persa i perket lirise se mendimit, ate po mundohemi ta aplikojme dhe deri ne nje fare menyre ja kemi arritur qellimit.
Por me kalimin e kohes kemi pare qe shumica e problemeve nuk kane ardhur per shkak te gabimeve tona si staf, por per shkak te mentalitetit qe kane shume anetare.
Une kur i kerkoj anetareve qe te Moderojne Forume, i kam shprehur pak a shume qe; "Nuk me interesojne Bindjet Politike apo Fetare qe mund te kesh, por duhet te zbatosh rregulloren e forumit."
Ne kemi marre shume sulme nga anetare me bindje te ndryshme poltike apo fetare.
Na kane akuzuar per komuniste, fashiste, demokrate, socialiste, thaciste, rugoviste, fondamentaliste islamike, ortodokse, katolike etj etj etj.
Ka patur anetare qe kane larguar sepse kemi lejuar poste per Berishen, apo per Nanon, per Rugoven apo per Thacin, per fene islame apo per ate ortodokse.
Do te isha preokupuar ne rast se keto sulme do te ishin te njeanshme, por perderisa jane nga te gjitha anet, tregon qe ne mbajme nje linje te pergjitshme neutrale. Edhe ky eshte nje faktor qe ka bere qe Forumi Shqiptar te jete forumi me i frekuentuar ne internet.
Faktor tjeter i rendesishem eshte edhe fakti qe kemi ndalur paragjykimet krahinore dhe shqiptaret i kemi konsideruar te njejte, pavaresisht se ku banojne, RSH, Kosove, Maqedoni etj.
Kjo ka bere qe ky forum te jete me i Frekuentuari jo vetem nga Shqiptaret e RSH-se por dhe nga ata te Kosoves dhe te trojeve te tjera shqiptare.
Pra nga njera ane pretendohet Liria e Shprehjes, por cdo anetar perpara se te pretendoje kete gje, duhet te llogarise veten e tij me pare.
Pra sa eshte ne gjendje ai te pranoje mendimin, besimin apo bindjen e kundert.
Nuk mund te pretendosh Lirine e Shprehjes kur i kundervihesh nje myslimani apo nje ortodoksi pse ai mendon ate qe mendon dhe si pasoje te akuzosh stafin e Forumit si fondamentalist mysliman apo ortodoks.
Pra duhet te kini parasysh dicka. Liria e shprehjeve banale, ofendimeve apo sulmimeve personale demton anetaret qe e frekuentojne, frekuentimin e forumit dhe ul se tepermi nivelin e tij.
Liria e Shprehjes se Mendimin Politik, Fetar etj eshte i lejuar ne forum dhe ne bejme c'eshte e mundur per te qendruar te paanshem.
Kutphet qe here pas here nderrmarim veprime kur i gjykojme te drejta, por qe mund te mos dalin te tilla me kalimin e kohes. Pra me kohen shume gjera rivleresohen dhe ne nderhyjme me masa apo rregulla te tjera ne varesi te kushteve.
Pershendetje
Krijoni Kontakt