Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2007
    Vendndodhja
    momentalisht në Suedi
    Postime
    3
    Si anëtar i ri i Forumit Shqiptar, i lexova me kujdes këto krijime kushtuar gjuhës sonë të mirë, të dlirë, të bukur - gjuhës shqipe. Edhe unë, gjatë kohës sa qëndroj në Mërgatë, ia kushtova një poezi gjuhës shqipe, dhe shqiptarëve në Mërgatë, të cilën e titullova:

    "GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI"

    e cila, shpresoj se, do gjenë vend në këtë webfaqe.

    me respekt,

    ismet m. hasani, suedi

    E-mail: ekspertih@hotmail.com
    website: www.ekspert-ih.tk

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2007
    Vendndodhja
    momentalisht në Suedi
    Postime
    3
    Nga: Mr Ismet M. Hasani, prof Suedi

    ”GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI”

    Ju shqiptarë në Diasporë,
    rrini me lapsa e libra n’dorë,
    shkruani, shkruani e lexoni
    gjuhën shqipe mos e harroni!

    Ju që jeni pak më të vjetër
    Merrni vet e shruani në letër
    dhe tregoni brezit tjetër:
    ”Gjuhën shqipe shprehne në vepër!”

    Mbanju t’rinjve ligjerata
    T’a mësojnë shqipen këto gjenerata!
    Dhe tregonju të gjithë shqiptarëve
    ”Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!”

    T’i mbajnë n’mend fjalët e plakut
    I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut:
    ” Koha është e brezit të ri
    që i kanë çelë nga dy palë sy!”

    ”Dy palë sy ua dhuroi shkolla
    zemër butë e mendët e holla!”
    Mësoni ju, sa jeni t’ri
    Së kur t’plakeni s’ju bën dobi!”

    Kjo është këshillë për mësim
    Sidomos për ata n’mërgim:
    këtu shumë shpejt vitët kalojnë
    gjuhën e nënës mos t’a harrojnë!”

    Prandaj merrne si a m a n e t
    Ju shqiptarë që jeni n’Gyrbet:
    ” Mos e harroni gjuhën amtare,
    se ju nemim nënat shqiptare!”

    ”Mos lakmoni gjuhën huaj
    ajo kurrë s’bëhet e juaj
    mësone shqipen si gjuhë të parë
    mos t’harrojmë se jemi shqiptarë!”

    Jeta n’mërgim shumë imponon,
    Nganjëherë për keq na mëson,
    Mos u largoni prej rrugës së mësimit,
    Të edukatës edhe arsimimit!”

    Mësoheni të flisni mirë shqip,
    Bukës – bukë, e krypës - krypë!
    Mos vraponi shumë pas pasurisë,
    Por pas mësimit dhe diturisë!”

    Merrnu me të drejtën e të vërtetën
    Dhe kurrë mos e mundoni veten,
    Sepse koha e bën t’veten
    Lehtësonjani vetes jetën!”

    Mos e leni pas dore mësimin
    Mos lakmoni aq shumë fitimin.
    Fitimi i tepert e shkatërron jetën
    Me dituri e mësim di me ruajt veten!”

    Për dituri e arsim bëhuni lakmues
    Mos punoni gjithmonë si pastrues,
    Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë
    Me punua nëpër zyre e n’administratë!”

    Mësimi ua pasuron gjendjen psiqike,
    Dhe ju largon prej punëve t’rënda fizike.
    Më mësim i bëni kushtet më të mira
    Dhe largoheni prej kushteve të vështira!”

    Dhe ju lus ore vllëzër shqiptarë!
    Mos u bëni ju ziliçarë,
    Njërin tjetrin – mos e urreni
    Mësonu të mira gjithënjë të bëni!”

    Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj,
    Mos futni n’jetë adetin e huaj,
    Aplikoni adetet kobëtare,
    Mos u plasni zemren nënave shqiptare!”

    Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë,
    Se ato gjithherë mirë ju mësojnë:
    ”GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI,
    KOMBIN E JUAJ E RESPEKTONI!”


    Hässleholm – Suedi, prill 2005

    E-mail: ekspertih@hotmail.com
    website: www.ekspert-ih.tk

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Shum teme e bukur, pergzime per hapsin, por edhe ata qe marrin pjese.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Gjuha shqipe

    I lumte atij qe ka hapur kete teme per "Gjuhën shqipe" ne keto kohe kur shqipja po harrohet nga shqiptaret emigrantë e po mbingarkohet me fjale te panevojshme te gjuheve te tjera. Nuk e pashe te shkruar poezinë e Nd. Mjedjes per "Gjuhën shqype", po diku, ne ate poezi, Mjeda, qe zoteronte disa gjuhe te huaja, te gjalla e te vdekura, shkruan:
    ...
    Njikto gjuhë që jam tuj ndie
    Janë të bukra me temel;
    Por prap kjo, si diell pa hije
    Për mue t'tanave ju del.
    ...

    T'ka mbet' gjuha që po ndihet
    N'fush' e n' mal që ti zotnon;
    Gjith' ku hija jote shtrihet,
    Ku shqyptari zanë e lëshon.
    ....
    P.S. Kete poezi poeti Nd.Mjedja ia kushton albanologut te shquar gjerman Gustav Majer. Madje, ne doreshkrim e ka titulluar: " Fort t'ndershmit zotni". Kete vjershe ia kushtoi Majerit me 1892 kur ishte caktuar si profesor logjike ne Krakovi (Poloni).

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shqipja

    Na mëkoi qumshti i gjirit
    Na ushqeu gjuhë e shpirtit
    Na gjumoi ndër përralla
    Më e ëmbla shqipe-fjala.

    Dhe kur flisnim çapra çupra
    Ishin folje, fjalë të bukura
    Ishin vetë kuptimi i jetës
    Shqiptarisht dhe asgjë tjetër.

    Dhe në ka pak atavizma
    Mbetet gjuhë më fisnikja
    Dhe në mes të pabesisë
    Mbetet firma e Shqipërisë!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Smile Shqipja ik, po kthehet prap...

    Citim Postuar më parë nga Kallmeti Lexo Postimin
    GJUHA SHQIPE

    Qesh fytyra e Bjeshkëve të Nalta
    kur shqip era nis e flet
    dhe u nisën n'udhna t'larg'ta
    rrokullimthi në kurbet !

    Shtriqet fusha e përgjumur
    dhe një sy pakëz e hap
    shqip ia nis kangës dhe lumi
    shqip nis t'flasin rruezat në gjak!

    Shqip nis flet dhe shija e puthjes
    ku dashnia nis e rrjedh
    shqip nis flet dhe loti i humbjes
    kur shpresa n'rrugë na ka ngel !

    Por... ikën shqipja në mërgim
    se varfnia duhet vra
    nis fëmija tue psherëtim
    edhe shqip ai nis me kja!

    Qesh fytyra me vogëlushin
    sa mirë shqip ai din me kja
    malet jashta frymën ndalin
    deti sytë hapi t'u pa!

    Ç'ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell
    diamante rreth e qark
    e vransinën në det e hedh
    vetëm diellin sjell në prag ?!

    Që shëron malle e trishtime
    t'fohtin n'shpirt në vend ta heq
    e me ty rri n'halle e n'gëzime
    e kurrë s'lodhet, kurrë s'thotë dreq !

    Gjuhës shqipe i qeshin sytë
    në mërgim bijtë ledhaton
    shqip prapë flasin dhe dashuritë
    dhe era e shpirtit veç shqip këndon!

    Lek Gjoka
    Lek, te pergezoj per liriken 8-rrokeshe kushtuar "Gjuhes shqipe". Varg i matur e fjalor i pasur i shtohet me kete rast krijimtarise brilante te te rinjve. Motivi eshte terheqes e brilant, i denje per t'u deklamuar nga nxenesit e shkolles... " Por... ik shqipja ne mergim,/se varfnia duhet vra,/nis femija tue psheretim/edhe shqip, ai nis me kja/! Te lumte mendja e penda!:

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2008
    Postime
    2
    FALEMINDERIT,
    nuk gjeta dhurate me te mire per "thanksgivin"!

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    63

    Poezija

    T'bukur t'dha Malësore Zoti

    Vet mi qita lpët në Qeta
    mei kullot meu dhân uj
    çobaneshat aty i gjeta
    tye me têj mê jâj gur

    Ty kûvêt,tye bâ lojna
    çpejt na ka ardh mjezdita
    tye kullot baktit tona
    me dyzen naka shkua dita

    O,t'bukur t'dha Malësore zoti
    për dashtni e për lezet
    i bukur shkon me ty moti
    kurr prej zêmret s'muç me tret

    Kush Malësoren s'pe njofton
    nuk po din çka âsht dashtnija
    e rinija bosh poi shkon
    e nuk din çka â mrrekullija

    Ni po don qef me bâ
    blej bakti e shko çoban
    se Deçiqi kameu tha
    e dashtnija po shkon dâm

    Rroke Malësoren sa tijesh i ri,
    mos me lân dam me shkua
    se kur t'plakesh s'keme dij
    dashtunija kame t'kalua.
    dodgjeka

    Ni kini qef mashum me lexua vizitonije Blogun nar adres

  9. #39
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Jam e lindur ne mergim
    Gjuhen shqipe se flas mire
    Per at une shqip shume lexoj
    Shqipen bukr ta shqipetoj.
    Kudo t'jem kudo t'shkoj
    Sqhqipen time se ta haroj
    Eshte gjuha ime amtare
    Jam krenare qe jam Shqiptare.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    MARSHI I FJALEVE


    Fjalë,
    si plagë shpirti tek buza në prag
    muzë dhe mort
    Poezi!
    Deri gjyqtare me cekan.


    Fjalë,
    Si ushtarë medalje keni hak
    Por, sa u shpreh me ju, ndjenja
    Zemra?
    Ajo … vulos me gjak.!

    Skeputur bga libri me poezi 'Ikona te Thyera", Gentjan Banaj, Shb GlobusR, Tirane 2008

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •