pershendetje o patriote.ne rradhe te pare ju pershendes qe te gjitheve dhe ju falenderoi per keto faqe te mrekullueshme qe sillni ketu.po filloi edhe une me prezantimin tim.une quhem marin dhe kam lindur ne tirane.u bene 2 -vjet e gjysem qe studioj ne gjermani per muzike-dega-piano.endra ime eshte te behem koncertist dhe te ndihmoi sa me shume vendin tim ne jeten artistike.shkoj shpesh ne shqiperi dhe kam bere disa recitale per solo piano ne tirane ne akademine e arteve.dua ta vazhdoj kete pune sepse keshtu do te ndjehet interesi i muzikanteve shqiptare qe jane jashte atdheut.me pelqen shume historia e lashte dhe sidomos te zbuloj sa me shume gjera nga historia e lashte e vendit tim.ketu me vete kam marre disa disqe e kaseta me muzike popullore shqiptare nga jugu-shqiperia e mesme-dhe veriu.kur e degjoj ate muzike origjinale me ngrohet shpirti por nganjehere prekem shume dhe s“ndihem mire.do t“ju tregoj nje histori te bukur qe me ndodhi ketu ne gjermani.besoj qe te mos iu merzis.para 2 muajsh me rastin e greqise qe mori rradhen e presidences se BE-se kete vit konsullata greke me qender ne stutgard zhvilloj nje konference dhe nje koncert me muzike klasike ne qytetin e karlsruhes ku une studioj.ketu une jetoj me nje grek qe studion violine.eshte djal i mire dhe i llogjikshem.ai me ftoij dhe me tha qe une te luaja me te dhe me nje violinist tjeter po grek sepse konsullata donte vetem muzikante greke ne koncert.kur ata e moren veshe qe do te luaja une pra nje shqiptar u befasuan dhe e priten shume mire lajmin (pa marre parasysh interesat e tyre per te greqizuar c“do gje)dhe me thane qe per kete koncert te luhej edhe nje pjese nga kompozitore shqiptar.u befasova dhe u lumturova.luajtem pjese nga pjeter gaci.u pelqye shume.mu be qejfi se u prezantova si shqiptar krenar per origjinen time dhe ata me respektuan si i till.mbas koncertit ndodhi e bukura.dola nga skena dhe shkova tek holli ku organizohej festa mbas koncertit.ne gosti e siper ku te gjithe me pyesnin se nga vij dhe ku kam studiuar vijne 5 burra.po i degjoja qe po flisnin greqisht
hash me vete mesiguri do te jene te tille.me afrohem dhe direkt njeri prej tyre me pyet
`BEN?C`NA THUA?NGA NA VJEN MORE?.mu be zemra mal,shpirti mu ngroh dhe u deha nga keto fjale te cituara me aq mallengjim nga ata burra.menjehere i kuptova se jane ARVANITAS.i pyeta dhe me thane po.por nuk mundeshim te flisnin me shqip dhe me thane se gjysherit e tyre e flisnin kete gjuhe.moshen e kishin 45-50 vjec.me thane se iu be qejfi qe degjuan nje muzikant shqiptar dhe ishin mallengjyer me balladen e pjeter gacit.ky rast i vogel me ka ngelur ne mendje dhe s“me ka ikur akoma.pastaj kur po flisja edhe me nje personalitet te konsullates greke ne muhabet e siper me tha se shefi i tij e kishte emrin me prejardhje shqiptare dhe ata e dinin se kishte shume emra ne greqi qe e kane prejardhjen te tille.(fatkeqesia eshte qe ata se pranojne te verteten)ca ti besh?nje dite do te vij...pra me kaq po e mbyll prezantimin tim.besoj se s“ju merzita!?apo jo?me vjen shume mire qe jam rregjistruar tek ky forum patriotesh.ishalla vazhdojme keshtu.zoti qe na emeroj shqiptare ju bekofte te gjitheve.ju pershendes.RROFTE SHQIPERIA JONE ETNIKE!me respekt epiriot-patriot.
Krijoni Kontakt