Thelbi i besimit te krishtere perbehet nga disa pika, nder me kryesoret do te vecoja:
1. Besimi ne NJE Perendi te vetme.
2. Besimi se Ati eshte Perendi, Biri eshte Perendi, Fryma e Shenjte eshte Perendi.
3. Besimi se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte jane NJE.
4. Besimi se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte jane persona te ndryshem.
5. Krishte eshte rruga, e verteta dhe jeta (vepra e tij ne kryq, ringjallja, falja e mekateve etj.)
Keshtu, dikush qe e quan veten te krishtere, por nuk ka nje besim te tille nuk eshte i krishtere i vertete.
Deshmitaret e Jehovahit nuk jane te krishtere sepse mohojne hyjnine e Krishtit dhe te Frymes se Shenjte. Mormonet nuk jane te krishtere sepse mohojne karakterin e vertete te Atit, Birit dhe Frymes se Shenjte (Mesimet e tyre jane shume te cuditshme, i.e. jo Adami ishte Zot, jo cdonjeri mund te behet Zot, jo Krishti dhe Djalli jane vellezer etj. Per me teper ata kane dhe nje profet tjeter Joseph Smith, nje liber tjeter etj.)
Albo,
Me lejo te bej disa komente ne lidhje me shkrimin tend.
===========================
Protestantet nuk u luten dhe as adhurojne Shenjtoret e Krishtere, por vetem Jezu Krishtit.
=============================
Une nuk i njoh mire besimet ortodokse dhe katolike, por mendoj se ata nuk adhurojne ndonje person. Sepse kjo do te ishte blasfemi, do te ishte idhujtari. Adhurimi i perket vetem Perendise. Persa i perket lutjes, perpara se te jap nje mendim do te ishte mire qe dikush nga besimi ortodoks apo katolik ta shpjegonte me mire se c'nenkuptojne me lutje ndaj njerezve. Sepse nese i luten njerezve sic i luten Zotit, atehere nuk jane ne perputhje me mesimet e Bibles.
===========================
Shume besimtare te krishtere, mbajne nje qendrim perbuzes, mosperfilles dhe deri atakues ndaj besimtareve te sekteve te tjera te krishtera. Shembulli me i mire jane shkrimet tuaja te mesiperme ku secili nga ju "mbron" sektin e vet
duke sulmuar sektet e tjera. Une nuk do te ri tu gjykoj ju, pasi nuk me pelqen te luaj rolin e Zotit, por po ju them se si i shikoj une gjerat.
============================
Eshte detyra e cdo besimtari qe te korrigjoi te tjeret. Nese nje protestant ka nje mesim te gabuar dhe nje ortodoks apo katolik e korrigjon ate, kjo eshte mese e pranueshme. Gjithashtu, edhe protestanti duhet te korrigjoje gabimet e te tjereve.
==========================
Ne Bibel, Zoti kerkon qe ne krijesat e Tij ta adhurojme ate. Mirepo, Zoti nuk na tregon rrugen se si duhet ta adhurojme ate.
===========================
Zoti e ka treguar rrugen sesi duhet ta adhurojme ate. Ne Fryme dhe ne te Vertete.
=========================
Kjo le vend per intepretime te ndryshme, dhe kjo i ka dhene udhe liturgjise se krishtere si tek orthodokset, edhe tek katoliket qe adhurimin e shprehin me anen e ikonave te dishepujve apo vete Krishtit, personazheve biblike, statujave, kendimeve te librave te shenjte e me rradhe.
==========================
Vecse kjo nuk duhet te coje ne adhurimin e ikonave apo statujave. Ikona dhe statuja ne vetvete jane ikone dhe statuje, nuk ka asnje gje speciale ne lidhje me to. Ne Ligjin e Perterire 4, lexojme:
"Me qene, pra se nuk pate asnje figure diten qe ZOti ju foli ne Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes te vecante per shpirterat tuaja, me qellim qe te mos shthureni dhe te mos gdhendni ndonje shembelltyre ne trajten e ndonje figure: paraqitjen e nje burri apo te nje gruaje..."
Keshtu, duhet shpjeguar shume mire ndryshimi midis gjunjezimit dhe lutjes perpara nje statuje te Krishtit dhe gjunjezimit dhe lutjes perpara nje idhulli. Sepse, nese gjunjezimi/lutja i drejtohen statujes, atehere kemi te bejme me idhujtari. Por ortodokset dhe katoliket nuk jane idhujtare. Vecse per ata qe nuk kane njohuri eshte i nevojshem nje shpjegim me i qarte.
======================
Protestantet nga ana e tyre adhurimin ndaj Zotit e shprehin vetem duke iu lutur dhe perulur atij, apo duke kenduar kenge me lirika biblike.
========================
Kenget e adhurimit nuk jane gjithmone me vargje biblike, por permbajtja e tyre eshte e bazuar ne mesimet e Bibles.
======================
Te gjithe ata qe marrin guximin te luajne rolin e Zotit, duke thene qe liturgjia e katolike apo orthodokse eshte e pabaze ne Bibel, per mua gabojne shume rende.
=======================
Cfare protestantet thone eshte se Bibla eshte autoriteti i jetes se tyre. Neqoftese liturgjia katolike/ortodokse meson dicka qe bie ne kundershtim me cfare gjendet ne Bibel, atehere liturgjia eshte gabim. Pra, Bibla eshte shkopi mates. Liturgjia ortodokse dhe katolike permban shume mesime me vlere. Por, gjithmone Bibla ngelet autoriteti perfundimtar.
=======================
Bibla eshte FJALA E SHENJTE E JETES, dhe nuk eshte thjeshte nje liber qe intepretohet fjale per fjale, por nje liber ku cdo fjale ka JETE. Cdo forme qe besimtaret e krishtere zgjedhin per te adhuruar Zotin, per aq kohe sa ne qender ka figurat biblike eshte e pranueshme per mua.
========================
Ndoshta nuk e kuptova mire kete paragraf. Nuk ka rendesi nese une dhe ti e pranojme kete apo ate forme adhurimi. Sepse adhurimi nuk na perket neve, por Perendise. Keshtu, rendesi ka cfare adhurimi pranon Perendia. Kjo eshte pyetja qe cdo besimtare duhet t'i bej vetvetes ne cdo moment.
Dikush fare mire mund te pretendoje se eshte duke adhuruar Krishtin, por nga ana tjeter ai nuk beson se Krishti u kryqezua dhe u ringjall per shpetimin tone. Megjithese ky adhurim ka ne qender nje figure biblike, nuk eshte adhurim i pranueshem per Perendine.
Ne perfundim: Anetaresia ne kete apo ate kishe te ketij apo atij sekti nuk eshte garanica e besimit. Kisha e Krishtit, sic e ka thene deshmuesi me pare, eshte NJE, eshte Kishe brenda kishave. Perendia i njeh te zgjedhurit e tij, ne cdo kishe qe te jene, jane te Tij. Mirepo jo cdo kishe, jo cdo bashkesi adhuron Perendine e vertete. Per shembull, Deshmitaret e Jehovahit, Mormonet etj. Ata mohojne thelbin e besimit te krishtere. Ndersa per ortodokset e katoliket, megjithese personalisht ka shume gjera per te cilat mendoj se duhen ndryshuar, persa i perket thelbit te besimit eshte i njejte. Po keshtu dhe per Protestantet - jo cdo gje qe thone protestantet eshte e sakte. Shkopi mates pergjithcka ngelet Bibla. Dhe protestantet, ortodokset, katoliket duhet te korrigjojne njeri-tjetrin.
Krijoni Kontakt