LONDER/ PROPOZIMI I MINISTRIT
Projektligji, si mund të bëhen shqiptarët anglezë
Nga Londra
Muhamed Veliu
GAZETA SHQIPTARE
Tani e tutje, ata emigrantë të huaj përfshi dhe shqiptarët që do të aplikojnë për të marrë nënshtetësinë angleze duhet të kalojnë në test. Ky është propozimi i ri i Ministrit të Brendshëm anglez, David Blunkett i bërë publik dje.
"Nëse ata që do të aplikojnë për të marrë nënshtetsinë angleze nuk flasin rrjeshëm anglisht dhe nuk do të kalojnë provimin me pyetje nga fusha të ndryshme, përfshi historinë e Anglisë, nuk do të kenë privilegjin e marrjes së pasportës angleze. Kjo nuk do të thotë që atyre do t'u refuzohet qëndrimi në Britaninë e Madhe, por privilegjin e të qënurit anglez do ta fitojnë atëherë kur të kalojnë testin". Kështu thotë ligji i ri i përshëndetur nga politakanët dhe analistët e shumtë të medias britanike. Ky propozim është quajtur një hap pozitiv në lidhje me nënshtetësinë dhe iniciusi i këtij ligji, ministri Blunkett ka marrë përgëzime edhe nga opozita konservatore, e cila e ka mbështetur në parim projektligjin.
Projektligji
Blunkett e ka komentuar këtë projektligj si të nevojshëm dhe shumë praktik, ai shtoi se të qënurit shtetas britanik është diçka që të bën krenar. "Marrja e nënshtetësisë të obligon në marrjen e disa përgjegjësive dhe njëkohësisht të shumë të drejtave", ka theksuar ai. Emigrantëve do t'u vihen në dispozicion klasa për të mësuar rreth testit, i quajtur si "Brittishness test". Më shumë se 100 mijë veta për çdo vit pritet të frekuentojnë këto klasa, shumica e të cilëve janë martuar me partnerë britanikë ose kanë viza pune më shumë se tre vjet. Këtu nuk mbeten pa u përfshirë në marrjen e nënshtetësisë angleze edhe azilkërkuesit, të cilët kanë pesë vjet që jëtojnë në shtetin ishull, por duhet të kenë fituar të drejtën e azilit përgjithmonë dhe padyshim të kalojnë testin.
Fati do t'u buzëqeshë edhe atyre shqiptarëve, të cilët kanë mundur të fitojnë statusin e azilantit. Janë të shumta rastet e atyre emigrantëve shqiptar, të cilët kanë marrë nënshtetësisë angleze, pasi kanë plotësuar kushtet e mësipërme dhe nuk kanë patur asnjë "njollë" të zezë në biografinë e tyre gjatë të gjithë kohës që nga mbërritja në Britaninë e Madhe.
Ligji aktual i marrjesh së nështetësisë krahas kushteve të mësipërme obligon aplikantët që të firmosin një akt besnsikërie ndaj "Madhërisë së Saj Mretëreshës Elisabeta II, si dhe Shtetin Britanik".
Reagimi
Rober Kola nga Gjirikastra, është një nga ata që ka fituar nënshtetësinë angleze para disa muajve. Ai u shpreh se projektligji i ri është i domosdorshëm dhe të vë para obligimeve të reja. Ndërsa Afërdita Sula, një emigrante nga Burreli tha, se fillimisht është shumë e vështirë për të fituar statusin e emigrantit dhe pastaj duhet menduar për nënshtetësinë. Ajo ka rreth pesë vjet që punon si ndihmësmësuese në degën e fizikës në një shkollë të mesme.
Krijoni Kontakt