Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14

Tema: Anton Pashku

  1. #11
    ANTON PASHKU
    (tregime)



    Anton Pashku lindi nė Has tė Thatė tė Prizrenit mė 1937. U shkollua nė Prizren dhe nė Prishtinė. Deri nė vdekje punoi redaktor nė gazetėn "Rilindja". Ėshtė autor i disa vėllimeve me tregime: Tregime (1961), Njė pjesė e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrėmjes (1978).Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971). Tregimet e para Anton Pashku i botoi nė vitin 1957. Pėr afro tridhjetė vjet punė krijuese letrare, ai botoi relativisht pak, por, pėr nga vlera artistike, vepra e tij zuri vend nė krye tė panteonit letrar kombėtar Anton Pashku sjell njė frymė krejtėsisht moderne nė traditėn e prozės shqiptare. Ēėshtja bosht nė rrėfimin romanor tė Anton Pashkut ėshtė veēanėrisht vetėdija e autorit pėr pozitėn e tij dhe perspektiva e synimit tė kėtij rrėfimi. Shtresimin ironik gjatė gjithė rrėfimit, rrėfimtari do ta derdhė e ta pėrhapė tėrthorazi, e jo si deklarim tė qėllimshėm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive pėrjetohen drejtpėrsėdrejti nga lexuesi dhe janė mė mbresėlėnėse se njė fotografi e gjallė e njė realiteti absurd. Rrėfimtari e nis udhėtimin nga njė kohė e pacaktuar qė gjatė ecjes fiton peshėn e njė vatre tė gjallė dhe jehona e reflekseve tė sė kaluarės shfaqet si pėrsėrķtje e pafund e dramės sonė kombėtare. Ky vizion i fuqishėm dhe largpamės i veprės sė Pashkut qė pėrbėn tharrmin krijues tė tij, realizohet pėrmes strukturimit tė nėntekstit ironik tė rrėfimit. Kjo gjė e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin qė ta kėrkojė atė qė nuk thuhet, atė qė duke heshtur, e bėn lexuesin tė jetė zėri kryesor. Vdiq mė 1995



    KITARA



    Zemra ime vallėzon vetėm atėherė kur dėgjon titrimin e telave tė kitarės. Vetėm shpatat e zėrit tė saj mund ta copėtojnė brengėn dhe t“ua falin flatrave tė harresės. Po, vetėm kitara, kjo kitarė qė rri pėrpara meje e varur aty nė mur, mundet.
    Edhe pse tash frik jam mėsuar tė luaj me telat e saj, kitara ime lėshon zėra qė, duke u ngatėrruar ndėrmjet vete, krijojnė jone, pėr mua shumė tė hareshme. Vetėm pėr mua! Them vetėm pėr mua, sepse tingujt e saj janė shumė tė ēuditshėm. Nuk mund t“i kuptojė, ose nuk do t“i kuptojė, gjithkush: qajnė kur duhet tė gėzohen, gėzohen kur duhet tė qajnė.
    Si tash mė kujtohet vaji i vashės, qė m“u lut t“ia kėndoj njė kėngė. Pranova. Mora kitaren nė duar. U ula pranė dritarės, duke shikuar nė qiellin e natės, i cili, nėpėr dritaren time, dukej katėrkėndėsh me fillim, por pa fund. Pėlqeva telat dhe gishtat e mi zunė tė luajnė nėpėr to. Tingujt e kitarės pėrcillnin fjalėt e kėngės pėr Hėnėn e dashuruar nė njė yll qė tradhtoi Diellin, i cili, zemėruar pamasė, shkreu qė ta shėmtojė pėrgjithmonė fytyrėn e Pabesės.
    -Pse t“u mbush mendja ta kėndosh kėtė kėngė?-pyeti ajo dhe sytė ia mbytėn bulzat e lotėve qė i gufonin pajada.
    Rrudha krahėt. Rrudha edhe ballin. Nuk dita ē“t“i them. Dita, por diēka mė lidhi nė fyt.
    -Po pse, pse po loton?-dėgjova pyetjen mbasi doli prej gojės sime.
    -Si…pse?!-tha ajo duke u munduar pėr t“i ndalė lotėt, qė i rridhnin nėpėr faqe.
    -Si, tė lutem, si ka mundur Dielli tė bėhet aq mizor…
    -Mizor?!
    -Po, po!-tha ajo—Si ka mundur tė bėhet aq mizor ndaj Hėnės, e cila pėr ēdo mbrėmje del pėr ta stolisur lumin tonė me shtyllėn e artė tė rrezeve tė veta?
    -Shtylla e artė e Hėnės?
    -S“ėshtė e Hėnės.
    -Po e kujt ėshtė?
    -Fol sa tė duash, por ti s“je duke prekur telin e solit?
    -Unė?
    -Ti, pra. Tė Pabesės…-thashė dhe u ndala. Mendimin, qė desha t“ia them asaj, e pėrtypa nė heshtje.
    Mė shikonte. Pesha e shikimit tė saj, qė mė kaploi, ishte tepėr e rėndė. Ishte e rėndė sa s“bėhet.
    -Mirė, mirė!-thashė.
    Preka telat e kitarės sime. U krijuan tinguj qė s“kishin lidhje me njėri tjetrin.
    -A di ēka,-tha ajo,-ta lėmė Hėnėn.
    -Ta lėmė, nėse na lė.
    -Mos u tall!
    -Nuk po tallem.
    -Atėherė, pra, jipja kėngės pėr sumllėn e djersės!
    -Pėr sumllėn e djersės, pa tė cilėn nuk mbin as therra pėr gardhiqe?
    -Po, ke tė drejtė.
    -S“dua!
    -Pse?
    -S“dua t“ia them asaj kėnge, sepse ėshtė e dhimbshme.
    -Ani qė ėshtė e dhimbshme, ani.
    -Por ti s“e merr vesh!
    -Si nuk e marr vesh!-tha ajo.-Vėllaut tim tė vogėl ia shoh sumllėn e djersės sa herė qė mundohet ta gėnjejė nėnėn…
    -Eh…-thashė unė.
    Njė e qeshur, pėr mua fare e pakuptimtė, shpėrtheu nė gojėn e saj. Ishte aq therrėse dhe e padurueshme, sa mua mė hypi gjaku nė krye.
    Shikova nėpėr dritare: m“u duk se njė yll kishte zbritur dhe tashti ishte mu pėrpara syve tė mi. Ēova dorėn dhe mora hov: desha ta thej kitarėn nė njėrėn kėmbė tė atij ylli. Por, sjellja shkoi kot: ylli ishte larg, atje lart duke hequr valle me shokėt e vet.
    -Ha, ha,ha!-dėgjohej e qeshura e saj.
    Mora kitaren. Drodha njė tel. I thashė:
    -Pėr ty, pėr lėkurėn tėnde pa asnjė pore!
    Ndali tė qeshurit. Mė shikoi me ballė tė mrrolur. Drodha tė gjashtė tela e i thashė:
    -Pėr ty, pėr ty qė m“je tingull i pazėshėm!
    -Paska tinguj tė pazėshėm?
    -Ja, paska!
    Brofi nė kėmbė. Bėri njė hap dhe u ndal pėrpara meje.
    -Shiko veten, o i mjerė!-tha ajo.
    -O gjuetar i ėndrrave, a s“po sheh se je krejt lakuriq!
    -Unė?
    -Ti, ti…A s“po sheh se ke mbetur lakuriq?...A s“po sheh se kitara tė solli nė kėtė ditė tė zezė?...Hidhe atė kitarė e mos rri kėshtu lakuriq, se do tė bėhesh gazi i botės…
    Zonjusha Vulė lėvizi vendit. Megjithatė, shtrėngova kitarėn. Kitara u dalldis. Kurse ajo u mrrol edhe mė shumė. Dikur fluturoi jashtė, duke mbyllur derėn me forcė.
    Mbeta vetėm unė, kitara dhe tingujt e saj magjikė qė pėrpiqeshin pėr ta zhdavaritur rrapėllimėn e derės sė mbyllur…

    Shkurt, 1957



    LĖKURA E VERDHĖ E LIMONIT



    1.
    Pushoi sė menduari pėr diellin dhe rrezet e tij, qė pėrvidhen nėpėr dritare. Dielli dhe rrezet prānė sė zgjuari te kjo ato ndjesi qė gjithmonė e shtyjnė tė mendojė pėr bukurinė e madhėshtinė e tyre. Ato, tashti, iu duken tė rėndomta. E pėr gjėra tė rėndomta kishte vendosur disa here tė mos e vriste mendjen.
    Shumė, shumė herė e qortonte veten, kur jipej mbas gjėrave tė imta.
    Dėshira e saj ishte tė pėrjetonte ngjarje tė mėdha. E kjo, edhe pse e vogėl, shumė e vogėl, e dinte se ato kėrkojnė lot. Tė mėdhenj. Sa kokrra e thanės.
    Dhe filloi t“ia ketė zili motrės sė saj tė madhe. Ajo dinte tė qajė. Ajo. Kurse kjo nuk dinte.
    Ēuditej me vetveten: pse nuk dinte tė derdhė lot nga sytė e saj tė vegjel?
    I kujtoheshin fjalėt e motrės sė saj tė madhe, e cila, sa herė i prekte sytė me facoletė-sytė dhe mollėzat e faqeve me facoletė, thoshte:
    “E shtrydha, e shtrydha limonin!““

    2.
    Nė tryezė ėshtė njė pjatė me tre limonė. Vajza merr njė. E shikon me habi. E hudh prej
    dorės nė dorė. Mundohet tė dijė ēfarė lėngu ėshtė ai brenda, mbėshtjellė nga lėkura e verdhė. Por, ajo ėshtė e pafuqishme, aq e pafuqishme sa qė nuk mund ta shtrydhė. Njė habi e re e kaplon. S“ka mundėsi ta marrė me mend se pse nuk ėshtė e zonja pėr t“ia nxjerrė lėngun. Hidhėrohet me vetveten. Edhe me lėkurėn e verdhė tė limonit. Merr thikėn dhe e pret pėrgjysmė.
    “Ē“bėre?“ pyet e motra e madhe, e cila s“pat si ta fshehė zemėrimin e saj.
    “Ja, preva limonin, por unė motėr, s“po qaj?!“
    Heshtje.
    “Pse s“po qaj?“ pėrsėriti kjo. “Si ndodh me ty kjo gjė? Ti na pėrlotesh sa s“ka, kur e shtrydhė limonin?“
    “Po, unė e shtrydhi e nuk e pres!““i tha motra.
    “Po pse, a nuk ėshtė e njėjta gjė?“ pyeti.
    “S“ėshtė.“

    3.
    Nė sytė e saj u vendos njė hije pikėllimi. Shikimin ia turbulluan lotėt. Por, lotėt e saj nuk ishin kurrfarė rremash lundrues. E dinte mandej se lotėt janė njė grusht guralecash nė xhepin e detarit, anija e tė cilit ėshtė nė rrezik tė pėrplaset pėr ndonjė valė tė tėrbuar…

    Mars, 1957

  2. #12

    Anton Pashku - tregim

    NĖN QARR PO RRINTE VASHA



    Syni s'e sheh synin matanė hundės,
    zemra e sheh zemrėn matanė bjeshkės

    (Thuhej dikur nė Has)



    1.
    Qetėsinė, befas, e zhdavariti rrokullisja e njė guri.

    2.
    Mbasi guri theu qafėn teposhtė malit, Dila e Marisė desh tė ēohej pėr tė parė ku i kishte delet dhe a mos ishin trembur, por therra e murrizit, qė iu ngul pardje kur shkoi ta kthejė njė qengj qė kish mbetur mbrapa grigjės, - e theri nė thembėr, e cila po i mblidhte qelb. E kėputi dhembja e fortė: pėrsėri u shtri nėn qarr. Ballin ia rimuan djersėt. U zbeh. Mbylli sytė.
    Gjėja e fundit qė pa Dila, para se t'i lėshonte kėlkatėset, ishte qielli i gjerė ding me bashka tė reve qė, pėrtueshėm, udhėtonin dikah...

    3.
    S'i ndahej dhembja. Therra e therte pajada. Iu duk se do tė mbetej pėrgjithmonė aty, nėn qarrin plak. Se nuk do tė mund tė ēohej kurrė pėr t'i prekur kryet nė krahoshėn e varur nė rremin e njė dege tė qarrit mė tė moēėm, mė krahėhapur, mė majėlartė se asnjė qarr tjetėr nė kėto anė.
    “O zot”, mendoi, "a e di kush sa asht i vjetėr ky qarr - dhetė, njizet, njiqind apo, ndoshta, pesėqind vjet?"

    4.
    Kur nxente dielli, qarri lėshonte njė hije tė gjerė e tė rrasėt qė ta flladiste shpirtin. Aty mund tė shtrohej sofra pėr nja, mos i thashin rrenė, njėzet e katėr burra, njėzet e katėr cuba. Dhe ndoshta pėrnjėmend, mendoi kjo tashti. janė ulur ndonjėherė aq burra tė dheut, aq cuba tė malit – ku e di ti se jo! Por, megjithatė, s'kishte parė a dėgjuar kurrė se nė hijen e qarrit tė saj tė dashur tė kishin hėngėr e pirė njėzet e katėr burra, njėzet e katėr cuba me mustaqe vesh mė vesh – ku e di ti se po!

    5.
    Tė gjithė e quanin Qarri i Dragonit. "Njā tė kemi!" i thoshin gjyshja e nėna. "Mo' atje, se t’shiton zana!"

    6.
    Gjyshja e nėna na i k'in pas kallėzuar se moti, aq moti sa askush i gjallė nuk e dinte kur, njė Drangua kishte pas rėnė nė dashuri me Zanėn, shtatselvinė e katundit tė tyre.
    Mirėpo qė nė djep, nė djepin me kaptell tė shkruar me brisk pėr mrekulli.
    Drangonin na e ki'n pa' fejuar me njė tjetėr. E tjetrėn, tė cilėn kurrė s'e kishte parė, s'ia donte se s'ia donte zemra.
    Po dhe Zanėn qė nė djep nė djepin qė pėrkundte gjyshja gjithmonė nė zi, na e ki'n pa' fejuar me njė tjetėr. E tjetrin, tė cilin kurrė s'e kishte parė, s'ia donte se s'ia donte zemra.
    Kur ki'n pa' marė vesh, vrer i zi na ish bėrė babai i Zanės, mullan plot qelb e gjak tė keq na ish bėrė babai i Drangonit, kurse njė ditė prej ditėsh, Zana e Drangoni ki'n pas bėrė fjalėt pėr tė ikur nė mal – tinėz. Dhe ata ki'n ikur – tinėz. Dhe te qarri na i ki'n pas parė pėllumbat e zogjtė krahėshkruar – tė lumtur. Pėllumbat e zogjtė, mbasandej, kishin fshikur krahėt nė ajrin e pastėr tė qiellit tė kthjellėt si loti, dhe ki'n fluturuar gjithė ditėn e lume pėrmbi katund pėr t'u kallėzuar njerėzve se Zana e dashka Drangonin – si ara e shkrumuar shiun. Por, askush s'i dėgj'onte.
    Se katėr burra, katėr rrotela tė kėrleshur, babai i Zanės, babai i tė fejuarit tė Zanės, babai i Drangonit, babai i sė fejuares sė Drangonit haheshin. E kishin shkrehur: pėrshesh tė bėheshin.
    Dhe pėllumbat e zogjtė krahėshkruar u trembėn nga krisma e martinave, plasja e kobureve, tymi i zi i barotit; tymi i zi i luftės fis me fis flaka pėrlau shtatė copė katunde.
    E u kthyen pėllumbat e zogjtė, e i kallėzuan Zanės e Drangonit pėr ēdo gjė qė kishin parė. Zana e Drangoni ishin pikėlluar shumė, dhe ki'n thirrur pėllumbat e zogjtė e ki'n thėnė:
    "Amanet, o more pėllumba! Amanet, o more zogj! Kur t'na shihni se jemi shtri njani pranė tjetrit, ejani dhe ngjyeni nga nji pupėl nė gjakun e varrėve tona dhe shkoni e i lėshoni katund m'katund, shtėpi m'shtėpi. .. "
    Njė qyqe e ngratė pat kukatur tri herė midis dy degėve tė njė lisi shumė tė thatė.

    7.
    Vashės qė rrinte nėn qarr, Dilės sė Marisė, iu duk se ishte shtrirė mu nė vendin, ku, Zana e Drangoni, kishin ndėrruar jetė. Zemrėn ia kaploi njė nderim fort i thellė. Bile, luajti pakėz vendit, ashtu si luante edhe babai i saj kur pėrmendej emri i pajtorit tė oxhakut tė tyre.

    8.
    Heshtte.

    9.
    Tinėz, ngadalė, e zuri dėshprimi. Kurrnjėherė s'i ishte dukur vetja mė e vetmuar, mė e ngratė, se tashti. Ēdo kush e kish harruar – iu duk. Iu bė se s'kishte njeri tė lemė qė mendonte pėr tė. E, pra, aq shumė dėshironte qė tė mendonte dikush pėr tė.

    10.
    E mori gjogu i ėndrrave, i cili, si duhia, e ēoi nė trok drejt njėfarė vendi tė panjohur, nė njė copė toke nė midisdisit tė detit. Eu, po kjo ishte njajo toka e ēuditshme, pėr tė cilėn i kish kallėzuar Delia i Ndreut, i Ndre Delisė. Ē'mos i kish kallėzuar:
    atje, nė atė farė toke tė bukur, tė cilėn e kishte parė kur kish qenė nė "ushtrinė e detit", dielli nxen gjithė ditėn e lume
    kurse nata
    nata s'ėshtė natė, si kėtu
    – hėna, sa njė kallamboēe e ēerepit, del nga deti dhe zdritė tokėn midis ujit tė njelmtė, tė cilit s'i dihet skaji.
    "A kurrė s'bie shi?"
    "Bie, por nuk asht si ky i yni, qė t'ban gozhdar!"
    "Po thue?"
    "Jo, pėr kėta dy sy! Tekembrama, do ta shohėsh... "
    "Kush ... unė?!"
    “Ti".
    "Unė?!"
    "Unė e ti".
    "Bashkė?!"
    "Pojzi".
    "Po a je ti nė mend? A s'e ditke hiq se m'kanė dhanė?!"
    "Si s'e ditkam, moj Dilė ... “
    "Ani edhe ty ta kanė zanė nji tjetėr!"
    Delia i Ndreut, i Ndre Delisė, e kish shikuar drejt nė sy, tė cilėt Dila, prej turpit, i kish paluar. Delia, mbasandej, ia kish kapur krahun dhe ia kish shtrėnguar aq fort, sa Dila s'pat duruar pa i thėnė:
    "Uf, djalė, djalė ... ē'je tu' ba kėshtu?"
    "Mos u tremb, moj Dila e Marisė, mos u tremb!" kish thėnė Delia i Ndreut, i Ndre Delisė. "Mos u tremb, ani qė deti asht i gjanė e i fellė!, Do tė dalim matanė dhe do tė mbėrrijmė nė tokėn nė midisdisit tė tij".
    Dila pa se Delia ish burrė qė s'i vetėtonte ashkja e syrit.

    11.
    Dėgjoi shushurimėn e gjetheve, qė zuri t'i fėrkonte njė erė e lehtė, e cila sillte pika shiu tė ftohtė. Ēeli sytė: qielli ish ndrysur nė tė katėr anėt. U ēua, mezi u ēua: pa delet e tubuara nė njė rogė – krejt tė frikėsuara nga murmurimat dhe vetėtimat. I ndolli, dhe ato u nisen mbas Diles sė Marisė qė ecte duke shqepuar, qė mbahej me tė vėshtirė: therra nė thembėr e therte pajada. Kurse mali ushtonte. Nėpėr ushtimėn e tij tė mnershme iu bė se dėgjoi njė zė njeriu, i cili e thėrriste. U ndal. Delet ikėn para saj dhe, me krye teposhtė, tretėn nė shtegun e ngushtė dredha-dredha qė shpjente nė katund. Mbeti vetėm. Pa kur njė si tojė e zjarrtė; tojė rrufeje, u rrek pėr ta zdritur malin. U dėgjua njė murmurimė e hatashme; si me dorė, diēka e preku nė zemėr dhe e lėshoi pėr dhé. Mbasi u rrėzua, mendoi se e vrau rrufeja.
    "E pata!" tha dhe zuri tė priste pėr tė vdekur. Priste. Por, ama, nuk vdiste. Bile, si nė kllapi, diktoi se dikush po e bante. Ngutshėm.
    "Aman, o zot, ty t'kofsha true, a m'kallėzon – kah je tu' m'ēue?"
    "Kah deti. .. Nė midisdisit tė detit... "
    "Ani me therrė nė thembėr?"
    "S'asht gja therra... Therrėn do ta qėrojė deti... "
    "Aman, o zot. .. "
    “O, s'jam zoti, s'jam, moj Dila e Marisė, po jam Delia i Ndreut, i Ndre Delisė!"
    Njė kalė i bardhė, ama mė i bardhė se korja e borės, qė sall zjarr nuk villte prej gojės, kaptoi Brinjėn e Lisit tė Gjatė dhe doli e treti nė Bjeshkė tė Lagamirit...

    12.
    Bash kur kafexhiu po ia thoshte me zė . tė ulėt "po bjen shiu sixhim-sixhim, ē'po i qet vegshit ***** tym", nė kafenenė e vogėl tė katundit – krejt i pėrlloēur e me shpirt nė fyt, - u rras Biba i Lleshit, Llesh Bibajt.
    "N'kambė, sokola!" bėrtiti. "N'kambė, bre trima me fletė, se pėr qiell e pėr dhé na u nxi ftyra pėr jetė!... A s'pasket ndie?... Nji Drangue, nji thi karathi, na e muer Dilėn nėpėr shi... “Turr mbas meje!" tha Biba i Lleshit, i Llesh Bibajt dhe turravrap e theu qafėn pėrjasht.
    Kurse Leka i Gjonit, i Gjon Gjolekajt, tha:
    "Ēudė, ēudė e madhe!"
    "Hė, ēka polli?" pyeti Deda i Gjinit, i Gjin Gjidedajt.
    "S'e di hiq, bre burrė i dheut, pse njani sy nuk e sheh tjetrin?"
    "Dihet, he burrė!" ia kthei Deda i Gjinit, i Gjin Gjidedajt. "Fajin ma tė madh e ka hunda!"
    "Hunda e ka fajin, pojzi!" ia priti Leka i Gjonit, i Gjon Gjolekajt. "E di, por s'po di ē'duhet t'bajmė me kėtė hundė?"

    Qershor, 1959
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 03-09-2012 mė 17:44

  3. #13

    Anton Pashku - tregim

    ANTON PASHKU



    JETA DHE VDEKJA



    Nuk e pa ma diellin tue u luhatė nė valėzat e lehta tė lumit tė gjanė; e kishin mėshefė mbas shpinės sė tyne kodrat, pėrmoi tė cilat qielli ishte i shkarravitun pa kurrėfarė lidhje, si prej dorės sė pėrlyeme tė fėmisė, me ngjyrė tė kuqe, tė cilėn ai mandej mundohet me e fshi ngutshėm, tinėz nanės. Ktheu kryet dhe zu tė kundrojė lėvizjet e gjalla tė peshqve tė vegjėl, tė cilėt bridhshin papra bregut atypari, rreth kambėve tė tij tė zhytuna n’ujin e kthjellėt qė pranė bregut asht i vokėt dhe gati i palėvizshėm. Pėr ēdo mbramje ia kishte anda me ardhė e me i llapėrēitė kambėt nė lum, me soditė syprinėn e tij qė zhubravitet vetem prej ndonji peshku qė kėcen, pėrhidhet dreqnisht n’ajėr e, tue i vetue luspat e barkut, pėrdridhet edhe nja dy a tri herė, rrėxohet dhe zhytet n’ujė ku, nė fillim, sajohen shum valėza tė vogla qė shkojnė lehtas tue u pėrhapė ngadalė kah bregu. Kjo lojė i pėlqente. Lojė e valėzave tė qeta. Dhe, sa herė qė rrin ulė nė vendin e tij tė zakonshėm, kėtu, aty pak ma poshtė burimit tė cemtė, shikimi i tij ndalet gjithmonė tue shetitė nėpėr to, prej valėzės nė valėz, nė krahnorėt e tė cilave dridhet, pėrkundet andshėm si me dashtė me ra me fjetė dielli qė, ashtu si shef ky, i duket se asht tue u kotė. N’ato ēaste i duket se pushon. Si foshnjė. Si fėmi. Dhe- ate pėrherė ia ka pasė anda me e pa. Ashtu tė ēkujdesun. Tue ndejtė lirisht. Tė qetė.
    Por, kėshtu ndodh kur asht mot i mirė, si ky qė asht tue zgjatė sa ditė, sa kohė. E kaherė ka qė nuk i ka ndodhė mos me e pa. Vetėm njiherė i ndodhi. Atėherė kur lumi i ishte dukė si ndonji rrugaē qė thyen e vjedh ēdo gja qė sheh pėrpara … Atėherė kishte qenė mėngjez. Tė gjithė grepat i kishte pasė lėshue me zanė peshq. Kudo pėrreth kishte ra nė pre njė heshtje e randė, tė cilėn mezi mundnin me e pėrtypė gjelat me kikirimėn e tyne. Kishte pasė zgjedhė barkėn e tij pėr me lundrue nė lumin qė i dukej se rridhte qetėsisht, ndėrsa atje larg, si kėlbaza tė mėdha, shiheshin vransinat qė ishin turrė me kaplue qiellin. N’at ēast i kishte ra ndėrmend se, nė mbramje, ia kishte pasė qėllue shum bukur se moti do tė vėrshonte e tė mirrte tanė fushėn- edhe pse gati tė gjithė tjerėt kishin pasė profetizue mot tė mirė. Prap e kishte lidhė barkėn nė vendin e saj dhe ishte ulė pranė grepave e, tue shikue syprinėn e lumit qė kishte marrė nji ngjyrė tė mbyllėt, mbėshtuell cigaren.
    Grepat nuk lėviznin vendi qė kishte qenė gjithmonė i pasun me ta, kishte ndie se si nė dorė e kishte pasė lagė nji pikė e madhe shiu. Ajo ishte pėrhapė nėpėr lėkurėn e dorės sė tij, dhe ky ishte pasė mbetė tue shikue me nji buazėqeshje disi tė pakuptimtė. Mandej kishte pa nji pe tė hollė zjarri tue gjarpnue nėpėr qiell. Mbas saj ishte ndėgjue nji murmurimė e gjatė, sė pari e fortė, shum e fortė, qė kishte ardhė tue u zvoglue, fashitė. Dhe, prap-heshtje e zapllueshme, tė cilėn kaherė nuk e kishte pasė ndie aq tė randė. I dukej se ajri ishte rrallue. E pėrreth, ishte terrinė. Ndėgjonte ma thekshėm zhumhurin e valėve kah rrahshin barkėn e tij, qė puthte bregun orė e ēast. Edhe grepat luejshin me ujin, ose ma mirė me thanė, uji me ta. Dhe kishte vėshtrue: vendi i dukej si i shkretė dhe nuk mundej me pa tjetėr, pėrveē nji kalorsi qė e diktoi tue ardhė Xhadės sė Madhe. Ishte i krrusun dhe, kėtij, n’ēast, ia kishte pasė marrė mendja se ai ishte i plaguem.i kishte dalė pėrpara me e pyetė se prej nga vinte ashtu, por ai i kishte thanė se duhej tė shkonte nalt, atje te Lugu i Karcejve.
    Atje lumi me siguri kishte dalė prej shtratit tė vet. Kishte gufue. Dhe ndjeu disi, nė shpirt, njifarė parandjenje tė zymtė, e cila e kishte pėrshkue nėpėr tanė trupin e tij. Tash i dhimbeshin njerzit qė ndodheshin atje, te Lugu i Karcejve, tue u mundue me e ndalė, me e vu pėr shtrat tė vet lumin qė vinte gjithnji e ma tepėr, shum e ma shum, tue u trazue, tue ardhė ma i trubullt. Grepat i muerėn valėt dhe ky, pėr nji ēast, mbeti tue shikue kah tretshin teposhtė. Barka ishte plot me ujė, kurse pėrskaj shavarit tė madh syni i zu nė diēka tė pajetė, qė notonte nėpėr lum. I ra pėrreth, zdathi opingat, pėrvoli pantollonat deri nė gjujė, hyni n’ujin e shqetėsuem dhe – dora i ndeshi nė trupin e nji ushtari tė vdekun. E tėrhoq nė breg. Ky nuk kishte pa kurr aso petkash ushtarake. Ushtarėt qė kishte pa nė qytet kishin rrobe e kapele tjera. Nė gjoks kishte pasė nji pllakė me disa shkronja dhe fjalė tė nji gjuhe tė huej, kurse nė brez tė ngjeshun kėllėfin e thatė tė revoles. Kishte pasė edhe ēizme tė mira. Njiherė i kishte shkue mendja ma ia marrė, por menjiherė i ishin kujtue fjalėt e babės qė i kishte thanė se – asht keq me marrė gja prej tė vdekunit. Padashas, fare padashas pėr ku me dijtė se ēka i shpėtoi dora dhe shtyni ushtarin e huej, i cili nė setėr kishte nji medalje qė nė tė vėrtetė ishte njifarė kryqi si i thyem. Valėt e kapėn, e rrėmbyen ushtarin e huej dhe shkonin tue e shty pėrpara. Ky e shikonte at trup qė gjithnji e ma tepėr zvogėlohej nė sy, pa dijtė mirė se pse u tregue aq i ftohtė ndaj tij dhe ma nė fund nuk e nxuer nė breg. Shum pak ia trazoi ndiesit ai trup i atij ushtari tė huej. Dhe, nė heshtje, ia kishte kthye shpinėn. Ishte ulė pranė barkės, pėrskaj tė cilės notonte nji tra. Prej blozės, me tė cilėn ishte e pėrlyeme, ia muer mendja se ishte i kulmit tė ndonji shtėpije. Mandej mbi valė pa edhe nji derė. Dikur edhe nji shtrat. U shtang. Pėr bri barkės u pėrplas nji trup fėmije. Kėte nuk e kishte pa deri mė tash. I ishte dukė se kishte pasė gufue prej mbrendėsisė sė valėve. Hyni n’ujė deri nė shokė, e muer fėminė, e lėshoi nė breg dhe – u ndal tue e shikue. S’e njihte. Nė sytė e tij shikoi diēka si tė fikun me zor. Kjo gja e pikėlloi. Dhe muer kupinin, rrėmihu me te dheun dhe e vorrosi aty, nė breg. Kur e lėshoi plisin e mbramė mbi vorr, i iku shikimi plot troha pikllimi andej kah lumi, ku pa nji herė nji, mandej dy, dikur tre e, nė fund, shum trupna njerėzish … Nxue njenin, mnadej tjetrin, nxuer shumė … dhe nisi me i vorrosė. Vorrosi nji, dy, tre … U lodh. Tanė trupi i dhimbte. Por vorroste edhe ma, derisa iu thye kupini.
    Tash trupi edhe me dashtė, s’kishte me ēka me rrėmihė dheun. Prandej u shtri. Shiu binte papra. Ndėgjonte hukamėn e egėr tė lumit, kah i cili nuk ndiente ma kurrfarė vullneti me shikue. E dinte se nėpėr valėt e tij notonin njerėz, njerėz tė vdekun. Edhe shum e shum ushtarė tė huej. Edhe pjesė t’orendive tė shtėpijave, dyer, duer tė thyeme dhe ēkamos. Por, lumi i sillej papra para sysh. Ate nuk e kishte pa kurr t’atillė. E, pra, pėrherė ishte frigue se nji ditė do ta shihte ashtu. Tė ēmendun. Me tė vėrtetė, kishte pasė mendue, pse katundi nuk kishte ndreqė nji pendė tė fortė? Mendėt i kishte te Lugu i Karcejve. Ku me dijtė se ēfarė mundimesh heqin njerzit atje, ku me dijtė! Ky, i shtrimė nė ranė, i lagun qull vetėm e mirrte me mend se ēka ndodhte atje. Mendonte: sikur ta dijnė njerėzit, qysh tash do t’ia nisnin me ndėrtue nji pendė tė fortė edhe pse asht stuhi. I dukej se, mu atėherė, ishte ēasti pėr nji punė tė kėtillė, sepse njerėzit me sy, me veshė e me shpirt shihnin dhe provonin shkumėn e idhėt tė valėve tė lumit tė tėrbuem. Dhe n’atė egėrsi tė tij, ky mendonte se duhej tė ndėrtohej penda. Mendonte, mandej, se me kėtė mendim ndoshta bante nji perjashtim tė rrallė. Por, e dinte se mashtrohej. Nuk ishte vetėm. Pėr kėtė ishte i sigurt. Por, ia kishte anda me mendue kėshtu pėr veti: se ishte i pari. E, sikur tė ndodhej atėherė atje dikund nė Lugun e Karcejve, menjiherė kishte me u thanė njerėzve me e ndreqė pendėn. Ndoshta kishin me e shpallė tė marrė? Nė kėtė dyshoi. Sepse ky do t’u thoshte: burra, tash sa jemi tue u pėrpjekė me dėbue ujin prej arave e fushės sonė, tash, pra, ta ndreqim pendėn! Me nji rrugė dy punė! Tė bajmė kėshtu, qė tė mos kthehet kurr ma ujė me shkretnue gjallnin tonė!… Mandej do tė buzėqeshte kur do ta pyetshin- se me ēka me e ndėrtue at pendė tė fuqishme? O, kėtu tash i ishte dukė se ishte lehtė me i bindė se penda e bukur dhe shum e fortė do tė bahej sikur nė themelin e saj tė pėrdoreshin gurėt, shkambijt e shkėputun prej maleve. Buzėqeshi: sikur tė bajmė kėshtu! Por, ndoshta, edhe bajnė, more bablok-kishte pasė mendue atėhere i shtrimė nė ranė, i lodhun prej vorrimit tė trupava tė njerėzve. Por, lodhjen dhe tė gjitha mendimet tjera nė atė ēast ia kishte zėvendėsue dėshira me dijtė se sa vorreza kishte ba, sepse as vetė nuk e dinte se sa ishin ato qė i kishte ēelė me kupin … Atėherė i ra ndėrmend trupi i fėmisė. U trishtue. Iu kujtue, mandej, edhe trupi i ushtarit me petka tė ēuditshme, me kėllef tė zbrazėt nė brez e me medaljen e kryqit nė setėr, tė cilėn e shtypin duert e valėve. Tash fėmija ishte nė vorr, pranė tij, kurse ushtari ku me dijtė se ku-ishte zhdukė moti prej syprinės sė lumit. Buzėqeshja e fėmisė nuk e linte me u kotė, kurse hija e shkueme e ushtarit tė huej e qetsonte . ajo e solli atė buzėqeshje tė fėmisė. E ate lumi i ēmendun, zhumhuri i tė cilit e kishte pasė lodhė. Tė tanė: nė mbarė trupin, nė veshė, nė sy. Dhe, atbotė, kėlkatset i ishin lėshue … I kujtohej se e kishin pasė zgjue prej kllapisė sė randė disa zane, disa jehona ēekajsh tė mėdhyenj, njifarė zhurme. E kur kishte pasė ēue kryet, tė cilin e kishte ndie tė randė, kishte pa njerėzit tue punue diēka: zbardhonte nji themel i gjatė dhe i trashė, zbardhonin dy themele nga tė dyja anėt e lumit. Pranė tyne: gurė, shkambij. Asi gurėsh e shkambijsh pėr tė cilėt kishte mendue se ishin shum tė mirė pėr ndėrtimin e pendės. Por, pėr kėtė gja nuk donte me u ēuditė. I dukej punė e natyrshme. Ishte ēue. Kishte pa se barka e tij ishte e lidhun ende nė vendin e saj tė zakonshėm, por me brij tė thyem prej valėve t’ujit. Kurrgja, kishte mendue, kurrgja s’asht kjo, kam duert dhe mundem me e ndreqė! Mandej ishte ulė nė vendin e vet, aty pak ma poshtė burimit tė cemtė, uji i tė cilit ishte ma i kthjellėt se pėrpara. Aty kishte mbetė tue shikue ato muret e gjata, qė shkojshin gjithkah, kah gjarpnonte lumi. Ai lum tash, mendonte, nuk do tė mundet me dalė ma prej shtratit tė vet – do tė jemi tė qetė prej tij! Nė heshtje shikonte syprinėn e lumit, tė cilėn prap kishin pasė fillue me e xiglue peshqit e vegjėl, tė cilėt sikur sonte, bredhshin pranė kambėve tė tij tė zhytun n’ujė.

  4. #14

    Anton Pashku

    Anton Pashku - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Anton Pashku
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2003, 13:58
  2. Figura te ndryshme te letersise
    Nga Leila nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-09-2003, 20:05
  3. njeri nder romanet me te bukura ne letersien shqipe. "OH" Anton Pashku
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 20:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •