Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Mars, deficiti tregtar 14 miliarde leke

    Mars, deficiti tregtar 14 miliarde leke
    Deficiti tregtar ne muajin mars arriti ne 14 miliarde leke. Sipas te dhenave te INSTAT per situacionin e tregtise se jashtme per muajin mars, eksporti u ul dhe importi u rrit ne krahasim me nje muaj me pare. Eksporti ra ne 4,7 milione leke dhe importi u rrit nga 17 ,5 miliarde leke ne 18, 5 miliarde leke, ne krahasim me muajin paraardhes . Ndihmat gjate ketij muaji jkane qene 96 milione leke. Sipas INSTAT, Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 72.3 per qind. Partneret kryesore tregtare edhe gjate ketij muaji ishin Italia dhe Greqia. Gjate ketij muaji eksporti me Italine ishte 75.4 per qind dhe importi 38.7 per qind. Kurse me Greqine, eksporti ishte 16.3 per qind dhe importi 19.5 per qind. Importi nga Belgjika, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Bullgaria, Maqedonia, etj. u rrit, kurse nga Austria, Britania, Hollanda, Kanadaja, Kroacia, etj. u ul.

  2. #2
    nqs do shohesh tabelat e instat per tregetine e jashtm do vesh re paradoksin se shiperia exporton nje sasi veshjesh (kryesore ne pbb)ne itali te njejte me ate qe importon po nga italia (ndonjehere te njejtat mallra)

    dmth qe prodhuesit shpipetare te veshjeve arrijne te exportojne ne itali dhe jo te shesin ne shqiperi

    absurditet i konsumatorit shqiptarat
    faji eshte i shtetit qe nuk mebeshtet aspak (qofte edhe me reklamim indirekt) prodhimin e brendshem

  3. #3
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Në mars eksporti u ul dhe importi u rrit në krahasim me një muaj më parë. Eksporti u ul nga 4769 mln lekë në 4324 mln lekë (9.3%) dhe importi u rrit nga 17571 mln lekë në 18595 mln lekë (5.8%). Ndihmat gjatë këtij muaji janë 96 mln lekë.


    Defiçiti tregtar gjate këtë muaj eshte 14271 mln lekë, duke shënuar një rritje 11.5 për qind ndaj muajit të kaluar.


    Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 72.3 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë edhe gjatë këtij muaji ishin Italia dhe Greqia. Gjatë këtij muaji eksporti me Italinë ishte 75.4 për qind dhe importi 38.7 për qind. Kurse me Greqinë, eksporti ishte 16.3 për qind dhe importi 19.5 për qind.


    Keto jane te dhena te marra nga INSTAT.

    Gene!
    Mentaliteti shqiptar eshte i tille qe nuk te lejon te blesh mallra vendi pasi sjane ne mode. Ky eshte me te vertet nje paradoks.
    Para dy javesh u futa per te blere nje pale shapka ne nje nga firmat me te fuqishme ne bote me qender ne Ceki e cila quhet "Bata". Pasi bera nje perzgjedhje vendosa te marr nje pale pasi me pelqyen aq shume sa nuk desha te mendohesha dy here.
    Kur shkova te paguaja nje shoku im vuri re se ne brendesi ishte shkruajtur " Made in Albania".
    Pra ne mes tere atyre mallrave te nje firme me vlere me ra ne sy prodhimi shqiptar dhe me te vertet qe ishte i shkelqyer si nga ana materiale ashtu dhe estetike.

    Pra nje kooperim midis Bates dhe nje firme shqiptare kishte bere te mundur prodhimin e nje serie shapkash te mrekullueshme te cilat ne Shqiperi do kushtonin shume me pak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganoid : 18-06-2003 më 19:55
    PAUCA SED MATURA

Tema të Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. SHBA kërkon 300 miliardë $ nga vendet arabe
    Nga Drini_i_Zi në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 05:47
  3. Biografi Bosash..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 13:20
  4. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •